LIGJI PER MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DEMTIMI - Nr. 8905, date 6.6.2002

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PER MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DEMTIMI - Nr. 8905, date 6.6.2002

Postby Libraria UBT » 06 Aug 2015, 08:27

LIGJI PER MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DEMTIMI - Nr. 8905, date 6.6.2002

I azhurnuar me LIGJIIN Nr. 30/2013. datën 14.2.2013
Kudo në ligj, emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që
mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Ky ligj ka për qellim mbrojtjen e mjedisit detar te Republikës se Shqipërisë nga ndotjet e
dëmtimet, parandalimin dhe shmangien e tyre, te shkaktuara nga veprimtaritë njerëzore ne det
e ne zonën bregdetare, te cilat prishin cilësinë e ujit, dëmtojnë burimet e detit e te bregdetit,
rrezikojnë faunën dhe florën, kërcënojnë shëndetin e njeriut, si dhe vështirësojnë zhvillimin
normal te veprimtarive ne këtë mjedis.

Neni 2
Përkufizime

Ne kuptim te këtij ligji:
1. "Mjedisi detar" është hapësira detare e Republikës se Shqipërisë, se bashku me faunën dhe
florën, pasuritë e ujit, te sipërfaqes se fundit te detit dhe te nëntokës se tij, duke përfshirë edhe
vijën bregdetare, plazhet, portet, radat dhe territoret tokësore te tyre, lagunat, grykëderdhjet e
lumenjve, liqenet e vijës se ujit, qe komunikojnë me detin.
2. "Burimet e detit dhe te bregdetit" janë te gjitha pasuritë minerare, llojshmëria biologjike,
gjetjet arkeologjike, paleontologjie, qe ndodhen ne mjedisin detar .
3. "Ndotje" është futja nga njeriu, drejtpërdrejt ose tërthorazi, e lendeve ose e energjisë ne
mjedisin detar, te cilat dëmtojnë burimet e detit dhe te bregdetit, ulin cilësinë e ujit te detit,
rrezikojnë shëndetin e njeriut, pengojnë veprimtaritë detare dhe peshkimin.
3.1 "Ndotje e madhe" është ndotja komplekse dhe me shtrirje te gjere, shmangia e se cilës
kërkon masa te gjithanshme dhe operacione pastrimi.
3.2 "Ndotje e vogël" është ndotja me shtrirje te kufizuar, shmangia e se cilës përballohet me përdorimin e mjeteve e mundësive vendore.
4. "Hedhje ne det" është hedhja e mbeturinave dhe e çdo lloj lende nga anijet, platformat, instalimet, si dhe nga bregdeti.
5. "Mbytje ne det" është fundosja me dashje e anijes, e platformës, e instalimit, si dhe e çdo lloj ngarkese e pajisjeje.
Nuk është mbytje ne det hedhja e materialeve qe nuk bien ne kundërshtim me ligjin dhe
konventat ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është pale.
6. "Lende te rrezikshme" janë lendet qe prodhimi, transporti, ruajtja, përdorimi ose shkarkimi
i te cilave ne mjedisin detar, si pasoje e vetive te tyre, dëmtojnë shëndetin e njeriut, cilësitë e
mjedisit detar, florën, faunën dhe ulin cilësinë e jetës.
7. "Mbeturina" janë te gjitha llojet e mbetjeve, qe vijnë nga zhvillimi i veprimtarive
njerëzore, me përjashtim te substancave te radhitura ne anekset, qe i bashkëlidhen këtij ligji.
8. "Ujera te ndotura" janë:
a) ujerat e zeza;
b) mbeturinat e lëngëta qe rrjedhin nga çdo lloj burimi;
c) derdhjet e lëngëta spitalore;
ç) Çdo mbeturine tjetër, e përzier me ujerat e zeza.
9. "Veprimtaritë njerëzore" përfshijnë:
a) lundrimin dhe transportin me anije e me mjete te tjera;
b) shfrytëzimin e burimeve dhe te pasurive te detit e te funddetit;
c) veprimtaritë ekonomike, tregtare, te shërbimeve te bregdetit;
ç) mirëmbajtjen, riparimin dhe operacione te tjera ndihmese për anije, platforma e instalime, qe ndodhen ne det e ne bregdet;
d) kërkimet shkencore për burimet e detit, te shtratit dhe te nëntokës se tij;
dh) studimet gjeologjike, sizmike, oqeanografike, marrjen e mostrave, shpim-kërkimet.
10. "Platforme" dhe "Pontile" janë konstruksione te vendosura ne det, për qëllime studimi, kërkimi ose shfrytëzimi .
11. "Instalime" janë pajisjet e vendosura ne det, si tubacione, kabllo, linja, për te zhvilluar veprimtari te ndryshme.
12. "Djegie ne det" është shkatërrimi i lire termik ne ujerat e mjedisit detar i mbeturinave dhe lendeve te tjera te djegshme.

Neni 3
Mbrojtja

1. Mjedisi detar është pjese e mjedisit te Republikës se Shqipërisë dhe ne mbrojtje te
pastërtisë se tij veprojnë te gjitha aktet ligjore qe mbrojnë mjedisin ne Shqipëri dhe
konventat, protokollet, marrëveshjet ndërkombëtare, ne te cilat Republika e Shqipërisë është pale.
2. Organet shtetërore qendrore dhe vendore, organizatat shoqërore dhe shtetasit kane detyre te
ruajnë pastërtinë e mjedisit detar, si dhe ta mbrojnë atë nga ndotjet e dëmtimet.
3. Ne mënyrë te veçante, janë te detyruar te mbrojnë mjedisin detar dhe te zbatojnë dispozitat e këtij ligji:
a) personat juridike e fizike, publike dhe private, vendas ose te huaj, qe e përdorin mjedisin
detar ose ushtrojnë veprimtari te ndryshme ne te;
b) te gjitha veprimtaritë e instaluara ne bregdet;
c) çdo mjet lundrues, qe ndodhet ose lundron neper mjedisin detar;
ç) mjetet aeronautike, qe fluturojnë mbi mjedisin detar .


KREUII
ADMINISTRIMI DHE KONTROLLI I SHFRYTEZIMIT TE MJEDISIT DETAR


Neni 4
Administrimi

1. Mjedisi detar i Republikës se Shqipërisë është prone shtetërore e patjetërsueshme.
2. Administrimi i tij behet nga organe shtetërore te caktuara me ligj. Askush tjetër veç tyre
nuk ka te drejte te autorizoje përdorimin ose shfrytëzimin e mjedisit detar .

Neni 5
Përdorimi dhe shfrytëzimi

1. Mjedisi detar përdoret dhe shfrytëzohet për veprimtari ekonomike, tregtare, shkencore,
shoqërore, sportive, turistike e ushtarake.
2. Përdorimi dhe shfrytëzimi i tij bëhen nga organet shtetërore, nga personat juridike e fizike,
vendas ose te huaj, vetëm ne kushtet e parashikuara me ligj.
Neni 6
Veprimtaritë e ndaluara

1. Ne mjedisin detar ndalohet:
a) hedhja e lendeve dhe e mbetjeve te rrezikshme helmuese e plasëse;
b) hedhja e substancave dhe e lendeve te përcaktuara ne Aneksin I, qe i bashkëlidhet këtij ligji;
c) derdhja e hidrokarbureve dhe e ujerave te ndotura;
ç) hedhja e lendeve dhe e materialeve te ngurta, te çfarëdo natyre dhe lloji, me përjashtim te
mjeteve e pajisjeve te peshkimit dhe, te lendeve e mjeteve te nevojshme për ndërtimin e
porteve, pontileve e konstruksioneve te tjera, sipas projekteve te miratuara nga Ministria e
Mjedisit dhe ne kushtet e përcaktuara prej saj ;
d) hedhja e mbeturinave dhe e çdo lloj lende nga anijet, platformat, instalimet dhe nga bregdeti;
dh) transportimi i lendeve dhe i mbetjeve te rrezikshme;
e) fundosja e anijeve, e ngarkesave dhe e mallrave te çdo lloji e tipi;
ë) fundosja dhe braktisja e çdo lloj instalimi, qe ka shërbyer për veprimtari te ndryshme;
f) ndërtimi dhe vënia ne funksionim e pajisjeve qe lëshojnë rrezatim jonizues;
g) djegia e lendeve dhe e materialeve te çdo lloji;
gj) hyrja ne porte me ballaste te papastra e mjeteve detare te çfarëdo lloji, tipi e tonazhi;
2. Mbeturinat e përcaktuara ne Aneksin II, qe i bashkëlidhet këtij ligji, mund te hidhen ne det vetëm me autorizim te Ministrit te Mjedisit.

Neni 7
Autoriteti i kontrollit

Kontrolli i mjedisit detar dhe i veprimtarive qe zhvillohen ne te ushtrohet drejtpërdrejt nga
Inspektorati i Mjedisit, nga kapitaneritë e porteve, nga organet shtetërore qe kane licencuar
veprimtaritë, si dhe nga organe te tjera te përcaktuara me ligj .

Neni 8
Objekti i kontrollit

1. Kontrolli i Inspektoratit te Mjedisit është i përhershëm dhe i vazhdueshëm.
Ai ushtrohet për gjendjen e cilësitë e mjedisit detar, për elementet e faktorët natyrore e
njerëzore te tij, për te vëzhguar e regjistruar ndryshimet e tyre.
2. Inspektorati kontrollon ndikimet e veprimtarive ne mjedisin detar, si i zbatojnë ato kërkesat
e legjislacionit mjedisor dhe kushtet e vena ne lejen mjedisore.
3. Për kryerjen e detyrave te tij, Inspektorati bashkërendon punën me kapitaneritë e porteve,
me Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit, me Policinë e Shtetit, si dhe me Rojat Bregdetare te Republikës se Shqipërisë.
4. Inspektimi, në zbatim të këtij ligji, bëhet në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011
“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë

KREU III
GRUMBULLIMI DHE LARGIMI I MBETURINAVE


Neni 9
Rregullat për administrimin e mbeturinave

1. Ne mjedisin detar grumbullimi dhe largimi i mbeturinave te krijuara nga veprimtaritë e
ndryshme dhe nga anijet qe ndodhen ose lundrojnë ne te, bëhen sipas kërkesave te këtij ligji dhe te akteve ne zbatim te tij .
2. Rregullat për administrimin e mbeturinave ne mjedisin detar përcaktohen me udhëzim te
përbashkët te Ministrit te Mjedisit, te Ministrit te Transportit dhe Telekomunikacioneve dhe
Ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit.

Neni 10
Grumbullimi

Platformat detare, anijet me tonazh bruto regjistër mbi 400 BRT, si dhe te gjitha veprimtaritë qe zhvillohen ne mjedisin detar, detyrohen:
a) te pajisen me tanker për hedhjen e mbeturinave, kapaciteti i te cilit është ne varësi te tipit te pajisjeve dhe te llojit te veprimtarisë;
b) te pajisen me sistem filtrues-ndarës te ujit nga hidrokarburet e përdorura;
c) te shënojnë ne ditar ose ne procesverbal operacionet qe kryejnë për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave;
ç) te monitorojnë veprimtarinë qe ushtrojnë dhe te publikojnë te dhënat e këtij monitorimi.

Neni 11
Subjektet qe largojnë mbeturinat

1. Largimi i mbeturinave dhe i hidrokarbureve te përdorura, qe rrjedhin nga kryerja e
veprimtarive ne mjedisin detar, behet nga persona fizike e juridike te specializuar për pastrim.
2. Personat fizike dhe juridike qe administrojnë këto mbeturina pajisen me leje mjedisore.
3. Licencimi mbështet përdorimin e teknologjive me te mira, te mundshme për pastrim.

Neni 12
Dorëzimi i mbeturinave

1. Personat juridike e fizike, qe ushtrojnë veprimtari ne mjedisin detar, dhe anijet para hyrjes
ne port, dorëzojnë mbeturinat dhe hidrokarburet e përdorura te subjekti pastrues i licencuar .
2. Para se te marre leje për te hyre ne portet e Republikës se Shqipërisë, kapiteni i anijes është
i detyruar te dorëzoje ne kapitanerinë e portit deklaratën për pastrimin e tankerëve te anijes.
3. Kapitaneria e portit kontrollon anijen, për te vërtetuar saktësinë e deklaratës se kapitenit dhe gjendjen e tankerëve.


KREU IV
PERBALLIMI I NDOTJEVE


Neni 13
Njoftimi i ndotjes

1. Çdo person qe vëren ndotje te mjedisit detar është i detyruar te njoftoje kapitanerinë e portit ose organin shtetëror me te afërt.
2. Kapiteni i anijes, operatori i platformës dhe personi i barazuar me ta ne veprimtaritë e tjera
qe zhvillohen ne mjedisin detar, sapo vëren se mjedisi është ndotur me hidrokarbure ose
lende te tjera te dëmshme, njofton kapitanerinë e portit.
3. Njoftimi duhet te përmbajë:
a) emrin dhe te dhëna te tjera te njoftuesit;
b) vendndodhjen e ndotjes;
c) kohen e ndodhjes e te konstatimit;
ç) përshkrimin e ndotjes;
d) burimin dhe shkakun e ndotjes;
dh) tipin dhe sasinë e ndotësit;
e) kushtet e motit e te detit.
4. Kapitaneria e portit bën verifikimin e njoftimit dhe menjëherë ve ne dijeni Ministrinë e
Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministrinë e Mjedisit, si dhe qeverisjen vendore, ne territorin e se cilës ka ndodhur ndotja.

Neni 14
Pastrimi i ndotjes

1. Personat fizike dhe juridike, qe kane shkaktuar ndotjen e mjedisit detar, detyrohen te
pastrojnë zonën e ndotur, ta sjellin atë ne gjendjen e mëparshme, si dhe te shpërblejnë demet.
2. Kapiteni i anijes, operatori i platformës, si dhe personi i barazuar me ta ne veprimtaritë e
tjera, ne radhe te pare, janë te detyruar te marrin masat për pastrimin e ndotjes qe kane shkaktuar .

Neni 15
Operacionet e pastrimit

Ne rast ndotjeje te madhe, gjendja përballohet me operacione pastrimi te cilat organizohen
dhe zbatohen, sipas kërkesave te ligjit nr.8756, date 26.3.2001 "Për emergjencat civile".

Neni 16
Ndotja nga anijet ushtarake

1. Kur mjedisi detar është ndotur nga anije ose instalime ushtarake, Inspektorati i Mjedisit
njofton Ministrinë e Mbrojtjes, e cila merr masa për pastrimin e zonës se ndotur.
2. Kur ndotja shkaktohet nga anijet ushtarake te huaja, te cilat ndodhen, kalojnë ose marrin
pjese ne stërvitje qe zhvillohen ne mjedisin detar, behet njoftim ne rruge diplomatike, ku
paraqiten edhe kërkesat për pastrimin e ndotjes e për shpërblimin e dëmeve.

Neni 17
Ndotja gjate veprimeve luftarake

Ndotja dhe dëmtimi i mjedisit detar nga anije, avionë e mjete te tjera te huaja ushtarake gjate
veprimeve luftarake, përbejnë çështje parësore ne bisedimet e pas luftës me shtetin, te cilit i
përkasin mjetet qe kane shkaktuar ndotjen. Ne bisedime paraqiten kërkesat për rikthimin e
mjedisit detar ne gjendjen e mëparshme dhe për shpërblimin e dëmeve.


KREU V
SANKSIONET


Neni 18
Kryerja e veprimtarive te ndaluara

1. Ndaj subjektit qe ushtron veprimtari te ndaluara nga neni 6 i këtij ligji, kur këto veprimtari
përbejnë vepër penale, Inspektorati i Mjedisit bën kallëzimin për ndjekje penale.
2. Kur shkelja përbën kundërvajtje administrative, Inspektorati i Mjedisit vendos ndalimin e
menjëhershëm te veprimtarisë dhe sekuestrimin e mjeteve e te pajisjeve me te cilat është
shkaktuar ndotja; ndotja e vogël e përcaktuar ne nenin 2 nënpika 3.2 gjobitet nga 10 mije deri
ne 100 mije leke; ndotja e madhe e përcaktuar ne nenin 2 nënpika 3.1 gjobitet nga 500 mije
deri ne 1 milion leke; hedhjet ne det nga bregdeti gjobiten nga 100 mije deri ne 500 mije leke;
hedhjet ne det te lendeve te rrezikshme, te përcaktuara ne nenin 6, gjobiten nga 500 mije deri
ne 1 milion leke; ujerat e ndotura te përcaktuara ne nenin 2 pika 8 gjobiten nga 100 mije deri ne 500 mije leke.

Neni 19
Veprimtari te tjera te ndaluara

1. Ne kuptim te këtij ligji, kur nuk përbejnë kundërvajtje penale, përbejnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si me poshtë:
a) me gjobe nga 100 mije deri ne 1 milion leke dhe pezullimin e veprimtarisë deri ne 3 muaj,
kohe brenda se cilës subjekti duhet te pajiset me leje mjedisore, kur ushtron ne mjedisin detar veprimtari pa lejen mjedisore;
b) me gjobe nga 100 mije deri ne 1 milion leke, ne varësi nga llojet dhe përmasat e ndotjes
dhe detyrimin për pastrimin e zonës se ndotur dhe sjelljen e saj ne gjendjen e mëparshme, si
dhe pezullimin e përkohshëm te veprimtarisë, për aq kohe sa subjekti te marre te gjitha masat
për te eliminuar ndotjen, kur veprimtaria e subjektit ndot ose dëmton mjedisin detar;
c) pezullohet nga Inspektorati i Mjedisit për një muaj, kohe brenda se cilës subjekti duhet te
plotësojë kërkesat, kur veprimtaria e pajisur me leje mjedisore, nuk përmbush kërkesat e nenit 10 te këtij ligji;
ç) me gjobe nga 100 mije deri ne 1 milion leke, ne varësi nga lloji dhe përmasat e ndotjes
mosnjoftimi i ndotjes nga kapiteni i anijes, operatori i platformës, si dhe personi i barazuar me ta ne veprimtaritë e tjera,
2. Organi që vendos gjobën, bën shqyrtimin e saj dhe merr vendimin përfundimtar, sipas këtij
neni, është inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisitt.
3. Kur këto shkelje përbejnë vepër penale, Inspektorati i Mjedisit bën kallëzimin për ndjekje penale.

Neni 19/1
Klasifikimi i dënimeve dhe masat urgjente

1. Dënimet administrative të dhëna në zbatim të këtij ligji klasifikohen si më poshtë:
a) Gjoba është dënim kryesor.
b) Masa e pezullimit të përkohshëm ose e ndërprerjes së veprimtarisë, ndalimi i menjëhershëm i
veprimtarisë dhe sekuestrimi i mjeteve dhe pajisjeve janë dënime plotësuese.
2. Nëse është e nevojshme, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, merr masa
urgjente sipas ligjit për inspektimin.

Neni 19/2
Ankimi dhe ekzekutimi

1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit për marrjen e masave urgjente, dënimin me gjobë dhe
vendosjen e dënimeve plotësuese bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.
2. Ekzekutimi i vendimeve të inspektoratit bëhet në përputhje me dispozitat në fuqi për
kundërvajtjet administrative.

Dispozitë kalimtare (LIGJIIN Nr. 30/2013. datën 14.2.2013)
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 20
Aktet nënligjore

Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe ministritë përkatëse te nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Neni 21
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare


Shpallur me dekretin nr. 3379, date 24.6.2002 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Rexhep Meidani


ANEKSI I
SUBSTANCAT DHE LENDET QE NUK LEJOHENTE HIDHEN NE DET

1. Përzierje te komponimeve organo-halogjenike, si dhe përzierje qe mund te formojnë
substanca te tilla ne mjedisin detar, duke përjashtuar ato qe nuk janë toksike ose qe
shndërrohen menjëherë ne det ne substanca biologjikisht te padëmshme, me kusht qe këto te
mos prishin shijen e organizmave te detit qe përdoren për ushqim.
2. Përzierje te komponimeve organike te secilit, si dhe përzierje qe mund te formojnë
substanca te tilla ne mjedisin detar, duke përjashtuar ato qe nuk janë toksike ose qe
shndërrohen ne det menjëherë ne substanca te padëmshme, me kusht qe këto re mos u prishin
shijen organizmave te detit qe përdoren për ushqim.
3. Merkur dhe përzierje te merkurit.
4. Kadmium dhe përzierje te kadmiumit.
5. Materiale plastike te qëndrueshme, te cilat pengojnë materialisht peshkimin ose lundrimin,
dëmtojnë plazhet ose pengojnë përdorime te tjera te ligjshme te detit.
6. Nafte bruto dhe hidrokarbure qe mund te dalin nga nafta, si dhe çdo përzierje tjetër qe
përmban një nga këto, e cila ngarkohet për t'u asgjësuar ne det,
7. Mbeturina radioaktive te shkalles se larte, te mesme e te ulet.
8. Përzierje acide dhe alkaline me përbërje dhe sasi te tille qe mund te dëmtojë seriozisht cilësinë e ujit te detit.
9. Materiale te çdo gjendjeje agregate, te prodhuara për luftën biologjike ose kimike, përveç
atyre qe nuk prishin shijen e organizmave te detit dhe nuk rrezikojnë jetën e njeriut.

ANEKSI II
Mbeturinat, hedhja ne det e te cilave kërkon autorizimin e Ministrisë se Mjedisit janë:

1.1. Arsenik, plumb, bakër, zing, berilium, krom, nikel, vanadium, selenium, antimon dhe përzierje te tyre.
1.2. Cianure dhe fluorure.
1.3. Pesticide dhe nënproduktet e tyre te ngjashme qe nuk përfshihen ne Aneksin I.
1.4. Kimikate organike-sintetike, përveç atyre qe përmenden ne Aneksin I, te cilat mund te
japin pasoja te dëmshme për organizmat e detit ose prishin shijen e organizmave te detit qe përdoren për ushqim.
2.1. Përzierje acide dhe alkaline.
2.2. Përzierje acide dhe alkaline qe nuk përfshihen ne Aneksin I.
3. Fuçi, mbeturina metalesh, si dhe mbeturina te tjera te renda qe mund te zhyten ne fundin e
detit, te cilat mund te paraqesin pengesa serioze për peshkimin dhe lundrimin.
4. Komponime qe edhe pse te një natyre jotoksike mund te bëhen te dëmshme për shkak te
sasirave ne te cilat hidhen, qe janë te prirura te zvogëlojnë ne mënyrë serioze mundësitë e
shfrytëzimit te detit për argëtim, ose rrezikojnë jetën e njeriut apo te organizmave te detit, si dhe pengojnë lundrimin.
5. Mbeturina radioaktive ose lende te tjera radioaktive qe nuk përfshihen ne Aneksin I.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Bujqësia dhe Mjedisi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests