SI DO TË JETË QENI JUAJ?

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

SI DO TË JETË QENI JUAJ?

Postby Laura Duka » 23 Jun 2016, 18:30

SI DO TË JETË QENI JUAJ?

RACAT KRVESORE TË QENVE

Përmblidhen në 10 grupe:
1. Qen bariu, qen lopçari,
2. Qen kollos, trupmadh.
3. Qen gërmues i tokës. '
4. Tekel.
5. Qen të tipit primitiv.
6. Zagarë vrapues.
7. Langonj ferme.
8. Qen ngritës të gjahut e të sjelljes së tij, qen uji.
9. Qen për zbavitje e shoqërim,
10.Langonj dhe raca të kryqëzuara,


Të gjithë qentë e racave janë shoqërues të mirë kur edukohen dhe jetojnë në mjedise që i përshtaten temperamentit të tyre. Zgjedhja e racës së një qeni varet nga shijet e secilit, megjithatë ky udhëzues do t'u ndihmojë në këtë drejtim.
Përpara se të blini apo të merrni një qen duhet bërë kujdes që të mos nguteni. Pra nuk duhet vendosur menjëherë, por të hetohen paraprakisht cilësitë e sjelljet e tij, të kihet parasysh qëllimi se përse na duhet ai, etj. Vlen konsultimi me një rritës qensh. Qentë rojtarë e ata për mbrojtje binden me gisht e me sy, me shënjat e të zot. Qentë gërmues janë të pavarur dhe të gatshëm për t'u revoltuar; atyre iu duhet imponuar autoriteti që në moshë të re. Kuptohet që qeni i vogël bindet më lehtë e më shpejt sesa një gjigand 50 kilogramësh.
Pikërisht nga mosvlerësirni i përshtatshmërisë midis njeriut dhe qenit ndodhin më shumë aksidente. Duhet pyetur vetja se sa kohë ke në disponon për t'u kujdesur për qenin. Duhet menduar se ai bën të paktën katër urinime në ditë e sidomos në moshën e re. Duhet marrë mirë parasysh se qentë janë kafshë që duhet të jetojnë në shoqëri, vetmia nuk iu përshtatet fare. Kur për arësye pune do të largoheni për tetë orë apo edhe më shumë, kjo e mërzit kafshën, ndaj duhet zgjedhur një qen me temperament të butë e të qetë, gjakftohtë, që ta kalojë vetminë pa strese. Së fundi duhet parë edhe buxheti. Disa raca kushtojnë shumë. Duhet ditur se sasia e ushqimit shkon nga rreth 15 kg e deri më shumë se 1 kg në ditë, sipas trupit dhe peshës së qenit. Qeni me qime të gjata duhet pastruar e furçosur çdo dite, gjë që kërkon kohë dhe punë. Çdo 3-6 muaj i duhet bërë tualeti te një profesionist, gjë që i rrit shpenzimet. Qeni rron mesatarisht 12 vjet dhe gjatë kësai periudhe i duhet shërbyer mirë e me pasion në mënyrë që të jetojë i lumtur. Kur keni një qen, keni në dorën tuaj një jetë, ndaj kujdesuni për të. Nëse nuk i keni kushtet e duhura, më mirë mos mbani qen.

NJOHURI PËR RACAT KRYESORE

Afgani ose Tazi
E ka origjinën nga Afganistani. Në Evropë(Angli) është sjellë me 1908. Simbolizon luksin dhe bukurinë. Është i shëndoshë e sportiv, me qime të bollshme, të gjata e si të mëndafshta. Lartësinë në xhidavi e ka 62-74 cm dhe peshon 20-25 kg. Kokën dhe turirin i ka të zgjatur, mbuluar me qime të shkurtra, ndërsa veshët i ka të varur. Dikur është përdorur për gjahun e madh, dhinë e egër e panterën. Është i disiplinuar e shumë i dashur me të zotin.

Barzoi
Langua rus, gjuan ujqër e dhelpra. Është elegant e simbol luksi. Lartësinë në xhidavi e ka 70-85 cm dhe peshon 35-50 kg. Ka qime mjaft të gjata, të valëzuara e si mëndafsh, me ngjyrë të artë, të hirtë, të zezë, a të kuqeremtë. Shpesh të shoqëruara me njolla të bardha. Gjoksin e ka të gjatë e të thellë por të ngushtë, ndërsa kurrizin të rrumbullakosur. Kur e sheh të jep përshtypjen e gabuar të një kafshe të brishtë. Kokën e ka shumë të stërgjatur, ballin të pjerrët, veshët të shkurtër e me majë, bishtin të gjatë e plot me qime.
Meqjithëse ka trup të madh është shoqërues i mirë. I përshtatet jetës në apartament. Dy-tri herë në javë duhet lëshuar në pyll ose në fushë për të vrapuar gjatë e me shpejtësi. Kjo është cilësi e veçantë e kësaj race. Ka temperament të qetë dhe është shumë i lidhur pas të zotit.

Qeni gjerman - qeni ujk
Është qen për shërbime policore e doganore, për t'u shërbyer të verbërve, për ruajtjen e kopesë e të shtëpisë. Është shumë inteligjent. Lartësinë në xhidavi e ka 55-65 cm dhe peshon mesatarisht 35 kg. Ka qime të shkurtëra e shumë të dendura; ngjyrë të zezë në kurriz e të kuqe lart gjymtyrëve, në gjoks e nën bark. Ka edhe nuanca të tjera, si e zezë, e hirtë. Gjymtyret i ka të fuqishëm e muskulozë. Trupi në profil ka formën e një katërkëndëshi. Gjoksin e ka të gjatë e të thellë, kurrizin shumë të drejtë, Kokën në harmoni me të gjitha pjesët e trupit. Veshët i ka të gjerë në bazë, të mprehtë, të drejtë e me qime përpara. Bishtin e ka me qime të dendura. Është qen i butë, inteligjent e kurajoz, veçse me të metën se në duar të këqija bëhet agresiv. Qeni i kësaj race kërkon kujdes të madh, një pronar të ekuilibruar, të shëndetshëm, kompetent për edukimin e tij. Stërvitet lehtë dhe konsiderohet si një nga racat më të preferuara, me cilësi të shumëfishta: luan me fëmijët, i mbron ata dhe personat e tjerë që lidhen me të. Ky qen ruan me kurajo pronën, është i qetë ose i hazdisur, sipas gjëndjes shpirtërore të pronarit të tij. Është i aftë për ta përballuar jetesën në qytet, por kërkon edhe hapsirë për të levizur lirshëm.

Qeni i Pirenejve ose Labriti
Është racë shumë e vjetër, qen bariu me cilësi të rralla, rritur në vargmalin e Pirenejve. Shtatin e ka 40-50 cm të lartë dhe peshon 15 kg. Ka qime të dendura e të ngritura, me ngjyrë kafe të kuqe. Koka ngjason me atë të ariut, veshët i ka të shkurtër. Për të duhet edukator i mirë, ndryshe bëhet i paduruar.

Bishoni kaçurel
Është racë franko-belge, me trup të vogël; lartësia në xhidavi 25-30 cm dhe pesha 4-5 kg. Ka qime të gjata, disi të mëndafshta, me ngjyrë të bardhë. Kokën e ka fine, sytë të rrumbullakët, por jo të maskuar nga qimet. Ky qen i vogël, i quajtur "i xhepit", iu përshtatet gjithë personave, por nuk duhet lënë në vetmi. I përkedhelur ai bën njëmijë lodra për të tërhequr vemendjen e të pranishmëve. Është shok i fëmijëve dhe mik i ngushtë i të moshuarëve.

Qeni lopçar i Flandrës
Është racë shumë e vjetër, Sot konsiderohet si racë franko-belge. Më shumë përdoret në Holandë. Trupin e ka 65 cm të lartë dhe peshon 45 kg. Është i fuqishëm. Me qime të ashpra, mjaft të shkurtra e të ngritura, me nuanca të të gjitha ngjyrave, nga e zeza te kafe në të kuqe, apo e hirtë, etj. Trupi formon një katror. Kokën e ka të madhe e me nofulla të forta; me qime të gjata, që i maskojnë sytë. Veshët i ka të shkurtër, në formë trekëndëshi. Është qen i prirur për përleshje. Kërkon shumë kujdes për edukim, sepse ka prirje të theksuar për kafshim. Dallohet për cilësitë e mira si qen policie e ushtrie. Është rojtar i mirë, parapëlqen jetën e fshatit.

Bokser
Me origjinë nga Gjermania, produkt i kryqëzimeve të ndryshme. Është rreth 60 cm i lartë dhe peshon 30-35 kg. Ka qime të shkurtra, të ngritura; muskuj të fuqishëm. Është me ngjyrë kafe në të kuqe, me njolla të bardha. Trupi formon një katror; kurrizi i shkurtër e muskuloz. Kokën e ka të shkurtër, nofullën e poshtme pak të dalë përpara, veshët të vendosur lart. Është qen për lojra dhe mjaft dinamik. I përshtatet shpejt jetesës në apartamente, por do hapsirë të lirë. I butë me të gjithë, kur trajtohet mirë e me dashuri.

Braku gjerman
Qen ferme me cilësi të jashtëzakonshme. I lartë 65 cm dhe peshon rreth 30 kg. Është fin, elegant dhe estetik. Ka qime të shkurtra e të ashpra, me ngjyrë kafe ose të zezë me njolla. Kokën e ka të stergjatur, hundën me samar, veshët të gjerë e të varur. Shfrytëzohet për çdo lIoj gjahu. Është i mençur, i bindur, i durueshëm. Pëlqen jetesën në fshat.

Bulldogu anglez
Me emrin bulldog quhet qeni i destinuar për t'u përleshur me kafshë të tjera, sidomos me dema. Është shfaqur për herë të parë në Angli në mesin e shekullit të 17-të, por që nuk ngjason me bulldogun e sotëm. Kur më 1835, në Angli u ndaluan këto ndeshje, ai u zhduk, për t'u rishfaqur më 1864, si bulldogu modern, i seleksionuar për mosagresivitet. Është 35 cm i lartë dhe peshon 25-30 kg. Ka qime të shkurtra, fine, të dendura, me ngjyrë kafe në të kuqe, të bardha ose të alternuara. Trupi formon një katror. Këmbet i ka të shkurtra, por është i rëndë e impresionues. Gjoksi shumë i gjerë e detyron t'i mbajë këmbët e përparme shumë të hapura, por me qëndrim normal në tërësinë e trupit. Kurrizin e ka të shkurtër e të fortë, qafa nuk dallohet. Koka duket sikur qëndron mbi shpatulla dhe është shumë e madhe, gati e gjërë sa gjoksi. Ballin e ka shumë të sheshtë, fytyrën shumë të rrudhosur, nofullat të dala. E poshtmja e tejkalon të sipërmen. Bulldogu i sotëm është xhentil, i butë, i qetë, i miqësueshëm me kafshët e tjera. Këto cilësi i ruan kur trajtohet njerëzisht, ndryshe bëhet agresiv. Nuk përballon lehtë nxehtësinë.

Dalmati
Origjina nuk i dihet. Sot është shumë në modë në Vatikan dhe në Angli. Shërben si qen luksi për aristokratët. Ka trup të gjatë. I lartë 60 cm, peshon 25-30 kg. Ka qime të shkurtra e të dëndura, të shndritshme, me ngjyrë të bardhë e me njolla të zeza ose kafe. Ka turi mjaft të gjatë e veshë të rënë. Paraqitet elegant, i bukur dhe i zhdërvjellet, Është qen sportiv, nuk e duron jetën e mbyllur.

Danezi i madh
Raca e sotme e ka prejardhjen nga dogu, që shfrytëzohej për gjuetinë e derrit të egër, Trupin e ka katror, 60 cm të lartë (mashkulli) dhe peshon 80 kg apo edhe më tepër. Ka qime shumë të shkurtra, të lëmuara, që nxjerrin në pah muskulaturën e fuqishme. Ka ngjyra të larmishme, të zezë, bojë qielli, kafe në të kuqe, të zezë me njolla të bardha, etj. Ka kokë të madhe, por fine, me ballë të sheshtë e nofulla të fuqishme. Turirin e ka katror, veshët pak të rënë. Adhuron fëmijët, është i bindur e shumë i dashur. Ka temperament të qetë, ndaj përshtatet mirë me jetën në qytet. Është rojtar shtëpie i shkëlqyer.

Leonberg
E ka marrë emrin nga një qytet i Gjermanisë. Është qen i madh 70-80 cm i lartë dhe 50-75 kg i rëndë. Ka qime gjysmë të gjata, të dendura, lehtësisht të valëzuara, me ngjyrë kafe-të kuqe.
Kokën e ka të imët dhe të vogël për një qen me trup kaq të madh. Veshet i ka të vegjël e të rënë. Trupi është më i gjatë sesa i lartë. Është muskuloz dhe i shkathët, gjë që e bën rojtar të çmuar. Është i butë, i dashur me fëmijëtt, jeton mirë edhe në qytet.

Qeni i eskimezëve të Alaskës
Është 60 cm i lartë dhe peshon 40 kg. Është qeni më i fortë për tërheqjen e sajës. Ka qime të trasha e të dendura, mjaft të shkurtra. Ngjyra ndryshon nga e zezë në të hirtë deri në të kuqërremtë, e bardheë në bark, në gjymtyrë e në kokë. Kokën e ka si të ujkut, veshët me majë. Trupi është i lartë, i gjatë dhe muskuloz. Në Evropë e mbajnë si qenin simbol të lirisë, të aventurës dhe vrapimit, sidomos në zonat me deborë. Nuk duhet lënë në duart e fëmijëve.

Pekinezi - qeni kukull
I sjellë nga Kina në Angli më 1860. Është 15-25 cm i lartë dhe peshon 2-8 kg. Ka qime shumë të gjata e të drejta, me nënqime të bollshme, shumëngjyrëshe. Kokën e ka të gjërë, të rrumbullakët, turirin të shkurtër e të shtypur, që ngjason me një kukull. Veshët i ka të rënë, gjymtyrët të shkurtër, Pëlqen jetën brenda apartamenteve. Në shëtitje duhet mbajtur në krahë, si një fëmijë i vogël, sepse lëviz me vështirësi. Do vetëm të zotin. Është i gjallë, i gëzuar, lodrues.

Langoi i vogël i Italisë
Mendohet ta ketë prejardhjen nga Egjipti e të jetë sjellë në Romën e vjetër që në shekullin e parë të erës sonë. Qen për aristokratët dhe princat, u bë tepër i modës gjatë Rilindjes. Është 32-35 cm i lartë dhe peshon e shumta 5 kg. Ka qime të rrafshta e të imëta, me ngjyrë të zezë, të hirtë ose kafe të çelur. Ka kokë shumë delikate, fine, ndërsa gjoksin të rënë e të ngushtë. Trupin e ka më të lartë sesa të gjatë. Është shumë i dashur ndaj të zotit, do shoqërim të vazhdueshëm. Shumë inteligjent e lodërtar, por delikat nga shëndeti. Nuk duron korentet e ajrit.

Shën Bernardi
Me prejardhje nga Dogu i Tibetit, i sjellë në Evropë në shekullin e XVII-të. Më vonë u kryqëzua me Terrenevin dhe doli raca e njohur. Është 65-70 cm i lartë dhe peshon mbi 80 kg. Ka qime mesatarisht të gjata, të valëzuara e shumë të dendura, me ngjyrë të kuqe e të bardhë. Dallon nga shënjat e bardha në skajet e gjymtyrëve e të bishtit, në gjoks, në zverk e në turi. Kokën e ka impozante dhe në harmoni me trupin. Kafkën e ka të gjërë e të sheshtë, turirin të shkurtër, por me nofulla të fuqishme. Veshët të rënë. Trupi formon një katror, me shpatulla të gjëra e ije të ngushta. Do jetën e lirë por edhe atë të familjes. Është shumë i dashur me fëmijët, shumë i qetë dhe në dukje gati indiferent, prandaj duhet kuptuar dhe duruar. Është mbrojtës dhe rojtar i shkëlqyer,

Samuajadi i Siberisë
Është qen saje, gjahu e rojtar, i sjellë në Evropë në fund të shekullit të 19-të. I lartë 50-60 cm dhe peshon 25-30 kg. Ka qime shumë të gjata, të drejta e të ashpra, në përgjithësi me ngjyrë të bardhë ose krem. Si gjithë racat e Veriut kërkon pavarësi, por është edhe i bindur ndaj të zotit.

Puanteri
E ka prejardhjen nga qentë portugezë të gjahut. I futur në Angli e Francë në shekujt 18-të e 19-të. l lartë 61-69 cm dhe peshon 20-28 kg. Ka qime të rrafshta, të forta e të lëmuara, në përgjithësi dyngjyrëshe, të bardha me të zezë; e bardhë e pastër dhe e bardhë limon. Ka kokë mjaft të madhe, ballë të sheshtë, turi të gjatë e të fortë, veshët fin, të rënë e me majë. Ka trup atletik e me muskulaturë të mirë. Është langua i shkëlqyer për fermat. Do hapsirë të gjerë. Ka temperament të butë, të qetë e të dashur.

Seteri anglez
Është 60-80 cm i lartë dhe peshon 20-30 kg. Ka qime gjysmë të gjata, të imëta, të mëndafshta e lehtësisht të valëzuara. Ka ngjyrë të bardhë. Nofulla të vogla. Ka ngjyrë të zezë, portokalli apo limoni.
Koka është e gjatë e me turi katror. Kafka vezake, veshët të gjatë e të rënë. Trupi është si i stërgjatur, me muskulaturë të fuqishme. Me gjoks jo të gjerë. Është qen gjahu, me aftësi të jashtëzakonshme nuhatjeje. Është i qetë e i dashur. Ka nevojë për hapsirë.

Shi - Cu
Kushëri me Pekinezin. Qen oborri rnbretëror kinez. I sjellë në Angli më 1930. I lartë 23-26 cm dhe peshon 4-7,5 kg. Ka qime shumë të gjata, të buta e lehtësisht të valëzuara, por kurrë kaçurela. Ka ngjyra të shumta, por një njollë e bardhë në kokë e në bisht pëlqehet shumë, Qimet janë aq të gjata, sa për të parë kokën dhe këmbët e qenit, ato duhen larguar me dorë. Ka kokë të gjerë e të rrumbullakët, me turi të shkurtër, katror. Veshët të gjatë e të rënë.
Trupi është i stërgjatur, këmbët të shkurtëra. Shtati i tij i vogël e bën të lezetshëm. Është qen krenar, i pavarur, kurajoz e, njëkohësisht, shumë i dashur me të zotin, lodërtar e i gëzueshëm.

Spici ose Lulu i Pomeranisë
Me prejardhje nga Balltiku. Mbretëresha Viktoria e pati në modë Spicin xhuxh në Angli, por ishin gjermanët që e standardizuan në fund të shekullit të 19-të. Spici xhuxh është më pak se 22 cm i lartë dhe peshon rreth 2 kg. Spici i vogël është 23-28 cm i lartë e peshon 5 kg, ndërsa Spici i mesëm 29-36 cm dhe me peshë 6-7 kg. Ka qime shumë të shkurtra në fytyrë, në veshë e gjymtyrë dhe shumë të gjata në pjesët e tjera. Ka ngjyrë të bardhë, të hirtë, të zezë ose kafe. Kafka është e rrumbullakët, turiri i shkurtër, veshët të vegjël, të ngritur, në formë trekëndëshi. Ka trup kompakt, kurriz të shkurtër, bisht të ngritur, Përshtatet mirë në qytet. Është rojtar kurajoz, paralajmërues i shkëlqyer, i lidhur shumë me familjen.

Terrnëvi
Me prejardhje nga ishujt me të njëjtin emër (Terre neuve - Toka e re). I sjellë në Angli me 1815 dhe në Francë në fund të shekullit të 19-të. I lartë 70 cm dhe peshon 70 kg. Ka qime gjysmë të gjata, shumë të dendura e të shndritshme, me ngjyrë të zezë e më rrallë gështenjë, çokollatë ose bronxi. Ka kokë të gjerë e me qëndrimin lart, me turi afërsisht katror, veshë të shkurtër e të rënë. Trupi është masiv, katror, me gjoks të gjerë e ije të forta, muskuloze. Kërkon hapsirë, nuk e duron jetën e apartamentit. Është xhentil e i dashur, por nuk e duron vetminë. Notar i shkëlqyer.

Whippet
Racë me origjinë shumë të lashtë. Është i shpejtë si rrufeja. Studiuesit e njohën me 1892. Merr pjesë më shumë sukses në garat e vrapimit. I lartë 45-50 cm dhe peshon rreth 10 kg. Ka qime të rrafshta, fine e shumë të dendura, me ngjyra të shumëllojshme. Ka kokë të stërgjatur, fine, ballë e turi të sheshtë, veshë të vegjël, të ngritur prapa. Ka muskulaturë të fuqishme, por gjoks të ngushtë e bark të tërhequr. Bishtin e ka të gjatë e të hollë. Është qen shumë i butë e i ndjeshëm, i dashur, i bindur, i qetë, i mënçur. Edukohet shumë lehtë.

Erdali gërmues
Me origjinë nga Anglia. Është përdorur për një kohë të gjatë për gjuetinë e lundërzës, lepurit dhe derrit të egër. Konsiderohet si gjigandi i qënve gërmues. I lartë 60 cm dhe peshon 20 kg. Ka qime të ashpra, të zeza ose të hirta, por të kuqe në kokë e në këmbë.
Veshët i ka të vegjël e të rënë, por jo të ngjitur pas kokës. Bishtin e mban përpjetë. Është qen dinamik, gjithmonë në alarm, guximtar, rnbrojtës i shkëlqyer i shtëpisë dhe i të zotërve. Pëlqen shumë shëtitjen, do dhe mjedis të zhurmshëm.

Baseti normand
Përdoret në të gjitha lIojet e gjahut. Ka turi shumë elegant, siluetë të gjatë e të ulët. i lartë 26-36 cm dhe peshon 17 kg. Ka qime shumë të shkurtëra, dyngjyrëshe (e bardhë-portokalli). Është i qetë, i bindur, inteligjent, pa kërkesa të mëdha, shoqërohet lehtë me fëmijët.

Qen bariu
Është racë solide, me trup 65-70 cm të lartë dhe peshë 45 kg. Ka qime shumë të shkurtra e të dendura, të zeza nga prapa e të kuqe në fund të këmbëve, në gjoks e në bark. Trupin e ka në formë katërkëndëshi, me këmbë të forta e muskuloze. Veshët të gjerë, të ngritur e të lëshuar përpara. Bishti është i veshur mirë. Është qen i butë, i guximshëm, por kërkon kujdes të madh për edukim.

Karlini
Rrjedh nga Pekinezi qimeshkurtër. Është futur në Evropë në shekullin e 16-të. Është qen i vogël, për shoqwrim. I lartë 25-30 cm dhe peshon 6-8 kg. Ka qime të shkurtra, të shndritshme, ngjyrë argjendi, të kuqerremtë ose të zezë. Ka kokë të rrumbullakët, po thuajse pa turi, veshë shumë të vegjël, të rënë përpara. Megjithëse trupvogël, të jep përshtypjen se është i fuqishëm. Bishtin e ka me 1- 2 përdredhje. Është qen i bindur, i gëzueshëm.

Shihuahua
Me origjinë nga Meksika. Është qeni më i vogël në botë, 16- 20 cm i lartë dhe me peshë 1,2-1,8 kg. Janë dy lIoje: me qime të shkurtra dhe me më të gjata. Mbizotëron lloji me qime të shkurtra e mjaft të ashpra. Ndërsa qimegjatët i kanë qimet të valëzuara e të mëndafshta. Ka kokë të rrumbullakët, turi të vogël e me majë, veshë të mëdhenj, të drejtë e të larguar si ata të lakuriqit të natës. Ka trup cilindrik, më të gjatë sesa të lartë. Është guximtar. Jep shpejt alarmin dhe është i zhdërvjellët. Qen i dashur, sidomos kur luan me fëmijë. Duron vetminë.

Grifon ferme
Është i lartë 50-60 cm dhe peshon 20-25 kg. Ka qime gjysmë të gjata, të ashpra e të ngritura; më të gjata në kokë, ku formojnë një mbulojë dhe janë të dendura në vetulla. Është qen gjahu që rron mirë vetëm në zonat rurale.

Qente bastardë dhe të paidentifikuar
Qentë bastardë e kanë prejardhjen nga kryqëzimet e racave të ndryshme ose të një qeni të racës së pastërt me një tjetër të njw race të papërcaktuar, Pra të dy këta tipa rrjedhin nga vetësoji i tyre ose nga bastardët. Në këtë rast ata nuk përfaqësojnë një model morfologjik e gjenetik, ndaj bie poshtë mendimi se janë më të zgjuar, me rezistentë, e më jetëgjatë se qentë e racës.
Ka raste kur qeni i ka të gjitha tiparet e racës përkatëse, është i bukur e i pëlqyeshëm, veçse për të nuk ka dokumente identifikimi. Edhe për të duhet vepruar si edhe për një qen bastardë. Vetëm kur shoqërohet me dokumente të rregullta, të lëshuara nga njësitë racore, apo nga pronarë e specialistë të autorizuar, ju mund ta blini një qen të racës që admironi.

Shënim: Vitet e fundit, në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vëndit tonë, shihen rrugës, pothuajse kudo, qen bastardë apo siç njihen tek ne “qen rrugaç”. Këta qenë fatkeqë, përderisa askush nuk i merr në mbrojtje, duhen asgjësuar nga organet kompetente, pasi përbëjnë një potencial të mundshëm për përhapjen e sëmundjeve në kafshë, e aq më keq që rrezikojnë edhe shëndetin e njerëzve.

Cila është mosha më e mirë për të adoptuar qenin?
Si mund t'i rezistosh bukurisë. Zhdërvjelltësisë, delikatesës së një këlyshi disa muajsh? Prirja është për ta marrë atë të vogël se sa ta adoptosh të rritur, me të panjohurat e temperamentit të tij. Por mosha e vogël kërkon më tepër kujdes, edukim, stërvitje, ushqim special, etj. Mosha më e mirë për ta marrë këlyshin është dy muaj e gjysëm, sepse në këtë moshë ai kupton diçka mbi dashurinë, shoqërizimin, mjedisin, miqësinë me macen e shtëpisë e me familjen në tërësi. Para kësaj moshe, këlyshi ka nevojë për nënën, ndërsa më pas ndarja bëhet më e lehtë.

Mashkull apo femër?
Çështja është e rëndësishme, por edhe e veshtirë për t'u zgjidhur. Kur merret femër lindin shumë probleme. Me arritjen e pjekurisë seksuale femra ndiqet nga meshkujt e lagjës ose të fshatit.
Me mbarsjen dhe lindjen e këlysheve ndotet mjedisi i shtëpisë. Pas lindjes së këlysheve del problemi i largimit të tyre, shqetësimi për t'u gjetur zotër të mirë për rritje, etj. Ideale do të ishte kastrimi (heqja e vezoreve) të femrws në moshën 7 muajshe. Adoptimi i një këlyshi mashkull nxjerr në fakt më pak probleme, por edhe ky ka anët e tij të keqija. Mashkulli është me inatçor, me bredhës, ka edhe të tillë që manifestojnë seksualitet të tepruar.
Ndryshimet konsistojnë në këto: femrat janë më të buta, më pak të pavarura, më të disiplinuara. Meshkujt kërkojnë më tepër pavarësi, duhet dorë më e fortë për t'i disiplinuar. Ata nuk duhen shqetësuar gjatë ngrënies, inatosen lehtë kur dikush i ngacmon gjatë shëtitjes. Edhe i lidhur me zinxhir mashkulli e tërheq të zotin në drejtimin që ka paracaktuar vet. Pra këto duhen ditur para se të vendosim nëse do ta marrim këlyshin mashkull apo femër,

KU DHE SI TA GJEJMË QENIN QË DUAM?
Qeni i dhuruar
Një qen i dhuruar e pa pagesë lejon që të merren mjaft të dhena për të. Pyetet për miqësinë e kafshës me dhuruesin, besimin ndaj tij, për temperamentin dhe kushtet ku është rritur, për prejardhjen nga nëna, mundësisht të njihet edhe babai. Në rast të kundërt duhet konsultuar me miq të tjerë që e njohin dhuruesin, dhe akoma më mirë me veterinerin.

Qeni i braktisur
Pranë "Shoqatave të mbrojtjes së kafshëve" ka qen të tillë, kryesisht bastardë, por edhe në moshë të re të braktisur, në më të shumtën për shkaqe ekonomike. Anëtaret e këtyre shoqatave janë të gatshëm t'u informojnë për të dhenat e kafshës që kërkoni.

Qeni i racës
Për të blerë një këlysh të racës që ju parapëlqeni sigurisht duhen sakrifikuar edhe të holla. Këshillat e veterinerit do t'u vlejnë shumë, sepse ai mund t'i njohë më mirë racat e qenve dhe se ai mban lidhje të vazhdueshme me pronarët. Puna do t'u lehtësohet nëse ju vetë keni njohje direkte me këta rritës, gjë që ndodh më tepër në fshat. Kini kujdes! Zgjidhni këlyshë të shëndetshëm, të marrë nga zotërinj të nderuar. Gjatë kontrollit shihni mirë marrëdhëniet dhe sjelljet e ndërsjellta midis pronarit e kafshës. Mos u besoni shumë reklamave të zhurmshme që mund të bëjnë qëndrat e rritjes e të shitjes së kafshëve dhe vetë pronarët.

DOKUMENTET DHE GARANCIA
Shitblerja duhet shoqëruar me dokumente të rregullta e të firmosura nga të dyja palët, ku të përcaktohen: data e shitjes dhe data e marrjes në dorëzim, identiteti i kafshës, çmimi i shitjes. Këtu mund të përcaktohet edhe emri dhe adresa e një veterineri të pranuar nga dyja palët.
Për qentë që ndërrojnë pronar, tatuazhi është i domosdoshëm, po ashtu edhe për gjithë qentë që jetojnë e qarkullojnë në territorin e vendit. Tatuazhi, zakonisht me tri shifra, bëhet nga ana e brendshme e veshit të djathte ose në pjesën e brendshme të kofshës së majtë. Shitësi duhet t'i japë bleresit çertefikatën e tatuazhit, atë të vaksinimit kundër tërbirnit, etj. Sidoqoftë është mirë që qenit të blerë t'i bëhet nje vizitë tek veterineri, disa ditë pas blerjes. Në rast se mjeku veteriner diagnostikon sëmundje, që shoqërohen me diarre, vjellje, rrjedhje të qelbëta nga hunda, menjëherë përpilon dokumentin, me të cilin bleresi i paraqitet shitësit për t'u marrë vesh, për anullimin e kontratës dhe kthimin e të hollave. Në rast mosmarrëveshjeje, kur shuma e blerjes është jo e vogël, blerësi mund t'iu drejtohet organeve gjyqësore. Për shitblerjen e qenëve të rritur racorë, shitësi duhet të japë pedigrenë (gjenealogjinë) si: emrin, racën, seksin, karakteristikat e jashtme, ngjyrën, peshën trupore, etj.


Pamje nga raca te ndryshme te qenit:

YorkshireTerrier.jpg
YorkshireTerrier
YorkshireTerrier.jpg (12.73 KiB) Viewed 23862 times

terriers.jpg
terriers
terriers.jpg (20.31 KiB) Viewed 23862 times

terranova.jpg
terranova
terranova.jpg (11.69 KiB) Viewed 23862 times

spaniel terrier.jpg
spaniel terrier.jpg (18.03 KiB) Viewed 23862 times

shih-tzu.jpg
shih-tzu.jpg (31.09 KiB) Viewed 23862 times

schnauzer.jpg
schnauzer.jpg (22.97 KiB) Viewed 23862 times

san-bernardo.jpg
san-bernardo.jpg (46.07 KiB) Viewed 23862 times

qeni i pirenejve.jpg
qeni i pirenejve.jpg (11.24 KiB) Viewed 23862 times

piccolo-terrier.jpg
piccolo-terrier.jpg (23.32 KiB) Viewed 23862 times

pekingese.jpg
pekingese.jpg (8.91 KiB) Viewed 23862 times

miniature-pinscher.jpg
miniature-pinscher.jpg (10.12 KiB) Viewed 23862 times

lulu da pomerania.jpg
lulu da pomerania.jpg (8.03 KiB) Viewed 23862 times

lhasa apso.jpg
lhasa apso.jpg (6.18 KiB) Viewed 23862 times

leonberg.jpg
leonberg.jpg (150.81 KiB) Viewed 23862 times

groenendael.jpg
groenendael.jpg (55.09 KiB) Viewed 23862 times

german dog.jpg
german dog.jpg (37.07 KiB) Viewed 23862 times

fox-terrier.jpg
fox-terrier.jpg (19.51 KiB) Viewed 23862 times

dog buterfly.jpg
dog buterfly.jpg (69.87 KiB) Viewed 23862 times

dalmatian.jpg
dalmatian.jpg (13.42 KiB) Viewed 23862 times

cocker-spaniel.jpg
cocker-spaniel.jpg (4.96 KiB) Viewed 23862 times

caniche.jpg
caniche.jpg (10.3 KiB) Viewed 23862 times

cani da guardia Napoletano.jpg
cani da guardia Napoletano.jpg (46.64 KiB) Viewed 23862 times

bullmastiff.jpg
bullmastiff.jpg (30.42 KiB) Viewed 23862 times

Bull_terrier.jpg
Bull_terrier.jpg (32.05 KiB) Viewed 23862 times

boxer.jpg
boxer.jpg (8.17 KiB) Viewed 23862 times

bordose.jpg
bordose.jpg (207.05 KiB) Viewed 23862 times

bobtail.jpg
bobtail.jpg (33.79 KiB) Viewed 23862 times

Bichon-Maltese.jpg
Bichon-Maltese.jpg (4.83 KiB) Viewed 23862 times

berger beige.jpg
berger beige.jpg (14.88 KiB) Viewed 23862 times

belgian-tervuren.jpg
belgian-tervuren.jpg (8.93 KiB) Viewed 23862 times

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Qeni”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests