Page 1 of 1

SI TA MIRËMBAJMË DHE USHQEJMË QENIN

Posted: 09 Dec 2016, 09:24
by Laura Duka

SI TA MIRËMBAJMË DHE USHQEJMË


Arritja në vatren familjare. Ditët e para janë të vështira për këlyshin, sa të mësohet me mjedisin e me situatat e ndryshme që i krijohen. Udhëtimi nga vendi i blerjes (qënder rritjeje, magazine, apo individ) shpesh herë është i gjatë. Për t'i hequr panikun e mërzinë që e ka zënë e përkedhelni pa pushim gjatë udhetimit, sepse ndarja nga vendi i tij i lindjes, nga nëna, vëllezërit e motrat i ka shkaktuar një stres të madh. Në rast se udhëtimi bëhet me makinë, beni kujdes ta pajisni me një mbulesë, mund ta vendosni në një shportë e ta vini mbi ndonjë gazetë. Në rast se vjell, mos e qortoni por e ndihmoni të qetësohet dhe i fshini buzët me nje picetë të pastër.
Me të arritur në shtëpi, këlyshi është i shqetësuar dhe i frikësuar. Ai ka humbur nënën e tij, vëllezërit, motrat dhe mjedisin ku jetonte. Tregoni për të kujdes e dashamirësi. Le të njihet me të gjithë pjesëtarët e shtëpisë. Fëmijët, që sigurisht janë gëzuar për ardhjen e tij, të mos bëjnë zhurmë e të mos e bezdisin. Mos e ekspozoni menjëherë tek fqinjët, i caktoni qoshen për ngrënie, për të kryer nevojat fiziologjike si dhe vendin për të lozur. Në vendin ku do të urinoje vendosni një gazetë, që kur të shkojë herën tjetër t'i marrë erë e ta kuptojë se atje duhet urinuar edhe në rastet e tjera. Vendi i fjetjes të jetë i përshtatshëm, i mjaftueshëm për t'u strukur e shtrirë. Mos e detyroni të dalë forcërisht nga vendi i ndejtjes, por kur të dojë vetë. Mos e lini ta ngacmojnë feëmijët që jo rralle e konsiderojnë si lodrën e tyre. Mos e ndëshkoni, duke e detyruar me urdher, të kthehet në strehen e tij, sepse ai e konsideron atë si vendbanimin më qetësues.
Natën e parë, kelyshi i ardhur rënkon, qan, ndaj në rastë të tilla duhet ta mbani afër. I vendosni pranë nje shishe me ujë që t'i kujtojë nënën e trupin e saj të ngrohtë, që tashmë i mungon. Ai do t'i ngjitet kësaj shisheje të ngrohteë dhe pranë saj ka për ta zënë gjumi të qetë.
Edhe kur qan e rënkon mos e luani nga vendi i vet dhe ta merrni në dhomën tuaj, sepse, brenda disa diteve, kelyshi nuk do te vuajë më nga pagjumësia. Dalëngadalë ai do të mësohet me mjedisin e ri, por edhe me mungesat tuaja.
Emrin ia vini shpejt sepse me të do të mësohet për çdo gjë. Emri duhet të jetë i shkurtër, më mirë dy rrokësh, si p.sh.: Balo, Elsa, Piku, Xhesi, Stela, Bubi, Robi, Kiku, Lordi, Murro, Lesi, Roza, Diana, etj. Me emrin e shkurtër qeni mësohet shpejt, sepse e ka më të lehtë ta përvetësojë. Para çdo urdhëri që do t'i jepni thirreni në emër qenin tuaj.
Me një qen të rritur çështja është më e komplikuar, sepse ai mund të ketë patur turbullira nga trajtimi jo i mirë i mëparshëm. Qeni mund të shfaq ankth e frikë. Mënjanoni çdo lloj ceremonie me ardhjen e tij. Kur është i shqetësuar mos e lëdhatoni për ta qetësuar, pasi ai do ta kuptojë vetë se ju e aprovoni sjelljen e tij. Lëreni pak të lirë të njihet me mjedisin. Kur në shetitje e bën nevojën në një vend të përshtatshëm përgëzoheni dhe i jepni ndonjë dhuratë të shijshme.

Pajisjet e nevojshme
Përbëhen nga qaforja, zinxhiri, mantoja apo jeleku, kanistra, çanta e udhëtirnit, çanaku i ushqimit, stela (kolibja) e fjetjes, lodrat, furçat, etj.

Strehimi.
Parësore është strehimi i përshtatshëm. Qeni do një vend të butë e të qetë, larg zhurmave të fëmijëve, të televizorit, etj. Stela duhet të jetë e ndërtuar nga material i ngrohtë, izolues dhe i qëndrueshëm. Druri është më i mirë. Hapësira duhet t'i përshtatet trupit të rritur. Kur qeni mbahet brënda shtëpisë, në sallon ose në dhomë, ai duhet të ketë një vend të posaçëm, një kanister, një shkorsë, a diçka tjetër të butë e të ngrohtë, që të qëndrojë aty rehat. Për racat e vogla, kanistra dhe shkorsa janë të domosdoshme. Në periudha pushimesh të gjata në plazh qentë vuajnë shumë, ndaj për ta duhen siguruar stela të posaçme që tregtohen për këtë qëllim.

Qaforja dhe zinxhiri.
Duhet të koordinohen mirë. Gustot e të zotërve janë shumë të larmishme, por kryesore është që këto pajisje ta disiplinojnë qenin. Qaforja prej lekure është me e mira. Kur qeni rritet duhet ta ketë të shënuar në qafore emrin e të zot, adresën dhe numrin e tij të telefonit. Gjatësia e zinxhirit ndryshon. E shkurtër për qellime edukimi, normale për shëtitjet në qytet, e gjatë për shëtitjet në fushe.

Takëmi i ngrenies.
Ndryshon shumë. Mund të jetë plastik (me ngjyra të ndryshme), por edhe inoks, i rrumbullakët apo katror, me madhësi të ndryshme. Për racat me veshë të gjatë përdorni një çanak të ngushtë e të lartë, pasi me të mënjanohet ndotja e veshëve dhe e qimeve. Për dhënien e ujit përdorni enë me material të rëndë, që rrëzohen me vështirësi.

Pajisjet e tualetit.
Përdoren një gamë e gjerë furçash, si dhe kreheri, sipas natyrës së qimeve. Furçat prej metali përdoren për të hequr qimet e vdekura dhe për të shpërbërë nyjet e formuara tek qentë me qime të gjata. Për qimet e shkurtëra duhet një furçe plastike apo një dorezë-furçeje, që po përdoret shumë vitet e fundit. Për t'ia shndritur qimen bëhen fërkirne me një copë të leshtë. Në takemin e tualetit bejnë pjesë edhe makina e qethjes, e prerjes së thonjve, etj.

Mantoja.
Është shumë e dobishme për disa raca, për këlyshët, për qentë e moshuar, si edhe për ata në konvaleshencë, Forma e mantosë, shpesh herë, është specifike, në përshtatje me racën. Mantoja ose jeleku mund të jenë: bluxhins, sintetikë, prej lëkurë artificiale, me kapuç ose jo, etj. Duhet të jenë të bukura dhe estetike, përshtatur edhe me ngjyrën e qimeve të kafshës.

Lodrat.
Janë të domosdoshme, sidomos për qentë -trupvegjël. Topi qëndron në vend të parë dhe ka nga të gjitha lIojet: të fortë, të butë, të vegjël, të mëdhenj, me ngjyra të ndryshme.

Teprimet.
Ka pronarë që e teprojnë, duke i pajisur qentë e tyre me lloj-lloj xhinglash, si qafore me horoskop e me shenjat e zoodiakut, me kordele, xhufka, e me teprime të tjera.

TË USHQYERIT E QENIT
Nuk duhet ngatërruar ushqimi i qenit me atë të njeriut, sepse ndryshon shumë. Gjatë shekujve, qeni nuk ka patur ushqimin e sotëm. Deri në shek. e 19-të, ushqimi konsistonte nga buka e njomur në ujë dhe nga një supë mishi. Nga gjahu përfitonte organet e brendshme. Shkollat veterinare, shumë më pas, përcaktuan normat minimale ushqimore. Duhet ditur se dhe teprimi në ushqim ka të metat e tij. Sot flitet për një "optimum", bazuar në: cilësi e sasi, pra në një të ushqyer të balancuar.

Nevojat energjetike
Edhe në rastin e një shërbimi minimal, ushqimi duhët të sigurojë mbajtjen normale të temperaturës së trupit dhe funksionet jetësore të organizmit (veprimtarinë e zemrës, frymëmarrjen). Këtij konsumimi energjetik minimal i shtohen edhe nevojat për energji që lidhen me rritjen, riprodhimin, mbrojtjen nga të ftohtit, etj. Ushqimet maten me kilokalori. Nevojat nuk lidhen vetëm me peshën e gjallë të kafshës, por edhe me sipërfaqen e trupit. Zakonisht nevojat minimale rriten më ngadalë sesa pesha e kafshës. Kështu një qen tekel me peshë 5 kg ka nevojë për 440 kilokalori në ditë, ndërsa një qen bariu gjerman me peshë 35 kg ka nevojë vetëm për 1900 kilokalori. Nevojat ditore për një qen të rritur, me aktivitet mesatar, përllogariten edhe në lidhje me gjëndjen dhe regjimin termik. Sipas racave, këto vlera luhaten me rreth 20% më shumë a më pak, bile luhaten edhe ndërmjet individeve të së njëjtës racë(temperament nervoz ose gjakftohtë). Ndikojnë edhe kushtet klimatike, temperatura e ftohtë apo e ngrohtë, mënyra e jetesës, në shtëpi apo në natyrë. Së fundi duhet ditur se gjatë barrës, periudhës së rritjes e gjatë laktacionit, kërkesat energjetike rriten me 50 deri 300%. Qenve që kanë prirje për t'u majmur shumë nuk u duhen dhënë ushqime të pasura me dhjamë.

Nevojat për proteina
"Vlera biologjike" përcakton rendimentin e një proteine ushqimore. Këta tregues janë: 95% për vezën, 80% për qumështin, 75% për mishin e peshkun, 55% për orizin. Proteinat e dhëna me tepricë nuk mund të përvetësohen. Ato përdoren për të prodhuar energji. Rruga metabolike e këtyre proteinave të pashfrytëzuara kalon nëpërmjet mëlçisë dhe veshkave. Mëlçia i kthen në glukozë dhe në ure. Kjo e fundit eleminohet si mbeturinë toksike nëpërmjet veshkave.
Në rast se nevojat energjetike plotësohen, proteinat kthehen në yndyrna. Në të ushqyerin duhen përcaktuar mirë nevojat për proteina, nëse qenit synohet t'i sigurohet një shëndet normal. Një kufizim i tyre mund të sjellë pasoja të dëmshme. Qentë e ushqyer me sasinë e cilësinë e duhur të proteinave janë më të qëndrushëm ndaj sëmundjeve e streseve të ndryshme. Në të kundërten, teprica e dëmton shëndetin. Megjithatë një qen në kushte normale mund të përballojë edhe një sasi proteine që zë 20 deri 45% të lëndës së thatë në racionin ushqimor. Gjatë periudhës së rritjes, të mbarsmërisë, laktacionit, sëmundjeve, punës intensive, stërvitjeve sportive, etj, nevojat për proteina janë më të mëdha.

Nevojat për yndyrna
Yndyrnat mund të jenë me origjinë bimore ose shtazore. Në qofte se për njeriun ka edhe yndyrna të këqia, për qenin të gjitha janë të mira. Qentë aktive dhe bushtrat me këlyshë në gji durojnë kuota më të larta yndyre. Një raport prej 10 deri 20 % yndyrnash në racion është i mjaftueshëm. Yndyrnat kanë edhe rol parambrojtës ndaj sëmundjeve të lëkurës e të qimeve, prandaj në racionin ushqimor të qenit është e domosdoshme të shtohet një lugë vaj luledielli ose misri.

Nevojat për glucide-sheqerna
Këto janë kryesisht me origjinë bimore, si amidoni (niseshteja) i drithërave, fruktoza dhe saharoza e frutave. Sheqernat, ndonëse nuk janë ushqim natyral për rnishngrënësit, ndikojnë për mirë në sistemin nervor dhe sidomos të këlyshet. Tepricat e sheqernave shkaktojnë diarre. Në praktikë, në racionet për qentë, bëjnë pjesë gjithmonë drithërat, që janë burim i niseshtesë e i glukozës. Për të tretur glucidet, organizmi i qenit nuk i ka aftësitë e duhura si ato të njeriut, ndaj është mirë që ushqimi me përbërje drithi të jepet i pjekur.

Nevojat për celulozë
Celuloza, që zakonisht gjindet në ushqimet me origjinë bimore, meqjithëse te qeni nuk asimilohet nga organizmi, është e nevojshme në racionin ditor. Ushqimet celulozoike kanë efekt rregullues për tretjen e ushqimeve në zorrë, pasi ngadalësojnë aktivitetin e tyre kur ai është i shpejtuar dhe, anasjelltas, e shpejtojnë kur ai ngadalësohet, Shërben si diedetik në disa situata patologjike, si në rastet e dhjamosjes, të diabetit, si dhe në çrregullimet e ndryshme në zorrë.

Nevojat për lëndet minerale
Megjithëse në sasi të vogël, mineralet apo kripërat e tyre luajnë rol specifik dhe të pazevëndësueshëm në organizëm, qoftë strukturor (në skelet), qoftë funksional (në qelizat e në gjak). Kërkesat për to duhen kontrolluar mirë: as tepricë, as pamjaftueshmëri. Kalciumi dhe fosfori janë elementet kryesore, që formojne skeletin dhe që marrin pjesë në proçeset e metabolizmit. Qentq e ushqyer, po- thuajse vetëm me mish, shfaqin sëmundje të metabolizmit gjatë periudhës së rritjes. Mishi, në krahasim me drithërat, ka më shumë fosfor sesa kalcium, prandaj duhet vendosur ekuilibri i duhur, ndryshe skeleti deformohet e bëhet i thyeshëm. Pra duhen përdorur ushqime që i plotësojnë kërkesat në lëndë minerale.
Magneziumi, në përgjithësi, nuk mungon, por duhet shtuar në racionin për langojtë e vrapimit, për qentë e gjahut e të tërheqjes, pasi ata e kanë më të domosdoshëm këtë. Për natriumin, potasin, klorin, hekurin, bakrin, magnezin, zinkun, selenin, kerkesat mund të
plotësohen edhe sipas këshillave të veterinerit, i cili rekomandon preparatet e ndryshme që mund të përdoren, si dhe sasinë e lejueshme që i jepen kafshës.

Nevojat për vitamina
Ndonëse në sasi shumë të vogla, vitaminat janë të domosdoshme për organizmin. Vitaminat që treten në yndyrna e që depozitohen: janë A, D, E ,K. Këto ndodhen më shumë në ushqimet e pasura me yndyrna si: vezë, qumësht, gjalpë, etj. Vitaminat që shkrijnë në ujë (vitaminat e grupit B) janë më të pranishme në ushqimet, veçse janë teper delikate nga nxehtësia dhe oksidimi. Këto organizimi nuk mund t'i depozitojë si ato të lartpërmendurat, ndaj duhen shtuar çdo ditë në ushqim.
Dieta shtesë nuk duhet rnarrë si një kërkesë e ngurtë, por si një masë parambrojtëse për të mbajtur qenin në gjëndje normale shëndetësore.

Qeni juaj është sqimatar apo llupës në të ngrenë?
Në kushte natyrore qeni, Canis vulgaris, është mishngrënës dhe i prirë ndaj gjahut.Gjatë mijëra vjeteve, ky instikt u shfrytëzua për të seleksionuar raca qensh për qellime të caktuara. Në përgjthësi, qeni e shijon dhe e përtyp pak ushqimin, kështu që atij i duhet dhënëv 2-3 herë në ditë, për të menjanuar mbingarkesat e tretjes. Qentë e racave me trup të vogël janë më sqimatarë, parapëlqejnë të ushqehen edhe natën e në qetësi. Ngjyra e ushqimit nuk ka asnjë ndikim, sepse qeni i beson shumë hundës së tij. Me moshën era i dobësohet dhe oreksi i bëhet më kapricoz. Pranë çanakut të ushqimit çdo qen do dhe atë të ujit. Preferon më tepër ushqimin me mish e më pak atë me prejardhje bimore. Stërvitja për shijen filion që në moshë të re. Kur qeni i ri mësohet të haje lloje të ndryshme mishi, peshku, konservash, etj, nuk nxjerr probleme në moshën e rritur.
Rëndësi ka edukimi dhe dhënia me orar e ushqimit, mundësisht t'u jepet në vende të qeta. Një autor, studiues i jetës së qenve, ka shkruar për të ushqyerit e tyre: "Në gjëndje të lirë (të egër) kur kapoja i tufës shijon gjahun, vartësit presin me padurim sa të rnbarojë ai dhe të turren me furi për të përlarë mbeturinat. Ky instikt duhet shfrytëzuar, për ta ushqyer qenin tuaj gjithmonë larg të tjerëve, që ai të jetë i qetë dhe ta shijojë atë që ka përpara".

Kuzhina familjare
Për qenin kuzhina familjare nuk duhet të jetë e varfër, Prodhimet me mish janë kryesoret për qenin, por gjatë miëra vjeçareve, në kohë të vështira, ai është mësuar të përlajë çdo lloj ushqimi, me prejardhje shtazore e bimore, ndaj e zonja e shtëpisë duhet ta rnbajë mirë parasysh këtë, duke i dhënë qenit jo vetëm mbeturinat e tryezqs, por dhe ushqime tq tjera tq nevojshme.

Formula standard
Kur përdorni mish jo të majmë duhet të kombinoni çdo ditë e çdo vakt: 2 njësi mishi, 3 njësi orizi të pjekur, 1 njësi perimesh të freskëta, 1 lugë me vaj (luledielli ose misri), një lugë përbërësish mineralë (kalcium:fosfor) dhe vitarninoze. Për qentë e vegjël jepet një lugë kafeje me përberësish mineralë; për të mëdhenjtë, njeë lugë gjelle.
Praktikisht, një qen me trup mesatar ka nevojë për 17-18 gramë rnish për çdo 1 kg peshë të tij (me konkretisht: 20g për qentë e vegjël, 15 g për çdo kg peshë për të mëdhenjtë). Duke shumëzuar këtë sasi, me kilogramet e peshës që ka kafsha, dalin racionet e duhura ditore për mish.
Ptotësues.; mineralë dhe viteminozë janë në formë pluhuri, në raport: kalcium 2 dhe fosfor 1. Mund të zevëndësohen me të tjerë me cilësi të barazvlefshme.

PËRBËRËSIT

Burimet e proteinave shtazore
Mishi nuk duhet të jetë shumë i majmë. Prodhimet që tregtohen si mish për kafshët, megjithëse të cilësisë së mirë, janë të pasura me yndyrë. Pjesët që nuk pëlqehen nga njeriu, si mishi i faqeve dhe i nofullave të gjedhëve, rropullitë e zemra, janë ushqim shumë i mirë për qenin. Mushkëritë janë pa ndonjë vlerë, pasi janë të varfëra në proteina. Melçia dhe stomaku kanë vlera ushqimore. Mishi i gjedheve dhe i bagëtive të imëta është më i mirë sesa i shpendëve, i kalit dhe i derrit. Peshku i freskët ose i ngrirë është i pasur me proteina të cilësisë së lartë. Është mirë të jepet i pjekur. Prodhimet e qumështit dhe vezët janë të pasura me proteina e me vitamina (A,D,E,K). Duhet t'u jepen me shumë qenve aktive, atyre në riprodhim dhe kafshëve në rritje.

Brumerat (mielli, orizi, etj)
Japin energji, por nuk duhet tepruar me to, e shumta jepen 2 herë si sasi në krahasim me mishin. Duhen gatuar me pjekje për t'u tretur më mirë nga organizmi. Patatet dhe buka janë më pak të tretshme, ndërsa fasulet e thjerëzat, ndonëse të pasura në vlera ushqimore, prodhojnë gazra me erë të keqe.

Perimet
Karota, sallata, bizelet, prasi, kungulli, etj, janë të domosdoshme në proçesin e tretjes. Ato duhet të zënë të pakten 20% të racionit.

Plotësuesit e domosdoshëm
Vaji i lulediellit, i misrit, dhe dhjami i freskët janë përbërës të domosdoshëm. Majaja e thatë siguron porcionet e duhura të vitaminave te grupit B. Përsa u përket vitaminave A,D dhe E, ato duhen dhënë një herë në javë.

Ushqimet e ndaluara

Sheqeri
Për qenin, shija e sheqerit është kundër natyrës së tij. Vetëm kur ai edukohet keq ha ushqime të ëmbëla. Kjo çon në dhjamosjen e tij e po të teprohet edhe në sëmundjen diabet.

Mbeturinat e tryezës
Është zakon i keq kur i jepen qenit të gjitha mbeturinat e tavolinës. Këto duhet të përdoren me kriter. Mund ta sëmurin, ta majmin, t'i heqin shijen për ushqimet që i nevojiten, pra qeni të kthehet në një llupes të rëndomtë.

Çokollata
Të paktë e të rrallë janë ata përsona që e dinë se çokollata është helmuese për qenin. Përveç çrregullimeve që sjellin përdorimi i sheqerit dhe i mbeturinave të tavolinës, çokollata, sidomos kur jepet me tepricë, mund të shkaktojë një helmim të rëndë. Në këtë rast vepron një lendë e quajtur teobrominë, e përafërt me kafeinen. Helmimet prej saj ndodhin sidomos gjatë festave të krishtlindjeve e të vitit te ri, kur pronari do si e si që t'ia plotësojë sa më mirë kërkesat qenit tij të dashur. Duhet ditur se kafshës i rrezikohet jeta kur konsumon 20 g çokollatë për çdo kilogram peshë të gjallë. Shënjat e helmimit shfaqen 4-5. orë pas ngrënies së çokollatës, ku mund të vihet re: eksitim, nervozizëm, dridhje, që çojnë deri në koma. Në këtë rast ndihma e veterinerit është e domosdoshme. Pra si përfundim: kur i jepni çokollatë i bëni keq qenit tuaj.

Kockat e shpendëve e të lepurit
Janë burime të racionit për kalcium, luftojnë edhe pezmatimet e xhinxhivës së dhëmbëve. Veçse edhe kockat kanë anët e tyre të këqia. Mund të shkaktojnë kapsllëk, të ngecin në fyt e të bllokojnë frymëmarrjen. Në këtë rast është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Kuzhina e konservave
Ka mendime të kundërta, por sot ka fituar ai për domosdoshmërinë e përdorimit të tyre, sepse kutitë e konservave, të përgatitura nga industria, përmbajnë ushqime të racionuara e të ekuilibruara, që janë më të sigurta, me praktikë dhe me ekonomike. Për të bindur skeptikët jepen disa argumente.

Përbërja e ushqimeve industriale
Për përgatitjen e ushqimeve të industrializuara, fabrikantët mbështetën në rekomandimet shkencore, kanë lidhje me thertorët dhe me prodhimin blegtoral të industrializuar. Sardelet e vogla, mbeturinat e salmonit, kërkesat e shpendëve, pjesët e dobëta të mishit, rropullitë, vezët ... etj, prodhime që në shumë raste mbeten të papërdorshme për njeriun, kanë vlerë të mirë ushqimore për qenin. çdo fabrikë bën analizat përkatëse për lagështinë, përqindjen e proteinave, të yndyrnave, etj. Merren në konsideratë të gjitha njohuritë mbi metabolizmin dhe me këto ushqime ndërtohen racione të ekuilibruara. Ato janë të ambalazhura e të etiketuara mirë, ku shënohen përmbajtja e lëndës së thatë, e proteinave, yndyrnave, celulozës, hirit, plotësuesve mineralo-vitaminike, etj.

Si përdoren ushqimet e parapërgatitura?
Sipas mënyrës së përdorimit, prodhohen katër kategori kryesore të ushqimeve të parapërgatitura:
-Ushqime të plota, që mbulojnë të gjitha nevojat e racioneve ditore.
-Ushqime plotësuese, që duhen përzierë sepse nuk sigurojnë racione të ekuilibruara.
-Ushqime me vlera të veçanta, që iu jepen kafshëve në stade fiziologjike të caktuara, si në dhënie gjiri, gara sportive, në periudha rritjeje, etj.
-Ushqimet specifike (për oreks) që jepen në sasira të vogla, e që tregtohen në qeska plastike ose të konservuara.
Si rregull i përgjthshëm: një qen me trup mesatar duhet të konsumojë në ditë 20 g lëndë të thatë për çdo kg peshë trupore (30 g për racat e vogla dhe 15 g për racat trupmëdha). Ose me konkretisht një qen me peshë 15 kg duhet të konsumojë në racionin ditor rreth 300 g lëndë të thatë dhe rreth 1200 g lëndë të njomë. Nëse kutia e konservës ka ushqim sa për dy ditë, pjesa e të nesërmes vihet në frigorifer. I jepet kafshës pasi lihet për 10-15 minuta në mjedisin e zakonshëm.

Të ushqyerit në stade të veçanta

Kur femra është barse
Gjatë gjashtë javëve të para të barrës lloji i ushqimit nuk ndryshohet, por tregohet kujdes për cilësinë. Vetëm në tri javet e fundit të barrës sasia e ushqimit duhet rritur me 15-20%, me qellim që të plotësohen edhe nevojat e këlyshëve në bark. Dhjetë ditë para lindjes forcohet ushqimi energjetik, sidomos me proteina.

Të ushqyerit e femrës me këlyshë në gji
Prodhimi i qumështit fillon me lindjen e këlyshëve, arrinë sasinë maksimale rreth javës së tretë dhe zbret gradualisht deri në javën e tetë. Qumështi i bushtrës është më i ushqyeshëm e me energjetik sesa i shumë gjitarëve të tjerë. Ai është i domosdoshëm për rritjen e këlyshëve. Racionet ushqimore për bushtrën duhen shtuar 50% në javën e parë, të dyfishohen në javën e dytë, të trefishohen në javën e tretë dhe pastaj të jetë i dyfishtë, deri në fund të laktacionit. Pra i duhet ushqim superenergjetik, superproteinik: mish, vezë, djathë, qumësht pluhur, yndyrna (5%) si dhe kalcium e fosfor.
Pasqyra e mëposhtrne është tipike për një racion të ekuilibruar dhe të përshtatur sipas stadeve të ndryshme të periudhës së riprodhimit.

Të ushqyerit e këlyshëve deri në zvjerdhje
Periudha nga lindja deri në zverdhje (këputje) për këlyshet është me kritikja. Më të lindur atyre iu nevojitet kulloshtra. Kjo është shumë e pasur në antitrupa dhe e mbron të miturin për disa javë nga sëmundjet ngjitëse. Duhet disiplinuar thithja e gjirit, sepse këlyshët më të fortë pëlqejnë gjinjtë e prapme të nënës, pasi ata kanë më tepër qumësht, të dobëtit duhen çuar me dorë pranë gjinjëve. Mos u shqetësoni nëse këlyshet vetëm pijnë qumësht e flenë, Kur nëna ua refuzon gjirin (nuk ka qumësht apo ka pezmatim të gjirit), atëherë bëhet kujdes për t'iu dhënë ushqim artificial.

Mëmëzimi artificial
Qumështi i hollë i lopës nuk iu përshtatet këlyshëve, sepse qeni e ka dy herë më të koncetruar. Për ta sjellë në raport të drejtë qumështin e lopës, ka vështirësi, prandaj përdoret me lehtë e më me efekt qumështi i tregtuar për këtë qëllim. Jepet me biberonë, katër herë. Këlyshi i hap sytë rreth ditës së dhjetë dhe fillon të dëgjojë 16 dite pas lindjes. Tri jave pas lindjes fillojnë të bredhin me bishtin të ngritur përpjetë si antenë. Gradualisht dhe përpjestimisht këlyshet duhet të mësohen të konsumojnë ushqime të ngurta, të parapërgatitura me qumësht, në formë supe. Dalngadalë ata çmësohen me qumështin e nënës, duke ua dhënë këtë supë të freskët, për çdo ditë.

Të ushqyerit "në moshën e dytë“
Këlyshi, i ndarë nga gjiri, e kalon foshnjërinë pas disa muajsh Rritet shumë më shpejt se foshnja njerëzore. Megjithatë racat trupvogla rriten ngadalë dhe piqen shpejt, ndërsa racat e mëdha në të kundërten. Kështu kulmi i rritjes ndryshon nga 2,5 deri në 6,5 muaj. Pas këputjes ushqimi duhet të jetë superenergjetik, i ekuilibruar mirë me kalcium e fosfor, në përpjestim me rritjen në peshë. Një qen bariu gjerman rritet deri në muajin e 16-të, ndërsa ata të racave të tjera: 12 deri 7 muaj (të mesmit e të vegjëlit). Për të mënjanuar pasojat e dëmshme, ushqimi duhet të jetë i plotë dhe i ekuilibruar, i përcaktuar javë për javë. Pasqyra e konkretizon këtë regjim ushqimi:

Ushqimi për qentë e gjahut, të sportit e të punës
Zagarët e gjahut, qentë e sajës, të zjarrfiksëve, teë ushtrisë e të policisë, në përgjithësi ata që përdoren për sport e punë, zakonisht trajtohen në grup dhe me ushqim special: 10% më shumë për çdo orë pune ditore; 40% për punë të plotë: 50 deri 100 % më shumë për qentë e gjahut. Dyfishohet raporti i kalçiumit, i magneziumit, i oligoelementeve dhe i vitaminave. Ushqimi duhet të jetë shumë i tretshëm dhe jo vëllimor.

Të ushqyerit në "moshën e tretë“
Qeni hyn në këtë moshë rreth vitit të tetë. I moshuar ai bëhet me pak aktiv. Ka prirje të majmet, të preket nga sëmundje të ndryshme, të zemrës, muskulaturës, të kockave, lëkures, nga tumoret, etj. Dobësohet nuhatja, shikimi, qeni plak bëhet i plogësht. Në këtë rast, për t'i zgjatur jetën, duhet kujdes për higjienen, ushqimin. Duhet rritur përmbajtja në proteina, kalçium, fosfor, vitamina, sidomos A, B dhe E. Për këtë moshë duhet më shumë kujdes, si per ushqimin ashtu dhe për trajtimin në përgjithësi. Mos harroni! Është qeni juaj që aq shumë iu ka dashur dhe u ka shërbyer në vite.

Ushqimi në raste sëmundjesh
Duhen respektuar recetat e veterinerit dhe dieta e rekomanduar sipas sëmundjeve: diabetit, të veshkave e gureve në to, pankreasit, urinare, alergjive ushqimore, mungesës së oreksit, çrregulIimeve të tretjes, kapsllekut, vjelljeve, etj. Sot industria përgatit ushqimet e duhura për raste të veçanta të sëmundjeve të qenve.

TUALETI DHE PËRKUJDESJET

Qimja
Qimet mbulojnë trupin e qenve të çdo race. Lëkura dhe qimet luajnë një rol të madh mbrojtës. Veç kësaj nëpërmjet tyre ne orientohemi për identifikim e kafshës. Sipas gjatësisë dhe llojit të qimes së parë e asaj nën lekurë (të dytë) dallohen shumë variete qimesh.
- Qime normale, e ashper me nënqime me push, psh. qeni gjerman.
- Qime e shkurtër, e ashpër, me nënqime të dendura.
- Qime e gjatë tre tipesh: e gjatë dhe e zhdërvjellët, e gjatë dhe leshtore, e gjatë dhe e ashpër,
Qimja nuk rritet vazhdimisht si thonjtë. Ripërtëritet sipas një rregulli ciklik tri fazësh: periudha e rritjes aktive, që kushtëzon gjatësinë, një fazë e ndërmjetme e rritjes së rrënjës drejt sipërfaqes dhe e treta, ajo e çlodhjes disa mujore, para se të rindërrohet rishtazi.
Në ndërrimin e qimes ndikojnë shumë faktorë: gjenetike, terrnike, sëmundjet, etj.

Lëkura
Është e përbërë nga një cipë e trashë me dy shtresa të lidhura njera me tjetrën. Në shtresën e dytë gjinden gjendërrat yndyrore. Në raste infeksioni në lekurë mund të vërehen njolla të ndryshm, që mund të jenë me karakter të thatë apo të njomë dhe që shpesh kthehen në vatra infeksioni.

Banjoja me shampo
Këlyshi duhet mësuar me banjon me shampo qysh në moshën katër mujore, me përjashtim kur vuan nga dermatozat (riqna, zgjebje, etj). Duhet mësuar gradualisht dhe aq mq tepqr kjo qshtq e domosdoshme për qentë e qytetit. Banjo u bëhet çdo 2 ose 6 javë me tretësirë të butë, që pastron dhe shkumëzon mirë, të ketë reaksion neutral. Shampot acide, që përdoren për njerëzit dhe ato me permbajtje squfuri, nuk këshillohen. Përdoren shampo antipleshtash. Pas shampos duhen përdorur tretësira të tjera që zbusin dhe ndritin lekurën. Zakonisht këto prodhohen nga industria, dhe me miratimin e enteve veterinare.
Nga ana praktike: duhen furçosur, krehur dhe prerë me kujdes qimet e gjata dhe ato që formojnë nyjëza. Para përdorirnit të shampos, qenit i vulosen veshët me pambuk hidrofil. Gjatë banjës bëhen dy shkumbëzime me shampo, e dyta 5-10 minuta pas së parës. Në dimër, pas banjos, përdorni tharësen e flokëve e sidomos për qentë leshtore, që janë edhe me delikate ndaj të ftohtit.

Furçimi
Bëhet për te hequr qimet e vdekura dhe papastërtitë e ndryshme nga lëkura. Peër qimet e shkurteëra e të trasha, si edhe për qimet mesatare, përdoret furçimi i fortë në drejtim të qimes. Ky është shumë i domosdoshëm psh. tek qeni gjerman, ku qimja ka prirje të yndyroset. Kafshës i duhet kaluar furçja mbi trup disa herë në ditë, sidomos gjatë periudhës së ndërrimit të qimeve. Për qimet e shkurtra e të ashpra, furçirni bëhet i fortë, por duke patur kujdes që të mos shkaktohen plagë. Dy ose katër herë në vit bëhet heqja e qimes me krehërin-thikë. Për qimet e gjata dhe të spërdredhura, ose të gjata e leshtore, përdoren furça metalike, me dhëmbë të gjatë e të fortë, për të shpupurisur cullufet. Ky proçes kryhet një herë në javë. Qentë me qime që iu rriten vazhdimisht duhen qethur. Për qimet e gjata e të mëndafshta veprohet njëlloj si tek ata me qime të gjata e të zhdërvjellta, por përdoret me pak vaj. Për qimet e gjata dhe të ashpëra furçirni bëhet çdo ditë, baluke për baluke, përdoret dhe vaj për t'i zbutur.

Mirëmbajtja e veshëve
Disa raca janë më të prira nga pezmatimet e veshit ose siç quhen në gjuhën mjekësore: otite (psh qeni gjerman), nga nxjerrja e lëndës yndyrore në kanalin e veshit. Më keq e kanë racat më shume qime në veshë, si dhe ato me veshë të varur. Kafsha duhet kontrolluar
me kujdes nga veshët. I bëhet pastrimi dhe heqja e qimeve. Kur veshi i dhemb duhet bërë vizita nga veterineri.
Teknika e pastrimit bëhet në këtë mënyrë:
- Me dorë ose me pincë hiqen qimet e veshit te brendshëm.
- Tërhiqet pak lart llapa e veshit, në mënyrë që të duket sa më shumë
tubi i dëgjimit.
- Futet lëngu larës brenda tubit të veshit.
- Masazhohet veshi me qellirn që teë hiqen të gjitha qimet e vdekura
si dhe dylli i brendshëm.
- Pastrohet me pambuk tubi i dëgjimit.

Mirëmbajtja e thonjve
Thonjtë e qenit rriten në formë rrethore. Kur nuk konsumohen përkulen, mbështillen dhe mund të hyjnë në mishin e gishtrinjëve. Tek qentë me aktivitet konsumohen normalisht dhe ndërhyrjet janë më të rralla, megjithatë duhet kujdesur për thuan e prapme. Kur thonjtë konsumohen pak bëhet prerja e tyre nga një profesionist ose edhe nga vet i zoti, nëse e ka fituar këtë përvojë.

Higjiena e dhëmbëve
Qeni i rritur ka 42 dhëmbë: inçizivët këpusin, dhëmbët e qenit copëtojnë, paradhëmballët shtypin, dhëmballët thërmojnë. Hapësira e gojës, e nxehtë dhe e lagësht, bëhet vater bakteriesh, të cilat mund të shumohen nga ushqimet, nga ulja e imunitetit, etj.
Ushqimi i butë e kufizon mekanizmin e pastrimit, kohëzgjatjen e dhëmbëve të qumështit, të cilët bëhen shkak për grumbullimin e ushqimit midis dhëmbëve. Ka qenë që kafshojnë gurë, metale, kocka e objekte të tjera, duke i dëmtuar vet dhëmbët e tyre. Xhinxhivitet (pezmatimi i mishit të dhëmbëve) dhe kariesi e bëjnë të domosdoshëm pastrimin e gojës së qenit. Dhe kjo bëhet që në moshën e re. Furëçimi i dhëmbëve duhet bërë tri herë në javë duke e mësuar gradualisht kafshën ta durojë këtë proçes. Nuk përdoret pastë, por vetëm furçe dhëmbësh. Në rast infeksioni të dukshëm thirret veterineri.

Kujdesi për sytë
Këta duhen pastruar rregullisht me tretësira të përshtatshme, ashtu siç bëhen për njerëzit e fëmijët e vegjël. Për racat me kokë të rrumbullakët duhet edhe më tepër kujdes. Për të futur pikat, hapen qepallat dhe hidhen 1-2 pika mbi sipërfaqen e syrit.

Kirurgjia estetike
Nisur nga konsiderata praktike disa racave iu bëhen ndërhyrje kirurgjike, shpesh herë barbare, si prerja e bishtit apo e veshëve. Qentë e gjahut dhe të bariut një gjë të tillë pothuajse e kanë të domosdoshme, pasi me këto operacione iu shmangen më shumë rreziqeve nga kafshimet. Sot, në përgjithësi, kjo praktikë është e kritikueshme, ndonëse jo rrallë bëhet prerja e bishtit. Ky duhet prerë qysh në javën e parë të paslindjes. Veshët iu priten në muajt e parë. Pas operacionit qenit i bëhet bandazhimi i vendit të operuar. Prerja e veshëve bëhet në përshtatje me racat si dhe me formën e kokës.

QENI NË PUSHIMET TUAJA
Edhe pushimet kanë telashet e veta për shumë arësye. Pushimet në zona e në vende të huaja sjellin telashet më të mëdha. Në disa shtete, si Anglia, Australia, e në ndonjë vend tjetër, është e ndaluar me ligj futja e qenve në territorin e tyre. Para udhëtimit në një vend të huaj, informohuni nga ambasadat ose konsullatat e tyre, nëse lejohet marrja e qenit me vete. Komuniteti Europian, për shtetet anëtare të tij, ka rregulla të përcaktuara për shoqërizimin me qenin tuaj. Duhet çertitikata shëndetësore veterinare, çertifikata për kryerjen
e vaksinimit, ku është shënuar edhe kohëzqjatia e veprimit të vaksinës. Një gjë e tillë ështeë e domosdoshme sidomos për vaksinimin ndaj sëmundjes së tërbimit.

Transportimi
Para nisjes në një udhëtim siguroni konfortin për qenin: kanistër, zinxhir, ujë të pijshëm, etj. Qentë e vegjël nxjerrin më pak telashe. Në metro dhe në autobuz për to nuk paguhet biletë, pasi ata mund t'i futësh në kanistër, t'i mbash mbi gjunjë, etj. Qentë e mëdhenj ndalohen në këto mjete të qarkullimit publik. Transporti me tren, për qentë e mëdhenj, mund të bëhet në vagonin furgon, kundrejt taksës përkatëse. Transporti me anije mund të shkaktojë atë që i thonë “e zuri deti". Në avion, qeni nën 5 kg mund të udhetojë, por duke i rezervuar një vend të posaçëm.
Transportimi me veturë duhet të bëhet i qetë. Qeni të lidhet me rripin përkates, pasi mund të vritet gjatë udhetirnit. Këlyshi duhet mësuar për udhëtirnin me makina qysh në muajt e parë dhe, gradualisht, nga distancat e shkurtra në më të gjatat. Kjo është e domosdoshme sidomos për qentë e gjahut.
Kini kujdes se gjatë një udhetimi, nga qarkullimi i dendur, qeni mund të trembet e të hidhet nga dritarja, prandaj mbajeni atë afër dhe të lidhur. Kur jeni në plazh apo kur bën shumë nxehtë, ruajeni qenin nga pika e diellit. Pas çdo orë udhëtimi bëhet një pushim i vogël, ku qeni mund të urinojë, të pijë ujë, të bëjë ndonjë levizje për të çpirë këmbët. Mos e lini kurrë qenin brenda veturës dhe në vendqëndrime me diell, sepse temperatura në makinë mund të ngrihet deri 500 C dhe mund të sjellë pasoja të rënda deri dhe ngordhjen e kafshës. Gjatë udhëtimit mos i jepni të hajë, e pajisni me mbulesë e me lodra. Ndaloni e pastaj i jepni ushqimin e zakonshëm.
Me të arritur në vendqëndrirnin e pushimeve mos e lini të bredhë vetëm, por e shoqëroni deri sa të mësohet me mjedisin e ri. Në këto raste, duhet patjetër t'i vendosni medalionin në qafë me adresën dhe numrin tuaj të telefonit, që në rast se ikën dhe humbet ta gjeni përsëri,
Kur nuk mundeni ta shoqëroni qenin tuaj, si psh në vende me karantinë, per arsye strehimi, apo në një udhëtim të gjatë, atij mund t'i krijohen strese, ankth, anoreksi, etj. Duhet ta rnesoni edhe me mungesat tuaja, qofshin edhe të gjata. Vërtet që mund të dobesohet pak, porse ai do të gëzohet shumë pas kthimit tuaj. Në rast se keni një vile a shtëpi me kopësht, gjatë mungesës suaj, besojani fqinjit apo ndonjë të afermit tuaj që të kujdeset për të.