Të kesh një qen,- Por përse?

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

Të kesh një qen,- Por përse?

Postby Laura Duka » 29 May 2016, 18:54

Të kesh një qen,- Por përse?

Çfarë jetese do qeni?
Në rast se do të kishte gojë, qeni do të kërkonte më tepër jetën në fshat ose në vila me kopësht.
Në fshat ai ruan bagëtinë, ruan shtëpinë, shkon për gjah, etj. Në qytet qenve iu duhet sipërfaqe minimale për lëvizjeje.
Parapëlqejnë katin përdhes, në afërsi me kopështin, larg zhurmave.

Lidhjet midis atij dhe njeriut
Qeni është bashkëudhëtar me njeriun që prej mijëra vjetësh.
Kujdes me teprimin e përkëdheljeve ndaj tij, si dhe ndaj vrazhdësisë.
Pra duhet krijuar një ekuilibër rnarrëdheniesh midis njeriut dhe qenit.

Përse të kesh një qen?
Te fëmijët qeni ndikon në zhvillimin e tyre psikologjik. Për të rriturit është shok i sinqertë e i pandarë, që u qetëson nervat.
Në familje ai ndikon në harmoninë e çiftit e në ndonjë rast deri në mënjanimin e divorcit.
Ai është shoku më i mirë i të pastrehëve, i të aziluarëve, ndikon te ata kundër deshpërimit, vetmisë, indiferencës.

Cilesitë e reja të qenit
Gjatë mijëvjecarëve marrëdhëniet midis njeriut dhe qenit nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme.
Sot ka më tepër ndryshime, sepse revolucioni industrial dhe qytetomania, kanë ndikuar në rritjen e vatrave familjare, gjë që sjell merzinë e shqetësimin.
Në këto kushte qytetarit i imponohet të mbjelle pemë e lule, të mbajë qen e mace, t'i trajtojë këta si pjesëtarë të familjes.

Qeni taje për foshnjën
Pas lindjes së fëmijës qeni përpiqet ta identifikojë atë. E nuhat nga afër.
Në këtë rast qeni duhet përkëdhelur, por edhe të mbajë distancën e duhur ndaj foshnjës.
Që të "fitojë të drejtën" për t'iu afruar foshnjës, qeni duhet të mbikqyrët për pastërtinë, shëndetin, higjienën në përgjithësi.

Ç’farë race duhet për fëmijën?
Çfarë ngjyre duhet të ketë qimja, qeni duhet të jetë mashkull apo femer? Është mirë që zgjedhjen ta bëjë vetë fëmija. Raca Labrador p.sh. është konsideruar si më e durueshme, raca Bokser shok i palodhur për lojërat, qeni i racës Terneve i Kanadasë si notar i pakrahasueshëm, etj.
Pedagogë, psikologë dhe psikiatër e këshillojnë praninë e qenit të fëmijët, por në mënyra të ndryshme, sipas shkallës së zhvillimit psikologjik të tyre.
Në moshën gjashtëmujore foshnja përcepton lëvizjet e qenit, gëzohet kur e sheh qenin të lëvizë, kur ai ha, kur fle apo kur shtriqet.
Reth moshës dy vjeç, foshnja guxon ta prekë e ta përkëdhelë qenin. Për fëmijët e moshës katërvjecare qeni bëhet faktor ekuilibri, mik i ngushtë. Putrat e qenit duket sikur zëvendësojnë ato të prindit.
Në gjashtë vjeç, me fillimin e shkollës, prindët i besojnë fëmijës disa përgjegjësi: si dhënien e ushqimit, të ujit, krehjen me furçe etj, prandaj qeni i bëhet atij si një shok i nqushtë.
Në moshën 6-10 vjec, fëmijës i bëhet i domosdoshërn shoqërimi me qenin, në shtëpi, në shëtitje, kudo.
Pas moshës 10 vjeçare, vajza dhe djali kërkojnë të kenë me shumë përgjegjësi ndaj qenit.
Marrin pjesë në kërkesat e tij për ngrënie e pirje, për riprodhimin, ndihmojnë në raste sëmundjesh etj.
Për të gjitha këto përkujdesje, qeni lidhet edhe me shumë me fëmijet e kësaj moshe.

Shok i njeriut të moshës së tretë
Sa vjen e më tepër, në shoqërinë e sotme, të moshuarit rrojnë të ndarë nga familja dhe për ta qeni bëhet i domosdoshëm, madje i dobishëm. Qeni i detyron ata të dalin në shëtitie, të takohen me shokë e miq, me pronarë të tjerë qensh. Brenda në shtëpi gruaja kënaqet kur ka qenin nëpër këmbë.
Sipas një eksperimenti të kryer në SHBA, në mbi 1200 raste, të moshuarit, të shoqëruar nga qeni, e ndjenin më pak vetminë, ishin të detyruar të kishin më tepër aktivitet fizik e, për rrjedhojë, jetëgjatësi.
Të moshuarit në azile dëshpërohen shumë kur nuk iu lejohet hyrja e qenit në mjedise, por fatmirësisht sot ka mjaft institucione që e lejojnë këtë, veçse me kushte të përcaktuara për higjienen e përsosur të kafshës.

Qeni për sport e kohën e lirë
Qeni merr pjesë në veprimtari të ndryshme sportive, por duhet edukuar dhe stërvitur në mënyrë speciale që të plotesojë kushtet për t'iu bërë ballë ngarkesave sportive për ecje, vrapime, stërvitje, etj. Për këtë duhet të ketë skelet të fortë, të mos vuajë nga reumatizma, nga sëmundje të zemrës, etj. Bëhet kujdes që të mos ketë mbingarkesë në stërvitje, të mos shëtitet në rrugë me shurmë zhurmë e qarkullim të madh, ku rrezikohet jeta e tij dhe shëndeti nga gazrat, shkaktarë të kancerit, të piroplazmozës, etj.

Kur ëndërra kthehet në ankth
Kanë një qen sepse s'kanë fëmijë, thuhet në mënyrë cinike. Në këtë rast qeni bëhet i domosdoshëm dhe zë vendin e fëmijës.
Me të tashmë merret burri dhe gruaja. Kundrejt tij tregohet kujdes i veçantë, madje i tepëruar, aq sa në ndonjë rast mund të vijë edhe ftohja e çiftit nga xhelozia se kë do më shumë qeni, burrin apo gruan.

Qeni mbret
Kur për arësye të ndryshme e sidomos pune, qeni për orë të tëra lihet vetëm në mjediset e shtëpisë dhe ndarja nga të zot bëhet më ledhatime të tepruara, atëherë ndodhin të papëlqyerat.
Qeni fillon të ndotë mjedisin, kolltukët, tapetin dhe me kthimin e të zotërve në shtëpi ai shahet, kërcenohet. Kështu dalëngadalë krijohet sindroma "qeni mbret", që shpesh shoqërohet me mosbindje e agresivitet. Ndodh që kafsha edhe të hakmerret për shkak të trajtimit të keq.

Dashuri dhe besnikëri
Viktor Hygo ka thënë: "Qeni është virtyti që, në pamundësi të bëhej njeri, u krijua kafshë".
Ai është i aftë të krijojë miqësi e dashuri në shkallën më të lartë. Këto ai i shfaq ndaj species së vet dhe ndaj specieve të tjera, ndaj maces apo kalit. Por ndaj njeriut shumë më tepër. Simbioza fillon 3 javë deri në 3 muaj pas lindjes.
Dashuria, miqësia, dora-dorës, rriten midis njeriut dhe këlyshit. Me kohë ata merren vesh, më shumë sipas mimikës, fjalës, lëvizjeve të njeriut. Qeni reagon me lehje të gëzuara, ngrihet mënjëherë sapo i zoti lë punën, e kupton se ai do ta nxjerrë për shëtitje.
Ai merr pjesë në emocionet, në gjëndjen shpirtërore të të zotit; pra ndryshon shumë nga kafshët e tjera.
Qeni kënaqet kur i zoti e ledhaton, leh i gëzuar kur ai luan me të, hidhet përpjetë apo qëndron sus para tij, i sillet rrotull, duke i treguar dashurinë, miqësinë, besnikërinë.
Mungesa e pronarit, me ditë, javë e muaj të tërë, e bën atë t'i shprehë këto cilësi në shkallën më të lartë, me kthimin e të zot.

Qeni ndikon për mirë në shëndetin e njeriut
Ai transmeton tek i zoti ndjenjën e dashamirësisë e të sigurisë. Ndikon pozitivisht në shëndetin e tij, si në ekuilibrimin e tensiont arterial, të temperaturës trupore, në rrahjet e zemrës, në sasinë e kolesterolit e të triglicerideve. Ndikon për mirë në shëndetin e të pasoperuarëve, të fëmijëve e sidomos të handikapatëve.
Ti je i mërzitur dhe ledhaton qenin tënd të dashur, pas pak je më i lehtësuar, më me humor.

Shpenzimet mund të mos jenë të medha
Cilido me të ardhura modeste, në pamundësi të mbajë një qen të shtrenjte, mund ta zevëndësojë me një më të lirë, duke e ushqyer me më tepër ekonomi, por jo nën nevojat e tij fiziko-bio-logjike. Shpenzimet më të mëdha janë në dy vitet e para (ushqimi, barnat veterinare). Me më pak shpenzime mbahen qentë jo të races, ata me qime të ashpra, etj.
Sidoqoftë një qen të bukur ju mund ta mbani me pak shpenzime.

Telashet e vogla
Të mbash një kafshë do të thotë të mbash përgjegjësinë për një jetë.
Pra, të bashkëjetosh me një qen duhet të bësh sakrificë, të harxhosh, të kujdesësh për të, etj. Thuhet se kush kujdeset për njerëzit është njerëzor dhe kush kujdesohet për kafshët shtëpiake është më se njerëzor,

Qeni që "vret“ shumë
Një çift i ri që banon në katin e gjashtë pa ashensor nuk duhet të mbajë një qen të madh, sepse i mungon hapsira e duhur, siç mund ta ketë në fshat ose në një shtëpi qyteti me kopësht.
Në këto kushte, i mbetur vetëm, qeni vuan, rënkon, ulërin dhe shqetëson fqinjët. Në rast se ju vuani nga reumatizma a mundeni ta shëtisni qenin tuaj në kohë me shira? Në rast se jeni maniak për pastërtinë a mund ta duroni papastërtinë mbi tapet, në karrige apo gjetiu? Në këto kushte të papërshtatshme mendoni mirë përpara se të mbani një qen.

Kur ai është psikopat
Kur qeni nuk mban pastërti, kur ai dëmton, grindet, është agresiv, i padisiplinuar, sherrxhi, pra është psikopat, ju si pronari i tij mund të prisheni me fqinjët, ndaj në këto raste duhet të merrni masat e duhura. Një qen i tillë kuptohet se është zor të mbahet e të trajtohet si duhet. Fatmirësisht këto raste janë të rralla, sepse varet nga vetë njeriu, se si sillet ai me qenin që mban, sa punon për edukimin e tij.

Kur qeni bëhet agresiv
Kush do të vrasë një qen e "akuzon" atë për tërbim. Ka raste kur qeni kafshon edhe pa ndonjë shkak. Vetëm në Francë bëhen rreth 500 mijë ankesa dhe rreth 60 mijë konstatime për kafshime në vit.
Pse ndodhin këto aksidente? Më tepër nga pakujdesia. Me fëmijët ndodhin më shumë aksidente kafshimesh nqaqë kanë trup të vogël, si dhe nga mungesa e vigjilencës. Kafshimet nga qentë te fëmijët bëhen më shumë në fytyrë. Ato shkaktojnë qelbëzime nga bakteriet Pasteurella multocida, që ndodhen në qojen e qenit.
Racat më agresive janë terrieret, qeni dalmat, etj.

Dallohen dhe agresione të tipit biologjik, kur qeni ka dhimbje organike, mahisje të artikulacioneve, çrregullime hormonale dhe proçese të tjera patologjike.
Njihen, gjithashtu, agresione të tipit psikotik, si rrjedhojë e komunikimit, edukimit, stërvitjes, frikës, etj. Familjarizimi i hershëm i këlyshëve me kafshë të tjera dhe me njerëzit, i bën ata më të komunikueshëm e më të butë, por gjithmonë në varësi të punës edukuese.

SËMUNDJET ZOONOZE
Zoonozet përcakrohen si sëmundje dhe infeksione që transmetohen te kafshët shtëpiake nga njerëzit dhe anasjelltas. Lista e këtyre sëmundjeve nuk është e pakët. Për përkufizimin dhe mospërhapjen e tyre duhen zbatuar masa parandaluese e mjekuese.
Para së gjithash kërkohet higjienë e lartë, vlerësim dhe respektim i rregullave të përcaktuara. Disa nga këto sëmundje përshkruhen në kapitullin përkatës të këtij libri.
Midis tyre përmendim: Zgjebjen, Tërbimin, Ekinokokozën, Leptospirozën, etj.

KËSHILLA PËR FËMIJËT
* Mos iu afro një qeni që nuk e njeh.
* Mos e ngacmo qenin apo macen tënde gjatë ngrënies, kur dremit ose kur ndodhet me një kafshë tjetër,
* Mos ia hiq femrës këlyshet e saj.
* Mos i bej keq qenit.
* Kurrë mos i shiko përqendrueshëm sytë e qenit apo të maces, sepse kafsha mund ta marrë si kercenim dhe të kafshon.
* Kur një qen iu ndjek pas biçikletës mos e shto shpejtësinë, zbrit prej saj dhe vëre biçikletën midis vetes dhe qenit; prit derisa edhe ai të qëndrojë.
* Në rast sulmi nga një qen thirr për ndihmë, merr masa për të menjanuar kafshimin (ngjitu në një permë, nëse është pranë një e tlllë). Zgjat xhaketën ose trikon që ai t'i kafshojë, Kur kafshimi mënjanohet gjatë nje sulmi, dhe ke mundur që qenin ta kapesh per veshesh pa u rrezikuar, mbaje atë, ashtu si top pa e lëvizur, derisa të vijë ndonjëri për ndihmë.


KËSHILLA PËR PRINDËRIT ZOTËR TË QENIT
* Sigurohu që qeni dhe fëmija të jetojnë në kushte të përshtatshme mjedisi e të mos shqetësojnë njëri-tjetrin.
* Kurrë mos ia beso fëmijës përgjegjësinë për kafshën, para moshës 10 vjeçare.
* Kurrë mos i lini vetem në një vend të mbyllur, qenin dhe fëmijën, përndryshe femijën e vini para një rreziku real.
* Mos e lini qenin të bredhë lirisht, por me zinxhir gjatë shëtitjes.
* Në rast kafshimi çoje menjëherë viktimën në qendrën shëndetësore, ndërsa qenin për kontroll veterinar, edhe kur ai është i vaksinuar kundër tërbimlt,
* Kurrë mos e lini femijën të ushqejë qenin.
* Inkurajo kontaktet pozitive të femijes me qentë e fqinjëve, por gjithmonë nën kontrollin tuaj.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Qeni”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest