LIGJI PËR TURIZMIN

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR TURIZMIN

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 14:56

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr. _______ / 2015
PËR TURIZMIN1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I:


KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

Neni 2
Objekti

Objekt i këtij ligji janë:
Ky projektligj është në përputhshmëri të pjesshme me Nenin 2, Nenin 3 si dhe me Aneksin e Direktivës së Këshillit nr. 90/314/KEE e 13 Qershorit 1990 “Mbi udhëtimet, pushimet dhe paketën e pushimeve”, si dhe me Nenin 2 dhe Nenin 3 të Rregullores së Parlamentit Europian dhe Këshillit nr. 692/2011/BE datë 6 Korrik 2011 “Statistikat Evropiane në Turizëm”.
1. Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, personave fizikë e juridikë, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe përcaktimi i të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë ligj, si dhe çështje të tjera që lidhen me fushën e turizmit.
2. Rregullimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit e të ndërveprimit të organeve të qeverisjes qendrore me ato të qeverisjes vendore në përcaktimin e politikave dhe zhvillimit të strategjive në fushën e turizmit.
3. Përcaktimi i rregullave për bashkërendimin e punës dhe bashkëveprimin e institucioneve përgjegjëse në fushën e turizmit, me qëllim zhvillimin e industrisë së turizmit sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi.
4. Rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet institucioneve shtetërore dhe
investitorëve potencialë, bazuar në interesin publik për zhvillimin e turizmit.

Neni 3
Subjektet dhe fusha e zbatimit

1. Personat fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, që zhvillojnë veprimtarinë turistike brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, veprojnë në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, si dhe me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.
2. Personat fizikë dhe juridikë që zhvillojnë veprimtari turistike biznesi, në baza kontraktuale, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, veprojnë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, për sa kohë që ato nuk bien në kundërshtim me ligjin e vendit ku zhvillohen këto veprimtari.

Neni 4
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Agjenci udhëtimi”, çdo person fizik ose juridik, i cili, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose si ndërmjetës, merr përsipër t’u ofrojë turistëve dhe njerëzve të tjerë, si individë apo të organizuar në grup, çdo lloj shërbimi udhëtimi, përfshirë akomodimin në struktura pritëse për turistët, këshillimin dhe ofrimin e shërbimeve të udhëtimit me ajër, me tokë e me det, të ekskursioneve të organizuara, si dhe një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, që lidhen me industrinë e turizmit. Agjencia e udhëtimit zhvillon veprimtarinë e saj bazuar në kontrata ndërmjetësimi për shitjen e shërbimeve të ofruara nga furnizuesit e shërbimeve të udhëtimit dhe/ose kontrata
konsulence me konsumatorin.
2. “Agroturizëm”, veprimtaria pritëse që zhvillohet në një fermë ose njësi tjetër agrikulturore, me qëllimin për të tërhequr vizitorë, shpeshherë duke u mundësuar atyre pjesëmarrjen në veprimtaritë bujqësore ose veprimtaritë e tjera ndihmëse që zhvillohen në atë mjedis bujqësor. Agroturizmi mbështet zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet mbrojtjes së
ambientit, ruajtjes së traditave dhe promovimit të produkteve tipike të zonës.
3. “Bujtinë” (shtëpi pritëse), një ndërtesë, një pjesë e së cilës përdoret si rezidencë e pronarit dhe ku ofrohet akomodim dhe ushqim për turistët, përkundrejt pagesës.
4. “Burim turistik”, tërësia e elementeve dhe/ose faktorëve, si potenciale që mundësojnë prodhimin e një eksperience turistike, duke përfshirë burimet e prekshme, burimet e paprekshme si edhe burimet njerëzore.
5. “Certifikatë”, në kuptim të këtij ligji, dokument i lëshuar nga ministria përgjegjëse për turizmin që shërben për të provuar plotësimin e kërkesave dhe standardeve për ushtrimin e veprimtarisë.
6. “Destinacion turistik”, pikë turistike me një përqendrim të lartë të produkteve turistike, i ngritur mbi bazën e studimeve dhe planeve të zonës dhe që ka kapacitete për të tërhequr vizitorë, vendas e të huaj, duke plotësuar e kënaqur kërkesat e tyre.
7. “Ekskursion”, kombinim i organizuar, paraprakisht, i shërbimeve të transportit dhe shërbimeve të tjera, që shiten ose ofrohen për shitje brenda të njëjtit çmim, shërbime që ofrohen për një periudhë më të shkurtër se 24 orë dhe që nuk përfshijnë akomodimin gjatë natës.
8. “Ekskursionist”, vizitori që udhëton për qëllime turizmi pa kaluar natën në vendin e vizituar.
9. “Fjetinë” (Hostel), ndërtesë që ofron akomodim dhe ushqim me çmime ekonomike, zakonisht për udhëtarë, studentë dhe punëtorë, ku dhoma ndahet mes disa klientëve të ndryshëm.
10.“Fjetje dhe mëngjes (B&B)”, strukturë akomoduese me një shërbim të limituar krevati dhe mëngjesi, të ofruar për klientin. Kjo strukturë akomoduese ka një maksimum prej 50 dhomash ose 100 krevatesh, nuk ofron shërbim restoranti, por ka të parashikuar vetëm ofrimin e mëngjesit për klientët.
11. “Fshat turistik tradicional”, vend i banuar me një përqendrim të lartë të burimeve dhe sipërmarrjeve turistike,
i cili ka kapacitet për të tërhequr vizitorë vendas e të huaj, me një infrastrukturë të harmonizuar dhe mjedise
që plotësojnë kërkesat e tyre.
12.“Hotel”, ndërtesë me jo më pak se 6 dhoma, ku akomodimi dhe shërbime si ushqim, pije, etj. ofrohen nga një staf i kualifikuar, kundrejt një çmimi të afishuar.
13.“Industri turistike”, tërësia e bizneseve që ofrojnë shërbime dhe lehtësira të tjera në funksion të fushës së turizmit.
14.“Kamping”, zonë publike ose private e rrethuar, e pajisur me infrastrukturë të domosdoshme (ujë, tualete, energji elektrike etj), ku udhëtarët mund të akomodohen në tendat e kampingut, apo të ngrenë tendat e tyre, ose të parkojnë mjetin motorik akomodues (kamper).
15.“Kamper”, mjet motorik i pajisur me kushte të përshtatshme qëndrimi, për ushtrimin e një aktiviteti turistik që ruan aftësinë e përhershme të mjetit lëvizës për t’u zhvendosur në çdo kohë.
16.“Licencë”, akti administrativ i përcaktuar sipas dispozitave të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
17.“Ministria përgjegjëse për turizmin”, ministria që ka si fushë përgjegjësie turizmin.
18.“Motel”, ndërtesë që ofron shërbim akomodimi dhe parkimi, zakonisht me synimin për qëndrim të shkurtër të udhëtarëve, me vendndodhje në periferi të qendrave të banuara, pranë kryqëzimeve dhe rrugëve automobilistike.
19.“Ofruesi i shërbimeve turistike”, sipërmarrja turistike e transportit, akomodimit, argëtimit dhe e të gjitha shërbimeve të tjera për kalimin e kohës së lirë.
20.“Operatori turistik”, personi fizik dhe juridik që zhvillon një veprimtari tregtare, e cila ka të bëjë me dizenjimin dhe organizimin e një udhëtimi/pakete të paraplanifikuar e të promovuar me anë të katalogëve, fletëpalosjeve, reklamave në TV etj, duke qenë përgjegjës për atë produkt si në rastin e shitjes nëpërmjet agjencive të udhëtimit ashtu edhe në rastin e shitjes së drejtpërdrejtë te klienti. Operatori turistik nënshkruan kontrata drejtpërdrejt me furnizuesit e shërbimeve turistike, duke i parablerë këto shërbime.
21.“Paketë udhëtimi”, kombinimi paraprak i jo më pak se dy llojeve të shërbimeve të udhëtimit, si transport e akomodim, ose çdo shërbim turistik për qëllim të të njëjtit udhëtim apo pushim, për më shumë se 24 orë, nëse:
a) këto shërbime janë kombinuar nga një operator turistik i licencuar, me kërkesën apo me zgjedhjen e shërbimeve prej turistit, përpara përfundimit të kontratës së lidhur me këtë kombinim shërbimesh; ose
b) pavarësisht nëse janë mbyllur kontrata të veçanta me ofrues të shërbimeve turistike të veçantë, këto shërbime: i. shiten në të njëjtën pikë shitjeje, nëpërmjet një procesi rezervimi të njëjtë;
ii. ofrohen ose shiten me një çmim të vetëm;
iii. publikohen ose shiten me emërtimin “paketë” ose me një emërtim të ngjashëm me të;
iv. kombinohen pas mbylljes së kontratës, me anë të së cilës operatori turistik i jep të drejtën udhëtarit të zgjedhë midis opsioneve të ndryshme të shërbimeve të udhëtimit; ose
v. blihen prej ofruesve të licencuar të shërbimeve, nëpërmjet proceseve të lidhura rezervimesh elektronike, ku emri dhe të dhënat e tjera të udhëtarit, të domosdoshme për mbylljen e rezervimit, i kalojnë ofruesve të tjerë të shërbimeve në fjalë, jo më vonë se sa koha kur konfirmohet shërbimi i parë.
22. “Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit”, plani i hartuar në përputhje me ligjin e planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit, i cili miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
23. “Produkt turistik”, tërësia e elementeve të ndërthurura, që organizohet si vlerë e veçantë zinxhir, e cila përmban produkte materiale dhe shërbime, vlera natyrore dhe kulturore, superstrukturë dhe infrastrukturë turistike.
24. “Punë artizanale”, punë të bëra me dorë, me interes kulturor e historik, të prodhuara për shitje për turistët që përfshijnë punime druri, punime argjendi, qëndistari, punime në llak/vernik, prodhime xhami, kostume, gdhendje, punime guri, piktura, qeramikë, shportari dhe ndonjë lloj tjetër punimi të emërtuar si i tillë.
25. “Qendër kurative”, strukturë akomoduese me vendndodhje në zona me potenciale kuruese natyrore, të cilat stimulohen nga toka, uji, deti, rëra e klima dhe që shërbejnë për kryerjen e terapive kuruese.
26. “Regjistri Qendror i Turizmit” (në vijim “RQT”), regjistri publik i sipërmarrjeve turistike që mbahet sipas parashikimeve të këtij ligji dhe që ka qëllime statistikore.
27. “Regjistri kombëtar i burimeve turistike”, sistem informacioni që përmban një bazë të dhënash mbi
burimet turistike të vendit.
28. “Resort”, kompleks ndërtesash për pushim dhe argëtim, të grupuara e të administruara së bashku, si hotele, apartamente, vila, studio, që u ofron klientëve akomodim, ushqim, pije, veprimtari sportive e argëtuese dhe shërbime ndihmëse, nëpërmjet një stafi të kualifikuar.
29. “Shërbim turistik”, lehtësia që u ofrohet turistëve nga sipërmarrja turistike.
30. “Shoqërues udhëtimi”, person i punësuar apo i kontraktuar nga një agjenci udhëtimi apo operator turistik për të drejtuar një udhëtim apo një ekskursion.Teknikisht, shoqëruesi i udhëtimit kryhen vetëm shoqërimin e grupit turistik,
pa ushtruar funksionin e udhërrëfyesit turistik.
31. “Sipërmarrje turistike”, veprimtari turistike e ndërmarrë nga personi fizik ose juridik, e krijuar sipas ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.
32. “Stacion plazhi”, veprimtari turistike e ushtruar në struktura të ndodhura pranë bregut të detit, të liqeneve ose lumenjve, të pajisura me kabina për plazh, dhoma zhveshjeje, shërbime higjenike, dushe që, sipas rastit, ofron shërbimin e ushqimit dhe pijeve.
33. “Statistika”, të dhënat numerike si dhe të gjitha informacionet e tjera të nevojshme për mbledhjen, përpilimin, analizën dhe interpretimin e këtyre të dhënave.
34. “Strukturë akomoduese”, struktura që vë në dispozicion të turistëve, vendas apo të huaj, individë ose të organizuar në grupe, për një periudhë kohe të pacaktuar, por jo më shumë se 1 (një) vit, shërbimet e akomodimit (fjetje, ushqim, pije dhe shërbime të tjera), në përputhje me standardet e përcaktuara sipas klasifikimit dhe kategorizimit të saj.
35. “Suvenire” , mallra, harta, fotografi, kartolina dhe mallra të tjera të këtij lloji, të ndryshme nga ato të bëra me dorë, që u shiten turistëve si kujtim të vizitës së tyre në Shqipëri.
36. “Timeshare”, i njohur, gjithashtu, si pronësi pushimesh, lejon blerësit të blejnë kohë ose kredite pushimi në njësi të strukturës akomoduese. Pronësia e pushimeve ndahet midis individëve, në bazë të kohës, me intervale javore. Ky produkt pushimi i parapaguar mundëson akomodimin për pushime të ardhshme me çmimin e sotëm.
37. “Turist”, vizitori që qëndron, të paktën për një natë, në vendin që viziton për pushim, biznes dhe qëllime të tjera.
38. “Turizëm”, tërësia e veprimtarive të personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë, për jo më shumë se 1 (një) vit, në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm, për pushim, biznes dhe qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me ushtrimin e
ndonjë veprimtarie të paguar në vendin që vizitohet.
39. “Turizëm i qëndrueshëm”, turizmi që përmbush nevojat e turistëve, të komuniteteve pritëse, të sipërmarrjeve turistike dhe të vendimmarrësve lokalë e qendrorë, nëpërmjet menaxhimit të burimeve turistike, ruajtjes së vlerave të vazhdueshme ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore, me qëllim që ato të mbeten po aq tërheqëse sa më parë dhe të krijohen mundësi
për zhvillimin e turizmit në të ardhmen.
40. “Turizëm kombëtar”, tërësia e veprimtarive turistike të ndërmarra nga
shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
41. “Turizëm ndërkombëtar”, tërësia e veprimtarive turistike që përfshin lëvizjen e shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe lëvizjen e shtetasve të huaj brenda territorit të saj.
42. “Turizëm vendas”, tërësia e veprimtarive turistike të ndërmarra nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
43. “Turizëm pritës”, tërësia e veprimtarive turistike, të ndërmarra nga shtetas
shqiptarë dhe të huaj, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
44. “Turizëm në dalje”, tërësia e veprimtarive turistike të ndërmarra nga shtetas shqiptarë jashtë territorit te
Republikës së Shqipërisë.
45. “Turizëm rural”, veprimatria turistike që zhvillohet në një mjedis rural dhe që është e orientuar drejt përdorimit
të burimeve lokale të turizmit.
46. “Udhërrëfyes turistik”, çdo person, mbi moshën 18 vjeç, i certifikuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, sipas parashikimeve të këtij ligji, i cili ofron asistencë, informacion dhe interpretime të trashëgimisë kulturore, historike e bashkëkohore për një grup të organizuar turistësh ose individë të veçantë, në një mjedis turistik, qoftë ky qytet, fshat, rrethinë me interesa të veçanta turistike, muze apo ndërtesa të tjera me vlera edukuese, fetare, historike dhe kulturore.
47. “Udhëtar”, individi që lëviz ndërmjet vendeve të ndryshme, jashtë vendbanimit të zakonshëm,
për arsye dhe kohëzgjatje të ndryshme.
48. “Veprimtari turistike”, tërësia e veprimtarive që zhvillohen në bazë të kërkesës dhe ofertës, në fushën e turizmit, dhe prodhon produkte karakteristike të turizmit.
49. “Vizitor”, çdo person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendbanimi i vet i zakonshëm, për më pak se 1 (një) vit, dhe që nuk ka si qëllim të ndërmarrë veprimtari që paguhen në vendin e vizituar.
50. “Vizitor ditor”, person që viziton përkohësisht një vend dhe qëndron për më pak se 24 orë, me qëllimin e kalimit të kohës së lirë apo të biznesit, por jo për tranzit.
51. “Zonë me përparësi zhvillimin e turizmit”, zonë me rëndësi kombëtare në fushën e turizmit, e cila miratohet me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin.
52. “Zyrë e informacionit turistik”, zyrë, qëllimi parësor i së cilës është t’u sigurojë turistëve informacion lidhur me udhëtimet, veprimtaritë dhe objektet turistike, aktivitetet kulturore dhe çështje të tjera, për të lehtësuar
vizitën, udhëtimin apo qëndrimin e tyre.


KREU II
PARIMET E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË TURIZMIT DHE INVESTIMET NË ZHVILLIMIN E TIJ

Neni 5
Parimet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit

1. Turizmi dhe veprimtaritë e tjera të lidhura me të mbështeten në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Këto parime kanë të bëjnë me aspektet ekonomike, mjedisore e social-kulturore dhe kërkojnë vendosjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet këtyre tri dimensioneve, për të siguruar qëndrueshmërinë e zhvillimit afatgjatë.
2. Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit sigurohen nëpërmjet:
a) përfshirjes së organeve të ndryshme publike, të sektorit privat, shoqatave profesionale, tregtare e të mbrojtjes së konsumatorit, të OJF-ve përkatëse, si dhe të popullsisë në procesin e planifikimit;
b) organizimit dhe zbatimit të planifikimit turistik në nivel vendor, në përputhje me Planin Kombëtar të Turizmit, të hartuar dhe miratuar sipas dispozitave ligjore në fuqi, si pjesë përbërëse e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivel kombëtar;
c) parashikimit, planifikimit, administrimit dhe kontrollit turistik, duke respektuar mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve turistike, sipas normave dhe standardeve të përcaktuara për përdorimin e tyre;
ç) shpërndarjes së drejtë të avantazheve dhe të kostove ndërmjet të gjithë aktorëve të sistemit turistik;
d) informimit, arsimimit, motivimit dhe përfshirjes së popullsisë vendase në procesin e krijimit të vlerës për turistin;
dh) vlerësimit paraprak të projekteve të turizmit dhe ndikimit që do të ketë zbatimi i tyre;
e) përfshirjes së komuniteteve lokale në studimin dhe hartimin e programeve të përbashkëta për zhvillimin e turizmit;
ë) monitorimit të zbatimit të projekteve të turizmit.

Neni 6
Investimet në zhvillimin e turizmit dhe interesi publik

1. Zhvillimi i turizmit, nëpërmjet investimeve vendase apo të huaja, në zbatim të këtij ligji, konsiderohet interes publik, duke gëzuar të gjithë mbështetjen dhe lehtësirat e parashikuara në kreun VI, të këtij ligji.


KREU III
KUADRI INSTITUCIONAL DHE STRUKTURAT PËRGJEGJËSE PËR TURIZMIN


Neni 7
Politikat shtetërore për turizmin

1. Institucionet shtetërore si dhe strukturat përgjegjëse për turizmin mbështetin fushën e turizmit, si një sektor kryesor gjithëpërfshirës ekonomik, ndërsektorial dhe ndërrajonal, duke e shndërruar atë në një fushë udhëheqëse në ekonomi, nëpërmjet përmbushjes së kërkesave të turistëve vendas e të huaj për vizita, pushime, çlodhje dhe argëtim, me synimin për të rritur punësimin dhe zhvillimin social e ekonomik të vendit.
2. Drejtimet kryesore të politikës shtetërore në fushën e turizmit, që bazohen te parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, janë, si më poshtë vijon:
a) Njohja e turizmit si sektor prioritar i ekonomisë;
b) Mbështetja e veprimtarive turistike dhe krijimi i kushteve të favorshme ligjore, ekonomike dhe strukturore për
zhvillimin e tyre;
c) Përcaktimi i drejtimeve prioritare për zhvillimin e turizmit në Shqipëri;
ç) Krijimi i imazhit të Republikës së Shqipërisë si destinacion turistik;
d) Krijimi i kushteve për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të ligjshme të turistëve
e të ofruesve të shërbimeve të turizmit;
dh) Garantimi i zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e turizmit;
e) Mbështetja dhe bashkëpunimi i organizatave/shoqatave të turizmit në mënyrën e përcaktuar nga ligji;
ë) Zhvillimi dhe mbështetja e turizmit pritës.

Neni 8
Organet përgjegjëse në fushën e turizmit

Organet përgjegjëse në fushën e turizmit janë:
a) Ministria përgjegjëse për turizmin;
b) Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit;
c) Agjencia Kombëtare e Turizmit;
ç) Degët territoriale të Turizmit
d) Inspektorati që mbulon fushën e turizmit;
dh) Njësitë e qeverisjes vendore;
e) Komisioni i standardizimit të veprimtarive turistike.

Neni 9
Ministria përgjegjëse për turizmin

1. Ministria përgjegjëse për turizmin ka këto detyra:
a) Zbaton parimet bazë të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe aktet ligjore e nënligjore në
fuqi, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e industrisë turistike;
b) Harton dhe paraqet për miratim, pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, Planin Kombëtar të Turizmit;
c) Harton dhe paraqet për miratim, pranë Këshillit të Ministrave, strategjinë e zhvillimit të turizmit dhe planin e veprimit;
ç) Krijon dhe administron Regjistrin Qendror të Turizmit dhe Regjistrin Kombëtar të Burimeve Turistike;
d) Mbështet dhe bashkëpunon me grupet e interesit në procesin e studimit të tregut lidhur me burimet dhe produktet turistike, zhvillimin e tyre në përputhje me kërkesat e tregut turistik dhe konkurrencën në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit;
dh) Mbështet financiarisht projektet që ndihmojnë zhvillimin e fushës së turizmit;
e) Mbështet, mbron e zhvillon burimet turistike dhe promovon produktet turistike, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe në bashkëpunim me grupet e interesit;
ë) Merr masa për mbarëvajtjen, mbrojtjen dhe nxitjen e punësimit në
industrinë e turizmit, duke i dhënë prioritet punësimit të të rinjve;
f) Nxit, mbështet e promovon edukimin dhe formimin profesional të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara sipas legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim me ministritë
përgjegjëse që mbulojnë fushën përkatëse;
g) Nxit, mbështet dhe bashkëpunon me institucione publike dhe private në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave në fushën e turizmit;
gj) Bashkërendon punën për zbatimin e dispozitave ligjore, përfshirë
konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e turizmit;
h) Përfaqëson interesat e qeverisë pranë organizatave të ndryshme ndërkombëtare, në pajtim me traktate dhe marrëveshje të tjera të nënshkruara nga qeveria, dhe bashkëpunon me këto organizata e me shtete të tjera;
i) Harton dhe zbaton politikat për sistemet e certifikimit dhe klasifikimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
j) Bashkëpunon me organizata ndërkombëtare që veprojnë në fushën e turizmit për programet e asistencës që ato ofrojnë;
k) I propozon Këshillit Kombëtar të Territorit miratimin e zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi;
l) Bashkëpunon me autoritetet kompetente për të garantuar sigurinë dhembrojtjen e vizitorëve vendas apo të huaj;
ll) Promovon dhe ndjek zbatimin e Kodit Global të Etikës në Turizëm;
m) Harton politikat e zhvillimit të produktit turistik dhe marketingut në fushën e turizmit, bazuar në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit dhe Strategjinë Kombëtare të Marketingut për sektorin e turizmit;
n) Përcakton kriteret për funksionimin e zyrave të informacionit turistik;
nj) Bashkërendon punën me institucionet përgjegjëse për pajisjen e infrastrukturës rrugore dhe inxhinierike me sinjalistikën turistike, mbrojtjen e integruar të mjedisit, mbrojtjen nga ndërhyrjet e paligjshme
dhe dëmtimet në zonat turistike;
o) Luan rol koordinues lidhur me zbatimin e politikave të zhvillimit të produktit turistik dhe menaxhimit të destinacionit;
p) Administron çdo ankesë të shtetasve, vendas apo të huaj, ndaj hotelierëve, pronarëve të resorteve turistike, udhërrëfyesve turistikë, agjencive të udhëtimit, operatorëve turistikë dhe sipërmarrjeve të tjera turistike për shërbimet e ofruara, dhe ia përcjell për shqyrtim inspektoratit që mbulon fushën e turizmit;
q) Harton programe për mbështetjen e projekteve turistike;
r) Mbështet, nxit dhe ndërgjegjëson sipërmarrjet turistike, që ushtrojnë veprimtari turistike si strukturë akomoduese, lidhur me përdorimin me efikasitet të burimeve natyrore dhe certifikimin “Eco-Certifikatë”.
2. Çdo institucion publik qendror dhe vendor si edhe çdo organizatë jofitimprurëse në Shqipëri, që përfshihet në programet e asistencës së ofruar nga organizatat ndërkombëtare të lidhura me turizmin, duhet të njoftojë ministrinë për veprimtarinë që kryen, sipas një formati të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin dhe të publikuar në faqen zyrtare të
ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Neni 10
Dega Territoriale e Shërbimit të Turizmit

1. Dega territoriale e shërbimit të turizimit krijohet si një strukturë administrative e ministrisë përgjegjëse për turizmin.
2. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të degës territoriale të shërbimit të
turizmit miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin.
3. Dega territoriale e shërbimit të turizimit, në zbatim të këtij ligji, kryen këto funksione:
a) Koordinon punën në terren për zbatimin e politikave të zhvillimit të
produktit turistik dhe të menaxhimit të destinacionit turistik;
b) Këshillon sipërmarrjet turistike për përmbushjen e standardeve dhe
rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve turistike të ofruara;
c) Nxit dhe ndërgjegjëson sipërmarrjet turistike dhe komunitetet pritëse për edukimin në vazhdim;
ç) Jep informacion për sipëmarrjet turistike lidhur me kuadrin ligjor dhe standardet në fushën e turizmit, si dhe shpërndan manualet e klasifikimit/certifikimit për sipërmarrjet turistike;
d) Këshillon palët e interesuara për ngritjen e sipërmarrjeve turistike;
dh) Regjistron çdo kërkesë dhe ankesë që paraqitet nga turistët, përfaqësues të tyre dhe nga shoqatat konsumatore dhe ia përcjell ato inspektoratit që mbulon fushën e turizmit;
e) Bashkëpunon me autoritetet vendore për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e turistit në destinacion;
ë) Bashkëpunon me autoritetet vendore dhe grupet e interesit për të siguruar informacione në fushën e turizmit, sipas kërkesave dhe detyrave të dhëna nga struktura përgjegjëse për turizmin;
f) Bashkëpunon me bizneset turistike për evidentimin dhe vlerësimin e
nevojave për trajnime, për përmirësime ligjore e procedurale;
g) Mbledh të dhëna dhe harton raporte periodike, në bashkëpunim me nëpunësit e turizmit të njësive të qeverisjes vendore, të cilat ia paraqet strukturës përgjegjëse në ministrinë përgjegjëse për turizmin.

Neni 11
Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit

1. Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit, në vazhdim KKSPT,
krijohet si një organ këshillimor për sektorin e turizmit.
2. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të KKSPT-së përcaktohen në
rregulloren e miratuar nga ministri përgjegjës për turizmin.
3. KKSPT-ja kryesohet nga ministri përgjegjës për turizmin dhe në përbërje të tij ka përfaqësues nga shoqatat kombëtare të sipërmarrjeve, që operojnë në fushën e turizmit apo të lidhura me to, përfaqësues nga institucionet e arsimit
të lartë, dhomat e tregtisë, përfaqësues të shoqatave apo OJF-ve, që operojnë në fushën e turizmit, si dhe përfaqësues të institucioneve/donatorë ndërkombëtarë.
4. KKSPT-ja ka këto detyra:
a) Këshillon ministrin përgjegjës për turizmin për hartimin e Strategjisë së
Zhvillimit të Turizmit përpara miratimit të saj nga Këshilli i Ministrave;
b) Trajton dhe shqyrton çështje që kanë lidhje me veprimtarinë turistike të
sektorit privat ose që mund të dalin gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie;
c) Siguron bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe ministrisë përgjegjëse për turizmin për çështje që mund të lindin gjatë zhvillimit të turizmit, zbatimit të Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit dhe Planit të Veprimit;
ç) Jep mendime mbi planifikimin e zonave me përparësi zhvillimin e turizmit;
d) Jep mendime gjatë shqyrtimit të akteve ligjore që kanë lidhje me turizmin;
dh) Jep informacione për ecurinë e sektorit privat të turizmit dhe i sugjeron ministrisë përgjegjëse për turizmin marrjen e masave për çështje që kanë të bëjnë me turizmin.

Neni 12
Agjencia Kombëtare e Turizmit

1. Agjencia Kombëtare e Turizmit, në vijim “AKT”, është personi juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin, që ka për qëllim promovimin e turizmit shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. AKT-ja e ka selinë në Tiranë.
2. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të AKT-së miratohet me vendim të
Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin.
3. Struktura dhe organika e AKT-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin.

Neni 13
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së drejton veprimtarinë e përditshme të saj dhe e përfaqëson atë në marrëdhëniet me të tretët. Ai ushtron të gjitha kompetencat për drejtimin e veprimtarisë së AKT-së. Emërimi dhe lirimi i drejtorit të Përgjithshëm të AKT-së bëhet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Neni 14
Funksionet dhe kompetencat e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

1. AKT-ja ka si objekt dhe qëllim zbatimin e politikave të marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.
2. AKT-ja ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme.
3. AKT-ja promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjera që operojnë në fushën e turizmit.
4. AKT-ja promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend.
5. AKT-ja inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë, duke marrë miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
6. AKT-ja propozon, harton materialet me karakter promocional, në përputhje
me tendencat e tregut turistik, dhe realizon prodhimin e tyre.
7. AKT-ja zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë
kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.
8. AKT-ja i propozon ministrit përgjegjës për turizmin ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e turizmit, duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime.
9. AKT-ja monitoron, përmirëson dhe përditëson faqen zyrtare të promocionit të turizmit shqiptar.
10.AKT-ja mbledh të ardhurat që realizohen nga marrëveshjet e qirasë, për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizmit, dhe bën derdhjen e tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.
11.AKT-ja kontrollon zbatimin dhe plotësimin e kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet “person i stimuluar”.

Neni 15
Inspektorati që mbulon fushën e turizmit
1. Inspektorati që mbulon fushën e turizmit, në vijim Inspektorati, është personi
juridik, publik dhe buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin.
Inspektorati funksionon sipas këtij ligji dhe ligjit nr.10433, datë 16.6.2011,
“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
2. Inspektimi i veprimtarive turistike ka si qëllim të sigurojë zbatimin e
legjislacionit të turizmit nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj, në
përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit.
14
3. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të Inspektoratit përcaktohen me
vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Struktura dhe organika e Inspektoratit miratohet me urdhër të Kryeministrit,
me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin.
Neni 16
Funksionet dhe kompetencat e Inspektoratit
1. Inspektorati, në zbatim të këtij ligji, kryen këto funksione:
a) Kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve nga subjektet që ushtrojnë
veprimtari turistike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, akteve
nënligjore në zbatim të tij dhe akteve të tjera ligjore në fuqi;
b) Kontrollon dhe inspekton mjediset ku realizohet veprimtaria turistike;
c) Bashkëpunon dhe u jep informacion organeve të tjera shtetërore, për
rastet që janë në kompetencë të tyre, në lidhje me veprimtarinë turistike;
ç) Kontrollon dhe merr masat për shkeljet e konstatuara nga subjektet që
ushtrojnë veprimtari turistike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
d) Mbledh dhe administron dokumentacionin e plotë përkatës, përfshirë
dokumente elektronike, të cilat kanë të bëjnë me objektin e kontrollit;
dh) Vendos gjoba dhe masa të tjera administrative ndaj personave fizikë a
juridikë, kur vëren shkelje të dispozitave të këtij ligji;
e) Ushtron kontroll në mjediset dhe në dokumentacionin e subjekteve
turistike, të cilat kanë detyrimin të lejojnë dhe të vënë në dispozicion të
Inspektoratit informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për
inspektim.
2. Inspektorati shqyrton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari
turistike, të marrë drejtpërdrejt ose të përcjellë nga çdo institucion tjetër apo
individ.
3. Inspektorati merr vendim pas shqyrtimit të ankesave, në përputhje me Kodin
e Procedurave Administrative dhe në përputhje me kompetencat e dhëna me
këtë ligj.
4. Rregullorja e shqyrtimit dhe trajtimit të ankesave miratohet me urdhër të
ministrit përgjegjës për turizmin.
Neni 17
Komisioni i standardizimit të veprimtarive turistike
15
1. Për certifikimin e veprimtarive turistike, për dhënien dhe revokimin e
certifikatave përkatëse, ngrihet komisioni i standardizimit të veprimtarive
turistike, pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.
2. Mënyra e organizimit, e funksionimit dhe përbërja e komisionit të
standardizimit të veprimtarive turistike përcaktohet me rregullore të miratuar
me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin.
3. Komisioni i standardizimit të veprimtarive turistike ngrihet me urdhër të
ministrit përgjegjës për turizmin dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë.
Neni 18
Njësitë e qeverisjes vendore, detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e turizmit
Njësitë e qeverisjes vendore, në zbatim të këtij ligji, kanë këto detyra dhe
përgjegjësi:
a) të krijojnë inventarin e burimeve kryesore turistike të njësisë së
qeverisjes vendore dhe inventarin e sipërmarrjeve turistike në nivel
vendor;
b) të përcjellin, periodikisht, çdo 2 (dy) muaj, inventarët e përmendur në
shkronjën “a”, të këtij neni, pranë ministrit përgjegjës për turizmin, për
krijimin e bazës së të dhënave në nivel kombëtar;
c) të sigurojnë infrastrukturën mbështetëse për veprimtaritë e biznesit të
turizmit në nivel vendor, duke mundësuar respektimin e standardeve nga
sipërmarrjet turistike;
ç) të kontribuojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel
lokal, si turizmi kulturor, agroturizmi etj, në bazë të burimeve turistike,
duke luajtur rol aktiv në diversifikimin e produktit turistik, në
bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e vendore si dhe grupet
e interesit;
d) të sigurojnë informacion, si pjesë e sistemit të statistikave të turizmit, për
ministrin përgjegjës për turizmin;
dh) të bashkëpunojnë për marrjen e masave për të siguruar shërbime të
kujdesit shëndetësor parësor për vizitorët/turistët, brenda juridiksionit të
njësisë së pushtetit vendor, duke zbatuar standardet e përcaktuara nga
ministria përgjegjëse për turizmin dhe ajo e shëndetësisë;
e) të marrin masa për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm
brenda juridiksionit të territorit të tyre, në përputhje me normat dhe në
zbatim të rregulloreve higjieno-sanitare.
Neni 19
Komiteti rajonal i zhvillimit të turizmit
16
1. Me qëllim bashkërendimin e punës ndërmjet institucioneve të qeverisjes
qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore, për çështjet e turizmit, pranë çdo
prefekture krijohen komitetet rajonale të zhvillimit të turizmit, nën drejtimin
e prefektit të qarkut. Në përbërje të këtyre komiteteve janë përfaqësues të
njësive të qeverisjes vendore, përfaqësues të qarkut, përfaqësues të
shoqatave lokale në fushën e turizmit, institucioneve arsimore dhe edukuese
për turizmin dhe përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
2. Komiteti rajonal i zhvillimit të turizmit ka për detyrë:
a) të sigurojë një forum për të trajtuar çështjet që lidhen apo që lindin nga
veprimtaritë turistike në njësitë e qeverisjes vendore;
b) të sigurojë një forum për bashkëpunim, ndërmjet njësive të qeverisjes
vendore, ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe institucioneve të tjera të
turizmit në nivel vendor, për çështjet që lindin në fushën e zhvillimit të
turizmit, në zbatimin e politikës kombëtare dhe për çështje të tjera të
lidhura me këtë fushë;
c) të sigurojë informacion për ministrin dhe AKT-në, për çështjet e lidhura
me turizmin që krijohen në njësitë e qeverisjes vendore, sipas territorit
administrativ përkatës.
3. Komiteti mblidhet, të paktën, dy herë në vit dhe në çdo rast tjetër që
kërkohet nga prefekti.
4. Organizimi dhe funksionimi i komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit
përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për turizmin.
KREU IV
PLANIFIKIMI I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
Neni 20
Parimet e planifikimit të zhvillimit të turizmit
1. Planifikimi i zhvillimit të turizmit:
a) mbështetet në regjistrin kombëtar të burimeve turistike;
b) është pjesë përbërëse dhe hartohet në përputhje me planin kombëtar të
territorit, me strategjinë e turizmit dhe me legjislacionin në fuqi për
planifikimin dhe zhvillimin e territorit si dhe me dispozitat e
legjislacionit për administrimin dhe mbrojtjen e tokës;
17
c) përqëndrohet në zona me potencial më të madh turistik dhe në ato
drejtime ku zhvillimi i turizmit mundëson një ristrukturim social dhe
ekonomik.
2. Planet e zhvillimit të turizmit shqyrtohen dhe rishikohen në mënyrë
periodike, për të siguruar pajtueshmërinë e tyre me politikat e zhvillimit
kombëtar, territorial, mjedisor dhe ato social-ekonomike të komunitetit.
Neni 21
Klasifikimi i burimeve turistike
1. Burimet turistike në Republikën e Shqipërisë klasifikohen në:
a) burime natyrore turistike, ku përfshihen peizazhet natyrore, zonat e
mbrojtura, veçoritë gjeografike e biologjike, kushtet klimatike, detare,
hidrografike dhe objektet e tjera fizike, natyrore apo gjeomonumentale,
që janë tërheqëse për turistët;
b) burime njerëzore turistike, të cilat ndahen në:
i. burime materiale njerëzore turistike, ku përfshihen ndërtesat
historike e ndërtimet e tjera, reliket si dhe punët artizanale;
ii. burime jomateriale njerëzore turistike, ku përfshihen veprimtaritë e
ndryshme kulturore.
2. Burimet turistike shndërrohen në produkte turistike në bazë të një procesi
studimi dhe planifikimi, sipas prioriteteve të përcaktuara në Strategjinë
Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit.
Neni 22
Regjistri Kombëtar i Burimeve Turistike
1. Ministria përgjegjëse për turizmin identifikon dhe inventarizon burimet
turistike nëpërmjet sigurimit të të dhënave të lidhura me to.
2. Ministria përgjegjëse për turizmin, në bashkëpunim me organet publike të
qeverisjes qendrore dhe vendore, harton dhe administron Regjistrin
Kombëtar të Burimeve Turistike, si pjesë e sistemit të bazës së të dhënave.
3. Pronarët ose organet përgjegjëse për administrimin e burimeve turistike
duhet të regjistrojnë burimet turistike në Regjistrin Kombëtar të Burimeve
Turistike.
18
4. Ministria përgjegjëse për turizmin monitoron përditësimin e të dhënave në
Regjistrin Kombëtar të Burimeve Turistike.
Neni 23
Përgjegjësia për administrimin e burimeve turistike
1. Personat juridikë dhe fizikë, organet publike qendrore e vendore apo
personat privatë, që zotërojnë ose administrojnë burime turistike, janë
përgjegjës për administrimin e tyre, në përputhje me këtë ligj dhe aktet
nënligjore të lidhura me të.
2. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për bashkërendimin e
veprimtarive të organeve publike, të angazhuara në zhvillimin e turizmit
brenda territorit të tyre, për mbrojtjen, rritjen dhe përdorimin e burimeve
turistike, për shndërrimin e tyre në produkte turistike, duke maksimizuar
potencialin e tyre ekonomik, në përputhje me parimet e zhvillimit të
qëndrueshëm të turizmit dhe me sugjerimet që rrjedhin nga takimet e
komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit.
Neni 24
Mbështetja për zhvillimin e turizmit
Organet shtetërore, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për turizmin,
ndihmojnë në zhvillimin e turizmit duke:
a) nxitur dhe mbështetur planet e zhvillimit të turizmit për çdo bashki, në
bazë të studimeve paraprake, në përputhje me planin kombëtar sektorial të
turizmit, për zhvillimin e produktit turistik në atë zonë;
b) dhënë informacionin e nevojshëm turistik;
c) ndihmuar në kualifikimin e burimeve njerëzore;
ç) promovuar produktet turistike të zonës;
d) marrë masa për zhvillimin e infrastrukturës së përgjithshme turistike dhe të
shërbimeve publike në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit dhe
destinacionet turistike;
dh) mbështetur investimet në turizëm në zonat e thella malore dhe me popullsi
të rrallë;
e) propozuar politika të lehtësive për bizneset turistike, për individët dhe
subjektet juridike në zonat e rëndësisë kombëtare për turizmin.
Neni 25
Përgatitja e planit kombëtar sektorial të turizmit
19
Ministria përgjegjëse për turizmin, me cilësinë e autoritetit kombëtar sektorial të
planifikimit të territorit, përgatit planin kombëtar sektorial të turizmit për gjithë
territorin, në përputhje me parashikimet e ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e
territorit dhe të dispozitave të legjislacionit që rregullojnë veprimtarinë mbi
territorin, ku kërkohet të realizohen këto plane zhvillimi.
Neni 26
Përmbajtja e planit kombëtar sektorial të turizmit
Plani kombëtar sektorial i turizmit përgatitet në përputhje me dispozitat e këtij
ligji, të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe duhet të
përmbajë:
a) parashikimet për zhvillimin e turizmit dhe përcaktimin e zonave të veçanta
për këtë qëllim;
b) vlerësimin e kapitalit të investimeve të planifikuara, në përputhje me
planet në nivel kombëtar dhe vendor, për një periudhë prej 5 vjetësh, 10
vjetësh ose më gjatë;
c) parashikimet e planit të punimeve në infrastrukturën e zonës, të
destinacioneve turistike, në përputhje me potencialin turistik, vlerësimin e
rrjetit përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe planet e zhvillimit socialekonomik
kombëtar, rajonal dhe vendor;
ç) parashikimet e veprimtarive të marketingut;
d) parashikimet e veprimtarive arsimuese, të kualifikimit profesional dhe të
edukimit në vazhdim.
Neni 27
Caktimi i zonave me përparësi zhvillimin e turizmit
Me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin Këshilli Kombëtar i Territorit
miraton zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, si zona të rëndësisë
kombëtare, në përputhje me planin e përgjithshëm kombëtar dhe planin
kombëtar sektorial të turizmit.
Neni 28
Mbrojtja, ruajtja, përdorimi dhe zhvillimi i burimeve natyrore turistike
1. Me qëllim mbrojtjen, ruajtjen, përdorimin dhe zhvillimin me efikasitet të
burimeve natyrore turistike, zhvillimi dhe operimi i një sipërmarrjeje
turistike, si hotel, kompleks turistik dhe struktura të tjera akomoduese, në
zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, bëhet në përputhje me planin
kombëtar sektorial të turizmit, kategoritë e klasifikimit dhe të planeve të
20
menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura dhe me parashikimet ligjore në
fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe duke iu referuar
dokumenteve të planifikimit.
2. Zhvillimi dhe operimi i një sipërmarrjeje turistike, si hotel, kompleks turistik
dhe struktura të tjera akomoduese, në zonat me përparësi zhvillimin e
turizmit, bazuar në interesin e përgjithshëm publik, mund të bëhet edhe në
pronat shtetërore, me kusht që këto struktura, ndërtime, mjedise e shërbime
ndihmëse të mos dëmtojnë parametrat natyrorë dhe kulturorë të këtyre
zonave dhe të mos rrezikojë aktivitetin turistik, e të jenë në përputhje me
planin kombëtar sektorial të turizmit.
3. Shfrytëzimi i burimeve natyrore si det, liqen, lumë apo brigjet e tyre duhet të
bëhet në mënyrë të tillë që të mos dëmtojë apo shkatërrojë, në asnjë rast,
karakteristikat e tyre dhe territorin buzë tyre.
Neni 29
Plani i zonave me përparësi zhvillimin e turizmit
1. Ministria përgjegjëse për turizmin përgatit planin e zhvillimit dhe të veprimit
për çdo zonë me përparësi zhvillimin e turizmit, në bashkëpunim me
ministritë, organet publike, organet e qeverisjes vendore si dhe me grupet e
interesit, dhe e paraqet për miratim, sipas parashikimeve të ligjit për
planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe mbështetur në dokumentet e
planifikimit kombëtar e vendor.
2. Planet e detajuara për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit hartohen sipas
përcaktimeve të ligjit nr.107/2014 e rregullores së planifikimit dhe miratohen
nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
3. Ministria përgjegjëse për turizmin, në cilësinë e autoritetit të planifikimit,
zbaton instrumentet për drejtimin e zhvillimit sipas legjislacionit për
planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
4. Planet e zhvillimit të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, përveç sa
është parashikuar në rregulloren e planifikimit, përmbajnë edhe:
a) identifikimin, vlerësimin dhe klasifikimin e burimeve turistike të
disponueshme në këto zona;
b) analizimin e mjedisit ekzistues turistik dhe të potencialit të tij, përfshirë
mjedisin natyror, të biodiversitetit, të peizazhit dhe të rrjetit të zonave të
mbrojtura, si dhe mjedisin kulturor, ekonomik e social;
c) përcaktimin e prioriteteve në zhvillimin e zonave përkatëse;
21
ç) përcaktimin dhe përshkrimin e zonave të planifikuara për turizëm, të
rrjetit të zonave të mbrojtura dhe të nevojave të tyre për zhvillim turistik,
brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit;
d)infrastrukturën e nevojshme për sistemin e ujësjellësit, sistemin e
kanalizimeve, furnizimit me energji, internet, mjediset publike dhe
shërbimet turistike, që kërkohen për përmirësimin e potencialit turistik të
zonave me përparësi zhvillimin e turizmit;
dh) planifikimin e sinjalistikës, stendat dhe afishimeve turistike, në
bashkërendim me organet publike përgjegjëse;
e) përcaktimin e mjeteve të mbrojtjes dhe të promovimit të produkteve
turistike me vlerë trashëgimie kulturore, historike ose natyrore dhe
specifikimin e formave dhe mekanizmave të nevojshme të bashkëpunimit
dhe të bashkërendimit me autoritetet kompetente, për të arritur këtë
objektiv;
ë) përcaktimin e mjeteve të nxitjes dhe promovimit të turizmit pritës dhe
identifikimin e programeve të qarta të punës për ta realizuar këtë;
f) përcaktimin e mjeteve të zhvillimit dhe të mbështetjes së produkteve të
turizmit në të gjitha format e tyre;
g)përcaktimin e nevojave për financim, me qëllim zbatimin e planeve dhe
programeve të zhvillimit turistik;
gj) përcaktimin e burimeve të nevojshme njerëzore për zbatimin e planeve
dhe programeve të zhvillimit;
h)parashkimin për monitorimin e zbatimit të planit kombëtar sektorial të
turizmit dhe ndjekjen e vlerësimit të përformancës në zonat me përparësi
zhvillimin e turizmit.
KREU V
MBËSHTETJA FINANCIARE E PROJEKTEVE NË FUSHËN E
TURIZMIT
Neni 30
Mbështetja financiare për projektet në fushën e turizmit
1. Ministria përgjegjëse për turizmin përgatit programe për mbështetjen e
projekteve në fushën e turizmit.
2. Këto programe duhet të jenë në përputhje me objektivat e këtij ligji dhe të
sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, të mbrojnë, të ruajnë dhe të
promovojnë destinacionet turistike dhe vlerat e trashëgimisë natyrore dhe
kulturore, të mundësojnë zhvillimin dhe diversifikimin e produkteve turistike
si dhe të mbështetin profesionalizmin në fushën e turizmit.
22
3. Ministria përgjegjëse për turizmin, nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit,
financon projekte edukimi, promovimi dhe studime apo modele produktesh
turistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit, të paraqitura nga persona fizikë
dhe juridikë, vendas e të huaj.
4. Ky fond nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik.
5. Projektet, të cilat kërkojnë një financim, që arrin mbi 50 për qind të fondit
vjetor të parashikuar për projektet turistike, miratohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.
6. Miratimi i projekteve turistike bëhet nga ministri përgjegjës për turizmin, me
propozim të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve, të përbërë nga 7
(shtatë) anëtarë:
a) 5 (pesë) nëpunës të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues të strukturave
përgjegjëse në ministri;
b)2 (dy) përfaqësues nga shoqatat e sektorit të turizmit;
7. Anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve përcaktohen me vendim
të Këshillit të Ministrave.
8. Kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesë-propozimet për mbështetje
financiare, të parashikuara në pikën 3, të këtij neni, përcaktohen me vendim
të Këshillit të Ministrave.
Neni 31
Kompetencat e Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve
1. Komisioni i Përzgjedhjes së Projekteve ka këto kompetenca:
a) Klasifikon dhe përzgjedh projektet në fushën e turizmit, duke vlerësuar
ndikimin social-ekonomik të tyre;
b)Propozon miratimin e projekteve, në përputhje me nenin 30, të këtij ligji.
2. Mënyra e funksionimit të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve
përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin.
KREU VI
INVESTIMET NË TURIZËM
Neni 32
Format e partneritetit
23
1. Në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti mund të marrë rolin e
zhvilluesit, të përfshihet në partneritete publiko-private, të përfaqësohet me
aksione në sipërmarrje turistike, të vërë në dispozicion pasuri të paluajtshme,
të sigurojë infrastrukturë mbështetëse, etj., si dhe kombinime të formave të
mësipërme.
2. Për aq sa nuk përcaktohet me këtë ligj, format e partneritetit rregullohen me
ligje të veçanta.
Neni 33
Pasuritë e paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e
turizmit
1. Pasuritë e paluajtshme, në pronësi të shtetit apo të njësive të qeverisjes
vendore, që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, me vendim
të Këshillit të Ministrave, brenda 2 muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në
administrim të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
2. Këshilli i Ministrave, rast pas rasti, miraton me vendim të veçantë
transferimin, në favor të shtetit, të pasurive të paluajtshme në pronësi të
njësive të pushtetit vendor, sipas pikës 1.
Neni 34
Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore
1. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin,
miraton vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për
projekte investuese në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.
2. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet.
3. Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet
edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Euro.
4. Rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të
paluajtshme shtetërore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Në rastin e investitorëve me status Investitor Strategjik i Veçantë, sipas
përcaktimeve në legjislacionin për investimet strategjike, Këshilli i
Ministrave mund të vendosë, rast pas rasti, transferimin e së drejtës së
pronësisë të pasurive të paluajtshme shtetërore tek investitori privat, duke e
24
kushtëzuar kalimin me realizimin e plotë të investimit. Kur vlerësohet nga
Këshilli i Ministrave, marrëveshja për realizimin e investimit strategjik
propozohet për miratim me ligj të posaçëm në Kuvendin e Republikës së
Shqipërisë.
Neni 35
Marrëveshja me investitorin
1. Ministria përgjegjëse për turizmin nënshkruan marrëveshje zhvillimi me
investitorët, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në të cilat
parashikohen angazhimet reciproke, karakteristikat, afatet e realizimit dhe
vlera e projektit, si dhe garancitë e nevojshme dhe instrumentet e sigurisë për
realizimin e investimit.
2. Këshilli i Ministrave përcakton procedurat dhe formatet e marrëveshjeve me
investitorët.
Neni 36
Portet turistike
1. Ministria përgjegjëse për turizmin mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave
shpalljen e porteve turistike apo pontileve të përhershme, që shërbejnë si
infrastrukturë mbështetëse për strukturat turistike.
2. Këshilli i Ministrave, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji, autorizon
ndërtimin dhe operimin nga investitorët e strukturave turistike të porteve dhe
pontileve të shpallura sipas pikës 1, të këtij neni.
Neni 37
Të drejtat dhe detyrimet e investitorit në zonat me përparësi zhvillimin e
turizmit
1. Investitori është i detyruar të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të sigurojë të
gjitha garancitë, financiare apo të çdo lloji, siç përcaktohet në marrëveshjen
e nënshkruar me ministrinë përgjegjëse për turizmin.
2. Investitori është i lirë në format e administrimit dhe të ofrimit të produkteve
turistike, përfshirë timeshare, etj.
3. Investitori gëzon të drejtën e nënkontraktimit të ndërtimit të strukturave apo
të administrimit të sipërmarrjes, apo pjesëve të saj, me kusht që objekti i
veprimtarisë të mbetet i pandryshuar. Në çdo rast, investitori mbetet
përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të kontratës së nënshkruar me
ministrinë përgjegjëse për turizmin.
25
4. Investitori mund të transferojë pronësinë e strukturave të veçanta
akomoduese te të tretët. Transferimi bëhet vetëm me miratimin e ministrit
përgjegjës për turizmin. Strukturat që parashikohet të transferohen paraqiten
të detajuara në projektin e investimit dhe lejimi i transferimit të tyre
miratohet si aneks i veçantë i marrëveshjes me investitorin.
5. Transferimi i veprimtarisë, si e tërë apo i një pjese të aksioneve te të tretët,
bëhet vetëm me miratimin e ministrit përgjegjës për turizmin, me kusht që
objekti i veprimtarisë të mbetet i pandryshuar.
Neni 38
Shfuqizimi i vënies në dispozicion
1. Në rast mospërmbushjeje apo shkeljeve të dispozitave të marrëveshjes së
zhvillimit, Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse për
turizmin, mund të shfuqizojë të drejtën e fituar të vënies në dispozicion të
pasurisë së paluajtshme.
2. Marrëveshja parashikon garanci dhe penalitete specifike ndaj investitorit për
kompensimin e interesave të shtetit dhe të të tretëve në rastet e shfuqizimit.
Neni 39
Përdorimi i bregut
1. Për investimet pranë brigjeve të detit apo liqenit mund të vihet në
dispozicion një hapësirë e plazhit, në raport me kapacitetin e strukturës
akomoduese.
2. Këshilli i Ministrave miraton rregullat e detajuara për zbatimin e pikës 1, të
këtij neni.
Neni 40
Zonat ku nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar
1. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme kryen regjistrim të veçantë për
të gjitha pasuritë që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, për
të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar.
2. Regjistrimi i veçantë, sipas pikës 1, kryhet brenda 3 muajve nga miratimi i
zonës me përparësi zhvillimin e turizmit.
Neni 41
Investimet jashtë zonave me përparësi zhvillimin e turizmit
26
1. Lejet e ndërtimit për struktura akomoduese jashtë zonave me përparësi
zhvillimin e turizmit, në rastet kur jepen nga autoritetet vendore të
planifikimit, marrin pëlqimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
KREU VII
STRUKTURAT AKOMODUESE
Neni 42
Kategoritë e strukturave akomoduese
Strukturat akomoduese do të përfshijnë kategoritë, si më poshtë vijon:
a) “Bujtinë” ;
b) “Fjetinë” (Hostel);
c) “Kamping”;
ç) “Hotel”;
d) “Motel”;
dh) “Resort”;
e) “Qendër kurative”;
ë) “Fjetje dhe mëngjes” (B&B).
Neni 43
Kriteret e ndërtimit të strukturave akomoduese
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse për turizmin,
miraton rregulloren përkatëse për kushtet dhe kriteret për projektimin dhe
ndërtimin e strukturave akomoduese.
Neni 44
Klasifikimi i Strukturave Akomoduese
1. Secila kategori e strukturave akomoduese klasifikohet me sistem të veçantë,
e shoqëruar me shenjat dalluese përkatëse, sipas përcaktimit të mëposhtëm:
“Bujtinë” Standard;
“Fjetinë” Standard, Komfort;
“Kamping” Standard
“Hotel” Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje;
“Motel” Standard, Komfort, Superior;
“Resort” Tre yje, katër yje, pesë yje;
“Qendër kurative” Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje;
“Fjetje dhe mëngjes” (B&B) Standard, Komfort, Superior;
27
2. Çdo sipërmarrje turistike, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese,
duhet të paraqesë pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për
pajisjen me certifikatë klasifikimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet
nënligjore në zbatim të këtij ligji, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimatrisë si strukturë
akomoduese.
3. Certifikata e klasifikimit është e vlefshme për një periudhë 4 vjeçare, me të
drejtë rinovimi brenda 30 ditëve nga afati i mbarimit të vlefshmërisë së saj.
4. Riklasifikimi i strukturës akomoduese, përpara periudhës së mbarimit të
afatit të vlefshmërisë së certifikatës së klasifikimit, me qëllim ngritjen e
nivelit të klasifikimit, bëhet me kërkesë të subjektit.
5. Kushtet, kriteret, afatet si dhe procedura për klasifikimin e strukturave
akomoduese, përcaktohen me rregulloren përkatëse, që miratohet me urdhër
të ministrit përgjegjës për turizmin.
6. Ministria përgjegjëse për turizmin bashkëpunon me agjenci dhe organizata të
mirënjohura ndërkombëtare për hartimin e rregullores dhe klasifikimin e
strukturave akomoduese.
7. Kostoja e procesit të klasifikimit mbulohet nga sipërmarrjet turistike që
certifikohen.
8. Certifikata e klasifikimit regjistrohet automatikisht, pas përfundimit të
procesit të klasifikimit në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet
nga struktura përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.
9. Për çdo ndryshim të të dhënave të deklaruara, sipërmarrja turistike që
ushtron veprimtarinë e saj në fushën e strukturave akomoduese, duhet të
njoftojë strukturën përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin,
brenda 7 (shtatë) ditëve pune.
10.Nuk i nënshtrohen procesit të klasifikimit të strukturave akomoduese, sipas
parashikimeve të këtij ligji, strukturat akomoduese që përbëjnë objekt të
veçantë të trashëgimisë kulturore të përcaktuara nga ligji.
Neni 45
Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së strukturës akomoduese
28
1. Sipërmarrja turistike, që ushtron veprimtarinë e saj në fushën e strukturave
akomoduese, e humbet të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë:
a) me përfundimin e aktivitetit si person fizik/juridik;
b)kur i hiqet kjo e drejtë me vendim të komisionit të standardizimit të
veprimtarive turistike, pasi nuk plotëson kushtet dhe kriteret e nivelit
më të ulët të sistemit të klasifikimit;
c)sipas përcaktimeve të tjera të bëra në këtë ligj.
KREU VIII
AGJENCITË E UDHËTIMIT DHE OPERATORËT TURISTIKË
Neni 46
Agjencia e udhëtimit
1. Shërbimet e agjencisë së udhëtimit përfshijnë, por nuk kufizohen me:
a)shitjen e biletave të avionit, të tragetit, të trenit, të autobusit;
b)shitjen e paketave të udhëtimit, në emër të operatorëve të udhëtimit
vendas ose ndërkombëtarë;
c) dhënien e automjeteve me qira, në emër të përfaqësuesve të automjeteve
me qira;
ç) përgatitjen e dokumenteve të udhëtimit, në përputhje me rregullat në fuqi;
d)dhënien e informacionit të duhur dhe ndihmës për lëshimin e certifikatës
për vaksinimin, në rastet e udhëtimit në vende me rrezik epidemiologjik;
dh) dhënien e informacionit të duhur dhe ndihmës për lëshimin e vizave dhe
dokumenteve të tjera të domosdoshme për hyrjen në një vend të caktuar;
e) përgatitjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme për transportin dhe/ose
akomodimin e udhëtarëve.
Neni 47
Licencimi dhe rregullat për ushtrimin veprimtarisë së agjencisë së
udhëtimit
1. Agjencia e udhëtimit, para fillimit të ushtrimit të kësaj veprimtarie, pajiset
me licencë, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 3, të nenit 16, të ligjit
nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën
e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Agjencia e udhëtimit duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a) të jetë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, me objekt
veprimtarie si agjenci udhëtimi;
29
b) përfaqësuesi ligjor të mos jetë një person i dënuar me vendim të formës
së prerë, për një vepër penale, që përfshin mashtrimin, evazionin fiskal
apo praktikat korruptive, brenda një periudhe 5-vjeçare, që i paraprin
kërkesës për licencë;
c) përfaqësuesi ligjor (administratori) ose drejtuesi teknik të zotërojnë një
diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve ose dëshmi kualifikimi
profesional, në përputhje me objektin e veprimtarisë së biznesit;
ç) të zotërojë një mjedis pune jo më të vogël se 10 m2 për ushtrimin e
veprimtarisë;
3. Kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit
përcaktohen në rregulloren e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Pas publikimit të licencës në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve,
ministria përgjegjëse për turizmin bën regjistrimin e kësaj licence në
Regjistrin Qëndror të Turizmit.
Neni 48
Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit
Revokimi i licences dhe ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së agjencisë së
udhëtimit bëhet sipas përcaktimeve të neneve 12 e 29, të ligjit nr.10081, datë
23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të
ndryshuar.
Neni 49
Operatori turistik
Operatori turistik e bën shitjen e produkteve të veta turistike, kryesisht,
nëpërmjet agjencive të udhëtimit, pa u kufizuar edhe me shitjen e drejtpërdrejtë
te konsumatori. Ai nënshkruan kontrata të drejtëpërdrejta me furnizuesit e
shërbimeve turistike, duke i parablerë këto shërbime.
Neni 50
Licencimi dhe rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së
operatorëve turistikë
1. Operator turistik, para fillimit të ushtrimit të kësaj veprimtarie, pajiset me
licencë, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 3, të nenit 16, të ligjit
nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën
e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2. Operator turistik duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
30
a) të jetë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, me objekt
veprimtarie si operator turistik;
b)përfaqësuesi ligjor të mos jetë një person i dënuar me vendim të formës
së prerë, për një vepër penale, që përfshin mashtrimin, evazionin fiskal
apo praktikat korruptive brenda një periudhe 5 vjeçare, që i paraprin
kërkesës për licencë;
c) përfaqësuesi ligjor (administratori) dhe drejtuesi teknik të zotërojnë një
diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve, në përputhje me
objektin e veprimtarisë së biznesit dhe të kenë një eksperiencë të
mëparshme në këtë fushë;
ç) të zotërojë një mjedis pune jo më të vogël se 16m2 për ushtrimin e
veprimtarisë;
3. Kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik
përcaktohen në rregulloren e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave;
4. Pas publikimit të licencës në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve,
ministria përgjegjëse për turizmin bën regjistrimin e kësaj licence në
Regjistrin Qendror të Turizmit.
Neni 51
Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së operatorit turistik
Revokimi i licences dhe ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë së operatorit
turistik bëhet sipas përcaktimeve të neneve 12 e 29, të ligjit nr.10081, datë
23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të
ndryshuar.
Neni 52
Regjistrimi i udhëtimeve
1. Agjencia e udhëtimit dhe operatori turistik mban regjistër me të dhënat e
turistëve, destinacionet e vizituara dhe ditët e qëndrimit dhe i raporton këto
të dhëna elektronikisht, një herë në muaj, sipas formularit të miratuar nga
ministri përgjegjës për turizmin.
2. Një agjenci udhëtimi ose operator turistik duhet t’i ruajë këto raportime, të
specifikuara, për tre vjet, nga data e kthimit nga udhëtimi përkatës.
Neni 53
Të dhënat bazë të kontratës me konsumatorin
31
1. Të dhënat bazë të kontratës së operatorëve turistikë dhe agjencive të
udhëtimit me konsumatorin duhet të përmbajnë, të paktën,:
a) licencën e “Operatorit turistik“
b) emrin, adresën dhe të dhëna të tjera kontakti të agjencisë së udhëtimit,
operatorit turistik dhe të siguruesit;
c) destinacionin e udhëtimit dhe datat e nisjes e të kthimit;
ç) mjetin e transportit të përdorur;
d) itinerarin e udhëtimit;
dh) tipin e strukturës së akomodimit, vendndodhjen, klasifikimin dhe
karakteristikat kryesore të saj;
e) vaktet e ushqimit, të përfshira në çmimin e paguar;
ë) listën e shërbimeve të tjera që ofrohen për klientët brenda çmimit të
paguar;
f) listën e shërbimeve që nuk përfshihen në çmimin e paguar;
g)listën e shërbimeve shtesë, që mund të blihen veçmas;
gj) numrin minimal të personave të domosdoshëm për realizimin e paketës
së udhëtimit;
h) afatin për njoftimin e klientit, në rastin e anullimit nga ana e operatorit
turistik;
i) afatet dhe penalitetet përkatëse, në rastin e anulimit të shërbimit të blerë
nga ana e klientit;
j) mundësinë e transferimit të paketës;
k) çmimin e paketës së udhëtimit dhe kur paketa lejon rishikim çmimi, një
shënim për rishikimin e mundshëm dhe mënyrën e përllogaritjes së këtij
rishikimi;
l) tabelën me afatet kohore dhe mënyrën e pagesave;
ll)kërkesat e veçanta që klienti ka bërë me dije në momentin e rezervimit
dhe për të cilat është rënë dakord nga të dyja palët;
m) përgjegjësitë që dalin nga mospërmbushja e detyrimeve në dëm të
klientit;
n)formatin e garancisë, shtrirjen dhe limitet financiare të përgjegjësisë;
nj) detyrimin e përfaqësuesit të huaj për të komunikuar me klientin nëpërmjet
“operatorit turistik“;
o)detyrimin e përfaqësuesit të huaj për të ndihmuar në çdo rast;
2. Sipërmarrjet turistike të udhëtimit, përsa u takon paketave të udhëtimit,
zbatojnë detyrimet e parashikuara në kuadrin ligjor për mbrojtjen e
konsumatorit.
Neni 54
Garancitë e operatorëve turistikë
32
1. Operatorët Turistikë duhet të kenë një kontratë të vlefshme sigurimi për
mbulimin e përgjegjësive ndaj palëve të treta, si rezultat i mospërmbushjes
së detyrimeve, përfshirë aftësinë paguese dhe falimentimin. Kontrata e
Sigurimit lidhet me një shoqëri sigurimi, në përputhje me dispozitat e
parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për sigurimet dhe risigurimet.
2. Kontrata e sigurimit duhet të mbulojë dëmet e parashikuara më sipër si dhe
ato të parashikuara në kuadrin ligjor për mbrojtjen e konsumatorit.
KREU IX
UDHËRRËFYESI TURISTIK
Neni 55
Kategoritë e udhërrëfyesit turistik në Republikën e Shqipërisë
Udhërrëfyesi turistik në Republikën e Shqipërisë ndahet në kategoritë e
mëposhtme:
a) Udhërrëfyes turistik kombëtar, personi, i cili mund të udhëheqë në të
gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
b)Udhërrëfyes turistik lokal, personi, i cili mund të udhëheqë vetëm në një
zonë të kufizuar;
c) Udhërrëfyes i specialitetit të veçantë, personi, i cili mund të udhëheqë
veprimtari të turizmit të aventurës dhe të interesit të veçantë.
Neni 56
Kriteret për certifikimin e udhërrëfyesit turistik
1. Veprimtaria e udhërrëfyesit lejohet për t’u ushtruar, pas pajisjes së këtij të
fundit me certifikatë.
2. Kriteret për pajisjen me certifikatë, për ushtrimin e veprimtarisë së
udhërrëfyesit turistik, detyrat, përgjegjësitë dhe kodi i etikës së tyre,
parashikohen në rregulloren e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatën e udhërrëfyesit turistik
për kategorinë dhe gjuhën përkatëse të udhërrëfyesit.
4. Certifikata që miraton kryerjen e shërbimit të udhërrëfyesit turistik
regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga struktura
përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin .
33
5. Certifikata e udhërrëfyesit turistik duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, adresën e udhërrëfyesit
turistik;
b)kategorinë e udhërrëfyesit turistik;
c) territorin ku do të ushtrojë veprimtarinë si udhërrëfyes turistik, sipas
kategorisë përkatëse;
ç) gjuhën në të cilën ai do të ushtrojë veprimtarinë si udhërrëfyes turistik;
d) datën e lëshimit të certifikatës
6. Afati i vlefshmërisë së certifikatës së udhërrëfyesit turistik është 2 (dy) vjet
nga data e lëshimit, me të drejtë rinovimi.
Neni 57
Dokumenti identifikues i një udhërrëfyesi turistik
1. Një udhërrëfyes turistik i certifikuar do të pajiset me dokument identifikues
zyrtar, që tregon se ai është i certifikuar për të vepruar si udhërrëfyes turistik.
Dokumenti identifikues i pajisur me të dhënat e përcaktuara në pikën 5, të
nenit 57, përgatitet nga struktura përkatëse në ministri dhe i dorëzohet
subjektit bashkë me certifikatën.
2. Udhërrëfyesi turistik duhet ta mbajë dokumentin identifikues zyrtar në një
vend të dukshëm të veshjes së vet, gjatë gjithë kohës që kryen shërbimet si
udhërrëfyes turistik.
3. Nëse dokumenti identifikues i udhërrëfyesit turistik dëmtohet, shkatërrohet
ose humbet, ky i fundit duhet të aplikojë pranë strukturës përgjegjëse në
ministri për t’u pajisur me një dokument të ri identifikues.
4. Nëse një dokument identifikues i dëmtuar zëvendësohet me një të ri,
udhërrëfyesi turistik, me marrjen e dokumentit të ri, duhet të kthejë të
vjetrin.
5. Në rastet e pezullimit, heqjes ose pavlefshmërisë së certifikatës së
udhërrëfyesit turistik, ky i fundit duhet ta kthejë dokumentin identifikues
pranë strukturës përgjegjëse në ministri, brenda 5 (pesë) ditëve.
Neni 58
Rinovimi i Certifikatës së Udhërrëfyesit Turistik
Rinovimi i Certifikatës së Udhërrëfyesit Turistik bëhet nga ministria përgjegjëse
për turizmin, në bazë të sistemit të krediteve të programit për edukimin
34
profesional në vazhdim, të miratuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, në
bashkëpunim me institucionet e akredituara prej saj për realizimin e këtij
programi.
Neni 59
Edukimi Profesional në Vazhdim i Udhërrëfyesve Turistikë
Ministria përgjegjëse për turizmin nxit, mbështet dhe bashkëpunon me
institucionet e akredituara prej saj për organizimin e kurseve të vazhdueshme të
edukimit profesional dhe të seminareve informuese për udhërrëfyesit turistikë,
me qëllim ruajtjen e standardeve të shërbimit të udhërrëfimit turistik, për të
përditësuar dhe pasuruar njohuritë e udhërrëfyesit turistik me të dhëna të reja,
duke përmiresuar, në mënyrë të vazhdueshme, cilësinë e këtij shërbimi.
Neni 60
Udhërrëfyesi turistik i huaj
1. Udhërrëfyesi turistik i huaj, i cili nuk është i certifikuar në Republikën e
Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, mund të
shoqërojë grupe vizitorësh apo turistësh të huaj, për qëllime turistike, në
territorin e Republikës së Shqipërisë, në cilësinë e shoqëruesit të udhëtimit.
Ai duhet të ketë si shoqërues një udhërrëfyes turistik të certifikuar, sipas
parashikimeve të këtij ligji, në bazë të një kontrate shërbimi, i cili duhet të
jetë prezent gjatë vizitës të grupit të huaj në territorin shqiptar.
2. Në rastin kur një shtetas i huaj do të ushtrojë profesionin e udhërrëfyesit
turistik në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç përmbushjes së
kritereve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 57, të këtij ligji, ai duhet edhe të
jetë rezident, për jo më pak se një vit, në Republikën e Shqipërisë dhe të ketë
njohuri bazë të gjuhës shqipe.
Neni 61
Udhërrëfyesi turistik i nderit
1. Shkencëtarëve të shquar dhe ekspertëve nga fusha të caktuara si dhe
profesionistëve në fushën e udhërrëfyesve, të dalë në pension, mund t’u
njihet cilësia e udhërrëfyesit turistik të nderit.
2. Udhërrëfyesi turistik i nderit mund të ushtrojë veprimtarinë e udhërrëfyesit
turistik vetëm përkohësisht.
3. Kushtet dhe mënyra e njohjes së udhërrëfyesit turistik të nderit miratohen me
urdhër nga ministri përgjegjës për turizmin.
35
KREU X
TRANSPORTI TURISTIK DHE SIPËRMARRJET E TJERA
TURISTIKE
Neni 62
Transporti turistik
1. Veprimtaria e transporti turistik ushtrohet në përputhje me aktet ligjore dhe
nënligjore në fuqi, që rregullojnë fushën e transportit.
2. Ministri përgjegjës për turizmin, së bashku me ministrin përgjegjës për
transportin, përcaktojnë, me udhëzim të përbashkët, kushtet dhe kriteret që
duhet të plotësojnë subjektet në fushën e transportit turistik.
Neni 63
Stacionet e plazhit
1. Ushtrimi i veprimtarisë së stacionit të plazhit ushtrohet bazuar në një
kontratë përdorimi për hapësirën e plazhit të vënë në dispozicion, të lidhur
midis subjektit dhe autoritetit publik kompetent.
2. Rregullorja për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të
plazhit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Verifikimi dhe kontrolli i përmbushjes së kritereve të përcaktuara kryhet nga
autoritetet publike kompetente dhe inspektorati që mbulon fushën e turizmit.
KREU XI
STATISTIKAT
Neni 64
Parimet bazë
1. Mbledhja e të dhënave statistikore bëhet në përputhje me parimet e
paanshmërisë, të besueshmërisë, ruajtjes së konfidencialitetit dhe
transparences, sipas ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të
ndryshuar, sipas metodologjisë së përcaktuar nga autoritetet përgjegjëse për
statistikat zyrtare, me qëllim për të studiuar ecurinë e zhvillimit të turizmit
në nivel të përgjithshëm kombëtar.
2. Struktura që merret me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga
strukturat akomoduese, operatorët apo agjencitë e udhëtimit, është
përgjegjëse për ruajtjen e konfidencialitetit të këtyre të dhënave dhe
36
përpunimi dhe komunikimi i tyre bëhet vetëm në linjë vertikale dhe në
mënyrë të përgjithshme.
Neni 65
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave statistikore
1. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave statistikore duhet të përfshijë
kapacitetin e strukturave akomoduese, numrin e turistëve e të
ekskursionistëve, numrin e netëve të qëndrimit, strukturën e moshës,
origjinën e turistëve dhe informacion për kërkesën e tregut turistik.
2. Struktura përgjegjëse për të dhënat statistikore, në ministrinë përgjegjëse për
turizmin, siguron të dhëna mujore nga:
a) hotelieri, apo çdo pronar i strukturës akomoduese, për çdo person që
strehohet ose fle në hotel, për të paktën një natë, emrin e plotë, adresën e
banimit, kombësinë ose nënshtetësinë, numrin dhe vendin e lëshimit të
pasaportës dhe, përpara largimit nga hoteli, edhe destinacionin e
ardhshëm apo adresën, nëse dihet prej tij.
b)operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, për çdo person që ka
rezervuar dhe blerë shërbimin turistik.
3. Struktura që merret me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga
strukturat akomoduese, operatorët apo agjencitë e udhëtimit, është
përgjegjëse për të zbatuar procedurat e mbledhjes, përpunimit, dhënies dhe
standardizimit të të dhënave statistikore, të cilat përcaktohen në rregulloren e
miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin.
KREU XII
EDUKIMI NË FUSHËN E TURIZMIT
Neni 66
Objektivat e edukimit në fushën e turizmit
Ministria përgjegjëse për turizmin nxit edukimin në fushën e turizmit me
objektivat e mëposhtme:
a) nxitja dhe edukimi i të gjitha shtresave të popullsisë për turizmin si
industri, njohjen e historisë, kulturës, bukurive natyrore, traditave fetare,
artizanatit dhe vënien e tyre në shërbim të turizmit, duke bashkëpunuar
me ministritë përgjegjëse dhe me institucione të tjera publike e private, që
veprojnë në fushat përkatëse.
37
b) rritja e ndërgjegjësimit social për turizmin, krijimi i një mjedisi të hapur e
miqësor për turistët dhe zhvillimi i traditës së mikpritjes.
Neni 67
Edukimi, trajnimi dhe puna kërkimore
1. Ministria përgjegjëse për turizmin nxit dhe fuqizon kapacitetet njerëzore të
sektorit të turizmit, përmes:
a) përfshirjes në fushata për nxitjen e ndërgjegjësimit në popullatën e gjerë
për kontributin e sektorit të turizmit në ekonominë vendase, përfitimet e
tjera pozitive dhe mundësitë që sektori ofron për punësimin dhe
zhvillimin profesional;
b)përfshirjes së çështjeve të turizmit, si sektor i rëndësishëm ekonomik, në
të gjitha ciklet e sistemit arsimor;
c) nxitjes së kurseve të trajnimit profesional në shkolla dhe qendra të
formimit profesional për sektorin e turizmit;
ç) dhënies së çmimeve kombëtare të suksesit apo të ekselencës, për
shërbimet në fushën e turizmit, sipërmarrjeve turistike apo individëve të
veçantë.
2. Ministria përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional, në bashkëpunim
me ministrinë përgjegjëse për turizmin, akrediton kurset e trajnimit
profesional për sektorin e turizmit.
KREU XIII
BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR
Neni 68
Përmbajtja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e turizmit
Bashkëpunimi ndërkombëtar nxitet në fushat e mëposhtme:
a) Studimi bazë, mbrojtja, eksplorimi dhe zhvillimi i burimeve turistike;
b)Zhvillimi i produkteve turistike;
c) Marketimi në fushën e turizmit;
ç) Pjesëmarrja në programe të përbashkëta të organizatave rajonale dhe
ndërkombëtare turistike;
d)Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe ngritja e kapaciteteve në fushën e
turizmit;
dh) Kërkimet shkencore e aplikimet e teknologjisë së përparuar dhe zbatimi
në fushën e turizmit;
38
e) Shkëmbimi i ekspertëve, informacionit dhe përvojës për zhvillimin e
turizmit;
ë) Mbrojtja e mjedisit dhe vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në
zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, destinacionet turistike;
f) Hartimi dhe zbatimi i Planit Kombëtar Sektorial për zhvillimin e turizmit.
Neni 69
Marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare të turizmit
1. Ministria përgjegjëse për turizmin përfaqëson Shqipërinë në organizatat
rajonale dhe ndërkombëtare të turizmit.
2. Shoqatat dhe sipërmarrjet turistike shqiptare kanë të drejtën të aderojnë në
shoqatat ndërkombëtare të turizmit, në përputhje me dispozitat e
legjislacionit shqiptar.
KREU XIV
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 71
Rastet e kundërvajtjeve administrative
1. Kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet e mëposhtme janë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me gjobë, përkatësisht:
a) Ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesat dhe kriteret e përcaktuara
sipas parashikimeve të nenit 43, dënohet me gjobë 200 000 lekë;
b)Përdorimi i paautorizuar i shenjave dalluese të klasifikimit, sipas nenit 44,
dënohet me gjobë 150 000 lekë;
c) Ushtrimi i veprimtarisë pa licencën përkatëse, sipas pikës 1, të nenit 47,
dënohet me gjobë 200 000 lekë;
ç) Ushtrimi i veprimtarisë pa licencën përkatëse, sipas pikës 1, të nenit 50,
dënohet me gjobë 200 000 lekë;
d)Ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesat e përcaktuara, sipas
parashikimeve të pikave 1 e 2, të nenit 52, dënohet me gjobë 50 000 lekë;
dh) Ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të
nenit 53, dënohet me gjobë 100 000 lekë;
e) Ushtrimi i veprimtarisë pa certifikatë, sipas pikës 1, të nenit 56, dënohet
me gjobë 100 000 lekë;
ë) Ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesën e përcaktuar në pikën 2, të
nenit 57, dënohet me gjobë 50 000 lekë;
f) Ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesat e përcaktuara në pikën 1, të
nenit 60, dënohet me gjobë 150 000 lekë;
39
g)Ushtrimi i veprimtarisë pa kontratën përkatëse, sipas pikës 1, të nenit 63,
dënohet me gjobë 200 000 lekë;
2. Procedurat e konstatimit, vendosjes, ankimimit dhe ekzekutimit të gjobave
bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet
administrative.
3. Subjektet e gjobitura duhet të paguajnë gjobën brenda 10 (dhjetë) ditëve nga
data kur vendimi i dënimit me gjobë është bërë titull ekzekutiv.
Neni 71
Ankimimi
1. Ankimi administrativ, në lidhje me gjobat, do të bëhet në përputhje me
përcaktimet në dizpozitat e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet
administrative.
2. Ankimi administrativ, në lidhje me licencat, do të bëhet në përputhje me
përcaktimet në dizpozitat e ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat,
autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Neni 72
Të ardhurat nga vendosja e gjobave
Të ardhurat e krijuara nga vendosja e gjobave derdhen 100 për qind në buxhetin
e shtetit.
KREU XV
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 73
Dispozita kalimtare
1. Sipërmarrjet turistike, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre si struktura
akomoduese dhe që e kanë filluar veprimtarinë e tyre para hyrjes në fuqi të
këtij ligji, janë të detyruara të aplikojnë për marrjen e certifikatës brenda 18
(tetëmbëdhjetë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
2. Agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë, të cilët kanë filluar ushtrimin
e veprimtarisë së tyre para hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet:
40
a) të aplikojnë pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit për pajisjen me
licencë brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij
ligji
b) përveç sa është parashikuar në pikën 3, të nenit 47, dhe në pikën 3, të
nenit 50, sipërmarrja turistike, që ushtron veprimtarinë si agjenci
udhëtimi dhe operator turistik, duhet të plotësojë dhe kriteret e
mëposhtme:
i. të mos jetë në proces falimentimi;
ii. të mos jetë në proces likuidimi.
3. Masa dhe mënyra e përdorimit të përcaktohen me vendim të Këshillit të
Ministrave.
Neni 74
Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në
fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës 2, të nenit 12,
të pikës 3, të nenit 15, të pikave 5, 7 e 8, të nenit 30, të pikës 3, të nenit 47, të
pikës 3, të nenit 50, të pikës 2, të nenit 56, të pikës 2, të nenit 63.
2. Ngarkohet ministri përgjegjës për turizmin që, brenda 6 (gjashtë) muajve nga
hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës 2, të
nenit 9, pikës 2, të nenit 10, të pikës 2, të nenit 11, të pikës 4, të nenit 16, të
pikave 2 e 3, të nenit 17, të pikës 4, të nenit 19, të nenit 27, të pikës 2, të
nenit 31, të nenit 43, të pikës 6, të nenit 44, të pikës 1, të nenit 52, të pikës 3,
të nenit 61, të pikës 3, të nenit 65.
Neni 75
Shfuqizime
Ligji nr.9734, datë 14.5.2007, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe çdo dispozitë që
vjen në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.
Neni 76
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
41

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Ekonomia dhe Agrobiznesi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests