SËMUNDJET DHE RUAJTJA E SHËNDETIT

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

SËMUNDJET DHE RUAJTJA E SHËNDETIT

Postby Laura Duka » 09 Dec 2016, 08:56

SËMUNDJET DHE RUAJTJA E SHËNDETIT
(Sipas rëndit alfabetik)

Abcesi
Abcesi, në shqip "lunga" është pezmatimi i nënlëkurës apo edhe i një pjese muskulare, që shoqërohet me qelbëzim. Karakteristikë është se abcesi është i kufizuar nga zona përreth, gjë që pengon përhapjen e mëtejshme të mikrobeve qelbëzues. Shkaktohet kryesisht nga kafshimi, çjerrja me thonj, gjëmbat dhe teli me gjëmba, plagosjet e ndryshme, etj. Abcesi karakterizohet nga një enjtje e ngrohtë dhe me dhimbje, që hasen 3-4 ditë pas ndodhisë. Kafsha paraqitet e deboluar, e trishtuar, pa oreks, me temperaturë mbi 39° C. Kafsha e sëmurë nuk lejon t'i prekin plagën. Kur plaga arrin pjekjen ajo nekrotizohet dhe çahet, duke nxjerrë jashtë qelbin. Pas kësaj, nëse nuk ka komplikacione, gjëndja shëndetësore e kafshës përmirësohet.
Trajtimi me ndërhyrjen e veterinerit është i nevojshëm. Në mjekimin e abcesit duhet patur parasysh parimi mjekësor se ku ka qelb duhet hapur. Për mjekim përdoren antibiotikët, etj. Mjekimi bëhet lokal dhe i përgjithshëm. Si masë parambrojtëse plagët duhen pastruar dhe dezinfektuar.
Abcesi i dhëmbëve
Karakterizohet nga një enjtje e faqes ku ka infeksion. Edhe për këtë duhet ndërhyrja e veterinerit. Përdoret edhe pasta e dhëmbëve.

Aksidentet e ndryshme
Shpesh herë qeni rrezikohet nga aksidentet. Ndaj tyre duhet patur kujdes dhe në rastin ekstrem pronari duhet të marrë masat e duhura. Aksidentet ndodhin më shumë gjatë periudhave të ndërzimit, në pranverë e në vjeshtë. Edhe qeni më i bindur më të takuar një femër në afsh e tërheq zinxhirin me forcë dhe po qe i lirë ai bredh pas saj. Qentë e rinj, ashtu si fëmijët, nuk e njohin rrezikun, sillen vërdallë, hyjnë kudo, kapërcejnë lartësi të paimagjinueshme, rrezikohen të shkelen nga njerëzit, mjetet e qarkullimit, etj. Të rrallë janë ata qen që mbushin dy vjet pa u dëmtuar.
Bëni kujdes gjithashtu për t'i siguruar mirë ilaçet si dhe çdo gjë që mund ta dëmtojë qenin. Kujdes nga prizat elektrike në dhomë, nga zjarri e uji i nxehtë. Në mjediset duhen mbajtur bimë dekorative, por jo helmuese, që mund të rrezikojnë qenin.
Çduhet bërë në rast aksidenti? Me kujdes duhet hequr kafsha menjanë. Kur një qen është goditur nga nje automobil, tërhiqeni me kujdes nga qarkullimi, por ruhuni se mund t'u ndodhë edhe juve e njëjta gjë. Çdo kafshë që pëson nje aksident të rëndë duhet konsideruar si e dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe palcën e saj, derisa të provohet se nuk është ashtu. Evitoni transportimin e të aksidentuarit kur ai nuk leviz dot. Në rast eksitimi e mbani kafshën peshë, pa ia përkulur shtyllën kurrizore. Është mirë ta vendosni në një platformë (barelë) të lehtë.

Aksidenti vaskular cerebral
Këto aksidente zakonisht quhen kriza apopleksie. Janë të shpeshta e të rënda sepse prekin trurin. Kafsha mund të ngordhë ose të mbetet invalide, qoftë edhe kafsha me shëndet të plotë (30% e rasteve ngordhin, 20-30% bëhen invalide). Më tepër janë pasoja të embolive, trombozave ose hemoragjive. Veterineri bën identifikimin e këtij aksidenti. Ndodh si rrufeja neë qiell të pastër, Duke patur ndërhyrjen e veterinerit, e në pamundësi cilido që të jetë pranë, qeni vendoset ,në një vend të qetë e të errët. Përsipër i hidhet një mbulesë e ngrohtë, nëse është ftohtë. I matet temperatura dhe kur i kalon 39° C i vendosen mbi kokë e trup pece të lagëta. Ndalohet dhënia e ushqimit dhe pirja e ujit. Prognoza. Në rast se kafsha pas 48 orësh del nga rreziku, atëherë turbullimet nervore zbuten progresivisht, deri sa zhduken fare. Mund të mbetën shënja të përkohshme: koka e mënjanuar, ecje e pasigurtë, dobësimi i nuhatjes e i të parit.

Alergjia
Përcaktohet si një tërësi reaksionesh jonormale të organizmit ndaj lëndëve të huaja. Konstatohet se 10% e qenve janë alerqjike, nuk hanë atë që për të cilën një qen tjetër është i pandjeshëm. Kjo lëndë e huaj mund të ketë natyrë të ndryshme: helmi i disa insekteve, poleni i luleve, ushqime fitosanitare, stofrat, tymërat, ilaçet, etj. Çdo kontakt me këto lendë alergjike shfaqet me dukuri të mëdha a të vogla, sipas sasisë së gëlltitur dhe forcës vepruese. Alergjia mund të shfaqet shpejt dhe jo rrallë herë shkakton ngordhje. Ajo prek të
gjitha sistemet dhe indet e organizmit: frymëmarrjen, (astmë, kollë, sinuzitë, rinitë, rrjedhje); të parit; sistemin e qarkullimit të gjakut (anafilaksi); aparatin tretës (vjellje, diarre), etj. Por në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja e alergjisë ka një shprehje të dukshme, atë "cutane" - të lëkurës.
Trajtimi i alergjive: Bëhen analizat e gjakut, kontrolli për eosinofilet. Veterineri, pasi vendos diagnozën, cakton, sipas rastit, mënyrat e trajtimit. Më lehtë është të mënjanohen alergjitë që vijnë nga lëndet ushqimore se sa ato nga tekstilet (shkorsa, tapete), etj. Injeksionet, nën lëkurë ose në muskuj, dhënia nëpërmjet gojës e barnave, sipas rastit, bëjnë efektin e tyre pozitiv. Alergjia është një sëmundje e vërtetë, por jo infektuese. Kafsha e prekur nuk rrezikon as kafshët e tjera, as pronarin. Trajtimi bëhet sipas këshillave të veterinerit.

Alopecia - rënia e qimeve
Shfaqet me rënien jonormale të qimeve, lokalizuar me vatra ose e përgjithshme, simetrike ose e çrregullt. Me prejardhje të ndryshme. Fiziologjikisht qeni i rrëzon qimet gjatë gjithë vitit, por më shumë në pranverë e vjeshtë. Kjo humbje është normale, pasi qimet e rëna zëvendësohen me qimet e reja. Qentë e apartamenteve e rrëzojnë dhe e zevendeësojnë qimen gjatë gjithë vitit. Bushtra (gorja), pas lindjes, mund të ketë një rënie të fortë e të shpejtë të qimeve. Duhet të shqetësohemi vetëm kur nuk del qimja e re. Alergjitë e
ndryshme ndikojnë për keq dhe favorizojnë rënien e qimeve. Vizita e veterinerit bëhet e domosdoshme.

Anemia
Është ulja e sasisë së hemoglobinës së gjakut, gjithmonë e lidhur me pakësimin e sasisë së rruazave të kuqe të gjakut. Anemia nuk është sëmundje në vetvete, por shenjë e një patologjie të rëndë. Shfaqet me zbehtësi të mukozave, me lodhje, trishtim, mungesë oreksi, dobësim,
Te qeni dallohen tri lloje anemish:
a. Anemia si rrjedhojë e shkatërrimit të rruazave të kuqe nga parazitët
e gjakut (piroplasmoza), nga lëndët helmuese (helmi i gjarpërit, metalit plumb, kripërave të bakrit, nga kloratet), nga qepa, nga disa helme bakteriale, etj.
b. Anemia si rrjedhojë e hemoragjive të jashtme ose të brendshme, nga gjakderdhja në organet e tretjes (nga viruse, parazite, ulçera, tumore), nga pamjaftueshmëria e mëlçisë, etj.
e. Anemia për shkak të çrregullimeve të rruazave të kuqe në nivelin e palcës së kockave.
Trajtimi. Në rastet e rënda veterineri bën transfuzionin e gjakut. Kafsha mjekohet për të shmangur shkakun kryesor nga vjen anemia dhe jepen ushqime të pasura me mikroelementë e vitamina.

Anestezia
Praktikohet ashtu si dhe te njerëzit. Veterinerët janë të pajisur me ilaçet e nevojshme. Para anestezisë së përgjithshme kafsha vihet në dietë, 12 orë më parë. Në përgjithësi bëhet një paraanestezi, duke injektuar një tretësirë që pengon krijimin e pështymës, vjelljet dhe pushimin e zemrës. Tridhjetë minuta më vonë, veterineri bën një injeksion ndërmuskular ose në damar. Në raste të operacioneve të gjata e komplekse, kirurgu veteriner bën anestezinë e thellë me gazin përkatës, nëpërmjet një sonde që futet në trake. Është një aparat i sofistikuar, por edhe mjaft praktik në përdorim. 24 orë pas anestezisë së përgjthshme, qeni duket i lodhur dhe nuk ka oreks. Anestezia lokale bëhet në zonat e dëmtuara të trupit ose kur behën ndërhyrje të lehta kirurgjike, si për të mbyllur plagët, për të hequr kistet, tumoret e vegjël, në prerjen e bishtit, etj.

Angina
Është një inflamacion në faring. Qeni ndjen vështirësi në gëlltitjen e ushqimeve dhe të ujit, nxjerr pështymë të pazakontë, që kthehet në jargë, Ndodh edhe kur kafsha ka gëlltitur trupa të huaj, kocka, copa druri ose metali, që shkaktojnë plagë në fyt. Anginat me origjinë virusale hasen më pak sesa te njeriu. Për këto raste therritët veterineri.

Angiostrongiloza e qenit
Ndodh nga ardhja, zhvillimi dhe riprodhimi drejt e në zemër dhe në degëzimet e arterieve të mushkërive i një krimbi, rreth 1 cm i gjatë. Qeni mund të infektohet duke ngrënë një kërmill, me apo pa guackë, që është bartës i parazitit. Kjo sëmundje është pothuajse vdekjeprurëse, sepse krimbi shkakton pamjaftueshmëri në funksionimin e zemrës dhe frymëmarrjen (kollë, tejlodhje, dobësim, etj).

Ankthi i ndarjes
Këlyshi çoroditet, bëhet nervoz kur ndahet nga nëna ose lihet i vetmuar nga zoti i tij. Duhet mësuar që ta durojë vetminë, por gradualisht me ndarjet nga më të shkurtrat në më të gjatat. Sidoqoftë, mundohuni t'ia largoni sa më shpejt ankthin e ndarjes këlyshit tuaj.

Anoreksia
Bëhet fjalë për mungesë të plotë ose të pjesshme të oreksit. Është pasojë e sëmundjeve ngjitëse, e kancerit, bllokimit të zorrëve, etj. Kur zgjat më tepër se 24 orë duhet thirrur veterineri.

Antalgjikët
Është antalgjik ose analgjezik çdo produkt që qetëson dhimbjen, si aspirina, paracetamoli, e ndonjë tjetër, që, siç dihet, përdoren shpesh nga njerëzit. Thuajse të njëjtin efekt kanë edhe për qentë. Aspirina jepet bashkë me ushqimin: 500 mg për një qen që peshon 20 kg, në çdo 12 orë. Paracetamoli nuk iu jepet qenve të moshuar. Ilaçet ndërpriten pas 2 ditësh mjekimi. Bëhen edhe mjekimet e tjera të nevojshme.

Anuria

Shpreh zvogëlimin ose bllokimin e nxjerrjes së urinës. Një qen me peshë 10 kg duhet të urinojë pa vështirësi dhe pa dhimbje të pakten 250 mg urinë në 24 orë. Kur kafsha nuk urinon, ka vështirësi apo dhimbje gjatë derdhjes së urinës, mos vononi por drejtohuni te veterineri.

Aparati lotsjelljës
Gjëndërrat e lotëve prodhojnë lotë që të njomin e mbrojnë sytë nga mikrobet dhe lëndet e huaja. Një mosfunksionim normal sjell si pasojë shtimin ose pakësimin e lotëve. Shënja e lotimit është vazhdimësia e rrjedhjeve, gjë që ndryshon, përreth syrit, edhe ngjyrën e qimeve, sidomos tek te bardhat. Shkaqet janë të ndryshme, virale, trashëgimia, etj. Në të kundërtën, kafsha me defiçit në lot paraqitet me inflamacione në sy, me nxjerrje të një lëngu të trashë që përsëritet edhe pas çdo pastrimi. Përdoren banjëzime me barna të rekomanduara nga veterineri. Mos i përdorni ato vend e pa vend, por veproni me kujdes sikur të mjekonit syrin tuaj.

Aritmia
Është anomali e ritmit të zemrës. Qeni ka rrahje të parregullta ose aritmike të zemrës, gjë që bën të shpështohet ritmi i frymëmarrjes. Rrahjet normale të zemres luhaten nga 70-120 në minutë. Te qentë e vegjël është në normë edhe më të lartë. Krahas kësaj aritmie fiziologjike qeni mund të manifestojë aritmi patologjike, për shkak të pamjaftueshmërisë së kryerjes së funksioneve prej zemrës. Aritmia konstatohet me dëgjim, me matje të pulsit dhe me saktë me elektrokardiogram.

Artriti
Është sëmundje e kyçeve(artikulacioneve), me kohëzgjatje të shkurtër ose kronike. Dhimbja është e madhe, e vazhdueshme, ndaj qeni çalon. Artritet infektive janë rrjedhojë e traumave si: plagët, kafshimet, gjëmbat apo telat me gjëmba, etj. Shënjat shfaqen disa ditë me pas, me ethe e çalim. Duhet ndërhyrja e mjekut veteriner. Qeni mund të vuajë edhe nga artritet joinfektuese, si nga reumatizma, nga ulja e imunitetit, etj.

Artroza
Është një sëmundje kronike, që shkakton deformim të kockave, kryesisht të atyre periferike. Është e shpeshtë tek qeni, sidomos te ata të moshës mbi 8 vjet, në disa raste edhe më herët. Pasojë e artrozave janë ritrashja e trupit, vështirësia për të lëvizur, kafsha nuk qëndron mirë në këmbë, etj. Dhimbjet i shtohen në kohë të lagësht e të ftohtë.
Trajtimi: Qenit i duhet siguruar pushim, mjedis i ngrohtë, të mjekohet me analgjikë, të dobësohet kur ka mbipeshë. I bëhet mjekimi me rreze, banja termale, etj.

Ashiti
Kjo shprehje tregon grumbullimin e lëngjeve në boshllëkun e barkut. Barku i qenit të sëmurë është jo proporcional me trupin. Frymëmarrja i bëhet e vështirë nga pesha e këtij lëngu. Pra ashiti është pasojë e një çrregullimi në qarkullimin e gjakut, me moskthimin e tij normal drejt zemrës. Shkaqet mund të jenë të ndryshme, por kryesisht nga sëmundjet e mëlçisë, sëmundje të ndryshme infektive apo edhe parazitare. Duhet ndërhyrja e veterinerit.

Astma
Shkaktohet nga një dobësim i shpejtë i frymëmarrjes, që mund të shoqërohet me kollë të fortë e të thatë, nganjëherë frymëmarrja bëhet fishkëlluese. Racat trupvogla vuajnë më shumë. Në rast krize hapni dritaret, mos pini duhan në prani të qenit astmatikë. Veterineri do t'u japë këshilla më të plota.

Atrofia e retinës
Është një sëmundje që vërehet jo rrallë në qen e sidomos të ata të moshuar. Para se të blini një qen i bëni vizitën me veterinerin. Atrofia në fjalë është sëmundje trashëguese. çrregullimet e para shfaqen me dobësimin e shikimit dhe dalëngadalë qeni qorrohet. Nuk ka ilaç për shërim.

Aujeski
Sëmundja Aujeski ende vazhdon të quhet pseudo-tërbim. Është sëmundje ngjitëse, prek qenin, gjedhin, derrin, mishngrënësit. Nuk prek njeriun. Shkaktohet nga një virus që qeni ia trasmeton të tjerëve. Qeni në këtë rast nuk është agresiv si ai i tërbuar, por tregohet i plogësht, nuk gëlltitet mirë, ka jargë, kruhet vazhdimisht, pastaj paralizohet dhe nuk merr dot frymë. Masat janë vetëm parandaluese. Mos i jepni kurrë qenit mish të freskët (të papjekur) ose mbeturinat pas therjes së derrit. Në rast se sëmundja është e përhapur i bëni qenit vaksinimin. Jepini ushqim të gatuar e jo mishra të freskëta.

Bajamet-Tonsiliti
Inflamacioni i bajameve është i shpeshtë te qentë. Shoqërohet me pezmatimin e laringut e të faringut. Bajamet marrin ngjyrë të kuqe të ndezur, të mbushura me një mukus, më shumë a më pak të trashë. Mjekimi bëhet me antibiotikë, kur shoqërohet me temperaturë. Në rastet e rënda e të përsëritura operacioni bëhet i domosdoshëm.

Bandazhimet
Çdo plagë duhet të dezinfektohet dhe pastrohet me kujdes, duke i bërë kompresa me ujë të oksigjenuar, alkool, jod, amoniak, etj. Plaga kur bandazhohet nuk duhet shtrënguar shumë, pasi qeni ka prirje ta heqë atë ngaqë e shqetëson. Për ta fiksuar benden përdoret elastoplast. Bandazhimi duhet bërë çdo ditë. Plagosjet në vesh nxjerrin shumë gjak, prandaj ato duhen mjekuar e bandazhuar pa tjetër, pasi qeni është i lëvizshëm nga natyra dhe mund të përlyejë shtëpinë, apo mjedisin përreth.

Bllokimi i zorrëve
Ndodh nga një trup i huaj jo ushqimor i gëlltitur nga kafsha që vepron si tapë. Me të predispozuar janë këlyshet pa përvojë dhe kuriozë të trazojnë çdo gjë. Në më të shumtën e rasteve këta trupa të huaj janë: bërthama pjeshkë, kajsie, topa të vegjël, copëra stofi, etj. Shënjat janë më pak a më shumë të shprehura, sipas vendosjes në zorrë e madhësisë së tyre, sipas bllokimit, të pjesshëm apo të plotë. Pasohet me vjellje të vazhdueshme. Mungesë oreksi e kapsllek, dhimbje në bark, kurriz të përkulur, temperaturë deri 40° C. Duhet vizita e veterinerit. Në rastet e rënda bëhet operim.
Cezariana
Që nga koha e perandorit romak Jul Cezarit, që lindi me këtë metode kirurgjike, teknika ka përparuar shumë, e sidomos në saj të anestezisë së përgjithshme e të pajisjeve moderne. Operacioni çezarian ka një teknikë të thjeshtë. Hapet barku i bushtrës, sipas rregullave të caktuara, pritet mitra dhe nxirren këlyshet. Ata pastrohen nga mbeturinat organike, u lirohen vrimat e hundës, u pritet dhe u dezinfektohet kërthiza. Këlyshët vendosën në inkubator në temperaturën 32° C dhe në pamundësi në një dhomë të ngrohtë. Nëna qepet me kujdes dhe vendoset në reanimacion. Një bushtër e tillë nuk ka pengesë të lindë përsëri.

Cirkumanalum
Bëhet fjalë per tumore të gjëndrave periferike të anusit. Fatmirësisht më shpesh janë beninjë (të mirë). Tumoret jo kanceroze shfaqen më shumë te meshkujt e moshës së mesme ose të mplakur. Pronari duhet të shqetësohet nëse qeni del shpesh, ka dhimbje e fekale me gjak. Tumori në këtë rast duhet operuar.

Cistitet
Janë pezmatime të mëshikëzës së urinës, me kohëzgjatje të shkurtër apo të gjatë. Më shpesh janë rrjedhojë e një infeksioni ose të një helmimi nga bimët helmuese ose lëndet kimike. Shënjat janë gjithmonë të njëjta (femrat vuajnë më shumë). Kafsha urinon shpesh e ka dhimbje. Urina mund të jetë e ngjyrosur me gjak. Gjatë urinimit qeni i sëmurë merr qendrim jonormal ose rri me këmbë të ngritura apo galiç. Edhe në këtë rast thirret veterineri për konsultim dhe përcaktohet mjekimi.

Çalimi
Është një dizekuilibër i ecjes normale. Disa çalime kanë origjinë traumatizmat, infeksionet e ndryshme, tumoret, apo shkaqe të tjerë, Në qoftë se qeni juaj çalon papritur, vrojtoni putrat e tij, i pastroni ato nga trupëzat e mbetura mes gishtave, u prisni thonjtë e gjatë. Me mjekimin e duhur, pas disa ditësh, ecja bëhet normale.

Zhvendosja e kupës së gjurit
Më tepër ndodh në racat trupvogla. Zhvendosja e kupës së gjurit në drejtim të anës së brendshme sjell bllokimin e lidhjeve të vet kyçit. Kafsha çalon, ecën me kërcime, mbi tri këmbë, Duhet ndërhyrje kirurgjike. Në këtë rast mund të ndërhyjnë edhe mjekët popullorë me përvojë.

Demodecia
Është sëmundje e lëkurës me origjinë parazitare, por jo ngjitëse. Shkaktohet nga një parazit i familjes akaride (Demodex canis) që penetron në qeskëzat e qimeve dhe në gjëndërat dhjamore. Transmetimi bëhet nga nëna te këlyshet, rritet për mungesë imuniteti. Më tepër është rrjedhojë e moskujdesit për qimet dhe lëkurën. Favorizohet në stinat me shira dhe në mjedise me lagështi të tepërt. Shfaqet më tepër te këlyshët, te qentë me qime të dëndura e të rrafshta, si psh tek qeni gjerman. Demodecia, është një variant i zgjebjes, shfaqet me njolla mbi lëkurë, ku qimet bien. Në këto vatra shkaktohen kruarje të bezdisshme. Nëse kafsha nuk trajtohet, sëmundja mund të përfshijë gjithë lëkuren e trupit. Qeni i infektuar dobësohet. Lëkura bëhet fole mikrobesh për sëmundje të tjera. Krurjet shpeshtohen, lëkura trashet, në të shfaqen pikëza të qelbëzuara, pothuajse kudo. Kjo lloj zgjebjeje nuk e infekton njeriun. Trajtimi është i gjatë e i vështirë. Qeni duhet qethur tërësisht, i duhet bërë banjë çdo javë me tretësira antiparazitare, por sipas këshillave të veterinerit. Rreth 80% e qenve shërohen kur trajtimi bëhet në kohë e si duhet.

Dermatiti alergjik nga pickimi i pleshtave
Është alergjia më e shpeshtë tek qentë. Shkakton kruarje të forta e sidomos në vendin e prekur. Qimja bëhet e ashpër, e thyeshme dhe rrallohet. Lëkura djersit, skuqet, nxehet e dhëmb. Nga krurja plagët mund të infektohen. I lënë pa trajtim qeni mund të humbasë gjithë qimet e pjesës së prapme të kurrizit. Lëkura nxijoset e trashet. Në këtë rast duhen luftuar pleshtat me preparatet përkatëse.

Dermatiti alergjik i kontaktit
Është tipik dhe shoqërohet me tejndjeshmëri të vonuar. Shfaqet me ngjyrën rozë të lëkurës, si dhe me kruarje. Njihen alergji të tilla nga qaforja prej lekure ose plastike, nga çanakët plastike, tekstilet sintetike, çimentoja, etj.

Dermatitet - dermatozat
Tek qentë sëmundjet e lëkurës janë të shpeshta. Quhen zakonisht ekzemë. Kanë origjinë të ndryshme: parazitare, mykotike, bakteriale, alergjike, psiqike, hormonale, hepatike, traumatike, ushqimore, nga helmimet, tumoret, apo trashëguese, Duhet ditur se çdo dermatit kërkon mjekim specifik, ndaj qeni duhet vizituar te veterineri.

Dështimi patologjik

Vdekja e fetusit (këlyshit në bark) është e rrallë tek qeni. Shkaqe janë më teper aksidentet (rrëzim, goditje në bark) dhe më rrallë sëmundjet infektive.
Dështimi me dashje (i provokuar) bëhet për të ndërprerë lindjen e këlyshëve, kur s'ka të dhëna të sakta për racën e tyre, ose kur femra është shumë më e vogël nga mashkulli dhe mund të rrezikohet gjatë lindjes. Dështimi bëhet pas një periudhe jo të gjatë nga dita e ndërzimit. Për këtë veterineri bën tri injeksione me oestrogenë, me një interval prej 48 orësh. Pasi arrihet dështimi, kafsha mbahet nën mbikqyrje, pasi mund të ketë temperaturë, apo infeksione të mundshme. Pra duhet ndërhyrja e veterinerit, përndryshe mund të rrezikohet jeta e kafshës.

Diabeti insipid - josheqeror

Është i rrallë dhe nuk duhet ngatëruar me diabetin e sheqerit. Pasoja janë: etja e madhe dhe urinimi në sasi e i shpeshtë. Ndryshe nga diabeti i sheqerit, urina është e çartë dhe jo e sheqerosur. Janë tre burime të tij: psiqike, hormonale, të veshkave. Trajtimi i hershëm i qenit me ketë diabet ka më tepër efekt.

Diabeti i sheqerit
Është mjaft i shpeshtë dhe sëmundje komplekse, rrjedhojë e një defiçiti të plotë ose të pjesshëm të sekretimit (nxjerrjes) ose të veprimit të insulines që prodhon pankreasi. Në këtë sëmundje, ndonëse ushqimet (glukozë, aminoacide) hyinë në pjesën më të madhe të indeve të organizmit, ato, e sidomos glykoza, nuk shfrytëzohen nga qelizat. Kjo sjell çrregullime të rënda në qelizat e në indet, rritet prania e glykozës në gjak, e cila eleminohet nga urina. Ky diabet është sëmundje që vërehet më shumë në qente e rritur të moshës 6-10 vjet. Sipas të dhënave del se 80 % e rasteve janë rrjedhojë e dhjamosjes dhe e ushqimit të tepërt. Preken më shumë femrat. Qeni me diabet pi ujë dhe urinon shpesh. Urina është e trashë dhe me erë. Bebëzat e syrit zbardhëllohen, qeni dobësohet, derisa bie në koma dhe ngordh.
Trajtimi: Duhet mënjanuar dhjamosja e tepërt, të ekuilibrohet ushqimi, të përdoren ilaçet e përshtatshme.

Diarrea
Haset jo rrallë. Kafsha del shpesh me jashtëqitje të lëngshme. Shkaku është më tepër ushqimi i dizekuilibruar ose i ndryshuar. Mishi bajat ose i prishur. Konservat e vjetëruara gjithashtu shkaktojnë diarrenë. E shkaktojnë edhe mikrobet, viruset, salmonelat, krimbat, oksiuret, etj. Diarretë kronike kanë shkaqe komplekse, si: pamjaftueshmëri të pankreasit, të mëlçisë, të veshkave, të aparatit tretës, nga lëndet kimike, etj.
Me diarretë duhet bërë kujdes se disa syresh, me origjinë infektive e parazitare, transmetohen nga qeni te njeriu dhe anasjelltas, ndaj duhet higjienë e dyanëshme.
Mjekohen, sipas rastit e shkakut, me antibiotike, antiparazitare, barna antihelmuese, etj. Kafshës nuk i jepet të hajë, veçse ujë me bollëk, gjatë 24-48 orëve. Mandej ushqimi i shtohet gradualisht për rreth një javë, duke ia dhënë 3-4 herë në ditë. I jepet mish i freskët, oriz i zjerë mirë. Perimet në fund të konvaleshencës, Kosi, edhe për qenin, është ushqim shumë i mirë në rastet e diarreve.

Defekte të frymëmarrjes
Ka forma akute ose kronike. Shfaqet me frymëmarrje shumë të shpejtë, të zhurmshme, me dihatje, gati me asfiksi. Shoqërohet me rrjedhje të holla ose të trasha nga hundët, me kollë, ethe, etj. Në raste të rënda, kafsha e ka të pamundur të shtrihet e të shlodhet.
Shkaku kryesor Janë patologjitë e mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes. Diagnoza përcaktohet nëpërmjet analizave përkatëse, të gjakut, radiografisë, elektrokardiogramës, etj.

Dirofilarioza
E njohur si sëmundje e krimbave të zemrës, ajo është e përhapur në vendet mesdhetare (Italia jugore e Spanja janë më të prekura). Për shkak të udhetimeve jashtë shtetit, tashmë po përhapet edhe në SHBA e Kanada. Shkaktar i saj është një nematodë (krimb i rrumbullakët), rreth 30 cm i gjatë, si një fije makaronash spageti. Paraziti strehohet në zemrën e qenit, në barkushën e djathtë dhe në arterien e mushkërive. Krimbat pjellin vezë, që shpejt kthehen në larva të gjata sa një e treta e milimetrit. Këto hyjnë në enët e gjakut, duke u shpërndarë edhe në kapilarët (enët e vogla). Mizat, duke thithur gjakun e qenit, ia transmetojnë përsëri atij apo një kafshe tietër.
Qeni i prekur lodhet shpejt, kollitet, dihat, etj. Duhen bërë analiza për të diagnostikuar parazitet (radiografi, ekografi, analiza të gjakut).
Trajtimi është i vështirë dhe i rrezikshëm për qenin. Duhet kryer operacion në zemër për të larguar këta krimba parazitare. Vitet e fundit është zbuluar një ilaç me shumë efekt dhe që është i tolerueshëm për organizmin. Sipas këshillave të veterinerit, ai iu jepet qenve në zonat e infestuara edhe si parandalues, një herë në muaj, nga një tabletë.

Displazia e këllkut (ijeve)
Është keqformimi i lindur i pjesës midis kokës së femurit(kocka e sipërme e këmbës) dhe basenit. Zhvillimi jonormal sjell gërryerjen e shpejtë të sipërfaqeve të kycit dhe shfaqjen e artrozës së këllku; Shënjat e para shfaqen nga mosha pesë mujore. Qeni ka dhimbje të menjëhershme në të dyja këmbët e prapme, ngrihet me zor, nuk vrapon dot, nuk ngjit dot shkallët, çalon, etj. Trajtimi mjekësor zbut dhimbjet. Duhet zgjedhur ushqimi, të jetë i pasur me proteina dhe lëndë minerale, për të rregulluar metabolizmin e kockave. Në raste të rënda bëhen ndërhyrje kirurgjikale.

Dispnea
Me fjalën dispne shprehet vështirësia në frymërnarrje. Kafsha merr frymë me gojë shumë të hapur, kërkon ajër, gulçon me ndërprerje. Nuk duhet ngatërruar me dihatjen fiziologjike, pasojë e lodhjes ose e të nxehtit. Shkaktarët e dispnesë janë të ndryshëm, por
kryesisht bronkopneumonia dhe tumoret e gjoksit. Qeni me dispne duhet mbrojtur, duke mos i krijuar emocione, të mos shqetësohet, të mos pihet duhan në mjedisin e tij, etj.

Djegiet
Shkaktohen më tepër brenda shtëpisë, nga tigani me ujë të nxehtë apo me vaj, kur qeni shkel në asfaltin e porsashpërndarë, e në raste të tjera. Qentë, dhe më shumë këlyshët, rrezikohen edhe nga lëndet kaustike, ato acide, etj. Dallohen djegie të kategorisë I- rë, ll-të dhe të Ill-të, që pronari zor se i klasifikon vet.
Një djegie e parëndësishme shoqërohet me skuqje lokale, e kufizuar në disa cm katrorë e ndoshta më gjerë. Mbi vendin e djegur hidhni ujë të ftohtë (15°C) për rreth një çerek ore. Dezinfektoni vatrën e djegur me një tretsirë si: Cetavlon, Betadinë ose edhe me Mercryl, Laurylë, të përzier me pak ujë. Kini kujdes: mos vini asnjëherë alkool mbi plagën e djegur.
Djegia e shkallës së rëndë kërkon patjeter veterinerin. Deri në ardhjen e tij mbulojeni dhe vendosni qenin në një mjedis të ngrohtë e të qetë. Në djegiet e shkaktuara nga lëndet kimike, në rast se keni dijeni mbi natyrën e tyre, merrni ndonjë masë paraprake, deri sa të arrijë veterineri. Psh në djegiet nga soda kaustike dhe alkaline bëhet shpëlarje me uthull e ujë të ftohtë, ndërsa në djegiet acide bëhen lavazhe me bikarbonat sode 1,4 %.

Dobësimi
Qeni është kafshë me oreks të madh dhe me aftësi të krijojë rezerva yndyrore, kështu që rrallë se gjen qen të dobët. Një dobësim i vazhdueshëm duhet marrë seriozisht. Shkaqet mund të jenë:
a. Ushqimi i keq, i pamjaftueshëm gjatë rritjes, gjatë mbarsmërisë, apo periudhës së lindjes, etj.
b. Mungesa e oreksit sjell çrregullime fizike (ethe, sëmundje ngjitëse, sëmundje të gojës dhe ezofagut, kancer, etj), si dhe turbullime nervore (nervozizëm, trishtim, pasiguri, depresion, eti).
Dobësimi ndodh edhe në ato raste kur kafsha, ndonëse ka oreks, nuk e asimilon mirë ushqimin (çrregullime të aparatit tretës, nga parazitët, pamjaftueshmëri e veprimit të mëlçisë, pankreasit, në gastroenteritet kronike), Gjithashtu dobësimi mund të jetë pasojë e sëmundjeve të tiroideve, diabetit, etj. Në rast se dobësimi bëhet shqetësues, drejtohuni te veterineri.

Duke pritur ardhjen e veterinerit
Kafsha ka nevojë për ndihmën e veterinerit, por ai ende s'ka ardhur. Ndihmojeni qenin e sëmurë. Hidhni kafshës një mbulesë të ngrohtë përsipër, sidomos kur është ftohtë, mos i jepni për të ngrënë e për të pirë, e ledhatoni, i flisni urtë e butë Mos lejoni që të grumbullohen njerëz përreth tij. Po qe se qeni qëndron i palëvizshëm, shikoni nëse ka ngordhur apo është gjallë. Këtë e bëni duke i matur pulsin ose duke vënë para hundës së tij xhamin e orës suaj. Nëse xhami nuk formon bulëza uji atëherë, me keqardhje, ose ka ngordhur ose është në koma. Para se të vijë veterineri, bëni fashitjen e plagëve me mjete rrethanore. Lidheni më lart se plaga, kur është plagosur në ndonjë gjymtyrë, për të pakësuar apo ndaluar hemoragjinë.

Dhëmbët e qumështit
Këlyshi lind pa dhëmbë. Në javën e tretë dalin dhëmbët e qenit, një javë më pas shfaqen inçizivet e vegjël dhe në javët e 5-6- të paradhëmballët. Pra 32 dhëmbë, që këlyshi i mban deri në 3 muaj e gjysëm. Këta quhen dhëmbët e qumështit. Pas rënies së tyre, deri në muajin e shtatë, formohet kurora e përhershme e dhëmbëve me 42 dhëmbë. Ky ndërrirn kalon pa u vënë re, pasi këlyshi i gëlltit gjatë ngrënies dhëmbët e rënë. Ka edhe raste kur disa dhëmbë të qumështit qëndrojnë edhe më vonë, kështu që duhen hequr pasi pëngojnë ata definitive (dukuria e dhëmbëve kataroshe).

Dhënia e ilaçeve nga goja
I jepen sipas recetës së veterinerit. Vetpërdorimi dhe dhënia pa kriter e tyre sjell rreziqe, bile edhe kur ilaçet shiten në treg ose në farmaci.
Për të gëlltitur një hapje qeni nuk e ka të vështirë. la jepni këtë bashkë me mishin ose djathin, gjalpin ose ia përzjeni me ushqimin tjetër, Por kur ai është i sëmurë ose kur ilaçi nuk i pëlqen, atëherë ose do të mësoni ose i hapni vet gojën. Për t'i hapur gojën, me njërën dorë kapni nofullën e sipërme dhe turirin e tij dhe ia tërhiqni prapa deri sa goja të hapet për gjysëm. Me dorën tjetër mbani nofullën e poshtme dhe, me një veprim të shpejtë, i futni ilaçin brenda grykës ose në mes të gjuhës. Mbajani gojën mbyllur me dorë, derisa të siguroheni se ilaçi është shkrirë.

Dhënia e një lëngu ose ilaçi në formë brumi

Për këtë duhet një shiringë plastike (pa gjilpërë). Qenit i ngrihet koka me turirin përpjetë dhe gojën të mbyllur. Futet shiringa anash, prapa dhëmbëve të qenit. Kur koka qëndron mirë vertikalisht, mbajani atë të ngritur, deri sa i gjithë ilaçi të jetë gëlltitur. Mund të veprohet njëlloj edhe me një lugë kafeje 5 ml ose me një lugë supe 15 ml, por është diçka më vështirë se me shiringën, Në rast se do të hasni vështirësi, thërrisni veterinerin, i cili ka përvojë dhe di të veprojë sipas rastit.

Edema kunike
Dukuri me origjinë alergjie, që shprehet me enjtje të shpejte të kokës, Dendur shoqërohet me teshtitje dhe lot, kruarje, vatra qimesh të ngritura, me diametër sa një monedhë metalike. Vërehet me tepër në moshat e reja. Shënjat shfaqen rreth një gjysmë deri në një orë pas kontaktit me lënden alergjike, pas pickimit të insekteve, etj. Përdoren barna antiinflamative, injektohet adrenalinë, etj.

Ehrlikioza
Transmetohet nga pickimi i riqnave. Shkaktohet nga një bakterie që shumëzohet brenda qelizave dhe që mund të çojë në ngordhje. Qeni i sëmurë ka këto shënja: ethe, lodhje, mungesë oreksi, anemi, gjak nga hundët. Vazhdojnë nga disa ditë në disa vite. Diagnoza përcaktohet edhe nëpërmjet analizave të gjakut. Duhet ndërhyrja e veterinerit. Si në rastet akute dhe në ato kronike, pas mjekimit, sëmundja stabilizohet.

Epilepsia
Është sëmundje nervore ideopatike, dmth e veçantë për kafshën, jo ngjitëse. Shkaqet nuk janë sqaruar. Kriza e parë mund të ndodh në moshën nga 6 muaj deri në 5 vjet. Jashtë krizës kafsha ka sjellje normale. Krizat e para ndodhin më shumë kur qeni është në gjumë. Kriza në fillim zgjat nga disa sekonda në disa minuta. Qeni epileptik ka shqetësim, tronditje, rrëzohet për tokë pa vetëdije dhe shtrihet si i ngurtësuar. Sytë i mban të hapur, nofullat të palëvizshme. Frymëmarrja e bllokuar, koka e varur nga prapa, gjymtyrët si të goditura nga korenti elektrik. Pas kësaj koka vjen në vend, kërcet nofullat, kafsha nxjerr shumë jargë, urinimi dhe jashtëqitja shpeshtohen. Qeni duket si i trullosur, i pafuqishëm, por tashmë është përmendur. Frymëmarrja përmirësohet pas pak. Gjatë krizës lëreni të qetë qenin tuaj, vendoseni atë larg mureve dhe mobiljeve, që në rast krizash epileptike të mos dëmtohet, Më mirë në një qoshe të qetë e të errët, Mos i bëni masazhe, as t'i hapni gojën me forcë. Një krizë e shkurtër epileptike mund të mos sjellë ndonjë dëm, ndërsa kur krizat përsëriten duhet ndërhyrja e veterinerit.

Etja
Një qen me peshë 10 kg dhe me shëndet të mirë nuk duhet të pijë më tepër se një gjysëm litre ujë në ditë, ndërsa një qen me peshë 20 kg i duhet rreth 1 litër ujë në ditë, etj. Përveç rasteve të veçanta (afshi, stres, gjatë periudhës së gjirit), kur organizmi ka më shumë nevoja fiziologjike për ujë. Etja e tepruar është shpesh herë shënjë e një sëmundje të përgjithshme (diabet, sëmundje veshkash, të melçisë, etj). Etja lidhet edhe me ngarkesat fizike. Një qen në gjueti apo në një garë sportive ka me shumë etje se sa kur është në pushim.

Ethet
Manifestohen nga astenia (dobësim i funksioneve normale të të gjithë organizmit). Qeni me ethe ka plogështi, mungesë oreksi, dridhje trupore, dhe para së gjithash ka ngritje të temperaturës. Temperatura normale në rektum është mesatarisht 38'5 gradë C. Në rast se ajo rritet mbi 39° C themi se qeni ka ethe. Këto, në më të shumtën, janë pasojë e infeksioneve të ndryshme. Zakonisht zgjatin mbi 24 orë. Ethet mjekohen duke lufuar shkakun kryesor që ato i sjell. Sipas këshillës së veterinerit përdoren antibiotikë ose ilaçe të tjera.

Eutanazia
Secili shpreson që qeni i tij, ky shok besnik, të jetojë sa më gjatë dhe të vdesë i qetë. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve, nuk ndodh kështu. Para një sëmundje të pashërueshme, para pleqërisë së rëndë, që kafsha të mos vuajë, ndërhyhet për t'i shkurtuar jetën. Lëndët që i jepen janë të ndryshme. Zakonisht ato sjellin gjumë të shpejtë dhe vdekjen e qetë nga pushimi i zemrëes. Qeni nuk dyshon në këtë "shërbimn" të fundit, e duron injeksionin si diçka normale për të. Pas kësaj kufoma groposet në vendin e caktuar. Në disa vende, si psh në Francë, kufoma digjet dhe hiri varroset.

E keqja nga transporti
Qentë, sidomos kur nuk janë mësuar, e vuajnë ndjeshëm transportin me automobil, tren, avion e vapor. Kafsha, në këto raste, ka neveri, krupë, vjell, nxjerr pështymë, mund të ketë edhe diarre. Preparati i sotëmern i rekomanduar për këtë rast është Nautamina (antihistaminik). Me kohë kafsha mësohet ta durojeë transportin. Këlyshet duhen mësuar gradualisht, nga udhëtirnet e shkurtra në ato më të gjata.

Glaukoma
Syri i qenit ka strukturë të përafërt me atë të njeriut. Është një glob që ndahet në dy pjesë nga kristalina. Pjesa e prapme përmban indet qelizore, ndërsa pjesa e përparme është e lëngët. Qarkullimi, nga njera anë në tjetrën, bën lidhjen dhe ushqen indet. Anomalitë, nga mosqarkullimi i mirë i lëngut qelqor, çon në një hipertension të brendshëm që dëmton nervin e të parit. Shënjat e para shfaqen papritur dhe me dhimbje të forta. Glaukoma kap të dy sytë, Kafsha ka shqetësime ndaj fërkon fort syrin e sëmurë. Ai skuqet, bebja zmadhohet, qepallat mbyllen përgjysëm. Dëmi më kryesor mund të jetë paralizimi i nervit të të parit. Mostrajtimi çon në verbëri të plotë. Një diagnozë me kohë nga veterineri eviton këtë patologji dëmprurëse.

Goditja nga të ftohtit
Në përgjithësi qentë e durojnë të ftohtit më mirë se të nxehtit. Lëkura e qimja janë rnbrojtës të mirë, vrapimi për disa kilometra e ekuilibron mjaft gjëndjen. Megjithatë, disa raca, si qentë e vegjël, qentë qime shkurtër, me trup delikat, kafshët e sëmura në konvaleshencë, ato të moshuara si dhe këlyshet nën tre muaj, nuk e durojnë sa duhet të ftohtin, temperaturën nën 10 grade C, shiun dhe erën. Këtyre qenve, sidomos atyre me trup të vogël e delikat, iu vishet mantoja ose jeleku i posaçëm dhe pas shëtitjes, nësë janë lagur, është mirë të thahen me peshqir. Qeni e adhuron dëborën ndaj duhet patur kujdes që të mos gëlltit shumë, sepse rrezikohet nga diarreja. Gjatë sporteve dimërore merrni masa qysh 15 ditë më parë, duke ua lyer putrat me barna të posaçme, sepse dëbora dhe akulli u shkaktojnë plagë. Qentë e Veriut, ku ka gjithmonë dëborë mbahen me këpuçë plastike të posaçme. Pas shëtitjes këmbët e qenit futen në ujë të ngrohtë për t'u pastruar, sidomos iu hiqen mbeturinat midis gishtave. Qeni delikat që rritet brenda apartamenteve nuk duhet lënë shumë në dëborë se mund të ftohet. Ndryshe qëndron puna me një qen trupfortë dhe i përshtatur për zonat e ftohta. Gjatë dimrit qeni duhet ushqyer më mirë, me ushqime cilësore, të pasura në proteina, yndyrna, mikroelementë e vitamina. Sidoqoftë përvoja do t'u mësojë nëse qenin tuaj e josh apo e dëmton të ftohtit.

Grenuijetë

Është një enjtje e butë, shpesh e dukshme, që prek qenin, sidomos prapa veshit e prapa nofullës së poshtme. Janë kiste të mbushura me lëng të tejdukshëm. Është një patologji beninjë, pra kalon lehtë. Edhe në këtë rast mund të konsultoheni me veterinerin.

Gurët urinarë - litiaza
Te qeni gurët urinarë hasen shumë më rrallë sesa tek macja. Precipitatet e fosfateve, oksalatet e uratet, më shpesh gjinden në mëshikzen, rrallë tek veshkat. Shënjat klinike janë të ndryshme.
Ecuria është e gjatë. Në fillim qeni kërkon të dalë e të urinojë shpesh, por me urinime të shkurtra. Mund të vërehen gjurma gjaku në fund të urinimit. Zakonisht shoqërohet me dhimbje, aq sa mashkulli urinon si femrat.
Mund të gjykohet gabimisht se kafsha vuan nga kapsllëku. Pengesa është brenda uretrit. Kafsha ka dhimbje të mëdha dhe mund t'i ndodhë edhe plasja e mëshikëzes së urinës. Në këtë stad duhet operacion për të hequr gurët, ose mjekohet me ilaçe specifike për to. Me një regjim ushqimor të përshtatshëm gurët rrallë ripërtëriten.

Helmimet
Nga natyra e tij kurioze dhe llupëse qeni gëlltit çdo gjë që gjen përpara, ndaj rrezikohet shumë nga helmimet. Këto ndodhin shpesh dhe mund të shërohen kur ndërhyhet me kohë, Helmimi nga striknina shfaqet një gjysëm ore pas gëlltitjes. Shënjat paraqiten me përpëllitje, ngërçe, shkumbëzime e jargë nga goja. Ka shumë helme të tjerë që e rrezikojnë qenin si: insekticidet, herbicidet, helme si dikumaroli, kloratet, metaldeidet, etj. Në këtë listë mund të shtohen edhe barnat e braktisur për pakujdesi, mbeturinat e prishura ushqimore, disa bimë dekorative të apartamenteve si: fikusi, filodentroni, bulbet e tulipanit, etj. Qeni duhet stërvitur që të mos hajë atë që i jep një i huaj.
Trajtimi: Në kushte të zakonshme i jepni qenit të helmatisur ujë të kripur ose qumësht, që konsiderohen si antidode, pasi në raste të tjera këto edhe mund të dëmtojnë. Jepen barna që provokojnë vjellje. Veterineri duhet thirrur sa më shpejt. Brenda dy orëve pas gëlltitjes së ushqimit të helmuar, ai mund të ketë rezultat në mjekimin që ben, për ndryshe çdo vonesë çon në një prognozë jo të favorshme.

Hemofilia

Është sëmundje e trashëgueshme. Disa raca janë më të predispozuara, prandaj kur blihet një qen merren të dhëna edhe për këtë sëmundje. Nëna hemofilike mund t'ua transmetojë atë pasardhesve të vet. Ekzistojnë disa tipa të hemofilisë. Shënjat e para duken para se qeni të arrijë moshën e rritur. Ai çalon nga një ose më shumë këmbë. Ka të enjtura (hematoma) në formë tumoresh, në pjesë të ndryshme të trupit. Kafsha nxjerr gjak nga goja. Pakujdesia çon në ngordhje. Bëhet kujdes për mjekimin e hemoragjive. Kafshës i jepen medoemos ushqime të buta që të mos i shkaktohen hemoragji të brendshme. Një qen i sëmurë hemofilik është i dënuar të mos ketë pasardhës, përndryshe edhe ata do të vuajnë si prindi.

Hepatiti viral ose sëmundja Rubarth
Sëmundje që prek qentë e dhelpërat. Adenovirusi transmetohet nga kafsha e sëmurë te një e shëndoshë me anë të kontaktit ose në rrugë indirekte. Virusi jeton shumë gjatë në një mjedis të infektuar. Prek të gjitha moshat, por më shumë këlyshet dhe qentë e moshuar mbi 10 vjeç. Shenjat janë të ndryshme dhe jo specifike. Shfaqen ethe me temperaturë mbi 40°C, vjellje, diarre, dhimbje në bark, në bajamet e zona të tjera. Syri merr ngjyrë mavi. Duhen berë vaksinime sistematike tek këlyshët 2-3 mujorë. Nuk ka ndonjë mjekim specifik për sëmundjen Rubarth. Ka përmirësime me transfuzione gjaku, mjekime me antibiotikë e me barna që ndalojnë hemoragjitë.

Hernia
Shpreh kalimin jonormal të një organi, nga një boshllëk në tjetrin, nëpërmjet një vrime natyrale ose që shkaktohet aksidentalisht, më shpesh nga çarja e pareteve të barkut.
Hernia e kërthizës ndodh nga mosmbyllja e kanalit të kordonit dhe shfaqet me një të ngritur të butë Në të gjindet një pjesë zorre, dhjami dhe cipat që e rrethojnë atë. Duhet operacion kur xhunga rritet sa një arrë, Ka raste që hernia dhëmb papritur, kafsha ka vjellje
dhe është e shqetësuar. Operacioni e eliminon këtë patologji.
Hernia e rrezës së kofshës është specifike për femrën. Uterusi bie në një xhep vëllimor të rrezës së kofshës. Edhe për këtë duhet kryer operacion. Hernia perianale prek më shumë qentë e moshuar meshkuj
Karakterizohet me formimin e një xhunge të butë anash anusit, që vjen kryesisht nga rritja vëllimore e prostatës. Operimi mënjanon komplikacionet.
Hernia e diafragmës. Bëhet fjalë për çarjen e diafragmës dhe kalimin e ndonjë organi të barkut tek gjoksi. Është rrjedhojë e rrezimeve ose traumatizimeve të forta. Shënjat: vështirësi në frymëmarrje, çrregullime në aparatin tretës, dhimbje në bark, vjellje.
Trajtimi kirurgjikal është i domosdoshëm.

Hernia diskale

Mund të prekë qentë e çdo race, por më shpesh ata te racave: tekel, pekineze, buldogun francez. Në herniet diskale disqet vertebrore, që zbusin fërkimin dhe levizjet e shtyllës kurrizore, deformohen, kalçifikohen dhe shkaktojnë dhimbje. Qëndrimi i kafshës është jonormal. Vjen plakja e shpejtë e saj. Hernia diskale shoqërohet me humbjen e elesticitetit të shtyllës kurrizore. Dhimbjet janë të vazhdueshme, kafsha ecën me vështirësi, me kurriz të mbledhur, nuk qëndron dot mbi këmbët e prapme, etj. Paraliza mund të jetë e menjëhershme ose pas disa ditësh. Sëmundja prek kafshët e çdo moshe, por te ato mbi 10 vjeçe është më e pranishme. Kafsha ka vështirësi të levizë, të dalë jashtë , rënkon, ka dhimbje të vazhdueshme, etj. Trajtimi mjekësor bëhet me ilaçe antiinflamatore kortikoide dhe me qetësues dhimbjesh. Kafsha duhet mbajtur e palëvizur gjatë kohës së trajtimit. Mjeku i specializuar bën ndërhyrjen kirurgjikale. Konvaleshenca zakonisht është e gjatë.
Duhet mbajtur mirëparasysh se në çdo rast, kur qeni ka dhimbje të shtyllës kurrizore, e sidomos te racat më të predispozuara, duhet të drejtoheni tek mjeku veteriner.

Hidrocefalia
Hidrocefalia është grumbullimi i lëngjeve të tepërt në tru ose në hapsirën përreth tij. Është sëmundje kongjenitale (e lindur), që prek të gjitha racat, por sidomos ato trupvogla, si racën Shihuanhua, Pekineze. Shënjat e parashfaqën pothuajse një vit më parë. Rritja vonohet, kafsha ka turbullira nervore, bëhet agresive, ka dridhje të tipit epileptik,etj. Mjekimet konsistojnë në përdorimin e barnave që pakësojnë grumbullimin e lëngjeve në tru. Prognoza në këteë sëmundje është gjithmonë e rezervuar.

Ikteri - Verdhëza
Ikteri ose verdhëza karakterizohet nga ngjyra e verdhë e mukozës së gojës, syve dhe lëkurës të kafshës së prekur. Mund të çojë në shkatërrimin e rruazave të kuqe: anemi hemolitike, piroplazrnoze, helmimet me blu metilen, plumb, nga kërpudhat, ose nga pamjaftueshmëria e funksionit të mëlçisë. Anemia ndodh edhe nga bllokimi i lëngut të tëmthit dhe formimi i gurëve. Duhet patjeter ndërhyrja e veterinerit. Rëndësi ka të mjekohen sëmundjet që e sjellin verdhëzen, si dhe të përdorën preparate që nxitin prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Kafshimi nga gjarpëri
Qente e gjahut, qente e bariut apo ata rojtar, si edhe çdo qen tjetër, që shëtit në natyrë, gjatë stinës kur gjarpërinjtë jane në aktivitet, rrezikohen nga pickimi helmues i tyre. Prej natyre qeni është teper kurioz dhe iu afrohet pranë apo edhe i ngacmon gjarpërinjtë helmues. Pickimet ndodhin më shumë në turi dhe gjymtyrë. Për të dalluar gërvishjen e zakonshme nga kafshimi duhet parë ecuria e shënjave. Brenda dhjetë minutave vendi i kafshuar dhëmb shumë, brenda 30 minutave formohet një enjtje e fortë dhe e ftohtë, brenda një ore plaga rrethohet nga njolla në ngjyre vishnje, pastaj vendi progresivisht nekrotizohet. Kafsha ndjen plogështi, pasiguri në lëvizje, ka vjellje, diarre, frymëmarrje të vështirë, etj. Po nuk u mjekua, kafsha e gjorë ngordh brënda 24-48 orëve. Serumi specifik kundër helmit, në përgjithësi është i efektshëm. Deri sa të arrijë veterineri, vendoseni kafshën të qetësohet, freskojeni vendin e plagës me akull ose ujë shumë të ftohtë, dezinfektoni vendin e kafshimit. Ju kujtojmë se në çdo rast kur dyshoni për kafshime nga gjarpërinjtë çojeni menjëherë qenin te veterineri.
Kur jeni në gjueti a në shëtitje, larg qëndrave të banuara dhe qenin ua ka kafshuar gjarpëri, mund të përdoren edhe mënyrat e mjekimeve popullore, si kompresat e ftohta, prerja e vendit të kafshuar në formë kryqi dhe shtrydhja e helmit, etj. Edhe këtu duhet patur kujdes, kjo ndërhyrje të behet nga ai person që ka më shumë përvojë.

Kafshimet dhe përleshjet

Nuk janë të rralla tek qentë. Kafshimi mund të vijë nga zenkat e qenit, nga provokimet, nga frika kur e sulmon një tjetër, etj. Kur qeni yt sulmohet nga një ose nga disa qenër, iu bëni ballë agresorëve, mos vraponi, por rrëmbeni një shkop apo edhe rripin e mesit dhe vërtiteni kundër tyre. Therriteni me emer qenin tuaj, dhe trembeni kundërshtaret e tij. çdo qen i kafshuar duhet mjekuar. Identifikoni pronarët e agresorëve. çdo qen që kafshon ose edhe kafshohet duhet kontrolluar, vaksinuar kundër tërbirnit dhe duhet mbajtur nën mbikqyrje për disa ditë.

Kallëzat e disa bimëve
Ngjiten pas qimeve, bile hyjnë edhe midis gishtave, në veshë, hundë, gojë, deri dhe në vulvë. Shkaktojnë dhimbje të forta që, nga infeksionet, çojnë në abcese (lungë). Kafsha e mban kokën të varur nga ana e infeksionit, fërkon veshët e turirin në tokë, shpesh herë gjakoset në hundë, Ndërhyhet me heqjen e kallëzave. Evitohen vrapimet në fushat me grurë, elb, tërshërë, etj.

Kalloja
Formohet mbi lekure, ne vendmbeshtetiet e trupit, ne brrylin e ne leqet e kernbeve, me rralle ne kraharor. Tek qente e racave te rnedha, qe bijne ne kontakt me cirnento, dru, cakell, etj, kallot mund te rriten shurne. Ato prishin estetiken dhe behen shqetesuese, aq me teper qe mund te kthehen edhe ne vatra infeksioni. Trajtimi rnjekesor konsiston ne prerjen e kallove dhe ndryshimin e kushteve te jeteses, E rendesishrne eshte qe ,pronari vazhdimisht ta vrojtoj qenin qe te mos i shkaktohen kallo.

Kapslleku
Në rast kapsllëku, qeni ka vështirësi e dhimbje gjatë të dalurit jashtë. Shkaktohet nga konsumimi i madh i kockave (rrezik që të shpohet aparati tretës), nga pezmatimi i anusit dhe i rektumit, nga patologjitë e prostatës, nga ushqimet e paekuilibruara, nga mosha e nga faktorë të tjerë.
Trajtimi duhet bërë sa më parë: dietë, ujë të freskët për 24- 48 orë, shëtitje më të shpeshta, lyerja e anusit me vazelinë, jepen nga goja vajra purgativë, ushqime të lëngshme e lehtësisht të tretshme. Të gjitha këto sipas këshillave të veterinerit.

Katarakti
Sjell errësimin e kristalinës dhe zbardhimin e bebës së syrit. Dukuria është e përafërt me syrin presbit të njeriut. Shfaqet në çdo moshë të qenit. Mund të jetë trashëguese ose nga mungesa e higjienës ushqimore, nga pleqëria, etj. Në rastet më të rënda çon deri në verbëri. Trajtimi varet nga diagnoza, veterineri përcakton recetën.

Keratiti
Do të thotë inflamacion i kornesë së syrit. Shfaqet me skuqje, lot të qelbëzuar, qepalla gjysëm të mbyllura, dhimbje nga drita etj. Shkaqet janë të ndryshëm (traumatizime, alergjia, bakteriet, viruset, etj). Duhet thirrur veterineri, ndryshe sëmundja çon në verbëri.

Këputja e ligamenteve të kryqëzuara
Mjaft e dendur në gjunjtë(ku lidhet tibia me femurin). Ndodh më tepër në qentë bredhacakë, në më të shumtën për shkak te aksidenteve, etj. Kafsha çalon, pasi ka dhimbje kur vendos këmbën mbi tokë. Duhet operacion.

Kolla
Te qeni kolla nuk është kurrë një shenje që nuk sjell dëme. Kryesisht është pasojë e një pezmatimi në aparatin e frymëmarrjes. Viruset dhe parazitet janë shkaktarë kryesorë. Kolla kronike tek qentë e moshuar mund të shkaktohet nga lodhja, shëtitia, etj. Ndihet më tepër në mbrëmje e në mëngjes. Megjithatë për të diferencuar patologjine e frymëmarrjes nga ajo e zemrës duhen bërë analiza (radiografi, ekograme).
Rëndësi ka trajtim higjienik. Të ndalohet duhani në mjedisn ose makinën ku është qeni me kollë, të perdoren antibiotikë në rast se i këshillon veterineri.
Kolla e stelës, ndodh në më tëe shurnten tek qentë që rrojnë neë kolektivitet (qëndra strehuese e pension e). Ështe sëmundje e frymëmarrjes me një kompleks faktorësh, por kryesisht mikrobike: viruse, bakterie. Vatër infeksioni bëhet faringu dhe bronket. Ndihmojnë streset, të ftohtit, lagështia e tepërt, kushtet e këqia të jetesës, Këlyshet me imunitet të ulet preken meë shumë. Neë raste të rënda mund të ketë deri në 50% ngordhje. Shënjat e para janë ethet, mungesa e oreksit, teshtitje, kollë e thatë dhe e fortë. Trajtimi bëhet me barna kundër infeksionit, me antibiotikë. Përmirësimi higjienik i trajtimit dhe i jetesës në përgjithësi. Bëhen dhe dy vaksinime në këlyshët 4-6 javore me intervale 2-3 javore.

Konjuktiviti
Ky term shpreh pezmatimin e mukozave qeë rrethojnë syrin. Pothuajse gjithnjë shërohen. Mund të jenë me origjinëe alergjike ose rrjedhojë e një kontakti me një lëndë kimike irrituese e djegëse, si edhe nga ndotjet mikrobike. Syri ose sytë lotojnë e në mëngjes qepallat janë të ngjitura e të fryra. E bardha e syrit skuqet. Qeni bëhet fotofob (ka frikë nga drita), i mban sytë gjysëm të mbyllur. Për mjekim përdoren banja me antiseptike. Largohen shkaktarët e mundshem të konjuktivitit.

Koprofagjia
Koprofagjia ështëe sjellje manjiake ose nga mosekuilibri ushqimor, që e bën kafshën të hajë jashtëqitjet e veta ose të specieve te tjera. Veç përmirësimit tëe racionit ushqimor, kafshës i terhiqet vëmendja që të mos e përsërisë meë këtë veprim të shëmtuar.

Krimbat dhe luftimi i tyre
Krimbat e aparatit tretës të qenit janë parazitë që shihen me sy, në vjelljet e në jashtëqitjet. Krimbat e rrumbullaket quhen nematodëe, ata tëe sheshtë çestodë. Askaridet janëe krimbat më tëe shpeshtë, me gjatësi rreth 1 cm, të bardhë, mbështillen në spirale. Dalin me vjelljet e jashtëqitjet. Kafsha i merr kryesisht nëpërmjet gojës. Qenushja e infestuar ua transmeton këta parazitëe pasardhësve, qysh gjatë barrës e gjatë dhënies së gjirit. Tek këlyshet vezët kthehen në larva që kalojnë nga aparati tretës në stomak, në zorrët e në mushkëritë, Kafshët e rritura kanë një sistem imunitar që pengon larvat të hyjnë në mushkëri. Askaridet janë rrezik dhe për njerezit, sidomos për fëmijtë e vegjël. Janë parazitë që favorizojnë infeksionet bakteriale e virusale, ata thithin gjak nga organizmi dhe shfrytëzojnë një pjesë rezervave ushqimore. Kafshët e prekura dobësohen, lëkura e tyre humbet shkëlqimln, rritja trupore ngadalësohet, si dhe kanë kruarje të herëpashershrne, etj. Trajtimi dhe masat parandaluese, fatmirësisht japin rezultate pozitive. Të gjithë këlyshet, pa përjashtirn, duhen konsideruar si bujtës të askarideve. Ata trajtohen në moshën 2-4-6 dhe 8 javëshe, pastaj çdo muaj, deri në moshën një vjeçare. Femrat barsë 15 ditëshe, ato para dhe mbas lindjes, duhen mjekuar për infestimin nga krimbat, ndërsa qentëe e rritur mjekohen dy herë në vit. Barnat jepen sipas rekomandimit të veterinerit. Qentë mund të infestohen edhe nga tipe të tjerë krimbash të rrumbullaktë, që trajtohen si në rastin e sipërpërmendur, Peërdoren barna që tregtohen në farmaei dhe qeëjepen pas analizave dhe vizitës së specialistit.

Kriptorkidia
Shpreh mungesën e njërës apo të dy testikulave. Ështëe sëmundje, në më të shumtën e trashegueshe, dhe dallohet vetëm pas moshës 10 mujore. Testikulet zbresin zakonisht midis javës së 6-të dhe të 10-të pas lindjes. Mund të vonohet rënia e tyre në raste të rralla, për çrregullime të brendshme. Kriptorkidia prek 10 % të qenve dhe çon në sterilitet të mashkullit. Qeni në këtë rast shpreh nervozizëm dhe apati. Trajtimi mjekësor i bëhet para rritjes, me injeksione të përsëritura, etj. Në rastet e mosrënies së testikulave në qeskat e tyre mund të beëhen edhe operime nga specialisti veteriner.

Krizat nervore, përpëlitjet
Janë të zakonshme tek qentë, Në disa raste shfaqen shumë rëndë. Kafsha rrëzohet për tokë dhe në njërin krah. Gjymtyrët ngurtësohen, ndërsa koka dhe qafa priren për nga prapa. Ngërçet ose përpelitjet mund të zgjasin nga disa sekonda në disa minuta. Qeni është i pandërgjegjshëm, bën lëvizje të forta, urinon dhe del jashtë në mënyrë të pavullnetshme. Pas krizës, ndonëse e merr vehten, ende është i trullosur, i lodhur e me frymëmarrje të vështirë. Gjatë këtyre krizave nervore te qeni mos ndërhyni, mos i tërhiqni gjuhën, por thirrni veterinerin. Gjatë e pas krizës, qeni ka nevojë për qetësi dhe mjedis të errët. Më vonë, pasi të qetësohet, flisni me të. Ka të ngjarë të jetë epilepsi dhe e trashëgueshme. Këlyshët e pastërvitur dhe ata kuriozë janë shpesh viktima të helmeve që shkaktojnë kriza nervore (insekticide, herbicide, striknine, etj).
Ngërçet nervore mund të jenë rrjedhojë e mungesës së kalciumit, sëmundjeve të veshkave e të melçisë, nga çrregullimet metabolike, etj.
Encefalitet (sëmundja e katrorit, sëmundja Aujeski, tërbirni, toksoplazma), abceset cerebrate, traumatizimet e kafkës nga aksidentet, tumoret cerebrate, e sëmundje të tjera, shkaktojnë shpesh kriza të renda epileptike të qentë. Ndonjëherë këto shqetësime e bëjnë qenin agresor, të pavetëdijshëm dhe meprirje për kafshim. Në raste të rënda shoqeërohen me paraliza, hemiplegji. ..
Sipas shënjave veterineri pëercakton masat e duhura mjekuese e parambrojtëse.

Kriza e urtikaries (e hithrave)

Shfaqet shpesh e shoqëeruar me edeme (enjtie) nga kontakti me një lëndë alergjike. Në disa minuta qimja ngrihet përpjetë, me të ngritura si butona mbi lëkurë, që kanë diametër 1-2 cm. Ato janë të shumta e të shpërndara në gjithë trupin. Shkaktojnë kruarje. Qepallat trashen e rëndohen aq sa koka merr pamjen e hipopotamit. Fatmirësisht është një ngacmim benin, që zhduket brënda 24 orëve, sigurisht kur largohet shkaku. Prek më shumë këlyshët.

Kujdesi për këlyshët e braktisur ose jetimë
Në Francë e në shumë vende të tjera për qentë e braktisur, e sidomos kur janë këlyshë, ka shoqata që i merr në mbrojtje. Qentq e moshës tri javore, pasi merren e pastrohen, duhen vendosur në një farë foleje (kanister, kuti kartoni për racat e vogla) ose në nje arkë druri për racat e mëdha. Temperatura e mjedisit duhet mbajtur 27-300 C, ndërsa lagështia e ajrit 55-65 %. Tëe ushqyerit e këelyshëve pa nënë bëhet me biberon. Përgatitet qumësht i veçantë pëer qenteë, që në disa vende tregtohet në farmacitë ose magazinat e specializuara. Qumështi i lopës nuk i plotëson si duhet kërkesat e këlyshit. Vështiësia më e madhe është tek dhënia e qumështit. Llogaritni 7 dhënie të tilla për 24 orë në javën e parë, 6 në javën e dytë, 5 në të tretën. Pas kësaj vjen koha e zvjerdhjes. Para dhënies së qumështit pastroni biberonët. I ushqyer me kujdes, këlyshi i braktisur rritet normalisht. Ai duhet të shtojë në peshë 5-10% të trupit te tij.

Laringiti
Shfaqet me lehje dhe ulërima të tepruara. Qeni humbet përkohësisht zërin e sidomos qentë e gjahut që lehin vazhdimisht. Shoqërohet me ethe, dobësim, mungesë oreksi. Trajtimi bëhet me antibiotikë e vendosjen në një mjedis të qetë.

Leishmanioza
Sëmundje që shkaktohet nga një parazit mikroskopik i përhapur në Vëndet e Mesdheut. Është sëmundje që prek njeriun, qentë dhe brejtësit, Transmetohet nga pickimi i mizës, sidomos në verë. Shënjat shfaqen pas disa muajve, bile edhe pas disa vitesh. Kafsha dobësohet, ka lodhje, i bien qimet, lëkura lëshon erë të keqe. Turiçka thahet, kthetrat rriten pa masë, hundët nxjerrin gjak. Parambrojtja është e vështirë, nuk ekziston ndonjë vaksinë. Trajtimi bëhet me barna specifike kundër insekteve. Rëndësi iu kushtohet luftimit të mizave që e përhapin këtë parazit.

Leptospiroza
Sëmundje që rrezikon shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve. Vjen nga shumimi i leptospirave në gjak, bakterie mikroskopike të familjeve Spirochetacees. Janë disa të tilla në formën e fijëzave të spërdredhura. Këto bakterie ndodhen rëndom në ujrat e ndenjura, në moçalet e në gjirizet, në vendet ku urinojnë kafshët e sëmura. Është sëmundje shumë e përhapur në botë. Leptospirat shkaktare hyjnë nëpërmjet plagëve, kafshimeve, etj. Pas një inkubimi disa ditore, sëmundja paraqitet në formë të rëndë: me vjellje, diarre, tifo. Kafsha mblidhet kruspull ose jo, nuk ka aftësi të ushqehet, në mukozat ka pikla të vogla të kuqe, temperatura e trupit rritet. Në stadin e fundit qenit i vjen ngordhja.
Diagnoza është e vështirë, pasi nuk ka shënja karakteristike dhe mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera. Masë kryesore parambrojtëse është vaksinimi, që përseritet tri javë më pas dhe mandej një herë në çdo vit. E rëndësishme kundër leptospirozes është që të ndalohen banjat në vende moçalore e të fëlliqura, e sidomos në ato ku gjallojnë brejtës të ndryshëm.

Masazhimi kardiak i jashtëm
Bëhet tek një qen kur i pushon zemra. Në çast, kafsha duhet të vendoset nga ana e djathtë. Shtypjet mbi gjoks bëhen me grushtim ose me pëllëmbën e dorës, nga ana e zemrës. Dora tjetër mbështetet mbi të parën për të rritur presionin. Jepen goditje çdo 1-2 sekonda. Masazhimi kërkon durim, gjakftohtësi, por edhe përvojë. Në qofte se brenda pesë minutave nuk ka shënja zgjimi nga gjendja e rëndë, atëherë ka pak shpresa se qeni do të rikthehet në jetë.

Metriti
Me fjalën metrit kuptohet infektimi i mitrës. Në përgjithësi është rrjedhojë e një lindje të veështirë ose të një dështimi. Shënjat e para shfaqen 3-4 ditë pas lindjes. Femra është e lodhur, me ethe, pa oreks, refuzon afrimin e këlyshëve, vjell, ka dhimbje në bark, etj. Për mjekim duhen përdorur antibiotikë dhe nëse edhe me mjekimet e përsëritura nuk arrihet ndonjë rezultat, mitra hiqet.

Metroragjia
Tregon se kemi të bëjmë me kullimin e gjakut nga vulva, që vjen nga mitra. Është fiziologjike në fillim të afshit, me më pak apo me më shumë rrjedhje gjaku, sipas femrave. Zgjat 8-10 ditë. Sëmundjet patologjike me rrjedhje gjaku nuk janë kurrë të mira. Mund të shfaqen gjatë barrës (dështim) dhe me shpesh në fund të afsheve. Shkak kryesor është dizekuilibri hormonal nga mitra ose vezoret. Trajtimi mjekësor bëhet sipas këshillave të veterinerit.

Mospërmbajtja e urinës
Është pasojë e veshkave të prekura nga infeksionet ose cistitet. Tek femrat e moshuara ose të kastruara mund të jetë rrjedhojë e fazës se trajtimit me oestrogen (që duhet bërë para afsheve të para). Urinimi i shpeshtë apo dhe i pavullnetshëm mund të ketë si shkak edhe dobësimin ose paralizimin e nervave përkatës që disiplinojnë urinimin. Para se të konsultoheni me veterinerin, llogaritni përafërsisht se sa ujë ka pirë dhe sa urinë ka nxjerrë në ditë qeni juaj.

Mykozat
Mykozat janë një grup patologjish që shkaktohen nga parazitë kërpudhore mikroskopike, si tenja që prek lëkurën e qimet, nga myqe që prekin aparatin e frymëmarrjes apo të tretjes, gojën, organet e riprodhimit, etj. Ndodhin rrallë ndaj ka dhe vështirësi për t'i diagnostikuar e trajtuar. Janë rrjedhojë e mosrespektimit të higjienës e të çrregullimeve në të ushqyerin. Trajtimi konsiston në largimin e shkakut kryesor (psh ushqimet e mykura). Bëhen mjekime sipas udhëzimeve të veterinerit.

Nevrozat
Shkaktarët janë keqtrajtimi në sjellje, strehimi, ushqimi, etj. Kafsha paraqet shënja nervoziteti në krahasim me sjelljen e zakonshme. Urinon shpesh, bën dëme në shtëpi, kthehet në sherrxhi, etj. Duhet ditur se asnjë qen nuk lind i tillë, por bëhet nga keqtrajtimi. Shërimi i tij mund të arrihet me kujdesin për të.

Ngordhja e menjëhershme në shtëpinë e pronarit
Si për çdo qenie tjetër të gjallë edhe per qenin ka një fund. Shkaku i humbjes së jetës vjen nga pleqëria, sëmundjet, aksidentet etj. Është higjienike, e domosdoshme, e mbi të gjitha është njerëzore që qeni, kjo qënie kaq fisnike me njeriun të varroset diku. Është respekti i fundit që do t'i bëni qenit tuaj që aq shumëe admironit. Në vendet e zhvilluara, edhe për këtë, ka ligje e rregulla të sakta. Kështu, psh në zonën e Parisit ka shërbim privat për djegien e kufomës dhe varre të veçantë. Në provincat e tjera të Francës, bashkitë i mbledhin pa shpërblim kufomat.
Në rastin kur do ta bëni vetë varrosjen e qenit, duhen marrë masat paraprake. Kufoma vishet me një mantel plastik ose futet në një thes plastmasi dhe me makinë, apo me ndonjë mjet tjetër, dërgohet në vendin e caktuar. Groposja bëhet të pakten 35 m larg banesave dhe sistemit të ujit te pijshëm. Bëhen dezinfektime me gëlqere të shuar, si në mjedisin ku ngordhi kafsha, ashtu dhe në vendin e groposjes. Gropa duhet të jetë e thellë jo me pak se 80 centimetra. Pasi hidhet kufoma gropa mbulohet me dhe, i cili ngjishet mirë me lopatë.

Operacioni për prerje organesh
Bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Me mjetet e kirurgjisë moderne dhe anestezinë, tashmë operacionet janë pothuajse të sigurta. Operacione bëhen në raste aksidentesh, tumoresh, osteomielitesh (infeksione të kockave), në paralizat, etj. Pas operacionit, mjaftojnë disa ditë dhe kafsha e merr veten.

Osteofibroza rinore
Është sëmundje e kundërt me rakitizmin, por shumë më e dendur. Vjen si rrjedhojë e teprimit me vitarninen D dhe e mungesës së kalciumit. Prek më shumë qentë e racave trupmëdha, qysh në tre muajt e parë. Këlyshi paraqitet në gjëndje të keqe, çalon, ka ethe, i dhëmbin kockat e gjymtyrëve. Trajtimi është i vështirë, sepse edhe diagnoza nuk mund të përcaktohet shpejt. Duhet kalcium dhe barna të pasura në kripëra minerale. Qeni trajtohet deri sa t'i përforcohet skeleti.

Osteopatitë me origjinë ushqimore
Sëmundja më e dendur e kockave është rakitizmi për mungesë të vitaminës D. Vërehet tek këlyshet e ushqyer keq, me supë shumë të lëngshme e me pak vlerë ushqimore, kur ushqehen vetëm me mbeturina të tryezës, etj. Kafsha rakitike rritet ngadalë. Nuk ka lidhje trupore si duhet, por të deformuar, këmbë të shtrembra, të pasigurta. Këto çrregullirne mund të korigjohen kur ndërhyhet në kohë e me ushqime të ekuilibruara, të pasura me vitamina (sidomos D) e mikroelementë.

Otematoma
Ky term shpreh një hematoma me origjinë traumatike në llapen e veshit, sidomos tek qentë me veshë të gjatë e të varur. Kafsha nxjerr gjak nga veshët, i shkund fort ata për të larguar dhimbjet. Bëhet fjale për otit (pezmatim i veshit) ose për futjen e ndonjë trupi të huaj(psh.kallëza drithërash). Tek qente me veshë të ngritur një dukuri e tillë ndodh rrallë. Te vendi i prekur formohet një xhungë që zhduket dalëngadalë. Bandazhimi me kompresa e shpejton shërimin, largohen shkaktarët dhe bëhet ndonjë mjekim lokal.

Otiti
Është inflamacioni i tubit të jashtëm në formë "L"-je të veshit, që favorizon grumbullimin e pluhurave, pisllëqeve apo lëndeve të huaja e të dëmshme, Kur nuk bëhet pastrimi natyral, apo kur veshi pëson ndonjë gërvishje, në të krijohen vatra mikrobesh që sjellin pezmatime e qelbëzime. Normalisht, veshi nga brenda ka ngjyrë rozë, është i pastër e pa erë, ndërsa ai i prekur, në të kundërtën, ka kruarjë, dhimbje, skuqje, si rrjedhojë e mikrobeve ose e trupave të huaj. Mund të ketë rrjedhje dhe erë të keqe. Trajtimi konsiston në pastrimin e kujdesshëm të veshëve, si dhe në mjekimin e tyre, sipas këshillave të mjekut veteriner.

Pamjaftueshmëria kardiake

Sëmundje shumë të shpeshta tek qentë. Shkaku: anomali e veprimtarisë së zemrës, që shfaqet progresivisht dhe jo njëherësh si tek njeriu. Rrallë shoqërohet me infarkt të miokardit. Thuhet se edhe trashëgohet nga nëna të pasardhësit. Kafsha me pamjaftueshmëri të zemrës plaket para kohe, sidomos në racat e vogla. Shënjat kryesorë: lodhje, kollë, rrjedhje nga goja, frymëmarrje e vështirë. Trajtimi në kohë bën që gjëndja të përmirësohet. Për arsye të shpenzimeve të mëdha operacioni del jashtë mundësive, prandaj mbeten për zbatim: higjiena, shmangia nga lodhja, mjedisi i përshtatshëm dhe i ajrosur. Ndërhyrja me barnat e duhura, pasi të bëhet kardiograma.

Pamjaftueshmëria e mëlçisë
Mëlçia është gjëndra më e madhe e organizmit. Ka funksione të rëndësishme. Bllokon sheqerin në formën e glikogjenit dhe e lëshon atë në gjak në forme glykoze. Ajo është një rezervuar i vitaminave, kripërave minerale, mikroelementeve dhe e gjakut. Prodhon yndyrnat dhe proteinat, sintetizon kolesterolin, albuminën, ndikon në koagulimin (mpiksjen) e gjakut, në urenë, bën pastrimin e organizmit nga lëndet helmuese, nëpërmjet veshkave. Melçia prodhon një lëng specifik që bën tretjen e yndyrnave.
Pamjaftueshmeria e mëlçisë shfaqet në mënyra të ndryshme: me vjellje, kruarje, diarre, lodhje, të cilat nuk mund t'i atribuohen tërësisht mëlçisë. Shfaqja e menjëhershme është më e lehtë për t'u identifikuar. Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, viruset, helmimet, verdhëza. Në këtë rast kafsha vjell, urina e saj vjen si e kafejtë. Trajtimi në kohë bën të minimizohen këto pasoja, kurse për sëmundjen kronike dalin probleme të mëdha. Duhet zbatuar higjiena, ushqimi i përshtatshëm: produkte të qumështit, djathë, kos, si dhe sheqer, mish pa dhjamë, vezë 20%, perime 10 % të racionit, oriz i zier, vaj luledielli ose misri dhe vitamina të grupit B.

Pamjaftueshmëria e veprimit të veshkave
Në këtë rast veshkat nuk janë të afta të veprojnë normalisht për të pastruar dhe eliminuar mbeturinat organike të azotuara, sidomos urenë. Sipas shënjave dallohen pamjafueshmëria e përkohshme dhe ajo kronike. Në rastin e parë, urinimi ndërpritet, kafsha lodhet shpejt, nuk ka oreks, ka dhimbje në veshkat që pasohet shpejt me ethe, ose në të kundërten me temperaturë të ulët, vjellje, diarre, frymëmarrje të vështirë. Diagnoza përcaktohet pasi të bëhet analiza e gjakut e vrojtime të tjera. Sëmundja kronike fshihet për një kohë të gjatë, bile për disa vite. Në të kundërten kafsha pi ujë dhe urinon mbi normalen, i dalin qime të bardha, dobësohet, dihatjen e ka me erë të keqe, vjell, etj. Së fundi gjëndja rëndohet, qeni bie në koma. Nuk ka shërim. Merren vetëm masa parandaluese higjienike, ushqimore, etj.

Parazitet e jashtëm
Dedomeciet, dermatozat, zgjebja e mykozat, përshkruhen në pjesët përkatëse të këtij kapitulli. Si parazitë të jashtëm, që hasen jo rrallë, janë edhe morrat, pleshtat e riqnat.
Morrat janë dy specie (Trichodectes canis dhe Linognathus setosus). I pari ushqehet me qimet e vdekura, i dyti pickon lëkurën për t'u ushqyer. Te dy nuk rrezikojnë njeriun. Këta parazitë shkaktojnë irritime të lekurës, shoqëruar me kruarje, sidomos në kokë, qafë e veshë. Kafsha duhet kontrolluar jo vetem për morrat, por edhe për vezët e larvat e tyre. Barnat antiparazitare janë efikase, si ato për pudrosjen e mjedisit edhe ato që përdoren mbi trupin e kafshës apo me rrugë të tjera.

Parvoviroza
Është sëmundje e quajtur gastroenteriti hemoragjik i qenve. Shumë ngjitëse e shpesh vdekjeprurëse për qenin. Shkaktohet nga një virus, i tipit parvovirus që ndodhet kudo në ajër e në tokë. Prek këlyshet dhe qentë e rritur. Inkubacioni është shumë i shkurtër 3-4 ditësh. Qeni nuk ka oreks, nxjerr vrer gjatë vjelljeve, ka jashtëqitje të lëngëta në ngjyrë të verdhë. Kur sëmundja është e lehtë kalon shpejt, ndërsa në raste të rënda, kur diarrea shoqërohet me gjak e me vjellje të pandërprera kafsha lëngon gjatë. Qeni i sëmurë paraqitet fizikisht i dobët, temperatura trupore zbret nga normalja.
Trajtimi: Përmirësohet higjiena dhe bëhen rehidratime, pasi ende nuk ka ndonjë medikament që e ndalon sëmundjen. Sot ka vaksinë të sigurtë e të efektshme, që aplikohet pothuajse njëlloj si në rastin e sëmundjes katror.

Patologjia e anusit
Qeni, si diçka të veçantë, ka dy gjëndëra të vogla, në dy anët e anusit. Këto nxjerrin një lëng të trashë e me erë të fortë që i shërbejnë vet qenit për nuhatjen, njohjen me terrenin, njohjen me specien e vet, etj. Këto gjëndëra nxjerrin lëngun karakteristik sa herë që qeni bën jashtëqitjen. Për shkak të paraziteve ndodh që të pengohet jashtëqitja normale, qeni vuan, fërkon anusin në tokë. Ky është një faktor shqetësues për kafshën ndaj mund të ndërhyni edhe vete për t'i zbrazur këto gjëndra. Ato shtypen me dy gishtat e dorës, të madhin e treguesin, deri sa të dalë lëngu i kafejtë, me erë të keqe e pak a shumë i trashë. Pastaj te anusi vendosen, për disa minuta, kompresa me ujë të ngrohtë. Në raste të rënda drejtohuni te specialisti.

Patologjia e dhëmbeve
Sëmundjet e dhëmbëve janë të shpeshta. Më të rralla janë kariet, jo se qentë janë me rezistentë se njeriu, porse ngaqë rrojnë shumë më pak. Infeksionet janë relativisht më të shpeshta në racat trupvogla. Shkaktohen nga higjiena e keqe, nga vendosja e keqe e dhëmbëve, nga ushqimi shumë i butë, nga përtypja e keqe, etj. Mbeturinat e ngecura në mes dhëmbëve bëhen vatra infeksioni nga bakteriet, formojnë një si lloj çimentoje, që përforcohet nga depozitimi i kripërave minerale. Qeni dihat duke nxjerrë nga goja erë të qelbur. Gjatë ngrënies ka vështirësi.
Trajtimi. Kariet nuk mund të hiqen me furçim, por duke i bërë kafshës anestezi të përgjithshme, e duke ia gërryer dhëmbët me kujdes. Ndërhyrja shoqërohet dhe me antibioterapi. Pas kësaj bëhet rregullisht furçimi i dhëmbëve, 3 herë në ditë, me pastë dhe furçë të posaçme. Paraprakisht, këlyshi duhet mësuar të gërryejë kocka të vogla dhe ushqime të tjera pak a shumë të forta.
Tek qeni ndodhin shpesh edhe fraktura (thyerje) të dhëmbëve nga shkaqe të ndryshme, si kur luajnë me lodra të forta, kur goditen me gurë apo përplasen me automjetet. Bëhen po ato mjekime si te njeriu në raste thyerjesh të dhëmbëve apo të enjtjeve të cipave të gojës. Pra dhëmbët e dëmtuar hiqen ose mjekohen.

Pështyma e tepruar
Pengon gëlltitjen e ushqimit (faringit gastrit, trupi i huaj në grykë, etj). Bëhet fjalë edhe për infeksione në gojë (xhinxhivit), stomak, karies. Të dyshohet edhe për tërbim. Shfaqet dhe nga helmimi me insekticide, nga epilepsia, udhëtimi i zgjatur. Trajtim higjienik, pastrim i gojës, dhe i dhëmbëve.

Pika nga dielli
Qentë nuk e durojnë të nxehtin e sidomos në një mjedis të mbyllur e pa ajrim, ku edhe në 20°C e ndjejnë veten keq, ndërsa durojnë edhe temperaturën 40°C kur mjedisi ka ventilim. Qeni ka shumë pak gjëndera të djersitjes dhe këto të përqendruara në kyçet e këmbëve. Ai e eleminon nxehtësinë nga siperfaqja e trupit e sidomos nëpërmjet frymëmarrjes, dihatjes. Vuajnë më shumë racat me kokë të rrurmbullakët. Këshillohet që qentë të mos mbahen në veturë të mbyllur, në mjedise të tejngrohur, nën rrezet e diellit, etj.
Kafsha e goditur nga ajo që quhet pika e diellit merr frymë shpejt, me dihatje, hap shumë gojën, nxjerr jargë, mban kokën lart, qafën shtrirë, vjell dhe në rast se nuk merren masa, temperatura arrin deri në 43° C. Kështu qeni ngordh shumë shpejt.
Këshillohet që t'i ndërrohet mjedisi, të baniezohet me ujë rreth 30° C, të lagët vazhdimisht, t'i vihet akull mbi zverk. Bëni mirë t'i jepni pak ujë me kripë. Kontrolloni temperaturën e rektumit që duhet të zbresë në 39,5° C. Qethja e qenve qimegjatë nuk bën ndonjë efekt të dukshëm. Përfundimi: qeni është i ndjeshëm nga të nxehtit ndaj kujde
sohuni për të.

Piodermiti
Është infektim i lëkurës, kryesisht shkaktuar nga stafilokoku. Pasojat: traumatizim, mosekuilibër hormonal dhe psiqik, alergji, sipas thellësisë së lëkurës së prekur. Shfaqen edhe shënjat përkatëse, lëkura valëzohet, bëhet vatër infeksionesh. Tek këlyshet formohen puçra e në përgjithësi kafsha ka kruarje.
Cibanet janë puçra që formojnë një abces të vogël. Trajtimi higjienik, me barna kortikczonike, antiseptike dhe antibiotike

Piometria
Shkakton grumbullimin e qelbit në miter, pa origjinë infeksioni. Nuk dihet ende saktë një patologji e tillë, por besohet nga një mosekuilibër hormonal, që çon deri në ngordhje. Prek më shumë femrat e moshës mbi 7 vjeçe, më tepër dy muaj pas afshit. Kafsha ka etje të madhe, urinon dendur dhe me erë të keqe. Bëhen analiza të gjakut, radiografi. Trajtimi më i mirë është operacioni, heqja e vezoreve ose e mitrës. Në rast se ka komplikacione me temperaturë bëhen mjekimet sipas këshillës së veterinerit.

Piroplasmoza ose babezioza
Shkaktohet nga paraziti piroplazme që i transmetohet kafshës nga pickimi i riqnave që e mbartin këtë parazit. Njihen dy lloje të tilla riqnash: dermacentor (e pranveres) dhe rhipicephalus (e vjeshtës). Këto parazitojnë në trupin e kafshës, por edhe në shkurret
e kullotave. Midis tyre qentë nuk infektohen nga kjo sëmundje, pa praninë e riqnave. Paraziti shkatërron rruazat e kuqe të gjakut. Shënjat e para shfaqen 5-10 ditë nga infestimi, në ndonjë rast edhe brenda 24 orëve. Qeni ka lodhje të madhe, gjumë të vazhdueshëm, ethe, me temperature 410C. Urina shumë e errët, në ngjyrë të kafejtë. Kujdesi dhe ndërhyrja e shpejtë e menjanojnë të keqen.
Masat parandaluese: Eliminimi i riqnave me insekticide antipleshtash, heqja nga trupi i qenit i gjithë riqnave, dezinfektimi i mjedisit. Ka dhe vaksinë specifike që i behet këlyshit 6 muajsh. Veterineri bën dy injeksione me interval një muaj njëri nga tjetri. Kjo vaksinë praktikohet pastaj çdo vit me një injektim.

Pleshtat
Janë insekte shumë të vegjël, pa krahë, por që kërcejnë shumë larg (rreth 200 herë sa lartësinë e trupit të tyre) dhe pa kërkesa të mëdha ndaj viktimës. Kështu psh pleshtat e maces kalojnë nga qeni tek njeriu dhe anasjelltas. Qëndrojnë ne trupin e viktimës për t'u ushqyer me gjak, duke pickuar dhe nxjerr jashtëqitje të kafejta, që duken midis qimeve. Pleshtat rrojnë më tepër mbi siperfaqen e trupit, si dhe në mjedisin ku jeton qeni. Pjellin shumë, mbi 500 vezë. Nuk janë të rrezikshëm sepse thithin shumë pak gjak e nuk shkaktojnë anemi. Shkaktojnë kruarje të bezdisshme dhe kore mbi lekurë. Luftimi me higjienë e barna antiparazitare (shitet bar pleshtash).

Prerja e bishtit
Bëhët te këlyshi 2-3 ditësh, me anestezi lokale. Ka pronarë që i duan qentë pa bisht, për arsye estetike, e sidomos për racat e zgjedhura. Sot ka institucione e shoqata që e ndalojnë këtë praktikë dhe gradualisht po hiqet dorë prej saj. Ky operacion kryhet nga specialisti veteriner.

Prostata
Është një gjënder seksuale e mashkullit, që nxjerr një lëng të ushqyeshëm për spermatozidet dhe merr pjesë në përbërjen e spermës, pra është e domosdoshme për pllenimin. Zmadhimi i saj, sado i vogël, bëhet problem në kafshët e rritura. Rreth 80% e qenve mbi 10 vjeçarë paraqiten me hipertrofi (zmadhim) të prostatës. Dallohen tre syresh: a. adenoma e shpeshtë, por beninjë (e mbarë, pa rrezik); b. kanceri, shumë më i rrallë, c. dëmtimet infektuese të saj. Sido që të jenë, këto sjellin çrregullime, pasi shtypin nga pas mëshikzën e urinës dhe bëjnë presion mbi uretrën, deri edhe mbi rektumin. Prostata e zmadhuar veshtirëson urinimin. Kafsha bën shpesh nevojën, urinon gjatë dhe me ndërprerje, ka dhimbje. Qentë e moshuar nuk bëjnë dot jashtëqitie të ngurta. Bëhen vezhgime në rektum, radiografi, ekografi. Trajtimi më i mirë është kastrimi, tre javë pas të cilit qeni shërohet.

Pruriti
Shprehet me kruarje lokale ose të të gjithë lëkurës. Intensiteti varet nga individi, kruarjet mund të jenë të forta për shkak të stresit, emocioneve, pickimeve nga insektet, etj.
Kruarje të bezdisshme për qenin janë edhe ato të zgjebjes dhe të pleshtave. Pruritet eleminohen me largimin e shkaqeve të tyre.

Pushimi i zemrës
Për shkak të një aksidenti të rëndë ose të një shkaku tjetër, qeni mund të humbasë vetëdijen, i ndalohet frymëmarrja, aq sa nuk i degjohen më as të rrahurat e zemrës (në pjesën e prapme e të majtë të gjoksit). Në këtë rast qenit i duhet bërë menjëherë frymëmarrja artificiale dhe masazhimi i zemrës. Frymëmarrja artificiale bëhet duke vënë gojën në vrimat e hundës të qënit fatkeq. I jepet fryrmë për disa sekonda që mushkëritë të marrin ajër. Të përsëritet disa herë, me intervale tri sekondash. Masazhimi bëhet në vendin e zemrës. Në këtë rast duhet shpejtësi, durim, por edhe përvojë.

Qentë pleq
Në saj të përparimeve të mjekësisë edhe jeta e qenve është zgjatur. Mesatarisht jetojnë 12 vjet, por ka raste deri 17-20 vjet. Natyrisht i duhet ndryshuar racioni ushqimor (regjimi për moshën e tretë), Kur kalon 10 vjetet kafsha bëhet dembele, vuan nga kapslleku, dhjamoset. Duhet shtuar pjesa e perimeve, të përdoren me shumë vaji i lulediellit ose i misrit. Nuk ështeë e nevojshme të futet kripë në gjellë.

Rritja
Ndjekja e ecurisë së rritjes merr një rëndësi të veçantë. Në lindje një qen bariu gjerman peshon rreth 0,5 kg, një vit më pas pesha e tij arrin në rreth 35 kg. Një këlysh i racave të vogla, brënda një viti, e rrit peshën 30 deri 20 herë. Qeni arrin peshën e të rriturit brënda një viti per racat e vogla dhe për dy vjet për racat e mëdha. Natyrisht këto pesha arrihen me ushqim të ekuilibruar e të përshtatshëm, të pasur në vitamina, kalcium e fosfor. E kundërta, teprica e vitaminës D dhe e kalciumit shkakton çrregullime si: çalim, dobësim, ethe, temperaturë 40-410 C. Pra këshillohet që të mos teprohet me vitaminat e me lëndët minerale.

Sëmundja e katrorit-lia
Është sëmundje virale infektive, e rrezikshme për shumë specie (qenin, ujkun, dhelpëren, çakallin, qelbësin, shqarthin, kunadhën, nuselalën, lundërzen, baldosen, etj). Nuk ka efekt mbi njeriun e macen. Infektimi bëhet nga një kafshë tjetër e sëmurë. Virusi hyn nëpërmjet aparatit të frymëmarrjes dhe inkubimi zgjat 3-7 ditë. Ekziston një vaksinë shumë e efektshme. Në Francë u bë epidemi e vërtetë më 1987 dhe preku më tepër qentë e fshatit. Sëmundja fillon me rritjen e temperaturës 40-410C. Kafsha duket e lodhur, nuk ka oreks. Kjo gjëndje zgjat 1-2 ditë, më vonë kafsha e merr veten, por kjo parashikon "furtunën", Temperatura rritet në 39-39,50 C, nga hundët ka rrjedhje të qelbura, qeni kollitet. Barku dhe pjeset e brëndshme të kofshëve mbulohen me puçra të thata. Sëmundja shoqërohet me vjellje e diarre. Virusi prek edhe trurin dhe gjithë sistemin nervor. Nga pamja e jashtme e përgjithshme, kafsha shfaq frikë, agresivitet, paralizë, epilepsi, etj. Tek këlyshi i pavaksinuar shënjat e nervozizmit nuk kanë kohë të shfaqen, mbasi ai ngordh shpejt. Qeni i rritur, që u reziston goditjeve të para, mund të ngordhë brenda muajit. Nëse qeni shërohet kërkohet një konvaleshencë e zgjatur. Praktikisht nuk ka trajtim specifik, veçse me masa parandaluese. Të vaksinohet këlyshi qysh në moshën 8 javore. Vaksina përsëritet pas 3-4 javësh.

Sëmundja e gjirit
E rrallë veçse edhe ndodh tek femrat. Zakonisht vërehet disa ditë pas pjelljes. Kafsha ka plogështi, nuk ka oreks, është indiferente ndaj këlyshëve. Temperatura rritet ne 400 C. buçja qumështin e ka si të kafejtë, ndonjëherë me gjak. Duhet ndihma e veterinerit.
Këlyshet ndahen nga nëna dhe ushqehen artificialisht. Është një infeksion i gjendërave të gjirit nga bakteriet e ndryshme. Sipas këshillave të specialistit, përdoren antibiotikë dhe tregohet kujdes për higjienën, si për gjirin e sëmurë, ashtu edhe për atë të shëndoshë.

Sëmundjet ekzotike
Kur shkon në vende të huaja e të panjohura qeni mund të sëmuret. Në vendet me klimë të mesme diçka më pak, kurse në zonat e nxehta shumë më tepër, Shkaqet janë të shumtë: të nxehtit, lagështia, infeksionet nga parazitet kërpudhore, mushkonjat, mizat, etj. Këto çojnë, veç të tjerave, në një frymëmarrje të vështirë kronike.
Masat paraprake jane: marrja e informacioneve të nevojshme për vendin që do të vizitoni, vaksinimet e përshtatshme, mbrojtja e qenit nga faktorët dëmtues, etj.

Sëmundjet trashëguese
E kanë oriqjinen qysh në barkun e nënës. Lista e këtyre sëmundjeve është e gjatë, sepse edhe shkaqet e tyre janë, ashtu si dhe racat, të shumtë. Për disa nga këto sëmundje jepen të dhëna dhe në këtë udhëzues praktik.

Sindroma kushing
Sindroma kushing, ose sic quhet ndryshe edhe hiperkortiçizmë, është rrjedhoje e përdorimit të tepërt të disa ilaçeve, sidomos të atyre që tregtohen. Qeni i prekur paraqitet me turbullime të ndryshme. I rritet oreksi dhe i shtohet urinimi. Kafshës i fryhet barku, i dobësohet muskulatura, aq sa kafsha merr formën e një patateje, vendosur mbi katër shkrepse. Ky shëmtim i trupit të kafshës lidhet edhe me disa çrregullime të ndodhura në veprirntarinë e gjënderave mbiveshkore dhe të hipofizës, Trajtimi, në rastet e rënda, do mjekim të posaçëm.

Shenja e sajës
Quhet sindroma kur një qen fërkon prapanicën pas tokës. Kjo tregon se ka infeksion në zonen e anusit. Dy janë shkaqet: fryrja e gjendërave të anusit ose prania e paraziteve në aparatin tretës. Duhet vizita e veterinerit dhe të zbatohen këshillat e tij.

Tatuazhi
Në saj të tij qentë e humbur mund të gjejnë të zotin e tyre. Është letërnjoftimi i tyre. Bëhet nga veterineri ose një profesionalist, duke aplikuar, në anën e brendshme të kofshës ose të veshit, tatuazhin me tri germa dhe tri shifra. Origjinali i dokumentit dorëzohet në shoqatën e mbrojtjes së qenve. Qeni i humbur, pasi gjindet, merret e strehohet nga shoqata. Sipas inicialeve të tatuazhit gjindet e lajmërohet i zoti i qenit. Dhe atëherë do të gëzohen të dy, si i zoti si qeni, pas një ndarjeje pa dashje. Sipas të dhenave, në Francë rreth 50% e qenve jane me tatuazh, sidomos ata të racave të çmuara.

Tejlodhja
Që qeni juaj të jetë i tejlodhur, pasi ka bredhur gjatë nëpër pyll ose gjetiu, kjo është normale. Lëreni të shlodhet dhe të nesermën ai do ta marrë veten. Përkundrazi, një stërlodhje e shfaqur në çast, e shoqëruar me trishtim, duhet ta shqetësojë të zotin. Matet temperatura në rektum (normalja 38-38,5° C). Po qe më e lartë është shënjë etheje dhe infeksioni.

Tenja, sëmundje e lëkurës
Sëmundje jo e rrezikshme, shkaktuar nga parazitë kërpudhorë që rrojnë në sipërfaqe të lëkurës dhe të qimeve. Tenja shkakton rënien e qimeve në vatra të rregullta ose të shpërndara, sidomos në kokë dhe në këmbët e përparme. Vëndet e prekura duken si pulla të rrumbullakta, lëkura është shumë e thatë. Kafsha nuk vuan shumë, kruarjet janë të rralla, por në rast se nuk ndërhyhet, qimja bie plotësisht, lëkura dobësohet, bëhet vatër infeksionesh. Tenja është shumë ngjitëse, sporet kërpudhore janë shumë rezistente në mjedisin e jashtëm. Në qofte se tenja nuk sjell ndonjë shqetësim për qenin, bëhet problem për njerëzit e familjes, e sidomos për fëmijët. Nga qeni preket njeriu dhe në të kundërten. Trajtimi zgjat, përdoren pomada mbi trup dhe barna nëpërmjet gojës. Dezinfektohet shtëpia me lendë antikërpudhore.

Teshtitja

Qentë preken më shpesh nga rinitet dhe më rrallë nga sinuzitet. Rasti nuk është shumë shqetësues, kafsha kur teshtit, nxjerr qurre nga njëra apo të dyja vrimat e hundës. Një e ftohur apo një alergji e caktuar janë zakonisht shkaktarët. Teshtitjet shoqërohen me ethe, mungesë oreksi, lodhje, plogështi, e dukuri të tjera. Kur teshtitjet janë të rënda duhet thirrur veterineri.

Tetania e laktacionit
Shfaqet tri javë pas lindjes së këlyshëve, sidomos në javen e tretë kur femra ka shumë qumësht. Sëmundja është me e shpeshtë tek femrat e reja, tek ato me trup të vogël dhe te nënat me pjellje të bollshme. Manifestohet me rënien e theksuar të nivelit të kalciumit në gjak, nga pamjaftueshmëria e ushqimit, Bushtra ka ankth, shqetësime, vuan nga dihatja, ecën e lëkundur, temperaturën e ka më të lartë. Rrëzohet për tokë, e paaftë për t'u ngritur, gjymtyrët dhe qafa tendosen. E patrajtuar nga specialisti, temperatura rritet, kafsha përpëlitet dhe mund të ngordhë. I bëhen injeksione kundër dridhjeve, si dhe kalciume në damarët, Përmirësohet ushqimi, këlyshet ushqehen me biberon.

Tetanozi
Është sëmundje jo ngjitëse. Prek njeriun dhe kafshët. Është rrjedhojë e infeksionit të plagëve nga sporet e një bakterie Clostridium tetani. Qentë që rrojnë në mjedise kafshësh të tjera (kuaj) kur plagosen ose kanë ndonjë plagë, iu duhet dezinfektuar ajo, me ujë të oksigjenuar, etj. Ka mjekime specifike. Këshillohuni me veterinarin.

Tërbimi
Kjo sëmundje e rrezikshme mund të prekë të gjithë gjitarët, si dhe njeriun. Shkaktar i saj është virusi i quajtur Rhabdovirus. Prek më dendur qelizat nervore, por është vërejtur edhe në gjëndrat e pështymës, ku shkakton infektimin. Depërton nëpërmjet kafshimit ose plagëve nga kthetrat: këto janë vendstrehimi i mikrobit. Më rrallë ndodh nëpërmjet kontaktit të lëkurës së dëmtuar me pështymën e përlyer të kafshës së sëmurë. Çdo kafshim ose gërrvishtje nga kthetrat bëhet i dyshimtë, sepse depërtimi i virusit në pështymë fillon të shfaqet 5-6 ditë para shënjave të tërbimit.
Për këtë sëmundje në çdo vend ka ligje të rrepta. Psh. ligji francez detyron të bëhet vaksinimi paraprak i çdo qeni ose mace të dyshimtë ose që kafshon dhe kur dyshohet të izolohet. Kafsha mbahet nën kontroll dhe vrojtohet me kujdes, tri herë, çdo 8 ditë. Në rast se konstatohet sëmundja, qeni vritet, njeriu i kafshuar mjekohet me kujdes. Bëhet vaksinoterapia, në një qëndër të specializuar, brenda 48 orëve të kafshimit. Tek qeni, inkubimi i sëmundjes zgjat mesatarisht 15 deri 60 ditë, në përpjestim me sasinë e virusit që ka depërtuar, si dhe vendin e kafshimit.
Shënja karakteristike të sëmundjes janë turbullirat nervore, nganjëherë të ndryshme dhe në disa raste jo të veçanta. Çrregullimet nervore mund të ngatërrohen me ato të sëmundjeve të tjera, si sëmundjen e katrorit, aujeski, etj. Kafsha ka depresion, që qon në koma të pakthyeshme. Me klasike është forma e tërbimit me agresivitet të papërmbajtur, me pështymë të shumtë, ndryshimin në zë, ngërçe e përpëlitje, me paralizë të të katër gjymtyrëve. Në të gjitha rastet zhvillimi është i shpejtë, drejt ngordhjes (5-6 ditë pas shënjave të para të sëmundjes).
Bëhen analizat përkatëse (para e pas ngordhjes) merren masat e duhura higjienike. Dhelpërat janë viktima dhe njëkohësisht bartëse dhe përhapëse të sëmundjes. Fatkeqësisht nuk ka mundësi trajtimi të efektshëm, nëse shfaqen shënjat e para të sëmundjes.
Rëndesi kanë masat parambrojtëse. Duhen kryer rregullisht vaksinimet. Vaksinohen të gjithë qentë, mbi 3 muajsh e sipër, Vaksinimet bëhen çdo vit.
Tërbimi është një sëmundje e rrezikshme edhe për njeriun ndaj ajo duhet vlerësuar. Për të duhet të zbatohen pa asnjë lëshim rregullat e ligjet e caktuara.
Për çdo rast, kur dyshohet për sëmundjen e tërbimit: sa më shpejt tek mjeku, sa me shpejt tek veterineri!

Të dhjamurit
Prek më shumë femrat sesa meshkujt (të kastruar), disa raca të prirura për dhjamosje, si dhe qentë që trajtohen me ushqime të pasura, sidomos me sheqerna dhe yndyrna. Ushqimi duhet të jetë i ekuilibruar. Konsiderohet i dhjamosur ai qen që peshon 50% mbi normalen e racës së tij. Qentë e dhjamosur vuajnë më shumë nga çrregullimet patologjike dhe fiziologjike. Për t'u ulur peshen duhet vepruar jo përniherësh, por gradualisht, sipas dietës së këshilluar.

Trombikuloza
Shkaktohet nga disa larva parazitesh që sjellin skuqje, kruarje, çikatriçe. Njolla është e vogël, por e dukshme. Preken më shumë ato pjesë të trupit që hasin tokën, si thonjtë, ijet, barku. Luftohet me barna antiparazitare, sipas rekomandimit të mjekut veteriner.

Tumoret
Fatkeqësisht tumoret janë të shpeshta tek qentë. Mund të jenë sipërfaqësor (lëkurë, gji) ose të thellë, të izoluar ose të përhapur, me zhvillim të heshtur apo të shpejtë, tumore të të gjithë tipeve. Nga më të shpeshtët e më të rëndet janë tumoret e gjirit, melanomat e gojës, tumoret e tiroides, si dhe ata të shpretkës. Tumoret e gjirit evitohen me kastrimin e femrës, para afsheve të parë, në moshë të re. Nuk ka trajtim të veçantë për tumoret e veçanërisht për ata të këqinj (kancerozët).
Trajtimi:Përdoren një kompleks trajtimesh, kirurgjike, radioterapi, kimioterapi, imunoterapi, hormonoterapi, etj. Dhe këto masa praktikohen sa më herët. Për çdo anomali të tillë duhet vënë në dijeni veterineri. Sot kirurgjia ka bërë përparime, por jo të gjithë tumorët e këqinj, sidomos ata që janë në brendësi ose në gjak, mund të mjekohen me efekt. Kimioterapia është e gjatë dhe e vështirë, ndërsa radioterapia ështe më moderne.

Thyerjet e kockave
Thyerjet e kockave, ose me termin mjeksor: frakturat, ndodhin jo rralle ne qente. Shkaku kryesor i tyre jane goditjet e forta, sidomos ato nga aksidentet automobilistike, nga rrezimet gjate ne gjueti apo ne stervitiet sportive. Ka dhe fraktura spontane, psh nje levizje e gabuar, nga mungesa e vitarnines D, nga mosha e mad he, e nga shkaqe te tjera. Keshilloheni qe ne raste thyerjesh te mos nderhyni nese nuk dini si te veproni. Menjehere therrisni veterinerin te bejs mjekimin e duhur. Per fashimin e kockave te thyera, si edhe tek njeriu, perdoren jakia e allcia. Para e pas mjekimit behet radio- gratia. Ne thyrjetjo te renda, tri jave rnjaftojne per sherimin. Operacio-net mund te jene te suksesshme, por kushtojne shume.

Verberia
Humbja e pjeseshrne ose e plote e te parit, fatkeqesisht, eshte mjaft e dendur tek qente. Ne tillim ndodh katarakti, mandej komplikacionet me te renda. Oente e verber kane aftesi te jashtezakonshme per ta kompensuar kete fatkeqesi me perforcirnin e nuhatjes e te te mbajturit mend te vendeve ku ka kaluar. Qeni i verber behet me i bindur, vepron me shpejt ndaj porosive: kujdeset, ecen e qendron.

Vjelljet

Te qeni vjelljet janë të shpeshta, një pjesë e tyre janë të zakonshme dhe thuajse natyrale, psh kur qeni ha bar, kur nëna nxjerr nga goja ushqimin për t'ua dhënë këlyshëve. Vjelljet patologjike zhvillimi është i shpejtë, drejt ngordhjes(5-6 ditë pas shënjave të para të sëmundjes). Bëhen analizat përkatëse (para e pas ngordhjes) merren masat e duhura higjienike. Dhelpërat janë viktima dhe njëkohësisht bartëse dhe përhapëse të sëmundjes. Fatkeqësisht nuk ka mundësi trajtimi të efektshëm, nëse shfaqen shënjat e para të sëmundjes.
Rëndësi kanë masat parambrojtëse. Duhen kryer rregullisht vaksinimet. Vaksinohen të gjithë qentë, mbi 3 muajsh e sipër. Vaksinimet bëhen çdo vit.
Tërbimi është një sëmundje e rrezikshme edhe për njeriun ndaj ajo duhet vlerësuar, Për të duhet të zbatohen pa asnjë lëshim rregullat e ligjet e caktuara.
Për çdo rast, kur dyshohet për sëmundjen e tërbimit: sa me shpejt tek mjeku, sa me shpejt tek veterineri!

Xhinxhiviti
Shpreh inflamacionin e xhinxhivave (mishrave të dhëmbëve), që skuqen dhe shpesh gjakosen. Në këtë rast rritet sasia e pështymës, vështirësohet ngrënia e ushqimit. Shkaqet e xhinxhiviteve janë të ndryshme si: sëmundja e katrorit, uremia, helmimi, sëmundje infektive, si dhe higjiena e keqe e dhëmbëve dhe në përgjithësi e gojës.
Sipas këshillave të specialistit, bëhen lavazhe të gojës, rritet higjiena për të, luftohen sëmundjet kryesore nga vijnë këto pezmatime të xhinxhivave.

Zgjebet
Janë sëmundje parazitare të lëkurës që shkaktohen nga parazitë akarienë të vegjel. Rrojnë mbi lëkurë, ku hapin galeri për të depozituar vezët dhe shkaktojnë plagë, pezmatime dhe kruarje.
Zgjebja e trupit, ose zgjebja sarkoptei, është rrjedhojë e një paraziti specifik për qenin, Sarcoptes scabei. Shfaqet me bula të vogla në gjymtyrë e në bark, që zhduken shpejt pas trajtimit. Shënja e parë është kruarja e fortë dhe e vazhdueshme. Zonat më të prekura janë ato më me pak qime, si fundi i veshëve, bërrylat, barku. lëkura me zgjebje skuqet. Në të formohen bulëza. Qimet bien dalëngadalë, me vatra të vogla apo të mëdha.
Shkaqet: Mungesa e higjienës, kushtet e këqia të jetesës, kontaktet me qen të zgjebosur. Është sëmundje e qenve që bëjnë jetë kolektive. Për këtë sëmundja kërkohet ndërhyrja e veterinerit. Përdoren barnat e rekomanduara, dezinfektohet stela ku mbahet qeni, si dhe të gjitha vendet ku zakonisht ai rri e luan.
Zgjebja e veshëve shkaktohet nga një akarius tjetër: Otodectes cynotis, që prek qenin e macen. Shumë ngjitëse midis kafshëve, por kurrë tek njeriu. Vendosja e parazitit në llapën e veshit shkakton kruarje të forta. Qeni tund fort veshët, i kruan ato, aq sa përdor edhe thonjtë. Veshët nga brënda janë të ndotur, kanë zënë një lëndë të trashë, viskoze. Më pas formohen kore. Parazitet përhapen në lekurën e tërë sipërfaqes se trupit, kështu që trajtimi duhet bërë i plotë, Ai jeton mbi sipërfaqen e tërë lëkurës, por më fort në zverk e në bisht. Trajtimi i duhet bërë kafshës jo vetëm në veshë, por në të gjithë trupin. Përdoren barna antiparazitare që tregtohen.
Mos e bëni vetë mjekimin e qenit me zgjebe! Trajtim i efektshëm është ai që bën veterineri.
Sheiletieloza është një tjetër zgjebe veçse më e lehtë. Është shumë ngjitëse, sidomos në jetesën kolektive. Prek më shumë këlyshët, shkakton kruarje, sidomos në qimet mbi kurriz e mbi qafë. Trajtimi është i lehtë, me barna antiparazitësh.

Zgjerimi dhe përdredhja e stomakut
Duhet urgjentisht veterineri, sepse kafsha rrezikohet të ngordhë. Ndodh më shumë tek racat e mëdha, tek këlyshet e te të rriturit, si te femrat e te meshkujt. Shënjat e para janë të rënda, sidomos pas një ushqimi të bollshëm. Qeni shqetësohet, dihat, vërtitet rreth vetes, përpiqet të vjellë. Për disa minuta barku zgjerohet, nxjerr zë si të daulles kur e godasim. Kjo është faza e parë që shoqërohet me grumbullimim e gazrave, si rrjedhojë e fermentimit të ushqimeve.
Në shumicën e rasteve vjen përdredhja e stomakut. Edhe shpretka shpesh pëson të njëjtën përdredhje(rrotullim). Kështu pengohet nxjerrja e gazrave, që duke u grumbulluar mund të çojnë në pëlcitjen e stomakut. Zgjerimi i tij shtyp gjoksin dhe enët e trasha të gjakut. Më vonë vjen gjëndja e rëndë e "shokut" dhe ngordhja. Patjetër duhet ndërhyrja e veterinerit. Në rastet e rënda kryhet operacioni, ndërsa në ato më të lehta futet një sondë në stomak dhe bëhet një lavazh. Masa parandaluese janë dhënia disa herë e ushqimit në ditë, por në sasi të pakët. Kafshës i bëhen ushtrime të lehta fizike, një ore pas ngrënies.

Zvjerdhja - këputja e këlyshëve
Është një periudhë kritike për këlyshin. Ndryshimi në të ushqyerit, nga qumështi i nënës tek ushqimi tjetër, duhet bërë progresivisht që këlyshit t'i mësohet stomaku për tretjen. Zakonisht, gjer në moshën trijavore, këlyshët pijnë normalisht. Pas kësaj kohe nëna prodhon gjithnjë e më pak qumësht, ndërsa kërkesat e këlyshëve rriten. Rreth javës së 7-të, pothuajse gjinjtë nuk prodhojnë me qumësht, kështu që këlyshet duhen zvjerdhur. Në këtë kohë femra, kur ka rnundesi, shkon dendur per te gjuajtur. Kur kap viktimën, ha mishin, por edhe këlyshet nuk e lenë rehat, i rrëmbejnë diçka dhe kështu mësohen. Tek qentë e fshatit zvjerdhja mund të fillojë që në javen e tretë. Mësojuni këlysheve të boshatisin një canak me qumësht, pastaj u jepni produkte drithërash si ato për foshnjet. Gradualisht shtoni supë mishi, vezë. Sa vjen dhe ushqimi përgatitet më pak i lëngshëm.

VAKSINIMI
Është një veprim mjekësor që rrit mbrojtjen natyrale të një organizmi. Imuniteti nuk mund të jetë i përsosur veçse kur kafsha është me shëndet të mirë dhe kur i bëhet vaksinimi. Për të duhet të vendosë vetrineri. Për qentë ka vaksina kundër tërbimit, parvovirozës, sëmundjes së katrorit, hepatitit Rubarth, kollës së stelës, tetanozit, piroplazmozës, sëmundjes Aujeski, etj. Në praktikë qeni nuk vaksinohet për të gjitha këto sëmundje, por për ato më të rrezikshmet, siç përmenden në tekstin e mësipërm.

Kalendari i vaksinimit
Si rregull të përgjithshëm veterinerët sugjerojnë këtë calendar vaksinimi:
• Këlyshi 2 muajsh: për sëmundjen e katrorit, hepatitin Rubarth dhe parvavirozën.
• Këlyshi 3 muajsh: për sëmundjen e katrorit, hepatitin Rubarth, parvovirozën, tërbimin dhe leptopsirozën.
[b]• Këlyshi 4 muajsh:[/b]pë leptospirozën.
• Këlyshi 5 muajsh: për piroplazmozën(injeksioni i parë)
• Këlyshi 6 muajsh: për piroplazmozën(injeksioni i dytë)
• Këlyshi 15 muajsh: për sëmundjen e katrorit, hepatitin, parvovirozën, tërbimin dhe leptospirozën.
• Këlyshi 18 muajsh: për piroplazmozën.
Pastaj për çdo vit: kundër tërbimit, leptospirozës dhe piroplazmozës
• Në çdo dy vjet: për sëmundjen e katrorit, hepatitin Rubarth dhe parvovizën.
Pas vaksinimit kafsha paraqitet e plogësht(1-2ditë), disa herë edhe me ethe. Ndonjëherë vaksina mund të shfaqet me pezmatim në vendin e injeksionit, shoqëruar me dhimbje. Në këtë rast thirret veterineri.


SHTOJCË
 Në vendet e Bashkësisë Evropiane, por edhe në shumë vende të tjera të zhvilluara, ka ligje e rregulla të qarta që disiplinojnë të gjitha aspektet që lidhen me mbajtjen e qenve.
Një nga këto është edhe ai i sigurimit të përgjegjësisë civile. Kështu në Francë, neni 1385 i Kodit Civil thekson: “Pronari i një kafshe ose ai që e përdor atë është përgjegjës për dëmin që i shkakton një tjetri me këtë kafshë dhe, sipas hetimeve, duhet të kompesojë dëmin, pavarësisht nga natyra e tij, nëse është kafshim, dëm material ose aksidental, bile përgjigjet edhe për një rast thjesht moral(nëse tremb ndonjërin, apo shkakton traumatizime, qoftë edhe të lehta). Kujdesi dhe përgjegjësia e pronarit është më e madhe sidomos për qentë e konsideruar të rrezikshëm(të stërvitur për sulm).
 Sigurimi medico-kirurgjikal dhe sigurimi ndaj vjedhjes në vendet e zhvilluara bëhen për të lehtësuarshpenzimet për mjekimin dhe për gjetjen e qenit të vjedhur apo të humbur.
 Adoptimi i kafshëve në shumë vende të zhvilluara tashmë është bërë një praktikë e njohur. Kafshës së adoptuar(për njerëzit-birësuar) i shëIbehet si duhet, i bëhen vaksinimet e tatuazhi.
 Një klub model për qentë në Paris përfshin këto veprimtari: vizitë dhe urgjencë vetrinare, tualet dhe përpunim estetik, siguracion medico-kirurgjikal dhe për raste humbjesh, martesë(ndërzim i kontrolluar), hoteleri, ekspozim dhe shitje qensh, organizim paradash, konkursesh, etj.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Qeni”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest