SJELLJA DHE EDUKIMI

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

SJELLJA DHE EDUKIMI

Postby Laura Duka » 06 Sep 2016, 18:27

SJELLJA DHE EDUKIMI

Gjatë shekujve ndërlidhjet midis qenit e njeriut janë zhvilluar shumë, aq sa kafsha është bërë si një pjesëtar i familjes.

Prapa çdo qeni profilizohet një ujk

Ndikimi i njeriut ka qënë i gjatë dhe i vazhdueshëm. Megjithatë ende qentë e sotern janë të përafërt me tipin e lashtë, si nga pikëparnja fizike, ashtu edhe ajo gjenetike. Gjatë shekujve qeni ka humbur një gisht të këmbës, megjithëse sot disa raca janë te pajisura nga prapa me një thua mishtor. Duke u marrë me vrapim gjymtyrët janë rritur dhe bërë më fine. Nga pesë gishta në këmbë, sot i kanë mbetur katër, Dihet se ujku kur gjuan dhe siguron ushqim të bollshern, pasi ngopet, tepricen e gropos nën toke, për t'iu rikthyer më vonë, Edhe sot ka qenër që e ruajnë këtë refleks, mbasi ngopën e fshehin ose e groposin tepricën. Kur ujku zbulon gjahun qëndron në vend e me anë të këmbës së ngritur lajmëron shokët për sulmin në tufë. Njeriu e ka shfrytëzuar këtë për të përzgjedhur dhe krijuar racat e duhura të qenve. Edhe qeni, pasi e dikton gjahun, qëndron në vend pa u ndjerë, deri sa të afrohet gjahtari e pastaj, me urdhërin e tij, sulmon për ta ngritur gjahun e për ta vënë në shënjestër të pushkës. Ujku e çon ushqimin në strofullën e ulkonjës dhe të këlyshëve, Këtë e ka shfrytëzuar njeriu, duke seleksionuar raca qensh për gjueti, që e sjellin tek gjahtari kafshën ose shpendin e vrarë, qoftë në tokë, kënetë, liqen a gjetkë. Po kështu qeni i stërvitur të sjellë një objekt të hedhur a të vendosur diku larg. Qeni është kafshë besnike, me sjellje gati të vetëdijshme, me aftësi të mëdha për t'u stërvitur. Thuhet se mosha e tij njëvjeçare përputhet me atë 20 vjeçare të njeriut. Mos e keqkuptojmë këtë, pasi njeriu është njeri dhe qëndron shumë e shumë më lart se qeni.

Muajt e parë janë më të rëndësishëm për sjelljen e mëpasme. Këlyshi është i ndjeshëm ndaj trajtimit të mirë apo të keq. Ndëshkimet dhe lavdërimet duhen bërë me arsye e me kujdes. Dënimi i duhet dhënë rnenjëherë pas gabimit, pasi vonesa e bën më të pabesueshëm ndaj ndëshkuesit. Përkundrazi, lavdërimet dhe shpërblimet me vend e me takt e afrojnë më tepër dhe e bëjnë qenin më miqësor e më fisnik.

KOMUNIKIMI

Era
Gjatë ditëve të para femra, duke lepirë barkun e këlyshëve, provokon urinimin e tyre. Më vonë ata urinojnë në pozicionin galiç. Në moshën 8-9 muajshe, meshkujt urinojnë duke ngritur këmbën anash. Era e urinës percakton seksin. Gjatë shëtitjes qeni përqëndron vëmendjen, nuhat erën e qenve qëmund t'i kalojnë pranë, gjersa të zbulojë erën e urinës së tij. Femrat urinojne galiç por disa e ngrejnë pak këmbën. Karakteristikë e qenit është se pasi del jashtë, me këmbët e para, gërvish tokën dhe gropos fekalet. Këtë e ben për të mos i prekur më pas jashtëqitjet e tij. Sidoqoftë qeni ka erën e tij karakteristike.

Sjelljet
Qeni ka një zakon jo të mirë të futet në jashtëqitjet e kafshëve të tjera ose të fërkohet me kufomat e ndryshme. Këtë e bën për të zhdukur erën e tij, të kalojë pranë prehës pa u identifikuar ose për të lajmëruar tufën e qenve. Qenit i mungon arsyeja filozofike në situata të veçanta. Qentë nuk janë të ndërgjegjshëm për hapësirën e kohës e as për atë të vdekjes. Përkundrazi, ka memorje të fortë, bile mban mend ndodhi edhe prej disa vitesh me parë. Ndjen keqardhje kur ka bërë një faj. E shfaq këtë me uljen e kokës e të bishtit, deri në urinimin nga frika.

Fytyra e të zot

Ndaj saj qeni është shumë i ndjeshëm. Vetëm një lëvizje e vetullave e bën të kuptojë pakënaqësinë, një buzeqeshje e kënaq.

Lëvizjet e bishtit
Në kundërshtim me idenë se me lëvizjen e bishtit ai manifeston gëzimin, në fakt kjo lidhet me ndjenjën e një konflikti të brendshëm, dyshimi e mëdyshjeje. Këlyshi, që në muajin e parë, e leviz bishtin kur thith qumështin e nënës dhe e mbron racionin e tij nga vëllezërit e motrat. Kur qeni takohet me të zotin e pret atë me lëvizje të shpeshta të bishtit. E lëviz me forcë kur parashikon se do të ndëshkohet. E luan bishtin kur i afrohet një qeni tjetër që ka në goje një kockë, ndonëse e di se ai si zor që ta leshojë, Qeni lëviz bishtin energjikisht para një dyluftimi. Kur është i sigurtë për sjelljen e tij të mirë e lëviz bishtin fort, ndërsa kur e ndjen se do të ndëshkohet e fut atë nën shalë. Kur takohen dy qen e ngrehin bishtin paksa lart, duke këmbyer kështu "kartevizitat" e tyre. Kur njeri e ndjen vetën më të dobët se tjetri, bishtin e mban ulur. Këlyshët kanë qejf të luajnë me bishtin e tyre.
Të gjitha këto sjellje duhen njohur e vlerësuar, pasi kanë të bëjnë shumë me forcimin e lidhjeve të kafshës me të zotin.

Lehja
Nje qen që leh paralajmëron familjen se po ndodh diçka, pa përcaktuar nëse ndodhia është pozitive apo negative. Lehja e fortë e me ndërprerje shpreh një situatë konflikti ose sulmi nga jashtë. Qeni leh nga frika, për alarm, për sinjalizim, etj. Lehja nuk është çfaqje agresiviteti, por ka lidhje me gjëndjen e krijuar. Zakonisht qeni leh kur nuk ka siguri të plotë në vetvete. Përkundrazi një qen i sigurtë sulmon dhe kafshon pa paralajmërim.
Duhet bërë mirë dallimi midis mënyrave të të lehurit. Murmuritja dhe hungërima tregojnë frikë, përkundrazi sa më tepër të dobësohen ato, aq me pak kafsha ka frikë. Pra sa më i zhurmshëm të jetë qeni aq me pak rrezikon të sulmojë (kujtojmë shprehjen e njohur: "qeni që leh nuk të ha" - red.). Megjithatë duhet bërë kujdes, pasi gjëndja nganjëherë mund të ndryshojë.
Para një qeni të panjohur njeriu duhet të qëndrojë i qetë, me lëvizje të ngadalshme, të injorohet ai. Shfaqja e frikës, e tërheqjes dhe e pasigurisë apo e ndryshimit të zërit, mund t'u rrezikojë për sulm. Një qeni shumë të egër i duhet folur ëmbël e në mënyrë miqësore.

Ulërima, lehja e këlyshit, rënkimi
Tek ujku ulërima shërben për të thirrur tufën që të mblidhet rreth tij. Në këtë rast ulërirna është e gjatë, e vazhdueshme dhe dëgjohet nga shumë larg. Qeni i zbutur rrallë ulërin. Këtë e bën këlyshi kur e ndajnë nga familja ose kur qeni e ndjen se në afërsi ka një femër në afsh. Lehjet janë të gëzueshme, të mprehta dhe të qarta. Rënkirnet shprehin dhimbje e trishtim, më saktë qeni e ka nje hall.

Lojërat e ledhatimet
Fillojnë që në fillim, midis vellëzërve e motrave të së njëjtës lindje. Këlyshet kafshohen pa zarar, vrapojnë njëri pas tjetrit, duke krijuar skema shumë zbavitëse. Edhe të rritur ata kanë qejf të luajnë, duke i shprehur lojërat e tyre në shumë forma: përshendetin me trupin e përkulur përpara, këmbët e shtrira, gati për të kërcyer. Ky është qendrimi më i shpeshtë. Qeshja (s'ka gjë për të qeshur-red.) është një mimikë, që qeni e bën duke afruar buzët drejt veshëve, por pa treguar dhëmbët. Qeni të fton për lojë me një goditje të lehtë të këmbës a të turirit, duke të sjellë një send, apo duke t'u hedhur e vrapur përqark e me zik-zake.
Kur një qen do të afrojë një qen më frikacak ose më të vogël se vetja, shtrihet mbi kurriz dhe lëviz lehtë këmbët që ta inkurajojë kafshën e ndrojtur për t'u afruar pa frikë.
Ledhatimet kanë një rol të madh në marrëdheniet midis njeriut dhe qenit. Ledhatimet e bëra me dorë, mbi kokë ose mbi kurriz, përforcojnë te qeni sigurinë për miqësinë me njeriun që e shoqëron. Zakonisht qeni pëlqen të ulet ose të shtriqet para të zot. Dhe këtë e bën jo për servilizëm, por në shënjë miqësie e dashurie për të.

A kanë qentë një shqisë të gjashtë?
Thuhet se qentë kanë një shqisë të gjashtë. Ndjeshmëria e madhe që manifestojnë ndaj situatave të ndryshme, e nganjëherë tepër të veçanta, të ben ta besosh këtë, Por ende mungojnë të dhënat e plota shkencore për ta shpjeguar këtë plotësisht. Qeni e përcepton mirë ndikimin e fushës manjetike të tokës, (por jo aq sa pëllumbi) dhe, nëpërmjet saj, vihet në kërkim të gjahut edhe kur gjurmët "turbullohen". Qeni përcepton mirë ndryshimet e presionit atmosferik, intensitetin elektrik, shtrëngatën dhe tërmetin më mirë sesa njeriu.
Nuhatja shumë e zhvilluar e bën të zbulojë gjahun, apo një kafshë të rrezikshme.

Rituali i riprodhirnit
Femra e pranon mashkullin dy herë në vit, zakonisht në pranverë dhe vjeshtë, në fund të periudhës së afsheve. Në fillim, femra është e shqetësuar, pi ujë dhe urinon shpesh. Era e urinës se saj e tërheq mashkullin që nga qindra metra larg. Pasi e pëlqen mashkullin, ajo i afrohet, e godet lehtë e me naze me këmbë, dhe nganjëherë i kërcen atij mbi kurriz. Pasi miqësohen me njëri-tjetrin, femra e kthen bishtin pak anash. Ndodh që, gjatë këtij rituali, mashkulli, nga ekstaza a kushedi ngase, t'i futë dhernbet mbi qafën e partneres, por ajo nuk reagon, pasi kjo është një e kafshuar ledhatuese dhe pa ndonjë zarar. Ndërzirni zgjat me shumë se të disa kafshë të tjera. Duhen disa minuta, deri sa mashkulli te zbrazet mirë.
Në këto momente kafshët nuk duhen ngacmuar, pasi "kanë ngecur" e nuk mund të shkëputen. Kjo ndodh pasi organi i qenit mashkull ka dy gunga kockore që drejtohen e ulen vetem pasi zbrazet sperma.

EDUKIMI I KËLYSHIT

Periudha më e mirë për të marrë një këlysh për rritje është ajo midis 8-12 javëve. Më herët, por edhe me vonë, këlyshi të nxjerr disa probleme, si stresi nga ndarja, kur është më i vogël, duhet kujdes më i madh për edukimin, kur qeni merret mbi moshën 12 muajshe.
Këlyshi natën mund të lihet vetëm. Ndëshkirnet, vend e pa vend, e çorodisin atë. Ato duhen bërë me takt dhe kur duhet. Këlyshi ushqehet mirë, por pa e tepruar. Një këlysh që rron vetëm me të zotin bëhet më i lidhur me të.
Një këlysh pa përkujdesje detyrohet të sillet ndryshe me të tierët për të tërhequr vwmemdjen e tyre. Ndarja nga gjiri fillon në moshën shtatë javëshe. Në muajt e parë ai duhet të njihet me mjedisin, të shoqërohet sa më shumë, sepse i lënë vetëm shqetësohet, leh, ulërin, ndot mjedisin ku rri, etj. Edukimi i duhet ngarkuar një personi që ka lidhje të mirë me të. Nuk duhet vepruar as me ashpërsi as me butësi të tepruar. Para një pronari jo të rreptë qeni behët "vetë zot, vetë shkop".
Ndëshkimet e para u bëhen këlyshëve shume çamarrokë nga vetë nëna e tyre, e cila i kap me dhëmbë ata nga lëkura e zverkut, i shkund paksa dhe i vendos diku pranë. Kur ndëshkimi për këlyshin është i gabuar ndikon për këq në marrëdhëniet me të zotin.
Me qentë frikacakë duhet sjellë me takt, ndërsa me më forcë ndaj qenve të pabindur. Takti i të vepruarit synon për menjanimin dhe mospërsëritjen e fajita. Pra duhet vepruar me psikologji. Pas ndëshkirnet qeni lihet për ca kohë në qetësi e pastaj mund të ledhatohet. Ndikojnë për mirë ushqimi, ledhatimi dhe së fundi dhe fjalët miqësore.

Stërvitja për pastërtinë
Duhet filluar që në moshën e re, dy-tre mujore. Stërvitja nxjerr shumë probleme. Pasi caktohet vendi ku do të dalë jashtë i shtrohet një gazete apo një copë plastmasi. Këlyshi duhet kapur pas lëkurës së qafës e të vendoset në të njëjtin vend mbi këtë gazete.
Pas 100-200 herë të vepruari me durim në këtë mënyrë ai e kupton përsenë. Mund të bindet e të krijojë reflekse edhe me 10-20 herë. Lejohet jashtëqitja 3-4 herë në ditë, ndërsa urinimi 10-12 herë në ditë. Kur ktheheni vonë në shtëpi dhe shihni se ai ka ndotur diku shaheni me kujdes, i tërhiqni vemendjen dhe e vendoseni mbi një gazete. Mos e shani për një faj të bërë më parë, por për atë që e kapni në flagrancë. Kurrë mos e dënoni duke i futur turirin në plehëra ose duke e qëlluar me objekte të forta që mund t'i shkaktojnë plagë. Mjaftojnë nja dy javë, që ju ta edukoni me durim dhe do të çuditeni edhe vetë me sjelljen e këlyshit tuaj për mbajtjen e pastërtisë. Shpërbleheni atë me komplimente, ledhatime dhe dhurata që i pëlqejnë. Edhe kur jeni të mërzitur mos e trajtoni keq, por e ledhatoni dhe luani paksa me të. Keni për të parë se do të qetësoheni e do ta ndjeni veten më mirë, ndërsa këlyshi do te gëzohet pa masë.

Mësojeni
Pas kësaj stervitjeje vjen etapa e dytë, ajo e shetitjes. Kjo fillon në moshën pesë mujore, më herët nuk është e këshillueshme, pasi duhet ta nxirrni të pakten 15 herë në ditë. Një kopësht apo shtëpi me ballkon e lehtëson problemin. Akoma më mirë kur mësohet t'i plotësojë nevojat fiziologjike në rrugë, por duke u kujdesur për një vend të përshtatshëm. Kur ndërron shtëpi qenit i duhet një farë kohe për t'u përshtatur me mjedisin e ri, me njerëzit, etj. Pas ngrënies i kujtoni vendin për urinim. Patjeter mos e mësoni të hajë para jush, sepse lIastohet dhe ndjen epërsi Qysh në muajin e dytë këlyshi përtyp me dhëmbë sende të ndryshme ushqirnore, gjë që përkon me daljen e dhëmbëve të qumështit. Kocka që i jepet në këtë moshë të jetë e tillë sa të mos gëlltitet menjëherë dhe të mos jetë e mprehtë.
Kontrolloni lehjet. Kur mbetet vetëm ai leh dhe shqetëson fqinjët. Atëherë mësojeni të mos e bëj këtë. Mbani një bilbil dhe kur vjen ndonjëri, sapo fillon të leh, i bini bilbilit dhe e këshilloni të mos leh. Ndryshe veprohet me një këlysh që do të rritet për qen rojë. Atij
mund t'i lejohet të leh si një mënyrë sinjalizimi.
Ia hiqni kërcimet dhe kafshimet. Per ta c'rnesuar pershendeteni perkulur, deri ne lartesine e trupit te tij. Mos e inkurajoni te kacaviret ne gjunjet tuaja, hiqjani kete ves duke e larguar lehte e duke e keshilluar. Kafshimet e kelysheve jane te dhimbshme, sepse dhernbet i kane te helle si gjemb, ndaj duhet bere kujdes. Kur kafshon duke lozur, qendroni indiferent dhe palevizur, njekohesisht e qortoni me shprehjet "mos!, mos!" ose "kujdes!, kujdes!". Po vepruat me takt e dasharniresi ai fiton reflekset e duhura.
Edukimi aktiv. Konsiston ne te rnesuarit qe te qendroje ne pozicione te ndryshme: ulur, shtrire, ne kernbe. Mesojeni te kuptoje mire shprehjet: ngrihu, ulu, qendro, hajde, shko, merre, etj. Vetern me urdherin tuaj ai duhet te rnarre pozicionin qe i pelqen. Urdherin per te shkuar ne kolibe (stele), qeni i edukuar duhet ta zbatoje rnenjehere. Pra te mos behet i besdisshem per familjen apo per rnysafiret e ndryshern. Ne rast shetitje, qe t'iu bindet si duhet, vraponi ne drejtim te kundert te tij, therriteni me erner dhe po nuk iu bind, beni sikur fshiheni, gjersa kelyshi t'u kerkoje.
Keto jane disa keshilla te perqjithshrne, pasi ne rastet konkrete duhet te veprohet edhe sipas temperamentit te kelyshit, kushteve te mjedisit, etj.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Qeni”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest