Duhani dhe dëmet e tij.

User avatar
Prof.Dr Selim Luku
Posts: 5
Joined: 10 Nov 2016, 09:45
Vendodhja: Tirane
Profesioni: Pedagog
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare
Rreth Jush: Pedagog prej shume vitesh ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Autor i disa teksteve te Histologjise, Anatomise, Fiziologjise, Atlaseve te Anatomise, artikujve shkencore brenda dhe jashte vendit, monografi si edhe broshura ne drejtimin e Mjekesise Veterinare.
Mban Titullin Dr i Shkencave, Profesor i Asiocuar, Profesor Doktor.
Specializuar ne venda te tjera te botes.
Referime te ndryshme shkencore brenda dhe jashte vendit

Duhani dhe dëmet e tij.

Postby Prof.Dr Selim Luku » 17 Nov 2016, 14:52

Duhani e ka prejardhjen nga Amerika, ai në shekullin XVI erdhi në Europë. Nga Amerika ai është përhapur në të gjithë botën, qarkullimi i madh i tij është bërë për qëllime biznesi. Duhani dëmton rëndë shëndetin, ai përmban nikotinë dhe benzopiren që dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes, zemrën, enët e gjakut si dhe organet e tjera të organizmit, duke ndikuar në uljen e jetëgjatësisë.
Dihet se njeriu që pi duhan merr erën e tij, rrobat dhe trupi i tij kanë erën e keqe të duhanit. Ai dëmton rëndë në rradhë të parë aparatin e frymëmarrjes duke sëmurur duhanpirësin deri në asmen bronkale. Rrugët e frymëmarrjes kanë një ndërtim të mrekullueshëm për të pastruar ajrin që thithin gjatë aktit të frymëmarrjes.
Mukoza e tyre ka qeliza me zgjatime në formën e thekëve të grurit dhe qeliza që sekretojnë një lëndë mukoide ngjitëse. Zgjatimet e qelizave njomen me këtë mukus dhe këtu mbeten pluhurat, bakteriet, viruset etj.
Këto lëvizin në drejtim të kundërt me ajrin që hyn në mushkëri, kështu të gjitha lëndët e dëmshme dalin jashtë mushkërisë. Kur ky epitel është i pa dëmtuar nuk futet infeksioni, as gripi e as tuberkulozi sepse ato ngjiten aty dhe dalin jashtë organizmit gjatë frymëmarrjes ose kollës.
Çfarë dëmi i bën duhani këtij epiteli duke hyrë e duke dalë vazhdimisht gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes?
Ai i dëmton dhe i shkatërron këto qeliza të mrekullueshme duke i shndërruar në qeliza të sheshta pa zgjatime.
Pra tani pluhurat, bakteriet, viruset nuk mbeten më si më parë në zgjatimet e qelizave por shkojnë në mushkëri. Për nxjerrjen e tyre tani shërben kollitja, sidomos ajo e mëngjesit që njihet si kolla e duhanit,
Gjithashtu tymi i duhanit duke hyrë në zgavrën e hundës dëmton organin e nuhatjes që ndodhet këtu, duke mos qënë më në gjëndje të kënaqemi me aromën e luleve e trëndafilave, apo të qëndrojmë në një mjedis me aromë të keqe dhe të mos e ndjejmë atë.
Për kaq sa treguam më lart është i paktë dëmi i duhanit në krahasim me përqindjen e lartë të kancerit të mushkërive tek njerëzit që pinë duhan në krahasim me ata që nuk e pinë atë. Ka njerëz që e justifikojnë pirjen e duhanit e tregojnë, se filani ka pirë duhan e ka jetuar gjatë, e kjo mund të jetë e vërtetë, por në shkencë për të parë dëmet që shkakton duhani nuk merret një apo dy persona por një numër i madh njerëzish. Psh. 1 milion që e pinë atë dhe 1 milion që nuk e pinë. Në këto raste sëmundshmëria është më e madhe tek ata që e pinë duhanin në krahasim me ata që nuk pinë duhan, dhe jetëgjatësia e atyre që nuk pinë duhan është më e madhe.
Duhani dëmton zemrën duke shkaktuar aritminë e saj, dëmton enët e gjakut e prish funksionin e tyre.Tek nënat shtatzanë duhani dëmton jo vetë nënën por edhe foshnjën në barkun e nënës. Duhani dëmton jo vetëm ata që e pinë atë por edhe njerëzit që qëndrojnë në lokale të ndotura nga tymi i tij.
E ndjej për detyrë të këshilloj nxënësit dhe studentët, të gjithë moshat e reja të mos i drejtohen duhanit, ti largohen lokaleve të ndotura nga tymi i tij, e të merren me fiskulturë e sport, eskursione në plazhet e bukura të vendit tonë, ti drejtohen natyrës, natyrës, natyrës sepse aty do të gjejnë gëzim, lumturi, shëndet dhe këto do të ndikojnë në jetëgjatësine e tyre.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagogët dhe Specialistët e Veterinarisë”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests