LIGJI PËR BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME1 Nr. 138/2013,datën 2.5.2013

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME1 Nr. 138/2013,datën 2.5.2013

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 17:08

LIGJI PËR BURIMET E ENERGJISË SË RINOVUESHME Nr. 138/2013,datën 2.5.2013

I përditësuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 26, datë 20.3.2014,


Nё mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Kёshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:



KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:
a) të ndihmojë në përdorimin ekonomik të burimeve natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Republikën e Shqipërisë;
b) të nxitë përdorimin e teknologjive dhe novacioneve për prodhimin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë
nga burime të rinovueshme energjie, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të vendit;
c) të zvogёlojё importin e lëndëve djegëse organike, të zvogёlojё gazet me efekt serrë dhe të mbrojë
mjedisin, në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës Shqipërisë nga marrëveshjet dhe traktatet
ndërkombëtare të energjisë;
ç) të rritë llojshmërinë e përdorimit të burimeve të energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji në Republikën e Shqipërisë;
d) të nxitë zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë dhe integrimin e tij në atë rajonal;
dh) të rritë numrin e prodhuesve të pavarur të energjisë dhe të nxitë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme;
e) të nxitë zhvillimin rural dhe të zonave të izoluara, duke përmirësuar furnizimin me energji të këtyre zonave.
_______________________________________________________________
1 Ky ligj është përafruar plotësisht me: Direktivën 2009/28/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 23 prill 2009 “Mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme, si dhe ndryshimin dhe shfuqizimin e direktivave 2001/77/KE dhe 2003/30/KE”. Numri CELEX: 32009L0028 , Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 140, datë 5. 6. 2009, faqe 16 – 62.

Neni 2
Objekti

Ky ligj përcakton:
a) kuadrin ligjor për nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë;
b) objektivat kombëtarë të detyrueshëm për kontributin e burimeve të rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto të energjisë;
c) pёrparёsinё e lidhjes në sistemet e rrjetit të energjisë elektrike të centraleve, që përdorin burime të
rinovueshme energjie brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
ç) pёrparёsinё e blerjes dhe pagesës nga blerësi të energjisë elektrike, të energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë;
d) kuadrin ligjor për procedurat e autorizimit, licencimit dhe të plotësimit të kërkesave për marrjen e lejeve përkatëse;
dh) rregullat për garancinë e origjinës, koordinimin e kërkesave për licencimin dhe lejet;
e) mënyrat e nxitjes së përdorimit të sistemeve për ngrohjen e ujit nga energjia diellore;
ë) kuadrin ligjor për përdorimin e energjisë së burimeve të rinovueshme për transport.

Neni 3
Përkufizime

1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Biokarburant” është lënda djegëse, në trajtë të lëngët ose të gaztë, e prodhuar nga biomasat, për t’u përdorur në sektorin e transportit.
b) “Biogaz” është lënda djegëse e gaztë, e prodhuar nga biomasat ose nga shpërbërja e mbeturinave
organike, industriale dhe urbane, të shpërbëshme biologjikisht, të cilat mund të pastrohen dhe të përmirësohen
deri në cilësinë e gazit natyror, për t’u përdorur si biokarburant, si dhe gazi me prejardhje nga drutë e zjarrit.
c) “Biolëngje/lëndë djegëse e lëngët nga biomasat” janë lëndë djegëse të lëngëta, të prodhuara nga biomasa,
që përdoren në prodhimin e energjisë, në fushën e nxehtësisë (temperatura të larta) ose të ftohtit (temperatura
të ulëta), përjashtuar fushën e transportit.
ç) “Blerës i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë” është subjekti përgjegjës për
blerjen e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme të energjisë, sipas neneve të parashikuara në këtë ligj
dhe në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.
d) Biomasa” është pjesa e biodegradueshme e produkteve, mbeturinave dhe mbetjeve me origjinë
biologjike nga veprimtaria bujqësore (përfshirë lëndë bimore dhe shtazore), pyjore dhe nga industri të lidhura
me to, duke përfshirë peshkimin dhe akuakulturën, si edhe pjesa e biodegradueshme e mbeturinave industriale, urbane dhe rurale.
dh) “Central” janë të gjitha pajisjet dhe sistemet e një centrali gjenerues të energjisë elektrike dhe të
nxehtësisë, që shfrytëzojnë burimet e rinovueshme të energjisë.
e) “Central elektrik termik me disa lëndë djegëse” është çdo central që prodhon energji elektrike ose
nxehtësi apo centrale, që punojnë me një ose më shumë lloje të lëndëve djegëse, nga të cilat të paktën njëri
është burim i rinovueshëm energjie. Centralet elektrike termike që nuk përdorin asnjë lëndë djegëse ose energji
nga burime të rinovueshme energjie, nuk kualifikohen si centrale elektrike termike me disa lëndë djegëse, sipas këtij ligji.
ë) “Energjia e mjedisit të jashtëm” është energjia e akumuluar në formë nxehtësie në ajrin e mjedisit të jashtëm.
f) “Energjia e prodhuar nga burime të rinovueshme të energjisë” është energjia e prodhuar nga centrale, që
përdorin vetëm burime të rinovueshme energjie dhe jo lëndë djegëse, të emërtuara si energjia hidrike, energjia
e erës, energjia diellore, energjia e ajrit të mjedisit të jashtëm, energjia gjeotermike, energjia hidrotermike,
energjia e valëve të detit, energjia e baticës dhe zbaticës, si dhe energjia e mbetjeve urbane e atyre industriale, të përbërësve të tyre të shpërbëshëm.
g) “Energjia elektrike e prodhuar nga burime të rinovueshme energjie” është energjia elektrike e prodhuar
nga centrale elektrike, të cilat përdorin ose vetëm burime të rinovueshme të energjisë, ose një pjesë të
burimeve të rinovueshme të prodhuara në centralet, që punojnë me disa lëndë djegëse, përfshirë dhe ato
konvencionale dhe që përfshijnë në to sasinë e energjisë së rinovueshme për mbushjen e rezervuarëve
grumbullues të sipërm të hidrocentraleve me pompa dhe përjashtojnë energjinë elektrike të prodhuar si rezultat
i mbushjes së rezervuarëve të sipërm të grumbullimit.
gj) “Energjia e faturuar” është sasia e energjisë që i korrespondon një centrali prodhues dhe është e barabartë me:
i) sasinë e energjisë së prodhuar, në rastet kur vlerësimi i cilësisë së shërbimit nga ana e rrjetit nuk
përfshihet në kontratën e shitblerjes së energjisë dhe në marrëveshjen e lidhjes me rrjetin;
ii) energjinë e prodhuar, e cila është korrigjuar në përputhje me vlerësimin e cilësisë së shërbimit nga ana e
rrjetit, kur kjo e fundit është përfshirë në kontratën e shitblerjes së energjisë dhe në marrëveshjen e lidhjes me rrjetin.
h) “ERE” është shkurtimi i emërtimit të Entit Rregullator të Energjisë, siç përkufizohet në ligjin nr. 9072,
datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.
i) “Garancia e origjinës së energjisë elektrike” është dokumenti elektronik, i cili ka vetëm një funksion, atë
të vërtetimit se sasia ose një pjesë e caktuar e energjisë elektrike të prodhuar është prodhuar në një central me
një kapacitet prodhues të përcaktuar dhe që përdor burime energjie të rinovueshme, sikurse është përcaktuar në
ligjin për sektorin e energjisë elektrike.
j) “Impiant koogjenerimi” është një central, që prodhon njëkohësisht energji elektrike dhe termike, duke
përdorur një lëndë djegëse të vetme, që mund të jetë gaz natyror apo biomasë.
k) “Kapaciteti, fuqia e instaluar” është sasia e energjisë që mund të prodhohet në njësinë e kohës nga një
central elektrik. Fuqia neto e prodhuar (energjia neto në njësinë e kohës) zvogëlohet me vlerën e humbjeve në
elemente të ndryshme të centralit.
l) “Kapacitet ose fuqi gjeneruese” është kapaciteti ose fuqia efektive e energjisë elektrike, që mund të
realizojë një central gjatë operimit të rregullt pa kufizime, pavarësisht nga ndryshimet në periudha të shkurtra kohe.
ll) “Kontrata e lidhjes me rrjetin” është kontrata e nënshkruar ndërmjet një prodhuesi dhe operatorit të
sistemit të rrjetit, me qëllim që të bëjë të mundur lidhjen e centralit me Rrjetin Elektrik Kombëtar.
m) “Konsumi përfundimtar bruto i energjisë” është e gjithë sasia e energjisë e furnizuar si e tillë për
industrinë, transportin, për sektorin familjar, për shërbimet e ndryshme, përshirë shërbimet, publike dhe
private, bujqësinë, pyjet dhe peshkimin, përfshirë konsumin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë edhe për
autokonsum në të gjithë sektorët e energjetikës, si dhe humbjet e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë në
sistemin e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes.
n) “Marrëveshje për blerjen e energjisë elektrike” është marrëveshja “tip” e miratuar nga ERE ndërmjet
blerësit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe prodhuesit që ka përparësi për blerjen
e energjisë elektrike, të prodhuar nga një central ose impiant i prodhimit të energjisë.
nj) “Ministria përgjegjëse për energjinë” është aktualisht Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
ose cilado ministri pasardhëse, përgjegjëse për energjinë.
o) “Operatorët e sistemit të rrjetit” janë operatorët e sistemeve të rrjetit të të gjitha niveleve të tensionit, të
rrjeteve transmetuese dhe shpërndarëse të energjisë elektrike.
p) “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” është një person juridik, përgjegjës për operimin, sigurimin e
mirëmbajtjes dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në një
zonë të caktuar dhe, kur është rasti, personi përgjegjës për realizimin e lidhjeve të tij me sistemet e tjera, si dhe
sigurimin e aftësisë afatgjatë të sistemit, për të përmbushur kërkesat e arsyeshme për shpërndarjen e energjisë elektrike.
q) “Operator i Sistemit të Transmetimit” është një person juridik përgjegjës për operimin, dispeçimin,
sigurimin e mirëmbajtjes dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e sistemit të transmetimit në një zonë të
caktuar, përfshirë interkoneksionin e tij me sistemet e tjera, si dhe për sigurimin e aftësisë afatgjatë të sistemit
për të përmbushur kërkesat e arsyeshme për transmetimin e energjisë elektrike.
r) “Prodhues” është çdo person, fizik apo juridik, pavarësisht nga pronësia, i cili përdor një central për të
prodhuar energji elektrike ose termike nga burime energjie të rinovueshme.
rr) “Prodhues që ka përparësi” është çdo prodhues i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me fuqi
të instaluar deri në 15 MË për të gjitha centralet e ndërtuara prej shoqërisë, i cili përfiton nga (i) mekanizmi i
tarifës fikse të shitjes (feed-in tariff) dhe (ii) që kanë nënshkruar marrëveshjen për blerjen e energjisë (PPA) me
kompaninë që ka detyrimin të blejë energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme.
s) “Prodhues që nuk ka përparësi” është çdo prodhues, i cili nuk përfiton nga mekanizmi i tarifës së futjes së energjisë elektrike në rrjet.
sh) “Sistemi i rrjetit” janë të gjitha pajisjet teknike të përdorura për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.
t) “Sistem diellor për prodhimin e ujit të ngrohtë” është një pajisje ose impiant, që përdoret për të
transformuar energjinë diellore në energji termike për ngrohjen e ujit.
th) “Skemë mbështetëse” është çdo instrument, skemë ose mekanizëm i zbatuar nga Qeveria Shqiptare për
nxitjen e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme, detyruese për plotësimin e objektivave të burimeve të
rinovueshme të Shqipërisë, të siguruar sipas nenit 7 të këtij ligji, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar
vetëm në: tarifat e futjes së energjisë elektrike në rrjet, përjashtimin ose reduktimin e taksave, rimbursimin e
taksave, ndihmë me investim (grant), karakteristikat e burimeve të ndryshme të rinovueshme, karakteristikat e
impianteve që përdorin burime të ndryshme të rinovueshme, pozicionin gjeografik, madhësinë e impiantit, në
kuptimin e fuqisë së instaluar dhe çdo skemë tjetër mbështetëse.
u) “Tarifa e energjisë elektrike në rrjet” është çmimi i blerjes së energjisë elektrike, i miratuar nga ERE, në
përputhje me nenin 17 të këtij ligji, që do të paguhet për energjinë elektrike të prodhuar nga centrale që
përdorin burime energjie të rinovueshme dhe që do të paguhet nga konsumatorët fundorë, në përputhje me
Modelin Shqiptar të Tregut të Energjisë Elektrike.
v) “Vlerësim i cilësisë së shërbimit në rrjet” është një mekanizëm nxitës i përfshirë në kontratën e lidhjes në
rrjet dhe në marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike, që bazohet në rregulloren e miratuar “Për vlerësimin
e cilësisë së shërbimit në rrjet ”, sipas pikës 3 të nenit 12 të këtij ligji.
2. Për fjalët dhe termat, që nuk janë përmendur shprehimisht në listën e përkufizimeve të përfshira në pikën
1 të këtij neni, referencë do t’u bëhet termave dhe përkufizimeve të përcaktuara në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.


KREU II
OBJEKTIVAT KOMBËTARË DHE MASAT PËR SHFRYTËZIMIN E ENERGJISË NGA BURIMET E
RINOVUESHME TË ENERGJISË


Neni 4
Objektivat kombëtarë për përdorimin e energjisë nga burime të rinovueshme energjie

Këshilli i Ministrave përcakton objektiva të veçantë të detyrueshëm kombëtarë për pjesën e energjisë së
përdorur nga burime të rinovueshme të energjisë në konsumin përfundimtar bruto të energjisë, të llogaritur në
përputhje me nenin 6 të këtij ligji.

Neni 5
Plani Kombëtar i Veprimit për Burime të Rinovueshme të Energjisë

1. Ministria përgjegjëse për energjinë, në vijim të propozimit të agjencisë përgjegjëse për burimet e
rinovueshme të energjisë, harton një plan veprimi për burimet e rinovueshme të energjisë.
2. Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë përcakton objektivat kombëtarë për
pjesën e energjisë nga burimet e rinovueshme, që do të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, në
transport dhe për prodhimin e energjisë termike për ngrohje e ftohje në vitin 2020 dhe masat e përshtatshme,
që do të merren për të arritur objektivin e përgjithshëm të detyrueshëm kombëtar, të vendosur në nenin 4 të
këtij ligji. Këtu përfshihet dhe bashkëpunimi me institucionet kombëtare rajonale dhe lokale, si edhe
institucione e autoritete të vendeve fqinje, shtete që janë palë kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të
Energjisë dhe shtete anëtare të Bashkimit Europian, veçanërisht lidhur me mekanizmat fleksibël të
bashkëpunimit, të përmendur në pikën 2 shkronja “b” të nenit 7 të këtij ligji.
3. Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë miratohet nga Këshilli i Ministrave
dhe monitorohet nga agjencia përgjegjëse për burimet e rinovueshme të energjisë.
4. Brenda datës 30 shtator të çdo viti, duke filluar nga viti 2014, ministria përgjegjëse për energjinë do t’u
paraqesë Këshillit të Ministrave dhe Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin të Kuvendit të
Shqipërisë, një raport të hollësishëm për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme
të Energjisë dhe plotësimin e objektivave përkatës, të përcaktuar sipas nenit 2 të këtij ligji.

Neni 6
Llogaritja e pjesës së energjisë nga burimet e rinovueshme

1. Pjesa e energjisë, e prodhuar nga burimet e rinovueshme llogaritet duke pjesëtuar vlerën e konsumit
përfundimtar bruto të burimeve të rinovueshme të energjisë me konsumin përfundimtar bruto të energjisë nga
të gjitha burimet. Rezultati jepet në përqindje.
2. Vlera e konsumit përfundimtar bruto e energjisë nga burime të rinovueshme është shuma e:
a) konsumit përfundimtar bruto të energjisë elektrike, të prodhuar nga centrale elektrike, që prodhojnë
energji, duke përdorur burime të rinovueshme energjie;
b) konsumit përfundimtar bruto të energjisë së prodhuar nga centrale, që përdorin burime të rinovueshme
energjie për të prodhuar energji termike për ngrohje dhe ftohje;
c) konsumit përfundimtar të energjisë nga burime tё rinovueshme, të përdorura në sektorin e transportit.
3. Biogazi dhe energjia elektrike e prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë duhet të konsiderohen
vetëm ato pjesë të shprehura në pikën 2 të këtij neni, llogaritur për pjesën e konsumit final të burimeve të rinovueshme të energjisë.
4. Për qëllimin e shkronjës “a” të pikës 2 të këtij neni:
a) konsumi përfundimtar bruto i energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e energjisë së rinovueshme
llogaritet si sasia e energjisë elektrike të prodhuar nga centralet elektrike të vendit, që përdorin burime të
rinovueshme energjie, duke përjashtuar atë pjesë të prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et me pompim,
që ka ardhur nga energjia që është harxhuar për pompimin e ujit nga baseni i poshtëm në basenin e sipërm të centralit;
b) në rastin e centraleve me shumë burime energjetike merret në konsideratë vetëm ajo pjesë që bazohet në
shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike;
c) në rastin e centraleve me shumë burime energjetike, që përdorin burime konvencionale dhe të
rinovueshme, llogaritet vetëm pjesa e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e energjisë së rinovueshme.
Për qëllimet e kësaj llogaritjeje, kontributi i secilit burim energjie llogaritet në bazë të përmbajtjes së tij të
energjisë, përkundrejt sasisë gjithsej të të gjitha burimeve energjetike që shfrytëzohen.
5. Energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet dhe centralet e erës llogaritet në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Ministrave.
6. Për qëllimet e shkronjës “b” të pikës 2 të këtij neni:
a) konsumi përfundimtar bruto i energjisë së prodhuar nga centralet e përqendruara, që përdorin burime të
rinovueshme për energji termike për ngrohje dhe ftohje, llogaritet si sasia e energjisë termike për ngrohje dhe
ftohje, e prodhuar nga burime të rinovueshme, duke shtuar konsumin e energjisë tjetër, të prodhuar nga burime
të rinovueshme në sektorët e industrisë, familjar, shërbimeve, bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit për qëllime
ngrohjeje, ftohjeje dhe proceseve të përpunimit termik;
b) në rastin e centraleve me shumë burime energjetike, që përdorin burime energjetike konvencionale dhe
të rinovueshme, llogaritet vetëm pjesa e energjisë termike e ngrohjes dhe ftohjes, e prodhuar nga burime të
rinovueshme energjie. Për qëllimet e kësaj llogaritjeje, kontributi i secilit burim energjie llogaritet në bazë të
përmbajtjes së tij të energjisë përkundrejt sasisë gjithsej të të gjitha burimeve energjetike që shfrytëzohen;
c) merret në konsideratë për ngrohje ftohje energjia e mjedisit të jashtëm, energjia gjeotermike dhe energjia
hidrotermike e përftuar nga pompat e nxehtësisë, me kusht që prodhimi përfundimtar i energjisë të tejkalojë
ndjeshëm energjinë primare të shpenzuar për të vënë në punë pompat e nxehtësisë. Sasia e energjisë termike, e
konsideruar si energji nga burimet e rinovueshme, për qëllimet e këtij ligji, duhet të llogaritet në përputhje me
metodologjinë e llogaritjeve termike të pompave të nxehtësisë, që duhet të miratohet nga ministria përgjegjëse për energjinë;
ç) nuk merret në konsideratë energjia termike e prodhuar nga sisteme diellore të shfrytëzimit të energjisë në
formë pasive, në të cilat konsumi i ulët i energjisë në ndërtesë arrihet në mënyrë pasive, bazuar në projektimin
e ndërtesës ose nga nxehtësia e prodhuar nga energji prej burimeve të parinovueshme.
7. Për qëllimet e pikës 2 shkronja “c” të këtij neni, konsumi përfundimtar i energjisë nga burimet e
rinovueshme, të përdorura në sektorin e transportit, llogaritet në përputhje me dispozitat dhe kërkesat e ligjit
nr. 9876, datë 14.2.2008 “Për prodhimin, transportin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”.
8. Brenda datës 1 qershor të çdo viti, agjencia e autorizuar dhe përgjegjëse për burimet e rinovueshme të
energjisë duhet të dorëzojë në ministrinë përgjegjëse për energjinë dhe në ERE një vlerësim për pjesën e
energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë, pjesë e konsumit bruto të përfshirë në bilancin energjetik të vitit paraardhës.

Neni 7
Masat për shfrytëzimin e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme

1. Këshilli i Ministrave autorizohet të miratojë masa efektive për të siguruar që pjesa e energjisë nga
burimet e rinovueshme të arrijë ose të tejkalojë objektivin e përcaktuar në Planin Kombëtar të Veprimit për
Burimet e Rinovueshme të Energjisë. Masat e ndërmarra duhet të jenë në përputhje me legjislacionin përkatës të ndihmës shtetërore.
2. Në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuar në përputhje me nenet 4 e 5 të këtij ligji, përveç
mbështetjes që jep ky ligj, Këshilli i Ministrave mund të zbatojë këto masa:
a) skema të tjera mbështetëse krahas atyre që jep ky ligj dhe neni 2 i ligjit nr. 8987, datë 24.12.2002 “Për
krijimin e kushteve lehtësuese për ndërtimin e burimeve të reja të prodhimit të energjisë elektrike”;
b) masa bashkëpunimi me cilindo shtet anëtar të Bashkimit Europian për të arritur objektivat e tyre
kombëtarë, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian, për nxitjen e shfrytëzimit të energjisë nga
burime të rinovueshme. Bashkëpunimi me cilindo shtet anëtar të Bashkimit Europian nuk duhet të ndikojë
negativisht në arritjen e objektivave të vendosur për Shqipërinë në Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë;
c) çdo skemë tjetër mbështetëse që parashikohet në Planin Kombëtar të Veprimit për Burime të Rinovueshme Energjie.
3. Prodhuesit, që përdorin burime energjie të rinovueshme, që përfitojnë nga skemat mbështetëse, sipas
neneve 14 dhe 15 të këtij ligji, nuk përfitojnë prej asnjë skeme tjetër mbështetëse, që i referohet shkronjës “a” të pikës 2 të këtij neni.

Neni 8
Informacioni dhe trajnimi

1. Ministria përgjegjëse për energjinë, nëpërmjet agjencisë së autorizuar përgjegjëse për burimet e
rinovueshme të energjisë, e varur prej saj, siguron që të gjithë të interesuarve, të tillë si konsumatorë, zhvillues,
planifikues, sponsorizues, investitorë, institucione financiare, ndërtues, instalues, arkitektë, furnitorë të
pajisjeve dhe sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes, pajisjeve të energjisë elektrike dhe pajisjeve të tjera që
përdorin energji të rinovueshme, t’u vihet në dispozicion informacioni për masat mbështetëse për centralet që
përdorin burime të rinovueshme energjie.
2. Ministria përgjegjëse për energjinë ose agjencia përgjegjëse për burimet e rinovueshme të energjisë, në
varësi të saj, duhet të zhvillojë programe të përshtatshme për trajnime ose udhëzime, sensibilizimi e informimi,
në mënyrë që të informohen të interesuarit dhe shtetasit për përfitimet, kostot dhe prakticitetin e zhvillimit dhe
përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
3. Të gjitha subjektet, që shfrytëzojnë energjinë e burimeve të rinovueshme, janë të detyruara të paraqesin
pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrore bilancin vjetor të prodhimit të energjisë, i cili shërben si
bazë për monitorimin e ecurisë së objektivave të prodhimit të energjisë nga këto burime.

Neni 9
Detyrat dhe përgjegjësitë e agjencisë së autorizuar, përgjegjëse për burimet e rinovueshme të energjisë

1. Agjencia e autorizuar, përgjegjëse për burimet e rinovueshme të energjisë, është Agjencia Kombëtare e
Burimeve Natyrore, e cila, përveç detyrave dhe përgjegjësive të parashikuara në ligje të tjera, duhet të ketë,
gjithashtu, edhe këto detyra kryesore, në përmbushje të këtij ligji:
a) regjistrimin e bilancit të të gjitha subjekteve që operojnë në shfrytëzimin e energjive të rinovueshme;
b) hartimin dhe dorëzimin në ministrinë përgjegjëse për energjinë të projektit të Planit Kombëtar të
Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë në afatet e përcaktuara nga kjo ministri;
c) monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, miratuar nga Këshilli i Ministrave;
ç) zhvillimin dhe dorëzimin në ministrinë përgjegjëse për energjinë të rregullores që përcakton rregullat e
prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et dhe nga centralet e erës, sipas pikës 5 të nenit 6 të këtij ligji;
d) zhvillimin dhe dorëzimin në ministrinë përgjegjëse për energjinë të metodologjisë për llogaritjen e
energjisë së prodhuar nga pompat e nxehtësisë, sipas pikës 6 të nenit 6 të këtij ligji;
dh) dorëzimin në ministrinë përgjegjëse për energjinë dhe në ERE, brenda datës 1 qershorit të çdo viti, të
vlerësimit të pjesës së energjisë së prodhuar nga burimet e energjisë së rinovueshme, përkundrejt totalit të
konsumit bruto të energjisë së vitit paraardhës, sipas pikës 8 të nenit 6 të këtij ligji;
e) zhvillimin e të gjithë dokumentacionit të kërkuar dhe dorëzimin e tij për miratim në ministrinë
përgjegjëse për energjinë, sipas nenit 8 të këtij ligji;
ë) zhvillimin dhe dorëzimin në ministrinë përgjegjëse për energjinë të rregullave specifike për llogaritjen e
sasisë së nxehtësisë të prodhuar nga impiantet koogjeneruese, në mbështetje të pikës 2 të nenit 19 të këtij ligji;
f) hartimin e udhëzuesve të procesit të autorizimit, dhënies së lejeve, certifikimit dhe licencimit për
projektet e centraleve të reja prodhuese, me qëllimin nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë;
g) monitorimin e fondit të burimeve të rinovueshme;
gj) monitorimin e subjekteve që kryejnë testimin e paneleve diellore.
2. Këshilli i Ministrave, për arritjen e objektivave të këtij ligji, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij,
ngarkon Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, si përgjegjëse për burimet e rinovueshme të energjisë,
me detyra të tjera, përveç atyre të përmendura në pikën 1 të këtij neni, si dhe të përcaktojë afatet për realizimin e detyrave.


KREU III
NXITJA E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA BURIMET E ENERGJIVE TË
RINOVUESHME


Neni 10
Mbështetja për koordinimin e kërkesave të licencimit dhe lejeve

1. Këshilli i Ministrave miraton procedurat e thjeshtëzuara të marrjes së licencave dhe autorizimeve të
nevojshme për prodhuesit e energjisë.
2. ERE miraton procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për lidhjen e objekteve gjeneruese në rrjet,
sipas kritereve të vendosura në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.

Neni 11
Lidhja dhe operimi në rrjet

1. Me kërkesën e një prodhuesi, operatorët e sistemit të rrjetit lidhin centralin që plotëson kushtet teknike,
në qoftë se këta operatorë nuk kanë zgjidhje tjetër me efiçencë më të lartë ekonomike për pikën përkatëse të
lidhjes. Në zgjedhjen e kësaj pike më të mirë dhe më të përshtatshme, operatori i sistemit të rrjetit duhet të
marrë në konsideratë kufizimet teknike të rrjetit dhe efikasitetin ekonomik të pikës ku do të realizohet lidhja.
2. Operatorët e sistemit të rrjetit, me kërkesën e prodhuesit që ka pёrparёsi, bëjnë lidhjen e centralit me
pikën e tij në sistem, në variantin më të mirë të mundshëm, lidhur me largёsinё dhe kërkesat teknike të
centralit, në qoftë se sistemi i rrjetit nuk ka një pikë tjetër lidhjeje më të favorshme. Në zgjedhjen e kësaj pike
më të mirë dhe më të përshtatshme operatori i sistemit të rrjetit duhet të marrë në konsideratë kufizimet teknike
apo dhe efiçencën teknike të pikës ku do të realizohet lidhja.
3. Me kërkesën e prodhuesit, i cili kërkon lidhjen në rrjet, dhe pas dorëzimit prej tij të projektit të burimit
gjenerues dhe të projekt-propozimit të lidhjes së burimit me rrjetin e transmetimit, si dhe të preventivit të
realizimit të kësaj lidhjeje, operatorët e sistemit të rrjetit i sigurojnë atij informacionin e nevojshëm që përfshin:
a) kostot shoqëruese për lidhjen në rrjet, përfshirë këtu edhe çdo kosto tjetër, që kërkohet për përmirësimin
e rrjetit, të cilat duhet të mbulohen nga prodhuesi i cili ka kërkuar këtë pikë lidhjeje;
b) afatin kohor të saktë për marrjen dhe përpunimin e kërkesës së lidhjes në rrjet;
c) periudhën kohore të përafërt të propozuar të lidhjes në rrjet.
4. Informacioni për shkronjat“a”, “b” dhe “c” të pikës 3 të këtij neni duhet të sigurohet nga operatori i
sistemit, në përputhje me afatet dhe parashikimet e kodit të transmetimit dhe kodit të shpërndarjes.
5. ERE, pas konsultimit me operatorët e sistemit të rrjetit, miraton rregulloren që ka të bëjë me të drejtën në
sistemin e rrjetit për prodhuesit me dhe pa përparësi, të cilët duhet të përmbushin, ndër të tjera:
a) kërkesat teknike për lidhjen në rrjet;
b) kushtet apo kufizimet për fuqinë e instaluar të centraleve, që do të lidhen në sistemin e rrjetit; si dhe
Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga
c) kufizimet, lidhur me zona të veçanta gjeografike brenda Republikës së Shqipërisë, bazuar në ndikimin që
këta prodhues mund të kenë në sigurinë e sistemit energjetik. Këto rregullore janë subjekt i rivlerësimit në çdo
vit dhe miratohen e publikohen në fund të çdo viti.
6. Lidhja në rrjet dhe ndërtimi i pajisjeve të tjera ndihmëse të nevojshme për sigurinë e sistemit
elektroenergjetik duhet të plotësojnë kërkesat teknike të operatorëve të sistemit në këtë rast, si edhe ato të
përcaktuara në seksionet përkatëse të kodit të transmetimit ose të kodit të shpërndarjes, në varësi të pikës së lidhjes.
7. Transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, e prodhuar nga burimet e rinovueshme nga prodhuesi
me përparësi, është i garantuar. Operatori i Sistemit të Transmetimit, gjatë dispeçerimit, duhet t’i japë përparësi
centralit, i cili prodhon energji nga burime të rinovueshme, për aq kohë sa e lejon siguria e sistemit kombëtar të
energjisë elektrike dhe bazuar në kriteret e transparencës dhe të mosdiskriminimit.
8. Operatorët e sistemit të rrjetit duhet të optimizojnë, të zgjerojnë dhe të përmirësojnë sistemin për lidhjen
dhe transmetimin e energjisë elektrike nga centralet e reja, që përdorin burime të rinovueshme energjie, në
përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, masterplanet e
operatorëve të sistemit për zgjerimin e sistemit të rrjetit apo çdo dokument zyrtar në fuqi. Këto plane për
optimizimin, zgjerimin dhe rikonstruksionin e sistemit të rrjetit, kur është e përshtatshme, duhet të përfshijnë
edhe kapacitetet e interkoneksionit, rrjeteve inteligjente dhe kapacitetet akumuluese, me qëllim që të sigurojnë
operimin e operatorit të rrjetit, si dhe përshtatjen e zhvillimeve të mëtejshme për prodhimin e energjisë
elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.
9. Operatorët e sistemit të rrjetit duhet të përpilojnë dhe të bëjnë publike rregulloret standarde për llogaritjet
dhe ndarjen e kostove, lidhur me lidhjet e reja në rrjet, përmirësimin dhe rinovimin e rrjetit, përmirësimin e
operimit të rrjetit dhe rregullat për implementimin pa diskriminim të kodeve të rrjetit, të nevojshme për
integrimin e prodhuesve të rinj në rrjet. Këto rregullore duhet të bazohen në kriterin e mosdiskriminimit,
objektivitetit dhe transparencës, duke marrë parasysh të gjitha kostot dhe përfitimet e lidhjes së prodhuesve në
rrjet dhe rrethana të veçanta të prodhuesve në zona periferike dhe ato me dendësi të ulët popullsie.
10. Kostot për realizimin e lidhjes së centralit, që përdor burime të rinovueshme energjie, në pikën më të
përshtatshme teknike dhe ekonomike të rrjetit elektrik, paguhen nga prodhuesi, përveç rasteve kur kostoja e
lidhjes së tyre përballohet nga operatori i rrjetit apo nëpërmjet një investimi privat, sipas dispozitave të ligjit nr.
9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.
11. Kostot e shoqëruara me zgjerimin dhe rikonstruksionin e sistemit ekzistues të tensionit të ulët dhe të
mesëm, si dhe të nënstacioneve për pjesët që do të shfrytëzohen nga prodhuesi, përcaktohen mbështetur në pikat 8 dhe 9 të këtij neni.
12. Kufijtë e pronësisë ndërmjet operatorëve të sistemit dhe centralit duhet të përcaktohen në marrëveshjen
e lidhjes në rrjet. Në rast mosmarrëveshjeje, kufijtë e pronësisë dhe detyrimet e ndërsjella për mirëmbajtjen e
rrjetit përcaktohen nga ERE.

Neni 12
Rregullat që zbatohen për lidhjen në rrjet

1. ERE, pas marrjes së mendimit nga operatorët e sistemit të rrjetit, miraton rregullore specifike dhe një
model për marrëveshjen “tip” për lidhjen në rrjet, në të cilat përcaktohen kushtet ekonomike dhe teknike për
ofrimin e shërbimeve për lidhjen në sistemin e rrjetit të centraleve, që prodhojnë energji elektrike nga burime
të rinovueshme të energjisë, me shfrytëzimin e rrjetit.
2. Rregulloret e përmendura në pikën 1 të këtij neni:
a) sigurojnë standardet teknike të ndërtimit të centralit dhe të pajisjeve të lidhjes deri te rrjeti i operatorëve të rrjetit;
b) vendosin rregullat, në përputhje me të cilat punimet për lidhjen në rrjet mund të realizohen tërësisht ose
pjesërisht nga prodhuesi, duke parashikuar edhe kushtet kur lidhja bëhet nga operatori i rrjetit apo nga një
investim privat, duke përcaktuar dhe kërkesat teknike për pajisjet, që duhet të instalohen në pikën e lidhjes nga ana e prodhuesit;
c) parashikojnë publikimin e kushteve ekonomike dhe teknike të nevojshme për kryerjen e çdo punimi, që
ka të bëjë me infrastrukturën e rrjetit, të përshtatshëm për lidhjen e centraleve të reja me operatorët e sistemit të
Perditesuar dhe rrjetit.
3. ERE, pas konsultimit me operatorët e sistemit të rrjetit, duhet të miratojë rregulloren “Për vlerësimin e
standardeve të cilësisë së shërbimit në rrjet”, që përcakton vlerat standarde të ndërprerjeve vjetore për çdo
nivel tensioni dhe për çdo tip të rrjetit. Këto vlera duhet të përfshijnë ndërprerjet totale gjatë një viti (të
parashikuara apo të paparashikuara), të shkaktuara nga operatorët e sistemit të rrjetit, duke përcaktuar kështu
edhe cilësinë e shërbimit në rrjet. Vlerat standarde të ndërprerjeve vjetore përdoren nga prodhuesit me
përparësi dhe operatorët e sistemit të rrjetit për të rënë dakord lidhur me alokimin mujor të tyre, në rast se
ekziston vlerësimi i cilësisë së shërbimit në rrjet, përcaktuar në marrëveshjen e lidhjes në rrjet dhe kontratën e
shitblerjes së energjisë. Në këto dokumente përcaktohen dhe detyrimet e operatorëve të rrjetit, në rast se nuk
plotësojnë detyrimin për transmetimin e energjisë elektrike të planifikuar.
4. Me kërkesë të prodhuesit me përparësi, operatorët e sistemit të rrjetit janë të detyruar të hyjnë në
marrëveshjen e lidhjes në rrjet, që përfshin vlerësimin e cilësisë së shërbimit në rrjet.
5. Marrëveshja standarde e lidhjes në rrjet duhet të përmbajë detyrimin e operatorit të sistemit të rrjetit për
të transmetuar energjinë elektrike të prodhuar nga centrali.
6. Marrëveshja standarde e lidhjes në rrjet, ndër të tjera, duhet të specifikojë që operatori i sistemit të rrjetit
lejohet të ndërpresë lidhjen:
a) për një periudhe të arsyeshme kohe, për punime mirëmbajtjeje të nevojshme ose për ndërhyrje të tjera
teknike. Të tilla ndërprerje përcaktohen në standardin e vlerësimit të cilësisë së shërbimit në rrjet;
b) në përputhje me kontratën e lidhjes në rrjet, në rastet e mosplotësimit të kushteve teknike të kërkuara,
sipas kodeve të transmetimit dhe të shpërndarjes;
c) në rastin e forcave madhore;
ç) në rast të rrezikimit të jetës së njerëzve apo të dëmtimit të pronës apo pasurisë.
7. Operatorët e sistemit të rrjetit janë të detyruar t’i ofrojnë prodhuesit, i cili kërkon lidhje në rrjet për një
central, një zgjidhje të përshtatshme, brenda një afati kohor të arsyeshëm, të përcaktuar nga rregullat e
referuara pikën 2 të këtij neni, për lidhjen në rrjet.
8. Operatorët e sistemit të rrjetit i vënë në dispozicion një prodhuesi, i cili dëshiron të lidhet në sistem,
informacionin e nevojshëm dhe të gjerë, me shkrim, veçanërisht lidhur me kapacitetet e sistemit të rrjetit,
përfshirë kërkesat dhe kushtet teknike dhe ekzistencën e pikave të lidhjes në rrjet, në një zonë të dhënë gjeografike.

Neni 13
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për lidhjen në rrjet

1. Secila nga palët, për çdo mosmarrëveshje ndërmjet një operatori të sistemit të rrjetit dhe një prodhuesi,
që kërkon një lidhje në rrjet, që lind në bazë të dispozitave të nenit 11 të këtij ligji, mund t’i drejtohet ERE-s
për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
2. Mosmarrëveshja zgjidhet me vendim të ERE-s. Praktika dhe procedura që do të ndiqet në lidhje me këtë
vendim do të jenë sipas rregullave dhe praktikave procedurale të ERE-s.
3. Mosmarrëveshja, që lind në bazë të këtij neni, dhe që ka tё bёjё me kryerjen e një lidhjeje të një centrali
në një sistem rrjeti, duhet t’i paraqitet ERE-s brenda 12 muajve nga data kur është bërë lidhja.
Mosmarrëveshjet, që paraqiten pas këtij afati, nuk merren në shqyrtim nga ERE.
4. ERE mund të japë udhëzime për sa u përket rrethanave dhe termave, në bazë të të cilave operatori i
sistemit të rrjetit kryen, ose, sipas rastit, mban një lidhje në pritje të zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje.
Vendimi i ERE-s duhet të jetë në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative. Në rast se
ndonjëra nga palët nuk është dakord me vendimin e ERE-s, ajo mund t’i drejtohet gjykatës, që merret me
trajtimin e këtyre mosmarrëveshjeve.
5. Në vendimin e ERE-s përcaktohet dhe mënyra e pagesës së shpenzimeve që kryhen nga ERE për këtë procedurë.

Neni 14
Detyrimi për të blerë energji elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme energjie

1. Blerësi i energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesi që ka përparësi, nëse kërkohet nga ky i fundit,
Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga është Furnizuesi Publik me Shumicë.
2. ERE duhet të miratojë rregullat specifike dhe një model për një marrëveshje “tip” për blerjen e energjisë
elektrike, që lidhet ndërmjet blerësit të energjisë së prodhuar me burime të rinovueshme të energjisë dhe
prodhuesit që ka përparësi, me një afat maksimal deri në 15 vjet.
3. Me kërkesën e prodhuesit që ka pёrparёsi, blerësi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të
energjisë është i detyruar të nënshkruajë marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike, që të blejë energjinë e
prodhuar nga centralet që shfrytëzojnë vetëm burime energjie të rinovueshme, në bazë të energjisë së faturuar.
4. Në rastin e centraleve koogjeneruese, detyrimi për blerjen e energjisë elektrike, sipas pikës 2 të këtij
neni, duhet të kufizohet në blerjen e energjisë së faturuar, të prodhuar vetëm nga pjesa e shfrytëzimit të
burimeve të rinovueshme të energjisë.
5. Për centralet me disa burime energjetike, detyrimi për të blerë energji elektrike, siç parashikohet në pikën
2 të këtij neni, kufizohet në blerjen e energjisë elektrike, që vërtetohet se është prodhuar nga burime të rinovueshme energjie.
6. Marrëveshja “tip” e blerjes së energjisë elektrike përmban, të paktën:
a) termat e detyrueshëm për blerësin e energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme të energjisë për të
blerë dhe paguar energjinë elektrike të faturuar;
b) aplikimin e tarifës fikse për kËh, sikurse përcaktohet nga ERE;
c) lidhjen dhe operimin e centralit apo impiantit dhe përshkrimin e parametrave përkatës;
ç) vlerësimin e cilësisë së shërbimit në rrjet, në qoftë se është përfshirë në kontratën e shitblerjes së
energjisë elektrike, përfshirë edhe formulën e përcaktimit të energjisë elektrike të faturuar;
d) përcaktimin e orë-ndërprerjeve mujore dhe orë-ndërprerjeve vjetore standard dhe pagesën e faturës përkatëse;
dh) rregullat e matjes, pronësisë, provat dhe specifikimet teknike të sitemit të matjes që duhet të përdoret;
e) mënyrën e faturimit dhe termat e pagesave;
ë) detyrimet kryesore të blerësit të energjisë së rinovueshme dhe prodhuesve që kanë përparësi;
f) dispozitat në lidhje me dëmshpërblimin dhe përgjegjësitë;
g) përcaktimin e forcës madhore;
gj) dispozitat përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
h) hyrjen në fuqi, zgjatjen dhe dispozitat e mbylljes së kontratës.
7. Blerësi i burimeve të rinovueshme të energjisë duhet të jetë përgjegjës për çdo kosto që lind si rezultat i
disbalancës ndërmjet prodhimit të parashikuar dhe atij që ndodh aktualisht në centralet që kanë përparësi, siç
edhe detajohet më tej në ligjin e sektorit të energjisë elektrike dhe modelin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri.
8. Centralet që nuk kanë përparësi i mbulojnë vetë kostot për energjinë balancuese.

Neni 15
Tarifat fikse të energjisë elektrike të prodhuar

1. Këshilli i Ministrave, me propozim të ERE-s, miraton metodologjinë e përcaktimit të tarifave fikse të
energjisë elektrike, që do t’i paguhet prodhuesit me përparësi, për të gjitha llojet e centraleve, që shfrytëzojnë
burime të rinovueshme energjie.
2. Metodologjia:
a) lejon rikuperimin e investimeve të prodhuesit me një normë fitimi të arsyeshme;
b) përcakton kapacitetin maksimal të instaluar për secilin lloj burimi të rinovueshëm energjie, që do të përfitojë nga tarifa fikse;
c) merr në konsideratë impaktin social dhe ekonomik, që do të rezultojë për konsumatorët fundorë nga zbatimi i skemës së tarifës fikse;
ç) merr në konsideratë indeksin e inflacionit, për të mbuluar inflacionin e kursit të këmbimit nga lek në
euro për çdo vit, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ana e Bankës së Shqipërisë;
d) përcakton një formulë për llogaritjen e çdo mbingarkese nga energjitë e rinovueshme në çmimin e
konsumatorit fundor, për të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike në Shqipëri.
3. ERE, në përputhje me metodologjinë e hartuar për tarifën fikse, çdo fund viti, miraton vlerat përkatëse të
tarifave fikse, që duhet të paguhen për prodhuesit me përparësi, duke i ndarë ata në tre grupe për Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga
hidrocentralet: grupi i parë: nga 0 deri në 2000 kË, grupi i dytë nga 2001 deri në 5000 kË dhe grupi i tretë nga 5001 deri në 15000 kË.
Tarifat fikse për hidrocentralet, sipas grupeve, aplikohen me të njëjtën vlerë, edhe për të gjitha llojet e tjera
të burimeve të rinovueshme të energjisë.
4. Tarifa fikse, që i paguhet prodhuesit që ka përparësi, sipas një kontrate shitblerjeje të energjisë elektrike,
është një tarifë e zbatueshme në ditën e plotësimit dhe nënshkrimit të kësaj kontrate ndërmjet blerësit të
energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe prodhuesve që kanë përparësi. Tarifa e vendosur në
kontratën e shitblerjes së energjisë është maksimumi, deri në 15 vjet dhe përditësohet për çdo vit.
5. Formula e mëposhtme zbatohet nga ana e ERE-s për të bërë të mundur përcaktimin e tarifës fikse për
secilën teknologji të burimeve të rinovueshme, me të gjitha kostot që varen në mënyrë specifike nga
teknologjia për realizimin dhe operimin e projektit për një periudhë 15-vjeçare. Kriteret e mësipërme merren
në konsideratë në formulën e llogaritjes së tarifës fikse, që, në formë të përgjithshme, është si më poshtë:

formula.png
formula.png (10.48 KiB) Viewed 3811 times

Ku:
“Fit” janë çmimet e energjisë elektrike të shitjes (tarifat fikse), duke përdorur burimet e energjive të
rinovueshme (lekë/MË) për secilin nga tre grupet e sipërpërmendura.
“I” është kostoja mesatare specifike e investimeve (lekë/MË) për secilin nga tre grupet e sipërpërmendura,
që përcaktohet nga ERE çdo tre vjet.
“FLH” janë orët mesatare të punës me fuqi maksimale në vit (orë për vit) për secilin nga tre grupet e sipërpërmendura;
“ËACC” është norma mesatare e ponderuar e kostos së kapitalit, që merr parasysh normat mesatare të huas
në tregun shqiptar, normën e interesit të equities (kapitalit të vetë investitorëve), si dhe strukturën e kapitalit
(equity/hua) që përcaktohet nga ERE çdo tre vjet;
“T” është kohëzgjatja e çmimit të garantuar, në vite (15 vite për prodhuesit me përparësi).
“CF” janë kostot mesatare specifike të operimit dhe menaxhimit (lekë/MË/vjet) për secilin nga tre grupet e
sipërpërmendura, që përcaktohet nga ERE-ja çdo tre vjet.
“CV” janë kostot mesatare të lëndës djegëse dhe kostot e tjera të ndryshueshme të menaxhimit (që përdoret
si term vetëm për centrale me dy lëndë djegëse që përdorin edhe një sasi të vogël lënde djegëse për stabilitetin
e flakës) (lekë/MËh), për secilin nga tre grupet e sipërpërmendura, që përcaktohet nga ERE çdo tre vjet.
6. ERE, bazuar në planin e veprimit të burimeve të rinovueshme të Energjisë, përcakton, çdo tre vjet,
kapacitetin total maksimal/të sipërm të instaluar për çdo teknologji të burimeve të rinovueshme.
7. Prodhuesit me përparësi, të cilët kanë fituar të drejtën për ndërtimin e burimeve që shfrytëzojnë energjinë
e rinovueshme, kanë të drejtë të kërkojnë aplikimin e formulës së mësipërme, për shitjen e energjisë elektrike
të prodhuar nga objektet e tyre.
8. Kërkesa nga prodhuesit me përparësi, sipas pikës 7 të këtij neni, mund të bëhet vetëm një herë.

Neni 16
Informacioni dhe vlerësimi periodik

1. Të gjitha subjektet, që prodhojnë energji nga burimet e rinovueshme, janë të detyruara që, brenda
tremujorit të parë të vitit pasardhës, të paraqesin pranë ERE-s dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
bilancin vjetor të një viti më parë.
2. ERE, në raportin vjetor që dërgon në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, duhet të përfshijë dhe
një vlerësim të pjesës së energjisë së prodhuar nga burimet e energjisë së rinovueshme, përkundrejt konsumit
gjithsej të energjisë për vitin përkatës kalendarik. Gjithashtu, në këtë raport duhet të japë dhe efektet, që kanë
ardhur nga nxitja e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në tarifën e përgjithshme mesatare të
konsumatorëve fundorë për vitin e mëparshëm.
Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga

Neni 17
Dispozita specifike për centralet me disa burime energjetike

1. Prodhuesit, që prodhojnë energji elektrike nga centralet me disa burime energjetike, nga përzgjedhja e
burimeve të rinovueshme dhe jo të rinovueshme, janë të detyruar të paraqesin matjet dhe llogaritjet e energjisë
elektrike, të prodhuar nga burimet e rinovueshme, në përputhje me metodologjinë e përcaktuar në rregulloret e miratuara nga ERE.
2. Prodhuesi, që prodhon energji elektrike dhe/ose termike nga përdorimi i kombinuar i biomasës dhe i
burimeve jo të rinovueshme nga një central koogjenerues, i raporton brenda 3-mujorit të parë të vitit pasardhës:
a) ERE-s, agjencisë përgjegjëse për monitorimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme, bilancin vjetor
të një viti më parë dhe blerësit të burimeve të rinovueshme të energjisë, sasinë e energjisë elektrike dhe/ose
termike të prodhuar nga burimi i rinovueshëm;
b) agjencisë së autorizuar dhe përgjegjëse për monitorimin e prodhimit nga burimet e rinovueshme të
energjisë, sasinë e nxehtësisë të prodhuar nga burimi i rinovueshëm i energjisë, si dhe sasinë dhe cilësinë e
biomasës së përdorur për këtë qëllim. Për qëllime të kësaj llogaritjeje, kontributi i çdo burimi energjie
llogaritet mbi bazën e përbërësve të saj.
3. Me propozim të ERE-s, pas marrjes së mendimit nga agjencia e autorizuar dhe përgjegjëse për trajtimin e
burimeve të rinovueshme të energjisë, ministria përgjegjëse për energjinë miraton një rregullore të posaçme.
Rregullorja duhet të përcaktojë rregullat për matjen dhe llogaritjen e sasisë së energjisë elektrike, të prodhuar
nga burimet e energjisë së rinovueshme, të përdorura për prodhim energjie elektrike dhe termike në centrale
me disa burime të rinovueshme energjie, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, dhe për prodhimin e energjisë
elektrike dhe/ose termike në centralet me koogjenerim për qëllimet e pikës 2 të këtij neni. Për qëllim të kësaj
llogaritjeje, kontributi i çdo burimi energjie bëhet mbi bazën e përbërjes së energjisë së tij.


KREU IV
GARANCIA E ORIGJINËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE
TË PRODHUAR NGA BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË


Neni 18
Garancia e origjinës

1. ERE, me kërkesën e prodhuesit, i cili ka marrë një leje ose autorizim për ndërtimin apo rehabilitimin e
një centrali, që shfrytëzon burime të rinovueshme të energjisë, lëshon një garanci origjine për çdo njësi të
energjisë elektrike ose termike të prodhuar nga centrali. Për një njësi gjeneruese të energjisë lëshohet vetëm një garanci origjine.
2. Garancitë e origjinës janë për një njësi të energjisë elektrike standard prej 1MËh dhe specifikojnë:
a) emrin dhe adresën e prodhuesit;
b) burimet e energjisë, nga të cilat është prodhuar energjia elektrike, të listuar sipas llojit dhe përbërësve
kryesorë, përfshirë edhe informacionin se në çfarë mase energjia elektrike është prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë;
c) vendndodhjen, kapacitetin dhe datën e vënies në punë të centralit;
ç) periudhën kohore kur është prodhuar energjia dhe deri në çfarë mase prodhuesi ka përfituar, në përputhje
me nenin 15 të këtij ligji, si dhe deri në çfarë mase ky central ka përfituar nga mbështetja për investime, si dhe
në çfarë mase ka përfituar nga skema të tjera kombëtare mbështetëse;
d) datën, shtetin që ka lëshuar garancinë dhe numrin unik të identifikimit.
3. ERE mbikëqyr lëshimin, transferimin dhe anulimin e garancive të origjinës, në përputhje me dispozitat e
rregullores së nxjerrë sipas pikës 9 të këtij neni, dhe siguron që e njëjta njësi e energjisë elektrike, e prodhuar
nga centrale me burime të rinovueshme energjie, është marrë në konsideratë vetëm një herë.
4. Garancitë e origjinës lëshohen në bazë të të dhënave të gjithanshme dhe informacionit të përshtatshëm
për të vërtetuar origjinën e energjisë elektrike të furnizuar nga prodhuesi, si dhe të dhëna matjesh, të vërtetuara Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga
nga operatori i sistemit të rrjetit. Garancitë e origjinës lëshohen vetëm pasi prodhuesi paraqet gjithë
informacionin e kërkuar në pikën 2 të këtij neni.
5. Çdo përdorim i një garancie origjine bëhet brenda 12 muajve nga data e prodhimit të njësisë
korresponduese të energjisë elektrike. Garancia e origjinës anulohet menjëherë pasi është përdorur.
6. Nëse energjia elektrike është prodhuar nga një hidrocentral me sistem me cikël pompimi, që bën të
mundur ngritjen e ujit në basenin e sipërm, pra kur turbinat kanë punuar në regjim pompe, garancia e origjinës
lëshohet vetëm për sasinë e energjisë elektrike që i korrespondon diferencës ndërmjet energjisë elektrike të
prodhuar nga hidrocentrali dhe energjisë elektrike të konsumuar për pompimin e ujit në rezervuarin e sipërm.
7. Nëse energjia elektrike është prodhuar nga mbetjet urbane dhe industriale, garancia e origjinës lëshohet
vetëm për sasinë e energjisë që i korrespondon pjesës së tyre të biodegradueshme, siç është përkufizuar në
shkronjën “d” të nenit 3 të këtij ligji.
8. ERE përgatit një regjistër elektronik të garancive të origjinës, me një mekanizëm të përshtatshëm për
përpunimin e të dhënave, për të siguruar që këto garanci do të lëshohen, do të transferohen dhe do të anulohen
në mënyrë elektronike dhe që do të jenë të sakta, të besueshme dhe rezistente ndaj falsifikimit. Palët e
interesuara kanë të drejtën e hyrjes së lirë në këtë regjistër.
9. ERE miraton një rregullore të posaçme për procedurën e aplikimit për garanci origjine. Rregullorja,
përveç të tjerash, parashikon në veçanti:
a) dokumentacionin që do të paraqitet nga prodhuesi për kualifikimin teknik të centralit të tij si central që
prodhon energji elektrike ose termike nga burime të rinovueshme energjie;
b) procedurën e kualifikimit teknik dhe veçanërisht afatin kohor, brenda të cilit ERE-ja duhet t’u përgjigjet
aplikimeve të paraqitura, si dhe pasojat juridike për rastet kur nuk plotësohet ky detyrim;
c) procedurën e aplikimit për lëshimin, regjistrimin, transferimin ose anulimin e garancive të origjinës;
ç) procedurën e monitorimit të zbatimit të këtyre detyrimeve nga subjekti;
d) çështjet lidhur me bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të Bashkimit
Europian dhe vendeve të tjera, me të cilat ka marrëveshje të nënshkruar për njohjen e ndërsjellë të garancive të origjinës.
10. ERE është e autorizuar dhe përgjegjëse për të ndryshuar çdo rregullore dhe procedurë të mëparshme, që
ka të bëjë me garancitë e origjinës, për të reflektuar dispozitat e parashikuara në pikën 9 të këtij neni.

Neni 19
Procedura e monitorimit

1. Në mënyrë që të sigurohet se janë plotësuar kushtet e lëshimit të garancive të origjinës dhe se të dhënat e
informacioni, në bazë të të cilit janë lëshuar ato është i saktë, përfaqësuesit e ERE-s dhe çdo person i autorizuar
prej saj, pa paragjykuar respektimin e sekreteve të biznesit, kanë të drejtë hyrjeje të lirë në centralin prodhues
përkatës dhe në të gjitha të dhënat e informacionin, që lidhen me atë central. Prodhuesi është i detyruar të
lehtësojë punën e përfaqësuesve të ERE-s dhe të personave të autorizuar prej saj. ERE mund të refuzojë
njohjen e një garancie origjine vetëm kur ka dyshime të bazuara për saktësinë, besueshmërinë apo vërtetësinë e saj.
2. Energjia elektrike e prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe për të cilën është lëshuar një
certifikatë origjine nuk mund të shitet te konsumatorët fundorë si energji elektrike e prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Neni 20
Bashkëpunimi ndërkombëtar për garancitë e origjinës

1. Një garanci origjine për energjinë elektrike të prodhuar nga burime energjie të rinovueshme, e lëshuar
nga një shtet që është anëtar i Bashkimit Europian, ose palë kontraktuese e Traktatit të Komunitetit të
Energjisë të Europës Juglindore, njihet edhe në Republikën e Shqipërisë.
2. Këshilli i Ministrave mund të hyjë në marrëveshje me cilindo shtet anëtar të Bashkimit Europian ose
Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga shtete palë kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë të Europës Juglindore, për njohjen e ndërsjellë të garancive të origjinës, për qëllimet e monitorimit të përmbushjes së kërkesave të nenit 4 të këtij ligji, lidhur
me objektivat e përgjithshëm kombëtarë për burimet e rinovueshme të energjisë.
3. ERE bashkëpunon me të gjitha autoritetet që lëshojnë garancitë e origjinës të vendeve anëtare të
Bashkimit Europian dhe me çdo shtet që është palë kontraktuese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë të
Europës Juglindore, me qëllim që të sigurojë konsumatorët fundorë për sasinë e energjisë së prodhuar nga
burime të rinovueshme, në krahasim me të gjithë energjinë që furnizohet.


KREU V
NXITJA E PËRDORIMIT TË SISTEMEVE TË PANELEVE DIELLORE PËR PRODHIMIN E UJIT TË
NGROHTË


Neni 21
Objektivat minimalë për shfrytëzimin e energjisë diellore

1. Në kuadër të detyrimit kombëtar për burime të rinovueshme të energjisë, të vendosura sipas nenit 4 të
këtij ligji, Këshilli i Ministrave duhet të vendosë treguesit minimalë për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar në
stokun e ndërtesave dhe për procese teknologjike, të siguruara nga sistemet e paneleve diellore.
2. Treguesi minimal i shfrytëzimit të energjisë diellore, i vendosur në pikën 1 të këtij neni, vendoset duke
marrë në konsideratë rrezatimin diellor në zona të ndryshme të vendit.
3. Këshilli i Ministrave duhet të miratojë kritere specifike për llogaritjen e kontributit të energjisë diellore
për prodhimin e ujit të ngrohtë ose veçmas ose si pjesë e kodit energjetik të ndërtesës, duke marrë në
konsideratë standardet më të fundit të Bashkimit Europian të miratuara për këtë qëllim.

Neni 22
Instalimi i detyrueshëm i sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë

1. Këshilli i Ministrave duhet të përshtatë politikat dhe të ndërmarrë masa për rritjen e shfrytëzimit të
energjisë diellore në stokun e ndërtesave, si për ato ekzistuese, ashtu dhe për ndërtesat e reja dhe ndërtesa
publike ose private, për të instaluar sisteme diellore të ujit të ngrohtë, për të plotësuar objektivat/caqet e
vendosura për rritjen e kontributit të energjisë diellore në konsumin total energjetik të vendit.
2. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse të energjisë, duhet të përcaktojë sektorët
ekonomikë dhe kategoritë e ndërtesave, sipërfaqen minimale ose kapacitetin e sistemeve të paneleve diellore të
prodhimit të ujit të ngrohtë që duhet të instalohet në to, kërkesat teknike për sistemet e paneleve diellore që do
të instalohen, si dhe procedurat specifike e kriteret që duhet të ndiqen në lidhje me përforcimin e zbatimit të
këtyre detyrimeve dhe monitorimin e tyre nga institucionet përgjegjëse.
3. Çdo detyrim për instalimin e sistemeve të paneleve diellore, në përputhje me pikat 1 dhe 2 të këtij neni,
merret parasysh në lëshimin e certifikatës së performancës së energjisë në ndërtesa që do të lëshohet në
përputhje me nenet përkatëse të ligjit nr. 9379, datë 28.4.2005 “Për efiçencën e energjisë”.
4. Në vendosjen e detyrimeve të dhëna në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, ndërtesat publike duhet të tregojnë një
rol parësor, duke filluar instalimin e sistemeve të paneleve diellore nga viti 2013 dhe në vazhdim.

Neni 23
Certifikata dhe etiketa e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë

1. Të gjitha sistemet e paneleve diellore të prodhimit të ujit të ngrohtë që prodhohen në vend ose që
importohen dhe që janë instaluar për të plotësuar objektivat, sipas nenit 24 të këtij ligji, ose që mbështeten nga
çdo lloj skeme nxitëse publike, duhet të plotësojnë minimumet teknike që duhet të përgatiten në mënyrë të
qartë nga Këshilli i Ministrave. Në ato raste kur standardet europiane ekzistojnë, të tilla specifikime teknike
duhet të jenë në harmoni me ato standarde.
2. Testimi i sistemeve të paneleve diellore duhet të kryhet nga një person juridik i akredituar, në përputhje
Perditesuar dhe Dixhitalizuar nga me ligjet në fuqi dhe procedurat e testimit duhet të plotësojnë standardet europiane specifike të testimit që zbatohen për prodhime të tilla. Në të kundërt, rregullat teknike specifike të adoptuara nuk duhet të përshkruhen
në ato raste kur pajisjet dhe sistemet diellore duhet të certifikohen dhe nuk duhet të pengojnë tregun e
brendshëm.
3. Këshilli i Ministrave duhet të miratojë skemat certifikuese ose skemat ekuivalente kualifikuese, për
instaluesit e sistemeve të paneleve diellore, të hartuara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Të tilla
certifikata u kërkohen edhe instaluesve të sistemeve të paneleve diellore, që instalohen për plotësimin e
treguesve në fuqi dhe atyre që përfitojnë nga skemat e nxitjes publike.
4. Çdo subjekt është i detyruar të regjistrojë në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore çdo
sistem të paneleve diellore të ujit të ngrohtë, të prodhuar në vend apo edhe të importuar në tregun vendor. Ato
duhet të sigurojnë për konsumatorët të gjithë informacionin e kërkuar, ashtu edhe siç kërkohet në nenin
përkatës të etiketimit, në lidhje me efiçencën e pajisjeve energjetike, sipas ligjit të efiçencës së energjisë.

Neni 24
Përjashtime nga taksat

1. Çdo person që prodhon ose monton sisteme të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë
përjashtohet nga tarifat doganore dhe TVSH-ja për këto sisteme të paneleve diellore.
2. Çdo person që përmbush kërkesat e vendosura në nenin 23 të këtij ligji përfiton duke iu hequr taksat e
mësipërme, sipas pikës 1 të këtij neni.
3. Çdo person që prodhon apo monton sisteme të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë për
qëllime sanitare në ndërtesa apo për procese teknologjike në industri duhet t’i rimbursohet taksa doganore për
lëndët e para të importuara për prodhimin apo montimin e këtyre sistemeve, me kushtin që sistemi i paneleve
diellore i prodhuar të plotësojë kushtet e vendosura në nenin 25 të këtij ligji dhe të provohet prodhimi apo
montimi me faturë shitjeje.
4. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse për energjinë, miraton rregullat dhe
procedurat e rimbursimit për taksën doganore të paguar për lëndët e para dhe materialet e importuara për
prodhimin ose montimin e sistemeve diellore të ujit të ngrohtë sanitar dhe për procese teknologjike.
5. Të gjithë prodhuesit dhe instaluesit e paneleve diellore duhet të raportojnë tek Agjencia Kombëtare e
Burimeve Natyrore, jo më vonë se 3 muaj nga data e prodhimit apo montimit, sasinë e paneleve që ata
prodhojnë ose montojnë, si dhe tipin e karakteristikat teknike të paneleve, të vërtetuara me faturë shitjeje.


KREU VI
ENERGJI NGA BURIME TË RINOVUESHME NË SEKTORIN
E TRANSPORTIT


Neni 25
Parashikime specifike lidhur me shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në transport

1. Këshilli i Ministrave miraton një rregullore të hartuar nga strukturat e Ministrisë së Punëve Publike dhe
Transportit. Në këtë rregullore duhet t’i jepet informacion publikut për disponimin dhe përfitimet mjedisore
nga të gjitha burimet e ndryshme të rinovueshme të energjisë, që përdoren në sektorin e transportit. Rregullorja
duhet të parashikojë dhe detyrimin për të treguar pikat e shitjes ku përmbajtja e biokarburanteve, të tretura në
nënproduktet e naftës, e kapërcejnë kufirin e vendosur në përqindje, sipas përcaktimeve të bërë nga ERE.
2. Për qëllimin e demonstrimit të zbatimit të detyrimeve kombëtare për burime të rinovueshme të energjisë,
që u janë vënë operatorëve dhe të objektivave për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, në të
gjitha format që mund të përdoren në sektorin e transportit, të referuara në objektivat kombëtarë për
përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji, kontributi nga
biokarburantet e prodhuara nga mbeturina, mbetje, materiale celulozike joushqimore dhe materialet linjo
celulozike, konsiderohet të jetë dyfishi i asaj të prodhuar nga biokarburantet e tjera.


KREU VII
DISPOZITA TË FUNDIT


Neni 26
Sanksionet administrative

1. Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në pikën 2 të nenit 19 të këtij ligji përbën kundërvajtje
administrative dhe dënohet me gjobë 300 000 lekë.
2. Kur subjektet nuk paraqesin bilancin vjetor të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, sipas
përcaktimit të pikës 3 të nenit 8 të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.
3. Kur subjektet nuk regjistrojnë dhe nuk raportojnë panelet diellore që instalojnë, sipas përcaktimit të pikës
4 të nenit 23 të këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 200 000 lekë.
4. Autoriteti administrativ për ekzekutimin e gjobave është ERE.
5. Të ardhurat nga gjobat shkojnë në Buxhetin e Shtetit.

Neni 27
Aktet nënligjore

Ndryshuar pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 me ligjin nr. 26/2014
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda datës 1.1.2015, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të
neneve 4, 5 pika 3, 6 pika 5, 7 pika 1, 21 pika 3, 23 pika 3 dhe 25 pika 1 të këtij ligji.
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda datës 1.1.2015, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim të
neneve 10 pika 1, 15 pika 1, 22 pika 2 dhe 24 pika 4 të këtij ligji.
3. Ngarkohet ministria përgjegjëse për energjinë që, brenda datës 1.1.2015, të nxjerrë aktet nënligjore, në
zbatim të neneve 5 pika 1 dhe 17 pika 3 të këtij ligji.
4. Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë që, brenda datës 1.1.2015, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim
të neneve 12 pika 3, 17 pika 3 dhe 18 pikat 8 dhe 9 të këtij ligji.
5. Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë që, brenda datës 1.1.2015, të nxjerrë aktet nënligjore, në zbatim
të neneve 10 pika 2, 11 pika 5, 12 pika 1 dhe 14 pika 2 të këtij ligji.

Neni 28
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.5.2013
Shpallur me dekretin nr. 8171, datë 14.5.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest