LIGJI PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TE PLEHRAVE KIMIKE - Nr.8531, date 23.9.1999

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TE PLEHRAVE KIMIKE - Nr.8531, date 23.9.1999

Postby Libraria UBT » 02 Aug 2015, 16:12

LIGJI PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TE PLEHRAVE KIMIKE - Nr.8531, date 23.9.1999

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave

K U V E N D I I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME


Neni 1
Qellimi

Qëllimi i këtij ligji është te mundësojë kontrollin e plehrave kimike, te importit dhe te vendit, qe qarkullojnë ne tregun shqiptar, për te siguruar përdorimin e plehrave te sigurta e cilësore, ne përputhje me kërkesat për ruajtjen e shëndetit te njerëzve, te kafshëve, te bimëve,për mbrojtjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e interesave te konsumatorit.

Neni 2
Për efekt te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime:

"Shërbimi i kontrollit te plehrave kimike" është organizmi i ngritur për zbatimin e këtij ligji dhe te akteve nënligjore.
"Pleh" është lënda organike ose inorganike, qe përmban një ose me shume elemente
ushqyese bimore te njohura, te cilat nevojiten për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.
"Lënda aktive" kuptohet sasia e elementit apo elementeve ushqyese, ne një njësi plehu e shprehur ne përqindje.
"Administratori i shërbimit te kontrollit te plehrave kimike" është personi i ngarkuar
për drejtimin e shërbimit te kontrollit te plehrave kimike.
"Analizist" është personi zyrtar, qe kryen analizat e plehrave kimike, ne përputhje me metodat standarde te kryerjes se këtyre analizave.
"Inspektor" është personi zyrtar qe kontrollon zbatimin e kërkesave te këtij ligji.
"Mostër" është një sasi plehu qe përbën një njësi dhe qe ka karakteristika, qe mendohen te jene uniforme.
"Etikete" është reklama, pamja ose modeli i shkruar, i shtypur ose i vene mbi ambalazhin e plehrave kimike ose i bashkëlidhur me te, ku përshkruhen karakteristikat kryesore te plehut kimik.
"Tjetërsim" kuptohet çdo ndryshim ne treguesit e plehrave kimike, nga ai i deklaruar ne etikete ose ne certifikatën shoqëruese.
"Çorientues" kuptohet mosvënia e treguesve te plehrave kimike ne etikete, sipas
kritereve te përcaktuara ne kete ligj dhe ne aktet nënligjore ne zbatim te tij.

Neni 3
Kriteret dhe rregullat e vlerësimit te plehrave kimike përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.



KREU II
TREGTIMI I PLEHERAVE KIMIKE


Neni 4
1. Tregtimi i plehrave kimike lejohet te kryhet nga çdo person fizik a juridik, i
regjistruar ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.
2. Çdo person qe tregton plehra kimike duhet te veproje ne përputhje me kërkesat e
këtij ligji dhe te akteve nënligjore ne zbatim te tij.


KREU III
ORGANIZIMI I SHERBIMIT TE KONTROLLIT TE PLEHERAVE KIMIKE


Neni 5
Organizimi

1. Shërbimi i kontrollit te plehrave kimike është ne varësi te Ministrit te Bujqësisë dhe
Ushqimit. Ai organizohet dhe drejtohet nga Instituti i Studimit te Tokave.
2. Shërbimi i kontrollit te plehrave kimike organizon kete shërbim dhe kontrollon zbatimin e këtij ligji.
3. Administratori i shërbimit te kontrollit te plehrave kimike është përgjegjës për
organizimin e punës, ne zbatim te këtij ligji dhe te akteve te tjera nënligjore.
4. Analizat zyrtare për shërbimin e kontrollit te plehrave kimike do te kryhen nga Instituti i Studimit te Tokave, pas akreditimit te tij ne përputhje me ligjin nr.8464, date 11.3.1999 "Për standardizimin".

Neni 6
Administratori dhe inspektoret për administrimin dhe zbatimin e këtij ligji propozohen nga Drejtori i Institutit te Studimit te Tokave.

Neni 7
Numri i punonjësve te shërbimit te kontrollit te plehrave kimike dhe paga e tyre
përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Neni 8
Detyrat dhe te drejtat e administratorit dhe te inspektoreve përcaktohen ne rregulloren e miratuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Neni 9
Shërbimi i kontrollit te plehrave kimike kryen kontrolle për vlerësimin e cilësisë se plehrave kimike, përpara hedhjes se tyre ne treg, si dhe gjate tregtimit te tyre, për te garantuar sigurinë e jetës, te shëndetit dhe mosndotjen e mjedisit.

Neni 10
Marrja e mostrave dhe analizat e plehrave kimike bëhen ne përputhje me standardet përkatëse ne fuqi.

Neni 11
1. Kane te drejte te marrin mostra për analize te plehrave kimike vetëm inspektoret, te cilët
duhet te jene te pajisur me autorizimin përkatës.
2. Gjithmonë një pjese e mostrës, pas bërjes se analizave, ambalazhohet,
vuloset dhe i rikthehet personit fizik a juridik, qe ka ose shet plehra kimike.

Neni 12
Kushtet për magazinimin dhe ruajtjen e plehrave kimike përcaktohen nga shërbimi i kontrollit te plehrave kimike.

Neni 13
Detyrimet e subjekteve qe prodhojnë apo tregtojnë plehra kimike
1. Çdo person fizik a juridik qe prodhon apo tregton plehra kimike, duhet t'i japë inspektorit ndihmën e nevojshme, si dhe çdo informacion qe i nevojitet për te kryer detyrat dhe funksionet e tij, ne zbatim te këtij ligji.
2. Asnjë person nuk mund te refuzoje ose pengoje një inspektor për te kryer detyrat ose funksionet, ne zbatim te këtij ligji.
3. Personi fizik a juridik qe tregton plehra kimike, si dhe prodhuesit e plehrave kimike ne vend, duhet t'i pajisin ato me treguesit cilësore siç janë: Përmbajtja e lendes aktive, e lendeve qe përbejnë rrezik për sigurinë, shëndetin e njerëzve, te kafshëve, te bimëve dhe për
ndotjen e mjedisit. Treguesit e këtyre analizave duhen deklaruar ne etikete ose ne certifikatën përkatëse dhe duhet te shoqërojnë plehrat gjate tregtimit.
4. Çdo person fizik a juridik qe prodhon dhe ofron për tregtim ose tregton plehra kimike, duhet te shoqërojë çdo sasi plehu kimik me një raport te analizave për treguesit e rrezikshmërisë ose me dokumente qe i vërtetojnë këto analiza.
5. Çdo person fizik a juridik qe prodhon dhe tregton plehrat kimike, duhet te zbatoje
rregullat për ruajtjen dhe magazinimin e plehrave kimike.

Neni 14
Ndalimi dhe bllokimi i shitjes se plehrave kimike
1. Ndalohet shitja e çdo lloj plehu kimik qe përmban elemente ose përbërës, te cilët
dëmtojnë shëndetin e njerëzve, te kafshëve e bimëve, qe ndotin mjedisin dhe qe nuk kalojnë
testin e rrezikshmërisë ndaj shpërthimit.
2. Procedurat dhe rregullat për asgjësimin e plehrave kimike, te ndaluara për tregtim, përcaktohen me udhëzimin e Ministrisë se Shëndetësisë, Ministrisë se Bujqësisë dhe Ushqimit dhe te Agjencisë Kombëtar te Mjedisit.
3. Shitja e plehut kimik, i cili vërtetohet se është i tjetërsuar, bllokohet.
4. Inspektori duhet te nxjerre me shkrim urdhrin për "ndalim shitjeje", "pleh i bllokuar
për shitje", "heqje nga vendi" ndaj personi qe ka nen kontroll ose ofron për shitje çdo sasi
plehu, i cili nuk plotëson kërkesat e këtij ligji dhe te akteve nënligjore ne zbatim te tij. Urdhri
duhet te shoqërohet me procesverbal dhe ne çdo sasi ose kontejner vendoset shënimi me
përmbajtjen e urdhrit.
5. Zhbllokimi për shitje i plehut kimik vendoset nga një komision i përbëre nga administratori dhe dy inspektore, brenda 5 ditëve pas deklarimit te personit te interesuar, se i ka plotësuar te gjitha kërkesat për shkak te te cilave u be ky bllokim.

Neni 15
Tjetërsimi i markës

Një pleh trajtohet si marke e tjetërsuar ne rast se:
1. nuk është i etiketuar siç përshkruhet ne certifikatën ose ne dokumentin shoqërues;
2. identifikimi i tij është i falsifikuar ose çorientues ne çfarëdo mënyrë.


KREU IV
KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE


Neni 16
Shkelja e dispozitave qe parashikohen ne nenin 13 paragrafët 1 dhe 2 te nenit 14 dhe
ne nenin 15 te këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe
dënohet me gjobe nga 5 000 (pese mije) deri ne 20 000 (njëzet mije) leke nga inspektoret e
shërbimit te kontrollit te plehrave kimike.

Neni 17
Kundër vendimit te dënimit mund te behet ankimi brenda 10 ditëve nga data e
njoftimit te vendimit tek administratori i shërbimit te kontrollit te plehrave kimike, i cili
shqyrton ankesën dhe jep vendimin brenda 5 ditëve.

Neni 18
Procedurat e ankimit dhe te ekzekutimit te vendimit bëhen ne përputhje me ligjin
nr.7697, date 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative", me ndryshimet dhe plotësimet e
mëvonshme.

Neni 19
Organet e ruajtjes se rendit, me kërkesën e shërbimit te kontrollit te plehrave kimike, e
ndihmojnë kete shërbim ne ushtrimin e funksioneve te caktuara ne kete ligj dhe ne aktet
nënligjore ne zbatim te tij.


KREU V
DISPOZITA TE FUNDIT


Neni 20
Ngarkohet Këshilli i Ministrave te nxjerre aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e
neneve 3, 7, 10, 19 te këtij ligji.

Neni 21
Çdo dispozite, qe bie ne kundërshtim me kete ligj, shfuqizohet.

Neni 22

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2455, date 5.10.1999 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë,
Rexhep Meidani

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests