LIGJI PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE1 - Nr. 53/2014. datën 22.5.2014

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

LIGJI PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE1 - Nr. 53/2014. datën 22.5.2014

Postby Libraria UBT » 03 Aug 2015, 15:24

LIGJI PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE1 - Nr. 53/2014. datën 22.5.2014

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1
Objekti i ligjit

1. Ky ligj rregullon funksionimin e skemës së sigurimit të depozitave në bankat, degët e bankave të huaja dhe shoqëritë e kursim-kreditit të licencuara në Republikën e Shqipërisë.
2. Objektivi i skemës së sigurimit të depozitave është kompensimi i depozitave të depozituesve.
3. Në mbështetje të objektivit kryesor, dy objektivat dytësorë të skemës janë: të mbrojë interesat e depozituesve dhe të kontribuojë në stabilitetin e sistemit bankar e financiar.

Neni 2
Fusha e veprimit

1 Referenca e instrumentit ligjor të legjislacionit të Bashkimit Europian, me të cilin përafrohet ky projektligj, është direktiva 94/19/KE e Parlamentit dhe e Këshillit “Mbi skemat e garantimit të depozitave”, e ndryshuar me direktivën 2009/14/KE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, të datës 11.3.2009. (CELEX: 32009L0014:OJ L 68, 13.3.2009, faqe 3 – 7).
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha bankat, degët e bankave të huaja dhe shoqëritë e kursim-kreditit që pranojnë depozita në Republikën e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.
2. Përfshirja e subjekteve të një natyre tjetër juridike në skemën e sigurimit të depozitave bëhet me ligj të veçantë, sipas propozimit të Agjencisë, dhe vetëm për qëllime të ruajtjes të stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë, duke administruar
rrezikun moral dhe shtesën e fondeve të Agjencisë.

Neni 3
Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Agjencia e Sigurimit të Depozitave” është subjekti i krijuar në bazë të këtij ligji (më poshtë “Agjencia”).
2. “Akt nënligjor” është akti i Autoritetit Mbikëqyrës, me efekt rregullator dhe
udhëzues për subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave, i dalë në propozim të Këshillit Drejtues të Agjencisë.
3. “Akt i Agjencisë” është tërësia e akteve individuale dhe kolektive të Këshillit Drejtues ose Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, në funksion të organizimit të brendshëm të Agjencisë për të përmbushur objektivat publikë të skemës, në bazë dhe për zbatim të këtij ligji.
4. “Autoriteti Mbikëqyrës” është Banka e Shqipërisë.
5. “Autoritete mbikëqyrëse dhe institucione të sigurimit të depozitave përgjegjëse” janë autoritetet e vendit anëtar të Bashkimit Europian apo vendit të huaj, të autorizuara sipas legjislacionit përkatës të ushtrojnë mbikëqyrjen mbi veprimtarinë dhe/ose sigurimin e depozitave të subjekteve me natyrë të njëjtë me subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave në Republikën e Shqipërisë.
6. “Bankë” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij. Kudo në këtë ligj, banka dhe dega e bankës së huaj do të quhen “banka”.
7. “Bankë-urë” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006,
“Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
8. “Certifikata e sigurimit të depozitave” është akti administrativ i lëshuar nga Agjencia, me anën e të cilit një person juridik bëhet anëtar i skemës së sigurimit të depozitave.
9. “Degë e bankës” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006,
“Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
10. “Degë e bankës së huaj” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë
18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
11. “Degë e bankës jashtë Shqipërisë” është njësia organizative e bankës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që kryen drejtpërsëdrejti të gjitha ose disa veprimtari të bankës, drejtoria qendrore e së cilës është në territorin e Republikës së Shqipërisë.
12. “Degë rajonale e SHKK-së” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 8782, datë
3.5.2001, “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
13. “Depozitë” ka kuptimin:
a) e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij;
b) çdo shumë parash që anëtari, individi i shoqërisë së kursim-kreditit depoziton pranë saj, në përputhje me ligjin nr. 8782, datë 3.5.2001, “Për shoqëritë e kursimkreditit”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
14. “Depozitë e sigurueshme” është vlera e agreguar e të gjitha depozitave të një depozituesi, përfshirë interesin e përllogaritur të tyre në ditën e vlerësimit ose të ndërhyrjes në një subjekt anëtar të skemës, përveç përjashtimeve të nenit 32 të këtij ligji. “Depozitë e siguruar në bankë dhe degë të saj” është pjesa e depozitës sësigurueshme e një depozituesi, i cili mbulohet me sigurim nga Agjencia.
16. “Depozitë e siguruar në SHKK” është pjesa e depozitës së sigurueshme e një depozituesi, i cili mbulohet me sigurim nga Agjencia.
17. “Depozitues” është çdo individ, i cili ka të drejtën e përfitimit të pagesës së një depozite nga një subjekt anëtar i skemës së sigurimit të depozitave, përfshirë këtu titullarin me të drejta të plota të një depozite në bashkëpronësi dhe çdo përfitues të një
depozite të palës së tretë.
18. “Likuidim i detyruar” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë
18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
19. “Ngjarja e sigurimit” quhet një nga rrethanat e mëposhtme:
a) pjesëmarrja e Agjencisë me transferim mjetesh financiare në shitjen e bankës ose në themelimin e bankës-urë;
b) vendosja e subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar. Ngjarja e sigurimit konsiderohet se ndodh në datën dhe orën e hyrjes në fuqi të vendimit të Autoritetit Mbikëqyrës për ndërhyrjen në subjektin anëtar të skemës së
sigurimit të depozitave.
20. “Pjesëmarrje e Agjencisë me transferim mjetesh financiare në shitjen e bankës dhe bankën-urë” ka kuptimin e plotësimit nga Agjencia me mjetet e saj financiare të diferencës ndërmjet detyrimeve dhe aseteve të subjektit anëtar të skemës së
sigurimit të depozitave, të cilat transferohen te një subjekt tjetër anëtar i skemës ose një bankë-urë, përfshirë në çdo rast totalin e depozitave të siguruara.
21. “Prim i sigurimit” është vlera monetare që subjekti anëtar i paguanAgjencisë, me qëllim sigurimin e depozitave në këtë subjekt.
22. “Rrezik moral” janë rrethanat kur sjellja e një pjesëmarrësi të skemës, siç janë subjektet anëtare ose depozituesit, mund të ndryshojë, duke përkeqësuar stabilitetin e sektorit bankar dhe financiar, për shkak të besimit që krijon sigurimi i depozitës.
23. “Skema e sigurimit të depozitave” është marrëdhënia juridike dhe veprimtaria për sigurimin dhe kompensimin e depozitave, që krijohet ndërmjet subjekteve anëtare të skemës dhe institucioneve publike në përfitim të depozituesve.
Kudo në këtë ligj, skema e sigurimit të depozitave do të quhet “Skema”.
24. “Sigurimi i depozitës” është kalimi i rrezikut deri në nivelin maksimal të mbulimit nga subjekti që mbledh depozita tek Agjencia, sipas dispozitave të këtij ligji, kundrejt përmbushjes prej këtij subjekti të kushteve për t’u anëtarësuar në skemën e
sigurimit të depozitave dhe pagesës së kontributeve e primeve të sigurimit Agjencisë.
25. “Subjekt anëtar i skemës së sigurimit të depozitave” është personi juridik i anëtarësuar në skemën e sigurimit të depozitave nga Agjencia dhe i licencuar nga Autoriteti Mbikëqyrës si bankë, degë e bankës së huaj, shoqëri e kursim-kreditit që^ushtron veprimtari në Republikën e Shqipërisë.
26. “Shitje e bankës” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”,
dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij
27. “Shoqëria e kursim-kreditit” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 8782, datë 3.5.2001, “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij. Kudo në këtë ligj, shoqëria e kursim-kreditit do të quhet SHKK.
28. “SHSHB” është Shoqata Shqiptare e Bankave.
29. “Unioni i SHKK-së” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 8782, datë
3.5.2001, “Për shoqëritë e kursim-kreditit”, dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
30. “Vend anëtar i Bashkimit Europian” është shteti anëtar i Bashkimit Europian.
31. “Vend i huaj” është çdo vend tjetër, përveç Republikës së Shqipërisë dhe një “vendi anëtar të Bashkimit Europian”.

Neni 4
Parimet bazë të skemës

Skema e sigurimit të depozitave mbështetet mbi këto parime bazë:
a) anëtarësimi i detyrueshëm në skemë i bankave dhe SHKK-ve që licencohen
nga Autoriteti Mbikëqyrës për grumbullimin e depozitave në Republikën e Shqipërisë;
b) sigurimi i depozitave të depozituesve në banka dhe SHKK;
c) transparenca në veprimtarinë e Agjencisë;
ç) financimi i skemës në bazë të pagesave të primit të sigurimit nga subjektet anëtare të saj.

Neni 5
Juridiksioni i skemës

1. Banka dhe SHKK-ja në Republikën e Shqipërisë pranojnë dhe grumbullojnë
depozita vetëm nëse janë anëtarësuar në skemë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Agjencia siguron depozitat në bankat dhe SHKK-të e pranuara dhe të pagueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Agjencia nuk siguron depozitat në degën e bankës jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 6
Pavarësia institucionale e Agjencisë

1. Agjencia gëzon pavarësi operacionale dhe financiare nga çdo subjekt tjetër, në zbatim të dispozitave të këtij ligji.
2. Agjencia mbikëqyret nga Autoriteti Mbikëqyrës.

Neni 7
Raportimi i Agjencisë

1. Agjencia raporton në Kuvend, në Këshillin e Ministrave dhe në Autoritetin Mbikëqyrës për veprimtarinë vjetore të saj.
2. Raporti vjetor dhe dokumentet financiare të audituara të Agjencisë i paraqiten Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Autoritetit Mbikëqyrës jo më vonë se tre muaj nga mbyllja e vitit financiar.
3. Agjencia publikon raportin vjetor dhe dokumentet financiare të audituara në faqen e saj të internetit.

Neni 8
Administrimi i skemës

1. Pjesëmarrës të skemës janë:
a) depozituesit, si përfitues të saj;
b) bankat dhe SHKK-të, të licencuara nga Autoriteti Mbikëqyrës dhe të pranuara në skemë nga Agjencia;
c) Agjencia e Sigurimit të Depozitave;
ç) Banka e Shqipërisë;
d) Ministria e Financave.
2. Banka e Shqipërisë, si pjesëmarrëse e skemës, ushtron funksionet e mëposhtme:
a) mbikëqyr veprimtarinë e Agjencisë, në veçanti administrimin e mjeteve
financiare, në rast paaftësie paguese dhe deficiti të Agjencisë;
b) licencon, rregullon dhe mbikëqyr veprimtarinë e bankave, SHKK-ve dhe unioneve të SHKK-ve;
c) është autoriteti përgjegjës për kujdestarinë dhe likuidimin e detyruar të subjekteve anëtare të skemës, sipas ligjeve përkatëse.
3. Ministria e Financave, si pjesëmarrëse e skemës, i propozon Këshillit të Ministrave projektligjin për plotësimin e burimeve financiare dhe fondeve të Agjencisë nga fondet e Buxhetit të Shtetit, brenda 3 ditëve nga kërkesa e Agjencisë, në rast parashikimi të deficitit të saj.

Neni 9
Administrimi i rrezikut moral në skemë

1. Agjencia merr pjesë në administrimin e rrezikut moral nëpërmjet bashkëpunimit me:
a) anëtarët e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, i krijuar me ligjin nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” dhe/ose çdo ligj ndryshues të tij;
b) autoritetet dhe institucionet qendrore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë;
c) subjektet anëtare të skemës, SHSHB-së dhe unionet e SHKK-ve;
ç) autoritetet mbikëqyrëse dhe/ose siguruese përgjegjëse të depozitave në vendet
anëtare të Bashkimit Europian dhe vende të huaja;
d) autoritetet publike dhe private të medias së shkruar dhe audiovizive.
2. Agjencia mbështet për sigurimin e depozitave në:
a) nismat për mirëqeverisjen dhe administrimin e rrezikut të subjekteve anëtare të skemës;
b) forcimin e disiplinës së sektorit të mbikëqyrur nga Autoriteti Mbikëqyrës;
c) zbatimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës nga subjektet anëtare të skemës.
3. Subjektet anëtare dhe institucionet pjesëmarrëse të skemës së sigurimit të depozitave caktojnë personat e
kontaktit të nivelit drejtues për zbatimin e këtij ligji.

Neni 10
E drejta për informacion

1. Agjencia kërkon të dhëna nga subjektet anëtare të skemës dhe Autoriteti
Mbikëqyrës për realizimin e veprimtarisë dhe të detyrave të saj.
2. Autoriteti Mbikëqyrës dhe subjektet anëtare të skemës duhet t’i japin Agjencisë të dhënat e kërkuara prej saj.
3. Agjencia përmbush detyrimet për ruajtjen e sekretit zyrtar, profesional dhe të informacionit për klientin.

Neni 11
Bashkëpunimi i Agjencisë me Autoritetin Mbikëqyrës

1. Agjencia dhe Autoriteti Mbikëqyrës bashkëpunojnë për të përmbushur objektivat e tyre ligjorë, në veçanti, nëpërmjet:
a) nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, që përfshin, ndër të tjera, dhe shkëmbimin e të dhënave e të informacionit;
b) përcaktimit të funksioneve përkatëse organizative ose administrative të secilit prej këtyre institucioneve;
c) bashkërendimit të inciativave ligjvënëse dhe rregullatore të tyre;
ç) bashkëpunimit gjatë procesit të licencimit dhe anëtarësimit të një subjekti në skemë;
d) bashkëpunimit gjatë procesit të licencimit dhe anëtarësimit të një banke-urë në skemën e sigurimit të depozitave;
dh) vlerësimit të depozitave të regjistruara në një subjekt anëtar gjatë 12 muajve të parë të aktivitetit të këtij subjekti.
2. Autoriteti Mbikëqyrës siguron pjesëmarrjen e Agjencisë në grupet e
mbikëqyrjes dhe të inspektimit të subjekteve anëtare, veçanërisht të atyre me probleme.
3. Agjencia informon rregullisht Autoritetin Mbikëqyrës për politikat e sigurimit të depozitave, gjendjen financiare dhe për buxhetin e saj.
4. Autoriteti Mbikëqyrës informon rregullisht Agjencinë për gjendjen e sektorit bankar dhe të subjekteve anëtare të skemës.
5. Agjencia dhe Autoriteti Mbikëqyrës njoftojnë menjëherë njëri- tjetrin për çdo rrethanë që gjykojnë se mund të shkaktojë ngjarje sigurimi ose situata të jashtëzakonshme që kërcënojnë stabilitetin e sistemit financiar të vendit.
6. Autoriteti Mbikëqyrës njofton menjëherë Agjencinë, në rast se ka të dhëna, që të ndërhyjë në një subjekt dhe që ky subjekt të vendoset në kujdestari ose likuidim të detyruar.
7. Në rastet e përcaktuara në pikat 5 dhe 6, të këtij neni, Agjencia dhe Autoriteti Mbikëqyrës dërgojnë në këto subjekte punonjës të teknologjisë së informacionit elektronik, me qëllim që të merren të dhënat e nevojshme për të kryer saktë dhe në kohë
procesin e kompensimit të depozitave.
8. Në procedurat e kujdestarisë dhe të likuidimit, Agjencia, në veçanti, merr informacione të hollësishme për depozitat dhe depozituesit, të cilët përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave, sipas dispozitave të këtij ligji.
9. Agjencia ka të drejtë të ankimojë raportin e likuidatorit tek Autoriteti Mbikëqyrës, kur vëren se veprimet e propozuara nga ai janë në kundërshtim me interesat e ligjshëm të saj, sipas ligjit për bankat në Republikën e Shqipërisë ose ligjit për SHKK-të.
10. Në mbikëqyrjen e subjekteve anëtare, përpara ose gjatë procesit të kujdestarisë ose të likuidimit, Autoriteti Mbikëqyrës mbron interesat e Agjencisë dhe i jep asaj të dhëna të cilat i shërbejnë për të kryer veprimtarinë e saj.

Neni 12
Bashkëpunimi i Agjencisë me Ministrinë e Financave

Agjencia dhe Ministria e Financave bashkëpunojnë për t’i paraqitur Këshillit të Ministrave propozimin për përfshirjen e shpenzimeve të parashikuara të deficitit të Agjencisë në projektligjin për Buxhetin e Shtetit të vitit të ardhshëm.

Neni 13
Bashkëpunimi i Agjencisë me Shoqatën Shqiptare të Bankave

1. Agjencia bashkëpunon me SHSHB-në nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, takimeve, konsultimeve, organizimit të seminareve dhe konferencave të natyrave shkencore e praktike.
2. Agjencia ka të drejtën të ftojë përfaqësues të SHSHB-së për të marrë pjesë në punën e komiteteve, komisioneve ose njësive të tjera të saj për qëllime informimi mbi çështje të sigurimit dhe kompensimit të depozitave.
3. Agjencia dhe SHSHB-ja bashkëpunojnë për t’u ofruar bankave anëtare të skemës ekspertizë dhe mbështetje për qëllime të këtij ligji.

Neni 14
Ndërgjegjësimi i publikut

1. Agjencia kryen veprimtari me qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi skemën
e sigurimit të depozitave, si dhe vlerësime të këtyre veprimtarive.
2. Agjencia krijon infrastrukturën e teknologjisë së informacionit për informimin
e depozituesve apo personave të tjerë të interesuar për sigurimin e depozitave.
3. Agjencia kryen veprimtari promocionale, me qëllim informimin dhe edukimin
e publikut.

Neni 15
Ankimi

1. Depozituesi i subjektit anëtar të skemës ka të drejtën t’i drejtohet Agjencisë me kërkesë kur ka pretendime mbi të drejtat për informim, sigurim dhe kompensim të depozitave.
2. Agjencia i përgjigjet çdo kërkese të depozituar me shkrim apo në formë elektronike nga depozitues të skemës dhe jep çdo informacion të kërkuar që ka lidhje me sigurimin e depozitave, brenda 15 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës në fjalë.
3. Agjencia krijon një sistem të brendshëm për trajtimin e ankesave të
depozituesve në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave.

Neni 16
Bashkëpunimi i Agjencisë me institucione ndërkombëtare,

autoritete mbikëqyrëse dhe institucione të sigurimit të depozitave përgjegjëse
1. Agjencia shkëmben informacione në bazë të reciprocitetit dhe nënshkruan marrëveshje anëtarësimi ose bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare, autoritete mbikëqyrëse dhe institucione të sigurimit të depozitave përgjegjëse të vendeve anëtare ose të huaja.
2. Bashkëpunimi përfshin konsultimet dypalëshe dhe shumëpalëshe, të shoqëruara me shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizave, i cili vlerësohet, rast pas rasti, nga institucionet ose autoritetet përgjegjëse si të përputhshme me sigurimin e
depozitave dhe të vlefshme për interesat e përbashkët.
3. Në këmbimin e informacioneve Agjencia respekton kuadrin ligjor dhe rregullator të Republikës së Shqipërisë mbi ruajtjen e sekretit zyrtar, profesional dhe të informacionit për klientin.
4. Agjencia përmbush detyrimet dhe përfiton nga të drejtat e përcaktuara në marrëveshjet e bashkëpunimit në përputhje me kuadrin rregullator dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë, si dhe me parimet e të drejtës ndërkombëtare publike.


KREU II
ANËTARËSIMI I SUBJEKTEVE DHE PËRJASHTIMI I TYRE NGA SKEMA


Neni 17
Autoriteti pranues në skemë

Agjencia është autoriteti i vetëm përgjegjës për anëtarësimin e subjekteve në skemën e sigurimit të depozitave.

Neni 18
Gjuha

Të gjitha subjektet e këtij ligji përdorin gjuhën shqipe në dokumentacionin dhe korrespondencën që mbajnë në Republikën e Shqipërisë, në lidhje me sigurimin e depozitave.

Neni 19
Fazat e anëtarësimit të subjekteve në skemë

Anëtarësimi i subjektit në skemën e sigurimit të depozitave përbëhet nga dy faza:
a) vërtetimi për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave;
b) certifikimi për sigurimin e depozitave.

Neni 20
Karakteristikat e certifikatës së sigurimit të depozitave

1. Certifikata e sigurimit të depozitave është e pakufizuar në kohë, e patransferueshme dhe e patjetërsueshme.
2. Elementet e detyrueshme të certifikatës së sigurimit të depozitave janë logoja e Agjencisë, numri i certifikatës, emërtimi i subjektit dhe elemente të tjera, të përcaktuara me akt të këshillit drejtues të Agjencisë.

Neni 21
Ndalimet në ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare

1. Asnjë subjekt, emri i të cilit lidhet me fjalën “bankë”, “SHKK” dhe fjalë të prejardhura prej tyre, i cili nuk ka marrë vërtetimin për plotësimin e kërkesave ligjore e nënligjore, lidhur me sigurimin e depozitave, nuk licencohet nga Autoriteti Mbikëqyrës.
2. Asnjë subjekt i këtij ligji nuk lejohet të ushtrojë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë pa certifikatën e sigurimit të depozitave. E drejta për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë bankare dhe financiare lind vetëm pasi subjekti pajiset me
certifikatën e sigurimit të depozitave, sipas vendimit të këshillit drejtues të Agjencisë.
3. Asnjë subjekt i vendosur në kujdestari ose likuidim të detyruar nga Autoriteti Mbikëqyrës nuk mund të dorëzojë kërkesë për pranimin në skemën e sigurimit të depozitave.

Neni 22
Procedura e anëtarësimit të subjekteve në skemë

1. Subjektet dorëzojnë në Agjenci kërkesën për anëtarësimin në skemë:
a) për bankat, menjëherë pas marrjes së miratimit paraprak për licencë nga Autoriteti Mbikëqyrës;
b) për SHKK-të, njëkohësisht me dorëzimin e kërkesës për licencë në Autoritetin Mbikëqyrës.
2. Agjencia i anëtarëson në skemë subjektet, në plotësim të kushteve të
përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, vetëm nëse ato:
a) plotësojnë kushtet e përcaktuara për dokumentacionin e kërkuar;
b) plotësojnë kushtet teknike e organizative për krijimin dhe mbajtjen e regjistrit elektronik të detyrimeve depozitë të subjektit;
c) paguajnë kontributin fillestar.
3. Agjencia kryen verifikime në vend të plotësimit të kushteve nga subjektet si dhe mund të kërkojë informacion shtesë nga personi që kërkon të anëtarësohet në skemën e sigurimit të depozitave.
4. Procedura, kërkesa, dokumentacioni dhe kushtet për pranimin në skemën e sigurimit të depozitave rregullohen
me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.
5. Autoriteti Mbikëqyrës informon Agjencinë për miratimin e vendimit të
licencimit të subjektit brenda 3 ditëve nga marrja e këtij vendimi.
6. Agjencia vendos për anëtarësimin e subjektit në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës brenda 3 ditëve nga marrja e njoftimit me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës, sipas pikës 5 të këtij neni.

Neni 23
Publikimi i vendimit për anëtarësimin në skemën e sigurimit të depozitave

Vendimi i këshillit drejtues të Agjencisë për anëtarësimin e subjektit në skemën e sigurimit të depozitave botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe në një ose më shumë gazeta kombëtare.

Neni 24
Regjistri i subjekteve anëtare në skemën e sigurimit të depozitave

1. Agjencia mban një regjistër për konsultim nga publiku, në të cilin përfshihen të gjitha subjektet anëtare, të dhënat e të cilit përcaktohen në akt nënligjor të këshillit drejtues të Agjencisë.
2. Ky regjistër përfshin edhe një listë të subjekteve të përjashtuara nga skema, sipas aktit të këshillit drejtues të Agjencisë.

Neni 25
Detyrimet e subjekteve

Subjektet janë të detyruara:
a) të paguajnë kontributet dhe primet e sigurimit në llogarinë e fondit përkatës të Agjencisë, në përputhje me shumën dhe afatet e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore;
b) t’u japin depozituesve informacionin për anëtarësimin e këtyre subjekteve në
skemën e sigurimit të depozitave, në përputhje me udhëzimet e Agjencisë;
c) të sigurojnë aksesin e depozituesve ndaj informacionit të sigurimit dhe
kompensimit të depozitave, veçanërisht në vendet ku ushtrohet shërbimi ndaj klientit;
ç) t’u japin depozituesve informacionin mbi anëtarësimin e këtyre subjekteve në skemën e sigurimit të depozitave, si dhe informacionin për kushtet e sigurimit dhe kompensimit të depozitave, në përputhje me udhëzimet e Agjencisë;
d) të mbajnë regjistrin elektronik të detyrimeve depozitë të subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave, në përputhje me përmbajtjen dhe formën e përcaktuar nga Agjencia;
dh) mbi bazën e kërkesës të Agjencisë dhe në afatin e përcaktuar prej saj, të paraqesin të dhëna, informacione e dokumentacione për veprimtarinë e tyre, në veçanti për zbatimin e metodologjisë së përllogaritjes së primit dhe kontributit fillestar;
e) të krijojnë sisteme administrimi dhe operacionale, me qëllim përmbushjen e detyrimeve e të kushteve të përcaktuara në këtë ligj dhe me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.

Neni 26
Regjistri elektronik i detyrimeve depozitë të subjektit

1. Regjistri elektronik i detyrimeve depozitë të subjektit anëtar është sistemi informatik i ndërtuar në mënyrë të tillë që të lejojë në çdo kohë nxjerrjen e menjëhershme të të dhënave elektronike të depozituesve, me qëllim identifikimin e tyre
dhe përcaktimin e saktë të shumës që subjekti i detyrohet këtij depozituesi e të cilën e siguron pranë Agjencisë.
2. Autoriteti Mbikëqyrës, me propozim të këshillit drejtues të Agjencisë, miraton me akt nënligjor informacionin, parimet, procedurat dhe rregullat për funksionimin e regjistrit elektronik të detyrimeve depozitë të subjektit anëtar të skemës dhe raportimit pranë Agjencisë.
3. Subjektet që kërkojnë të anëtarësohen në skemën e sigurimit të depozitave dhe ato të anëtarësuara në të plotësojnë dhe zbatojnë kushtet teknike për krijimin e sistemeve elektronike, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave për efekt të llogaritjes së
primit të sigurimit, kompensimit të depozitave, si dhe raportojnë në Agjenci informacionin e kërkuar nga kjo e fundit.
4. Agjencia zotëron sistemin e saj elektronik, me qëllim trajtimin e qendërzuar dhe shpërndarjen e informacionit të raportuar në të nga subjektet anëtare të skemës, në funksion të ushtrimit të sigurimit dhe kompensimit të depozitave.
5. Funksioni kryesor që përmbush sistemi elektronik i Agjencisë është identifikimi i depozituesit me një numër unik në sistem, i cili përputhet me të dhënat personale të një personi konkret dhe përcakton saktë shumën që subjekti i detyrohet këtij depozituesi, të cilën edhe e siguron pranë Agjencisë.
6. Depozituesit dhe subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave kanë të drejtë të kërkojnë dhe të përdorin informacionin e mbajtur në sistemin elektronik të Agjencisë, sipas aktit të miratuar nga Autoriteti Mbikëqyrës.
7. Ruajtja dhe përdorimi i informacionit të mbajtur nga Agjencia në sistemin e saj elektronik bëhet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen dhe trajtimin e të dhënave personale.

Neni 27
Detyrimi për informimin e publikut nga subjektet anëtare të skemës

1. Subjektet anëtare të skemës informojnë publikun në përputhje me aktin nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës dhe materialet e miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë.
2. Këshilli Drejtues i Agjencisë miraton kriteret, mënyrat dhe politikat e informimit të publikut.
3. Subjektet anëtare të skemës informojnë depozituesit mbi dispozitat e skemës së sigurimit të depozitave, duke përfshirë shumën dhe qëllimin e mbulimit të ofruar nga skema.
4. Detyrimi për informim fillon para nënshkrimit të kontratës dhe vazhdon gjatë periudhës të vlefshmërisë së saj.
5. Informacioni i miratuar nga Agjencia përfshihet në kontratat për depozitat që nënshkruhen nga depozituesi i subjektit anëtar dhe ruhen së bashku me dokumentet e tjera të tij.
6. Informacioni mbi skemën e sigurimit të depozitave publikohet në kushtet e punës, shpallet në mjediset publike të subjektit dhe në faqen e internetit të bankës, unionit të SHKK-ve ose SHKK-së, duke siguruar lidhjen nëpërmjet kësaj faqeje me
faqen e internetit të Agjencisë.
7. Kur subjekti anëtar jep informacion promocional rreth tij dhe produkteve ekzistuese dhe të reja që ofron:
a) deklaron në mënyrë të saktë dhe të vërtetuar sigurimin e depozitave në këtë subjekt, si dhe anëtarësimin e tij në skemë;
b) nuk fsheh apo tregon në mënyrë mashtruese e çorientuese informacionin në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e produktit;
c) mbështet informacionin verbal në dokumente të hartuara nga Agjencia.
8. Informacionet promocionale që përfshijnë sigurimin e depozitave dërgohen në Agjenci për miratim përpara publikimit të tyre.
9. Subjektet anëtare informojnë publikun nëpërmjet postës, faksit, postës elektronike, nënshkrimit elektronik e të tjera.
10. Subjektet anëtare, ndërmjet tyre dhe Agjencia, bashkëveprojnë për të ruajtur
besimin në sistemin bankar dhe financiar në rast të një ngjarjeje sigurimi.
11. Informacioni mbi sigurimin dhe kompensimin e depozitave i drejtohet
depozituesit, si rregull, në gjuhën shqipe dhe në mënyrë sa më të kuptueshme.
12. Në rast se Agjencia vëren, nga ankesat e depozituesve, inspektimet dhe verifikimet, dhënien e informacioneve të pasakta ose të rreme mbi skemën e sigurimit të depozitave, ajo merr masat e përcaktuara në nenin 66 të këtij ligji.

Neni 28
Ndryshimet në veprimtaritë e subjekteve

1. Në rast se subjektet anëtare, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, bëjnë ndryshime, për të cilat njoftojnë Autoritetin Mbikëqyrës, sipas ligjeve në fuqi, ato njoftojnë njëkohësisht edhe Agjencinë.
2. Në rast se subjektet anëtare, gjatë ushtrimit të veprimtarisë, bëjnë ndryshimet e përcaktuara me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës, në bazë të propozimit të këshillit drejtues të Agjencisë, ato rrimarrin vërtetitmin për plotësimin e kërkesave
ligjore dhe nënligjore, lidhur me sigurimin e depozitave. Agjencia jep vërtetim jo më vonë se tre muaj nga data e kërkesës.
3. Agjencia pasqyron ndryshimin në certifikatën e sigurimit të depozitave brenda
2 ditëve nga data e regjistrimit të vendimit përkatës të transformimit në regjistrin tregtar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Neni 29
Komisionet për certifikatë

1. Agjencia ka të drejtën që, me vendim të këshillit drejtues, të përcaktojë
komisionet që subjektet paguajnë për certifikatën e sigurimit të depozitave.
2. Vendimi i këshillit drejtues për përcaktimin e këtyre komisioneve publikohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Neni 30
Përjashtimi nga skema dhe revokimi i i certifikatës

1. Autoriteti Mbikëqyrës njofton Agjencinë menjëherë, me marrjen e vendimit, për:
a) revokimin e licencës së subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave;
b) vendimin për ndërhyrjen në subjektin anëtar të skemës së sigurimit të depozitave.
2. Përjashtimi i subjektit nga skema e sigurimit të depozitave bëhet me vendim të këshillit drejtues të Agjencisë brenda 24 orëve nga marrja e njoftimit nga Autoriteti Mbikëqyrës, sipas pikës 1 të këtij neni.
3. Vendimi i Agjencisë për përjashtimin e subjektit nga skema e sigurimit të depozitave publikohet në faqen e internetit të Agjencisë dhe botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe në një ose më shumë gazeta kombëtare.
4. Subjekti i përjashtuar nga skema e sigurimit të depozitave dorëzon menjëherë në Agjenci certifikatën e sigurimit të depozitave, me marrjen e njoftimit nga ana e saj për këtë.


KREU III
SIGURIMI I DEPOZITAVE


Neni 31
Kushtet e përgjithshme të sigurimit të depozitave

1. Depozita e siguruar e një depozituesi, në një subjekt anëtar, llogaritet mbi depozitën e sigurueshme deri në nivelin maksimal të mbulimit, sipas dispozitave të këtij ligji.
2. Depozitat sigurohen, pavarësisht nëse ato janë të mbajtura në lekë apo në monedhë të huaj.
3. Dita e vlerësimit është dita kur kryhet përllogaritja e depozitave të siguruara, për efekt të përllogaritjes së primit.
4. Depozitat në valutë konvertohen në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit, të
përcaktuar nga Autoriteti Mbikëqyrës në ditën e vlerësimit.
5. Në rastin e depozitave në bashkëpronësi, pjesa përkatëse e secilit prej titullarëve me të drejta të plota merret parasysh në llogaritjen e depozitës së sigurueshme që ka depozituesi në subjektin anëtar. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në kushtet e vendosjes së depozitës, çdo depozitues me të drejta të plota prezumohet se zotëron pjesë të barabarta në depozitën në bashkëpronësi.
6. Në rastet e transformimit të subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave, depozitat mbeten të siguruara për secilin subjekt pjesëmarrës në këtë proces, tre muaj prej datës kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për
përfundimin e procesit të transformimit.
7. Në zbatim të këtij ligji, depozita mbetet e siguruar deri në kryerjen e kompensimit nga Agjencia, sipas dispozitave të këtij ligji, pavarësisht nga ngjarja e siguruar ose revokimi i licencës së subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave.
8. Sigurimi i depozitës, sipas këtij ligji, përfundon kur:
a) klasifikohet si depozitë e pasigurueshme;
b) kompensohet nga Agjencia.
9. Në rastet kur një produkt i subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave ka karakteristika të tilla që nuk e klasifikojnë automatikisht si depozitë të sigurueshme, Agjencia ka të drejtën të udhëzojë subjektet mbi klasifikimin e këtij produkti si depozitë të sigurueshme ose jo. Agjencia në çdo rast udhëzon duke u nisur
nga interesat e ligjshëm të depozituesit dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Neni 32
Depozitat e pasigurueshme

Depozitat e mëposhtme përjashtohen nga sigurimi dhe kompensimi nga Agjencia:
a) pjesa e depozitës në bankë ose degën e bankës së huaj me vlerë mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj;
b) pjesa e depozitës në shoqërinë e kursim-kreditit me vlerë mbi 2 000 000 (dy
milionë) lekë ose shuma e barasvlershme me të (kundërvlerën), në monedhë të huaj;
c) depozitat e bankës, degës së bankës, degës së bankës së huaj dhe shoqërisë së kursim-kreditit në emër dhe për llogari të vet;
ç) depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe të afërmit e ngushtë të tyre, sipas përcaktimit në ligjin për bankat;
d) depozitat e çdo personi që zotëron 5 për qind ose më shumë në kapitalin e
subjektit anëtar ose të aksioneve me të drejtë vote në këtë subjekt;
dh) depozitat e prejardhura nga veprimtari të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, të cilat janë deklaruar të paligjshme me vendim gjykate të formës së prerë;
e) depozitat e tregtarëve vendas ose të huaj;
ë) depozitat e personave juridikë, vendas ose të huaj;
f) depozitat e shoqërive të sigurimit dhe risigurimit, vendase ose të huaja;
g) depozitat e subjekteve të sipërmarrjes ose investimeve kolektive, vendase ose të huaja;
gj) depozitat e fondeve të pensionit ose sigurimit pensional, vendase ose të huaja;
h) tituj të emetuar nga subjekte financiare dhe çdolloj detyrimi tjetër që këto
subjekte kanë bazuar mbi marrëveshjet e tyre të premtimit;
i) depozitat e njësive të pushtetit qendror ose vendor të Republikës së Shqipërisë ose të një vendi të huaj;
j) depozitat të paemërtuara dhe/ose titulli i të cilave nuk përcaktohet qartë;
k) depozitat e vendosura në subjektin anëtar të skemës së sigurimit të depozitave
gjatë dhe pas ditës së ngjarjes së sigurimit në këtë subjekt;
l) depozitat e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërisë së kursim-kreditit, sipas përcaktimeve në ligjin për shoqëritë e kursim-kreditit, përveç asamblesë së përgjithshme.

Neni 33
Nivelet maksimale të mbulimit

1. Agjencia siguron dhe kompenson depozitat e sigurueshme të çdo depozituesi në çdo subjekt anëtar të skemës si më poshtë:
a) në bankë ose në degën e bankës së huaj në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë bankë;
b) në SHKK në masën 100 për qind, por në çdo rast jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre, të depozituara në këtë SHKK.
2. Agjencia vlerëson, çdo pesë vjet, përputhshmërinë e niveleve maksimale të mbulimit me kushtet ekonomike dhe sociale të Republikës së Shqipërisë dhe standardet ndërkombëtare të sigurimit të depozitave, sipas kritereve të miratuara nga këshilli drejtues i saj.

Neni 34
Kontributi fillestar

1. Çdo subjekt, i cili kërkon të anëtarësohet në skemën e sigurimit të depozitave, paguan kontribut fillestar në masën 0,5 për qind të kapitalit fillestar të tij, të konvertuar në lekë, në llogarinë e Agjencisë pranë Autoritetit Mbikëqyrës, për të marrë vërtetimin
për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave.
2. Çdo subjekt, i cili kërkon të anëtarësohet në skemën e sigurimit të depozitave, paguan në fund të vitit të parë të anëtarësimit në skemë shtesën e kontributit fillestar, që përllogaritet në masën 0,5 për qind të kapitalit të shtuar gjatë atij viti.
3. Këshilli Drejtues i Agjencisë mund të vendosë përjashtimin nga detyrimi për pagesën e kontributit fillestar për subjektet, të cilat krijohen duke marrë përsipër depozitat dhe detyrimet e një subjekti anëtar ekzistues.

Neni 35
Pagesa e primit

1. Depozitat e siguruara përbëjnë bazën për përllogaritjen e primit.
2. Për subjektet anëtare primi i sigurimit të depozitës përllogaritet dhe paguhet në tremujorë.
3. Për bankat primi tremujor i sigurimit është 0,125 për qind e mesatares aritmetike të shumës të depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.
4. Për SHKK-të, primi tremujor i sigurimit është 0,075 për qind e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në SHKK në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.
5. Për efekt të përllogaritjes së primeve, tremujori fillon ditën e parë të muajve janar, prill, korrik dhe tetor.
6. Primi paguhet jo më vonë se data 15 e muajit të parë të tremujorit për të cilin paguhet.
7. Njëkohësisht me pagimin e primit për çdo tremujor, çdo subjekt anëtar i skemës ose unioni i SHKK-ve i paraqet Agjencisë deklaratën e llogaritjes së primit, sipas kërkesave të saj.
8. Pagesa e primit bëhet në lekë në llogarinë e Agjencisë, në Autoritetin Mbikëqyrës.
9. Me vendim të këshillit drejtues të Agjencisë, primi tremujor i pagueshëm nga subjektet anëtare mund të rritet, të ulet ose të paguhet përpara afatit. Agjencia njofton Autoritetin Mbikëqyrës për këto vendime. Nëse shuma e primit të paguar para afatit
ligjor është më e madhe se shuma e primit të pagueshëm për periudhën pasardhëse atëherë diferenca i rimbursohet këtij subjekti.
10. Agjencia mund të rrisë primin tremujor të pagueshëm nga subjektet anëtare deri në masën 0,175 për qind të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në subjekt në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.
11. Agjencia mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave deri në 0,025 për qind të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5 për qind të mesatares së këtyre depozitave.
12. Primi i vitit të parë të aktivitetit për bankat vlerësohet të jetë me 0,5 për qind të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, të mbajtura në bankë çdo ditë pune të kësaj periudhe. Për periudhën e mbetur në vijim deri në fund të vitit kalendarik, primi tremujor vlerësohet proporcionalisht për këtë periudhë, bazuar në aktin nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.
13. Primi i vitit të parë të aktivitetit për SHKK-të vlerësohet me 0,3 për qind të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara të mbajtuara në SHKK në çdo ditë pune të kësaj periudhe. Për periudhën e mbetur në vijim deri në fund të vitit
kalendarik, primi tremujor vlerësohet proporcionalisht për këtë periudhë, bazuar në aktet nënligjore të Autoritetit Mbikëqyrës.

Neni 36
Kontributi i veçantë

1. Me propozimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë dhe miratimin e Autoritetit Mbikëqyrës, subjektet anëtare paguajnë një kontribut të veçantë, i cili përmbush kriteret e mëposhtme:
a) Kontributi i veçantë është kontribut i subjekteve anëtare, që përdoret në rast parashikimi të deficitit ose për qëllim të rindërtimit të fondeve dhe mjeteve financiare të Agjencisë, në rast të kompensimit të depozitave të siguruara ose të transferimit të mjeteve financiare në shitjen e bankës ose themelimin e bankës-urë nga Agjencia, apo për shlyerjen e huave të Agjencisë të marra për këtë qëllim.
b) Kontributi i veçantë i subjekteve anëtare mblidhet nga Agjencia vetëm njëherë gjatë vitit kalendarik. Masa e kontributit të veçantë përcaktohet e njëjtë për të gjitha subjektet anëtare dhe në çdo rast jo më shumë se 1 për qind e totalit të depozitave
të siguruara që janë regjistruar në subjektin e siguruar në ditën e fundit të muajit pararendës nga data e njoftimit të Agjencisë.
2. Kontributi paguhet nga subjektet anëtare në lekë me marrjen e njoftimit nga Agjencia për vendimin e Autoritetit Mbikëqyrës mbi detyrimin e pagesës së tij dhe, në çdo rast, jo më vonë se data e përcaktuar në njoftimin e Agjencisë.
3. Me propozimin e këshillit drejtues të Agjencisë, Autoriteti Mbikëqyrës përcakton subjektet anëtare, të cilat, për arsye të ruajtjes së aftësisë paguese të tyre, mund të përjashtohen nga pagesa e kontributit të veçantë përkatës.

Neni 37
Kontabilizimi i kontributeve dhe i primeve

1. Kontributet fillestare, primet dhe kontributet e veçanta llogariten si shpenzime të subjekteve anëtare.
2. Kontributet fillestare, primet dhe kontributet e veçanta nuk rimbursohen.


KREU IV
KOMPENSIMI I DEPOZITAVE DHE PJESËMARRJA E AGJENCISË NË SHITJEN E BANKËS OSE NË THEMELIMIN E BANKËS-URË


Neni 38
Kushtet e përgjithshme të kompensimit të depozitave

1. Kompensimi i depozitës së siguruar është vlera monetare që i njihet ose i paguhet depozituesit në rast të ngjarjes së sigurimit, në përputhje me këtë ligj. Pjesëmarrja e Agjencisë me transferimin e mjeteve financiare në shitjen e bankës dhe në
bankën-urë, konsiderohet përmbushje e detyrimit për të kompensuar depozitat e siguruara.
2. Niveli maksimal i kompensimit për çdo depozitues përllogaritet sipas përcaktimeve të nenit 33 të këtij ligji, duke zbritur shumën e detyrimeve të papaguara në kohë të depozituesit ndaj subjektit anëtar, që rezulton në vonesë shlyerjeje në ditën e
ndërhyrjes nga Autoriteti Mbikëqyrës.
3. Shuma e kompensimit paguhet deri në nivelin maksimal të mbulimit vetëm nëse tejkalon vlerën prej 100 (njëqind) lekësh.
4. Dita e ndërhyrjes është dita kur kryhet përllogaritja e depozitave të siguruara
në një ngjarje sigurimi, për efekt të përllogaritjes së vlerës së kompensimit.
5. Në rastin e likuidimit vullnetar të subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave, depozitat mbeten të siguruara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, deri në përfundim të këtij procesi. Në çdo rast, Agjencia kompenson depozitat vetëm pas njoftimit, me shkrim, nga Autoriteti Mbikëqyrës për ngjarjen e sigurimit.
6. Depozitat në valutë konvertohen në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit, të
përcaktuar nga Autoriteti Mbikëqyrës në ditën e ngjarjes së sigurimit.
7. Depozitat me afat vlerësohen të përfunduara në afat në ditën e vendosjes së subjektit anëtar në likuidim të detyruar nga Autoriteti Mbikëqyrës, përveç rastit të transformimit të tij ose të pjesëmarrjes së Agjencisë në shitjen e bankës ose bankën-urë.
8. Në rastin e depozitave të vendosura si garanci për një person të tretë ose për depozitat, mbi të cilat janë vendosur sekuestro nga subjektet, të cilët e gëzojnë këtë të drejtë me ligj, të drejtat për kompensim të depozitës i njihen titullarit të depozitës nëse
në ngjarjen e siguruar titullari është çliruar nga detyrimi i garancisë ose nga detyrimi, për të cilin është vendosur sekuestroja. Në rast se titullari nuk arrin të çlirohet nga detyrimi i garancisë ose detyrimi për të cilin është vënë sekuestroja, shuma e
kompensimit përllogaritet për personin e tretë, në favor të të cilit është vendosur garancia ose sekuestroja.
9. Në rastin e depozitave të vendosura në përfitim të personit të tretë, të drejtat për kompensim i njihen personit të tretë.
10. Në rastin e depozitave të vendosura me kusht ose afat në përfitim të personit të tretë, të drejtat për kompensim i njihen personit të tretë, në rast se në ngjarjen e sigurimit janë plotësuar kushti dhe afati përkatës.
11. Likuidatori vlerëson dhe kryen kompensimin e depozitave me vlerën e mbetur të detyrimit të depozituesit kundrejt subjektit. Depozitat kolaterale të ngurtësuara nga depozituesi për subjektin anëtar me anë të një marrëveshjeje, sipas së cilës kjo depozitë do të shërbente vetëm për të shlyer detyrimin e depozituesit kundrejt subjektit anëtar, nuk quhen të sigurueshme për qëllim kompensimi.
12. Agjencia ka të drejtë të refuzojë kompensimin ose të kërkojë kthimin e kompensimit për depozitat e siguruara, kur e drejta për kompensim bazohet në të dhëna të pavërteta dhe mashtruese dhe kur vëren se nuk ka interes të sigurueshëm. Interes i sigurueshëm është interesi i ligjshëm dhe nevoja objektive e depozituesit për t’u mbrojtur nga humbja financiare e depozitave në një ngjarje sigurimi.
13. Me përfundimin e afatit ligjor të procesit të kompensimit, fondi i mbetur i kompensimit për depozitat e siguruara, i përbërë nga shumat e kompensimit që mbeten të pashlyera deri në përfundim të këtij afati, transferohen prej Agjencisë në një llogari të
veçantë pranë Autoritetit Mbikëqyrës. Në përputhje me dispozitat e këtij ligji, depozituesit mund të paraqiten brenda 10 vjetëve nga ngjarja e siguruar pranë Agjencisë për pretendimin e shumës së kompensimit.
14. Çdo depozitues ka të drejtë të depozitojë një ankesë në Autoritetin Mbikëqyrës. Vendimi i Agjencisë zbatohet pa kufizim gjatë periudhës së ankimit dhe çdo apelimi tjetër ose procesi tjetër juridik të lidhur me apelimin. Akti i Autoritetit Mbikëqyrës ankimohet, sipas ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, dhe/ose çdo ligj ndryshues të tij.

Neni 39
Procedura e kompensimit të depozitave

1. Procedurat e kompensimit fillojnë menjëherë në momentin kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit anëtar te skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar. Kompensimi përfundon jo më
vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij.
2. Këshilli Drejtues i Agjencisë i kërkon Autoritetit Mbikëqyrës të vendosë zgjatjen e afatit të kryerjes së kompensimit, në veçanti në rast të pasaktësive në dokumentet kontabël të subjektit ose në funksionimin e sistemeve elektronike të tij.
3. Autoriteti Mbikëqyrës merr vendim lidhur me këtë kërkesë brenda dy ditëve nga paraqitja e saj.
4. Agjencia mund të kompensojë depozitën e siguruar nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave:
a) pagesës së shumës në lekë personit në ambientet e subjektit të vendosur në likuidim në bashkëpunim me likuidatorin;
b) pagesës së shumës në lekë personit në ambientet e një banke anëtare të skemës (banka agjente);
c) transfertës së shumës që përfitohet nga depozituesi në një bankë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave;
ç) pagesës me çek;
d) mënyra të tjera pagese të miratuara me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.
5. Banka agjente që do të kryejë procesin e kompensimit caktohet me vendim të këshillit drejtues të Agjencisë, në përputhje me kriteret e përzgjedhjes, të propozuara nga Agjencia dhe të miratuara nga Autoriteti Mbikëqyrës.
6. Agjencia, brenda 2 ditëve nga vendosja e subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave në likuidim të detyruar, bashkëpunon me likuidatorin dhe merr prej tij:
a) listë-pagesën e depozituesve me të dhënat mbi regjistrin e detyrimeve depozitë kundrejt depozituesve të subjektit të vendosur në likuidim në formatin e një listë-pagese emërore dhe sasiore, që përcaktohet me mënyra të tjera pagese, të miratuara
me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës;
b) të dhënat mbi rrjetin e degëve dhe agjencive të marra nga banka e vendosur në likuidim;
c) çdo informacion tjetër të kërkuar nga Agjencia për qëllim kompensimi.
7. Likuidatori mban përgjegjësi ligjore, sipas legjislacionit në fuqi, për vërtetësinë, saktësinë dhe plotësinë e informacionit të dërguar pranë Agjencisë, në veçanti për:
a) listë-pagesën e depozituesve;
b) përcaktimin e së drejtës së pretendimit dhe vlerës për kompensim, sipas titullit të depozituesve në depozitat në bashkëpronësi, bazuar në kushtet e vendosjes së depozitës;
c) përcaktimin e së drejtës së pretendimit dhe vlerës për kompensim, sipas titullit për depozitat e vendosura si kolateral, garanci, në sekuestro, dhe në përfitim të të tretëve, bazuar në kushtet e vendosjes së depozitës dhe/ose detyrimit të depozituesit ndaj subjektit të vendosur në likuidim, rezultatet e procesit të ndërmjetësimit me depozituesit, akteve të trashëgimisë ose vendimeve të gjykatës.
8. Agjencia nuk mban përgjegjësi për kompensimin e depozitave personave të gabuar, as për kompensimin e depozitave në masën e gabuar, bazuar në listë-pagesën e depozituesve, si dhe në rast se nuk kryen kompensimin e depozitave personit të duhur,
për shkak të mospërfshirjes së këtij personi në listë-pagesën e depozituesve të marrë nga likuidatori.
9. Agjencia nuk mban përgjegjësi për tejkalimin e afatit të kompensimit, të përcaktuar në këtë ligj, për shkak të forcës madhore.
10. Agjencia publikon njoftimin për fillimin e procesit të kompensimit dhe vendin e kohën për kompensimin e depozitave brenda 3 ditëve pas njoftimit me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit në likuidim të detyruar.
11. Depozituesi ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë ta marrë informacionin e përcaktuar në pikën 10 të këtij neni, drejtpërdrejt në mjediset e subjektit të vendosur në likuidim të detyruar, në unionin e SHKK-ve ose në bankën agjente.
12. Agjencia mund të kërkojë nga depozituesit që përfitojnë kompensimin, në përputhje me këtë ligj, të paraqesin, përveç dokumenteve të identifikimit edhe kopje të dokumenteve të mëposhtme:
a) dokumentit të depozitës;
b) dëshmisë së trashëgimisë;
c) çdo dokument tjetër që vërteton pretendimin mbi kompensimin e depozitës.
13. Këshilli Drejtues i Agjencisë, për rrethana sociale, vendos për kryerjen e pagesave të pjesshme dhe paraprake, sipas rasteve dhe kritereve të parashikuara me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.
14. Me pagesën e kompensimit të depozitave, banka agjente ose likuidatori i lëshon depozituesit një dokument të kryerjes së pagesës, ndërsa kopjen e këtij dokumenti e dërgon në Agjenci.
15. Në rast se depozituesi nuk është në listë-pagesën e depozituesve ose ka pretendime mbi shumën e kompensimit të caktuar për pagesë, ai paraqet dokumentet e nevojshme, të cilat faktojnë pretendimin e tij. Agjencia dhe likuidatori, brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e këtyre dokumenteve, shqyrtojnë nëse pretendimi konsiderohet i bazuar në fakte dhe likuidatori kryen ndryshimet në listë-pagesën e depozituesve, sipas vendimit përfundimtar të Agjencisë. Vlerësimi i këtyre pretendimeve bëhet në përputhje
me kriteret dhe procedurat e miratuara me akt nënligjor të Autorietit Mbikëqyrës.
16. Marrëdhëniet e bankës agjente dhe likuidatorit me Agjencinë përcaktohen me akt nënligjor të Autorietit Mbikëqyrës.

Neni 40
Pjesëmarrja e Agjencisë me transferim mjetesh financiare në shitjen e bankës ose themelimin e bankës-urë

1. Në rastin kur Autoriteti Mbikëqyrës vendos për transferimin e disa ose të të gjitha aseteve dhe detyrimeve të subjektit anëtar të skemës te një subjekt tjetër anëtar ose një bankë-urë, përfshirë në çdo rast totalin e depozitave të siguruara, ose gjatë
procesit të kujdestarisë apo likuidimit, Agjencia, me urdhër të Autoritetit Mbikëqyrës, transferon mjetet e saj financiare të nevojshme për plotësimin e diferencës ndërmjet detyrimeve dhe aseteve që transferohen, nëse vlera e detyrimeve është më e madhe se vlera e aseteve.
2. Agjencia, me urdhër të Autoritetit Mbikëqyrës, transferon mjetet financiare të saj për plotësimin e diferencës ndërmjet detyrimeve dhe aseteve që transferohen te një subjekt tjetër anëtar i skemës ose një bankë-urë vetëm nëse plotësohen dy kushtet e mëposhtme:
a) plotësimi i diferencës, nga ana e Agjencisë, ndërmjet detyrimeve dhe aseteve që transferohen,
kryhet deri në shumën e depozitave të siguruara; dhe
b) kjo mënyrë të jetë më pak e kushtueshme se kryerja e procesit të kompensimit të depozitave, duke përfshirë të gjitha shpenzimet që lidhen me këtë proces, siç vlerësohet nga Autoriteti Mbikëqyrës, pasi ka marrë opinionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë. Në rastin e rrezikut sistemik, sipas vlerësimit të Autoritetit Mbikëqyrës, ky kusht nuk zbatohet për transferimin e mjeteve financiare të Agjencisë.

Neni 41
Radha e pretendimeve të Agjencisë në rimarrje

1. Me pagimin e kompensimit të depozitës së siguruar, Agjencisë i cedohen të
gjitha tagrat dhe të drejtat e depozituesit deri në shumën e kompensuar.
2. Me likuidimin e subjektit, pretendimet e Agjencisë që rrjedhin nga pagesa e depozitave të siguruara renditen në radhë së bashku me depozituesit e vegjël, deri në nivelin maksimal të mbulimit, sipas këtij ligji, me përjashtim të shpenzimeve të Agjencisë për përgatitjen dhe kryerjen e procesit të kompensimit, të cilat renditen në të njëjtën radhë së bashku me likuidatorin dhe Bankën e Shqipërisë.
3. Veprimet ose mosveprimet në përdorimin e së drejtës dhe të tagrave mbahen nga Agjencia në emër dhe për llogari të depozituesit ose të vetë Agjencisë deri në nivelin e kompensimit të depozitave.
4. Cedimi i të drejtave dhe tagrave të depozituesve të kompensuar në Agjenci nuk cenon të drejtat e këtyre depozituesve ndaj subjektit anëtar të skemës për llogari të këtyre depozitave deri në atë masë sa teprica kreditore kalon nivelin e kompensimit të paguar nga Agjencia.
5. Agjencia ka të drejtë të ankimojë raportin e likuidatorit tek Autoriteti Mbikëqyrës, kur vëren se veprimet e propozuara nga ai gjatë likuidimit të bankave dhe SHKK-ve janë në kundërshtim me interesat e ligjshëm të saj.
6. Pretendimet e Agjencisë, të cilat rrjedhin nga plotësimi i diferencës midis detyrimeve dhe aseteve të transferuara, renditen në radhë së bashku me depozituesit e vegjël deri në nivelin maksimal të mbulimit, sipas këtij ligji, me përjashtim të shpenzimeve të Agjencisë për përgatitjen dhe kryerjen e procesit të transferimit të mjeteve financiare, të cilat renditen në të njëjtën radhë së bashku me likuidatorin dhe Bankën e Shqipërisë.


KREU V
AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE


Neni 42
Forma juridike e Agjencisë

1. Agjencia është person juridik publik, me seli në Tiranë.
2. Agjencia administron në mirëbesim fondet themeltare, kontribute të buxhetit të shtetit shqiptar.
3. Agjencia ka në pronësi mjetet e tjera financiare të ardhura nga burime të përcaktuara në këtë ligj.
4. Agjencia nuk përgjigjet për detyrimet dhe përgjegjësitë e Republikës së Shqipërisë.
5. Agjencia ka logon dhe vulën e saj, të mbrojtura nga kuadri ligjor i Republikës së Shqipërisë.
6. Agjencia përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi fitimin në lidhje me shërbimin e sigurimit të depozitave dhe të ardhurat nga veprimtaria e sigurimit dhe administrimi i mjeteve financiare.
7. Vetëm për arsye të përgatitjes dhe kryerjes të procesit të kompensimit, si dhe të pjesëmarrjes së Agjencisë në shitjen e bankës e krijimin e bankës-urë Agjencia përjashtohet si subjekt i dispozitave të ligjit për prokurimin publik dhe të akteve
nënligjore në fuqi për zbatimin e tij, përfshirë kryerjen e këtyre funksioneve, sipas dispozitave të këtij ligji.
8. Ekzekutimi i detyrimeve të lindura për Agjencinë gjatë procesit të kompensimit pezullohet deri në përfundimin e plotë të këtij procesi.
9. Agjencia shpërndahet dhe likuidohet me ligj.

Neni 43
Funksionet e Agjencisë

1. Agjencia ushtron funksionet e saj, me qëllim përmbushjen e objektivave në zbatim të këtij ligji. Në veçanti, ajo:
a) anëtarëson dhe përjashton subjektet në skemë;
b)mban regjistrin e subjekteve anëtare;
c) verifikon të dhënat e raportuara periodikisht nga subjektet anëtare, në veçanti saktësinë dhe plotësinë së regjistrimit dhe kryqëzimit të pretendimeve të depozituesvedhe subjekteve ndërmjet tyre;
ç) përpunon në mënyrë elektronike të dhënat nëpërmjet aksesit të Agjencisë tek
të dhënat e sakta e të plota të depozituesve dhe depozitave në subjektet anëtare;
d) kryen inspektime të plota dhe të pjesshme në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave në subjektet anëtare;
dh) vendos për përmbajtjen dhe mënyrën e informimit të depozituesve nga subjektet anëtare;
e) zhvillon veprimtari për ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për skemën e sigurimit të depozitave;
ë) vendos masa parandaluese ndaj subjekteve anëtare në rastet e moszbatimit të këtij ligji;
f) propozon në Autoritetin Mbikëqyrës vendosjen e sanksioneve ndaj subjekteve anëtare;
g) kryen simulime dhe testime të procesit të kompensimit të depozitave, duke përfshirë subjektet anëtare dhe subjektet e kontraktuara, me qëllim evidentimin e gatishmërisë për këtë proces;
gj) merr pjesë në procesin e transformimit, kujdestarisë, likuidimit të detyruar në subjektet anëtare;
h) kompenson depozitat, sipas dispozitave të këtij ligji;
i) merr pjesë në masat për administrimin e rrezikut të subjekteve, që mund të sjellë pasoja të dëmshme për depozituesit;
j) merr pjesë në ndërmjetësimin për shitje ose në shitjen e aktiveve të subjektit të
vendosur në likuidim të detyruar, për të cilat gjatë procesit të kompensimit Agjencisë i lind e drejta e pretendimit për rimarrje;
k) merr pjesë në planet e kontingjencës për parandalimin ose administrimin e rreziqeve sistemike;
l) arkëton kontributet fillestare, primet e sigurimit, kontributet e jashtëzakonshme dhe komisionet për certifikatat;
ll) investon mjetet monetare përkohësisht të lira të Agjencisë, sipas dispozitave të këtij ligji;
m) administron fondet dhe aktivet e veta, që shërbejnë për të kompensuar
depozitat e siguruara dhe për nivelin e synuar të fondeve të sigurimit të depozitave;
n) përfiton mjetet financiare nëpërmjet marrjes së kredive, huave, subvencioneve dhe granteve;
nj) përfiton financime shtesë, në veçanti për kompensimin e depozitave të siguruara ose pjesëmarrjen me transferim mjetesh financiare në shitjen e bankës ose themelimin e bankës-urë;
o) kryen analizë financiare e parashikuese dhe vlerëson nivelin e ekspozimit
ndaj rrezikut të subjekteve dhe vlerësimit të kompensimit të mundshëm;
p) jep konsulencë teknike të lidhur me veprimtarinë e saj;
q) kryen çdo funksion tjetër që rrjedh drejtpërdrejt nga funksionet e mësipërme.
2. Asnjë person tjetër, përveç Agjencisë, nuk ushtron sigurimin e depozitave në
subjektet anëtare që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë.

Neni 44
Të drejtat e Agjencisë

1. Për të përmbushur objektivat dhe funksionet e saj, Agjencia ka këto të drejta:
a) miraton buxhetin e saj;
b) miraton strukturën e saj organizative;
c) nxjerr akte në përputhje me nenin 3, pika 3, të këtij ligji;
ç) lidh kontrata dhe marrëveshje me subjekte publike dhe private;
d) zotëron, gëzon, disponon, blen pasuri të luajtshme ose të paluajtshme që i shërbejnë veprimtarisë së saj;
dh) merr shërbime intelektuale e teknike të lidhura me veprimtarinë e sigurimit dhe kompensimit të depozitave;
e) me vendim të këshillit drejtues, krijon fondet e pensionit për punonjësit, bën marrëveshje të ngjashme në përfitim ose në mbrojtje të punonjësve të saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për fondet e pensioneve vullnetare, si dhe kontribuon në
koston e barasvlershme të këtyre marrëveshjeve;
ë) me vendim të këshillit drejtues, krijon politika që rregullojnë marrëdhëniet financiare të punonjësve të Agjencisë me subjektet anëtare, me qëllim shmangien e konfliktit të interesit, por pa cenuar të drejtën e tyre për të hyrë në këtë marrëveshje,
sipas kushteve të tregut.
2. Agjencia mund të kontraktojë palë të treta për kryerjen e çdo veprimtarie me qëllim përmbushjen e funksioneve të saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Autoriteti Mbikëqyrës miraton me akt nënligjor kriteret, rregullat
dhe procedurat për kontraktim, në përputhje me pikën 7, të nenit 42, të këtij ligji.

Neni 45
Organizimi i Agjencisë

1. Agjencia organizohet, drejtohet dhe kryen veprimtarinë e saj nëpërmjet
këshillit drejtues, drejtorit të përgjithshëm dhe punonjësve, siç përcaktohet në këtë ligj.
2. Organe të vetme administruese dhe mbikëqyrëse të Agjencisë janë këshilli
drejtues dhe drejtori i përgjithshëm.

Neni 46
Kërkesat paraprake për përshtatshmëri dhe aftësi

1. Çdo person, që është ose do të jetë anëtar i këshillit drejtues, drejtor i përgjithshëm dhe punonjës i Agjencisë duhet të përmbushë kërkesat për përshtatshmëri dhe aftësi, në lidhje me pozicionin përkatës.
2. Autoriteti Mbikëqyrës vlerëson nëse një person është i përshtatshëm dhe ka aftësi për të mbajtur pozicionin përkatës si anëtar i këshillit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm në Agjenci, bazuar në kriteret e mëposhtme:
a) integriteti, ndershmëria dhe përkushtimi në përmbushjen e funksioneve të tij;
b) kompetenca, aftësia profesionale dhe gjykimi i shëndoshë në përmbushjen e funksioneve të tij;
c) pavarësia, në mënyrë që të mos cenohen interesat e Agjencisë nga konflikti i interesit që mund të krijohet gjatë ushtrimit të detyrës.
3. Përveç dispozitave të përcaktuara më lart, Autoriteti vlerëson sjelljen dhe veprimtaritë e mëparshme të personit në fjalë, në biznes ose në çështje financiare dhe, në mënyrë të veçantë, shqyrton nëse ka të dhëna që tregojnë se ky person ka qenë apo është:
a) i dënuar për kryerje të veprave penale;
b) i përfshirë ose i lidhur me humbje financiare të shkaktuara nga veprimet e pandershme, të papërgjegjshme ose neglizhente, në lidhje me kryerjen e shërbimeve financiare dhe administrimin e subjekteve ose institucioneve të tjera;
c) i angazhuar në praktika tregtare, përfshirë edhe evazionin fiskal, të cilat Autoriteti i gjykon si praktika mashtruese, kërcënuese ose të papërshtatshme, pavarësisht nëse janë të ligjshme apo jo, ose që në njëfarë mënyre pasqyrojnë mangësi vlerash të një personi në kryerjen e shërbimeve financiare dhe veprimeve të tjera tregtare;
ç) i angazhuar në mënyrë aktive në veprimtari politike.
4. Kërkesat për përshtatshmëri dhe aftësi, të përcaktuara në këtë nen, duhet të përmbushen nga personat e përcaktuar në pikën 1, të tij, gjatë gjithë kohës që janë në detyrë.

Neni 47
Kriteret për anëtarin e këshillit drejtues dhe drejtorin e përgjithshëm

1. Kandidati për anëtar i këshillit drejtues dhe drejtor të përgjithshëm duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:
a) të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë;
b) të ketë diplomë universitare dhe pasuniversitare në ekonomi ose jurisprudencë dhe kualifikime profesionale, të nevojshme për administrimin e veprimtarisë së Agjencisë;
c) të ketë jo më pak se 7 vjet përvojë profesionale në fushën e sistemit bankar dhe/ose financiar dhe/ose institucionet publike shtetërore;
ç) të ketë mbajtur një pozicion drejtues për, të paktën, 3 vite në institucione
financiare që veprojnë në tregun financiar të brendshëm ose të jashtëm;
d) të mos ketë qenë, në dhjetë vitet e fundit, ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, apo administrator i një subjekti, për të cilin janë hapur procedurat e falimentimit. Afati 10-vjeçar fillon nga data e vendimit të gjykatës për hapjen e
procedurave të falimentimit;
dh) të mos ketë qenë në dhjetë vitet e fundit ortak apo anëtar i një organi drejtues ose kontrollues, administrator i një subjekti, për të cilin janë vendosur procedurat e administrimit të përkohshëm. Afati 10-vjeçar fillon nga data e njoftimit të aktit për
vendosjen e procedurave të administrimit të përkohshëm;
e) të mos ketë pasur në dhjetë vitet e fundit pozicione drejtuese apo kontrolluese në një subjekt tregtar ose institucion financiar, të cilit i është hequr e drejta për të ushtruar një veprimtari të caktuar tregtare ose financiare brenda apo jashtë vendit;
ë) të mos ketë dhënë kontribut ose ndihmuar në themelimin e veprimtarive të
paautorizuara tregtare të pranimit dhe të grumbullimit të depozitave;
f) të mos ketë dhënë kontribut ose ndihmuar në ushtrimin e veprimtarive të paautorizuara të bankës dhe të ndërmjetësimit financiar;
g) të mos jetë anëtar i organeve drejtuese të një subjekti tjetër, administrator, përfaqësues apo punonjës i një subjekti tjetër të sektorit bankar dhe financiar privat me ose pa shpërblim;
gj) të mos jetë auditues i brendshëm apo i jashtëm i një subjekti të sektorit bankar dhe financiar me ose pa shpërblim;
h) të mos i jetë refuzuar nga Autoriteti Mbikëqyrës në 12 muajt e fundit kërkesa për t’u bërë anëtar i këshillit të administrimit të një subjekti, veprimtaria e të cilit është objekt i mbikëqyrjes nga Autoriteti Mbikëqyrës.
i) të mos ketë qenë ose të mos jetë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese të detyrimeve ndaj të tretëve.
2. Kriteri për përvojën profesionale, i përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1,
të këtij neni, për drejtorin e përgjithshëm është jo më pak se 10 vjet.
3. Dokumentacioni paraqitet në gjuhën shqipe.
4. Dokumentacioni dorëzohet në Autoritetin Mbikëqyrës me zarf të mbyllur ose dërgohet me postë të regjistruar.

Neni 48
Këshilli Drejtues i Agjencisë

1. Këshilli Drejtues i Agjencisë përbëhet nga 5 anëtarë, përfshirë këtu edhe drejtorin e përgjithshëm.
2. Drejtori i Përgjithshëm nuk mund të jetë kryetar i këshillit drejtues.
3. Anëtarët e këshillit drejtues emërohen nga Autoriteti Mbikëqyrës, të propozuar si më poshtë:
a) dy anëtarë nga Autoriteti Mbikëqyrës;
b) dy anëtarë nga Ministri i Financave;
c) një anëtar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.
4. Përveç drejtorit të përgjithshëm, anëtarët e këshillit drejtues nuk janë të punësuar nga Agjencia.
5. Anëtarët e këshillit drejtues të Agjencisë emërohen për një afat pesëvjeçar dhe mund të rizgjidhen, bazuar në treguesit e performancës të veprimtarisë së tyre. Datat e qëndrimit në detyrë të anëtarëve janë të shpërndara gjatë periudhës pesëvjeçare.
6. Gjatë shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Mbikëqyrës mund t’i kërkojë kandidatit të propozuar, sipas pikave 3 dhe 5, të këtij neni, të depozitojnë programin e administrimit dhe mirëfunksionimit të Agjencisë.
7. Autoriteti Mbikëqyrës refuzon kandidaturat për anëtarë të këshillit drejtues nëse:
a) nga shqyrtimi i informacionit dhe dokumentacionit që disponon, rezulton se veprimet e mëparshme të kryera nga kandidati mund të ndikojnë negativisht në veprimtarinë e Agjencisë, veçanërisht në lidhje me administrimin e rrezikut të veprimtarisë së saj;
b) nga shqyrtimi i programit vlerëson se administrimi i Agjencisë nuk do të
kryhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo legjislacionit në fuqi;
c) rezulton se kandidati në kërkesën, dokumentacionin apo programin e
administrimit të dorëzuar në autoritet, ka paraqitur të dhëna të rreme;
ç) kandidati nuk plotëson kërkesat paraprake për përshtatshmëri dhe aftësi, të parashikuara në nenin 46 të këtij ligji.
8. Periudha e vlefshmërisë së miratimit, e përcaktuar në pikën 5, të këtij neni, përfundon në rastet e mëposhtme:
a) kur, brenda 6 muajve nga data e vendimit për emërim nga Autoriteti Mbikëqyrës, personi nuk ka filluar të ushtrojë kompetencat e pozicionit përkatës në Agjenci;
b) në datën e përfundimit të mandatit të anëtarit të këshillit drejtues.

Neni 49
Ndryshimi i anëtarit të këshillit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm

1. Agjencia nuk ndryshon anëtarin e këshillit drejtues dhe drejtorin epërgjithshëm pa marrë më parë miratimin e Autoritetit Mbikëqyrës.
2. Autoriteti Mbikëqyrës miraton kërkesën e Agjencisë për ndryshimin e anëtarit të këshillit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e propozimit. Vendimi për propozim merret me shumicë të kualifikuar të votave
të anëtarëve të këshillit drejtues.
3. Autoriteti Mbikëqyrës kërkon informacion shtesë nga Agjencia brenda 14 ditëve kalendarike nga marrja e propozimit për ndryshim. Autoriteti Mbikëqyrës shprehet për kërkesën e Agjencisë brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e informacionit shtesë, por në çdo rast brenda 90 ditëve kalendarike nga marrja e propozimit për ndryshimin e anëtarit të këshillit drejtues.
4. Agjencia njofton, me shkrim, Autoritetin Mbikëqyrës për çdo ndryshim të të dhënave mbi bazën e të cilave Autoriteti ka vlerësuar dhe miratuar anëtarin e këshillit drejtues dhe drejtorin e përgjithshëm. Në këtë rast, Autoriteti Mbikëqyrës, nëse e gjykon
të nevojshme, rivlerëson personin në fjalë në përputhje me këtë ligj.
5. Agjencia njofton, me shkrim, Autoritetin Mbikëqyrës për përfundimin e mandatit, detyrës ose funksionit të anëtarëve të këshillit drejtues, si dhe institucionet përkatëse propozuese.

Neni 50
Lirimi nga detyra dhe shkarkimi i anëtarëve të këshillit drejtues

1. Çdo anëtar i këshillit drejtues, përfshirë drejtorin e përgjithshëm, shkarkohet nga Autoriteti Mbikëqyrës në rast se:
a) është në pamundësi për të shërbyer në këtë këshill, sipas nenit 47, të këtij ligji;
b) dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë për një vepër penale;
c) është shpallur në paaftësi paguese ose ka qenë administrator në 10 vitet e
fundit në një subjekt, i cili është shpallur në paaftësi paguese;
ç) ndalohet ose pezullohet nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror
apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë a mjeshtërinë;
d) është në marrëdhënie bashkëshortore ose gjaku, deri në shkallë të dytë, me anëtarët e tjerë të këshillit të Agjencisë ose me një anëtar të këtij këshilli apo me një administrator ose me personin, i cili zotëron më shumë se pesë për qind të aksioneve me
të drejtë vote të subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave;
dh) ka munguar tri ose më shumë herë, në vazhdimësi, në mbledhjet e radhës të këshillit drejtues, pa shkak të arsyeshëm;
e) është në pamundësi, fizike ose mendore, për të mbuluar funksionet e ngarkuara;
ë) shkel rëndë etikën dhe cenon interesat e Agjencisë.
2. Anëtarët e këshillit drejtues lirohen nga detyra në këto raste:
a) kur përfundon mandati i emërimit si anëtarë të këshillit drejtues;
b) kur përfundon marrëdhënia e punësimit në institucionet propozuese, në rastet
kur anëtari është punonjës i këtyre institucioneve;
c) kur jep dorëheqjen ose vdes.
3. Asnjë anëtar i këshillit drejtues nuk pezullohet ose shkarkohet për shkaqe të tjera.
4. Anëtarët e këshillit drejtues njoftojnë dorëheqjen, me shkrim, në Agjenci, jo më pak se tre muaj përpara largimit.
5. Çdo vend bosh në këshillin drejtues zëvendësohet me emërimin e një anëtari
të ri për të shërbyer deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të zëvendësuar.

Neni 51
Mbledhjet e këshillit drejtues

1. Mbledhjet e këshillit drejtues kryesohen nga kryetari. Anëtarët e këshillit drejtues zgjedhin kryetar një nga anëtarët e këtij këshilli. Kryetari i këshillit drejtues nuk është Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë.
2. Këshilli drejtues mblidhet sa herë që kërkohet për realizimin e veprimtarisë së Agjencisë, por jo më pak se një herë në dy muaj kalendarikë. Këshilli drejtues mblidhet me kërkesë të kryetarit, të drejtorit të Përgjithshëm ose të Autoritetit Mbikëqyrës, si dhe
me kërkesën e jo më pak se dy anëtarëve të këshillit drejtues.
3. Çdo anëtar i këshillit drejtues ka të drejtën e një vote. Mbledhja e këtij këshilli
zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve.
4. Përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në statutin e Agjencisë, vendimet e këshillit drejtues miratohen me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të tij, të cilët janë të pranishëm në mbledhje. Vetëm anëtarët e këshillit drejtues, që janë
personalisht të pranishëm, kanë të drejtën e votës; si përjashtim nga ky rregull, statuti i Agjencisë mund të lejojë që në mbledhjet e këshillit drejtues votimi të kryhet me mjete të tjera komunikimi, të përcaktuara me akt nënligjor të saj. Në rast barazie vote, kryetari
i mbledhjes ka votën përcaktuese.
5. Vendimet e këshillit drejtues merren me votim të hapur, përveç rasteve kur bëhet votim për persona dhe kur këshilli vendos ndryshe.
6. Mbledhjet e këshillit drejtues protokollohen. Protokolli nënshkruhet nga kryetari dhe sekretari i këshillit drejtues. Sekretari nuk është anëtar i këshillit drejtues.
7. Këshilli drejtues mund të ftojë të marrin pjesë në mbledhjet e tij përfaqësues të subjekteve anëtare të skemës, me qëllim dhënien e informacionit dhe/ose shprehjen e mendimeve për çështje që gjykohen të arsyeshme nga këshilli.

Neni 52
Kompetencat dhe përgjegjësitë e këshillit drejtues

1. Këshilli drejtues ka kompetencat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
a) garanton zbatimin e legjislacionit në fuqi nga Agjencia;
b) vlerëson përputhshmërinë e veprimtarisë së saj me objektivin e përcaktuar në këtë ligj, të paktën një herë në pesë vjet, bazuar edhe në bashkëveprimin me grupet e interesit;
c) administron rrezikun, ndaj të cilit Agjencia ekspozohet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, duke marrë masat e duhura;
ç) krijon sistemin e kontrollit të brendshëm për të gjitha fushat e veprimtarisë së Agjencisë dhe siguron funksionimin e tij;
d) raporton dhe informon te Autoriteti Mbikëqyrës;
dh) miraton statutin, rregulloret e brendshme dhe planet strategjike e vjetore të veprimtarisë të Agjencisë;
e) propozon shkarkimin e anëtarëve të këshillit drejtues dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë;
ë) miraton kontratën tip menaxheriale që Agjencia nënshkruan me drejtorin e
përgjithshëm si dhe kushtet e politikat e punësimit të punonjësve të Agjencisë;
f) mbikëqyr veprimtarinë e drejtorit të përgjithshëm dhe shqyrton raportimet e tij
mbi administrimin e veprimtarisë së Agjencisë;
g) miraton strukturën organizative të Agjencisë;
gj) miraton projektbuxhetin e Agjencisë dhe njofton për këtë Autoritetin Mbikëqyrës;
h) propozon për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës nivelin dhe strukturën e pagave e shpërblimeve të punonjësve të Agjencisë, të drejtorit të përgjithshëm dhe shpërblimin e anëtarëve të këshillit drejtues;
i) vendos për politikat e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë;
j) miraton kriteret për përzgjedhjen dhe cakton audituesit e brendshëm e të
jashtëm të specializuar të Agjencisë, si dhe shqyrton raportet e tyre;
k) mbikëqyr mbajtjen e kontabilitetit, përgatitjen e raporteve financiare e statistikore të Agjencisë dhe raporteve të tjera të kërkuara nga Autoriteti Mbikëqyrës, si dhe garanton vërtetësinë dhe saktësinë e këtyre të dhënave, në përputhje me rregullat e
metodat e përcaktuara;
l) miraton bilancin vjetor, raportin vjetor dhe raportet e tjera financiare të Agjencisë;
ll) miraton metodat për shpërndarjen e shpenzimeve, lidhur me veprimtarinë e Agjencisë;
m) merr vendimin për parashikimin e deficitit të fondeve të sigurimit të depozitave dhe i kërkon Ministrisë së Financave t’i paraqesë Këshillit të Ministrave projektligjin për plotësimin e burimeve financiare e fondeve të Agjencisë nga fondet e
Buxhetit të Shtetit, jo më vonë se 3 ditë nga marrja e njoftimit nga drejtori i
përgjithshëm, si dhe njofton për këtë Autoritetin Mbikëqyrës;
n) kërkon akordimin e mjeteve financiare nga Buxheti i Shtetit jo më vonë se 5 ditë nga marrja e njoftimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, duke njoftuar për këtë Autoritetin Mbikëqyrës;
nj) miraton huat, subvencionet dhe donacionet e marra nga Agjencia për kryerjen e veprimtarisë së saj;
o) përcakton primet e sigurimit, kontributet e anëtarësimit dhe kontributet e veçanta në përputhje me këtë ligj;
p) miraton dhe revokon dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore, lidhur me sigurimin e depozitave dhe miraton anëtarësimin ose përjashtimin e subjekteve nga skema;
q) miraton masat parandaluese që Agjencia ushtron ndaj subjekteve anëtare, ne përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore, dhe propozon në Autoritetin Mbikëqyrës marrjen e sanksioneve ndaj subjekteve anëtare, sipas dispozitave të këtij ligji;
r) vendos për kompensimin e depozitave të siguruara sipas dispozitave të këtij ligji;
rr) miraton vendimin për hapjen e pikave të përfaqësimit të Agjencisë për qëllime kompensimi;
s) propozon për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës shtyrjen e afatit për kryerjen e procesit të kompensimit;
sh) vendos për krijimin e komiteteve të specializuara;
t) vendos për pjesëmarrjen e Agjencisë në funksionet e kujdestarisë, likuidimit, shitjes së subjekteve anëtare dhe për pretendimin e Agjencisë të tagrave të ceduara nga kompensimi i depozituesve;
th) miraton rregullat dhe procedurat e kontraktimit;
u) miraton rregullat dhe procedurat për prokurimin e shërbimeve dhe mallrave, për qëllim të përgatitjes dhe kryerjes së procesit të kompensimit dhe të pjesëmarrjes së Agjencisë në shitjen e bankës dhe krijimin e bankës-urë, sipas dispozitave të këtij ligji.
2. Vendimet e këshillit drejtues me efekt për subjektet anëtare të skemës botohen
në Fletoren Zyrtare.

Neni 53
Përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm

1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet dhe shkarkohet nga Autoriteti Mbikëqyrës, me propozim të këshillit drejtues, për një mandat prej 5 vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë, në bazë të treguesve të performancës në
administrimin e Agjencisë. Këshilli drejtues miraton kushtet e punësimit të tij.
2. Drejtori i përgjithshëm vepron si drejtor ekzekutiv i Agjencisë. Të drejtat dhe
detyrat e drejtorit të përgjithshëm rregullohen në statutin e Agjencisë.
3. Drejtori i përgjithshëm përgjigjet përpara këshillit drejtues për zbatimin e vendimeve dhe të detyrave të Agjencisë.
4. Drejtori i përgjithshëm nënshkruan me Agjencinë kontratë menaxheriale. Ai gëzon të gjitha përfitimet e kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore pranë Agjencisë.
5. Drejtori i Përgjithshëm i propozon këshillit drejtues:
a) krijimin dhe përbërjen e Komitetit të Strategjisë të Agjencisë;
b) projekt-aktet nënligjore që paraqiten për miratim në Autoritetin Mbikëqyrës;
c) nisjen e procedurave pranë autoriteteve përkatëse për iniciativat ligjvënëse
dhe rregullatore të skemës së sigurimit të depozitave;
ç) vendimin për pagesën e kompensimit depozituesve, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
d) vendimin për pranimin dhe përjashtimin nga skema të subjekteve;
dh) vendimin për propozimin në Autoritetin Mbikëqyrës të sanksioneve;
e) miratimin e vendimit për deficitin e fondit të sigurimit të depozitave dhe kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave për t’i paraqitur Këshillit të Ministrave projektligjin për plotësimin e burimeve financiare dhe fondeve të Agjencisë nga fondet e Buxhetit të Shtetit;
ë) miratimin e bilancit vjetor, raportit vjetor dhe raporteve të tjera financiare të Agjencisë;
f) projektbuxhetin e Agjencisë.
6. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë kryen funksione nëse ato nuk janë parashikuar shprehimisht si funksione të këshillit drejtues, dhe në veçanti ka këto kompetenca:
a) vepron në emër të Agjencisë dhe përfaqëson interesat e saj pa autorizim të veçantë në marrëdhëniet me organet e pushtetit qendror dhe vendor, subjektet publike dhe private, organizata vendase dhe ndërkombëtare, subjektet përgjegjëse të
mbikëqyrjes dhe sigurimit të depozitave;
b) drejton administrimin e Agjencisë dhe organizon përmbushjen e vendimeve të këshillit drejtues të Agjencisë;
c) emëron punonjësit të Agjencisë;
ç) bën shpërndarjen e detyrave dhe funksioneve ndërmjet këshilltarëve dhe punonjësve të Agjencisë;
7. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë lirohet nga detyra në këto raste:
a) kur i përfundon mandati si anëtar i këshillit drejtues;
b) nëse plotësohen rrethanat e parashikuara në pikën 1, të nenit 50, të këtij ligji.

Neni 54
Konflikti i interesit dhe transaksionet me palë të lidhura

1. Anëtarët e këshillit drejtues, drejtori i përgjithshëm dhe punonjësit e Agjencisë shmangin për aq sa është e mundur, interesin privat, i cili krijon konflikt me interesin e Agjencisë. Nëse ata kanë interesa privatë, të tillë që ndikojnë gjykimin e tyre për transaksione apo çështje të caktuara, duke krijuar konflikt interesi, bëjnë deklarimin e tyre pranë eprorit përkatës, veçanërisht për rastet e përcaktuara me ligje të Republikës së Shqipërisë.
2. Kurdoherë që shtrohen për diskutim në këshillin drejtues çështje në lidhje me këta interesa, anëtari që ka lidhje me çështjen, deklaron interesat në fillimin e diskutimit dhe nuk merr pjesë në diskutimin e vendimin për këtë çështje. Prania e këtij anëtari
llogaritet për efekt të kuorumit në mbledhje.
3. Interesat privatë përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për
parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
4. Marrëdhëniet dhe transaksionet e biznesit me palë të lidhura dhe të tretë, në të cilat anëtari i këshillit drejtues, drejtori i përgjithshëm dhe punonjësit e Agjencisë kanë interes, kryhen në përputhje me kushtet normale të tregut, ku nuk ka asnjë favorizim të
padrejtë të fituar nga njëra palë në përfitim të palës tjetër.
5. Agjencia miraton procedura për trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit, të cilat duhet të përfshijnë informimin për konfliktin e mundshëm të interesit, kërkesa të veçanta për transaksionet që duhet të kryhen, në përputhje me kushtet normale të tregut,
ku nuk ka asnjë favorizim të padrejtë të fituar nga njëra palë në përfitim të palës tjetër, si dhe kur gjykohet e përshtatshme marrja e miratimit paraprak të këshillit drejtues për kryerjen e këtyre transaksioneve.
6. Në rastin e mosdeklarimit të konfliktit të interesit, sipas këtij neni ose kur kontrata apo veprimi juridik është lidhur në kushtet e ekzistencës së konfliktit të interesit, merren masat e mëposhtme:
a) këshilli drejtues ose drejtori i përgjithshëm mund t’i kërkojë gjykatës
deklarimin e pavlefshmërisë së kontratës ose të veprimit tjetër juridik;
b) Autoriteti Mbikëqyrës ose Agjencia pezullon personin në fjalë për një periudhë deri në një vit;
c) Autoriteti Mbikëqyrës ose Agjencia vendos për shkarkimin e personit në fjalë.

Neni 55
Mbrojtja ligjore gjatë ushtrimit të detyrës

1. Agjencia mban përgjegjësi ligjore vetëm për dëmet e shkaktuara të tretëve, si
pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme dhe me faj.
2. Anëtarët e këshillit drejtues, personat që janë ose kanë qenë të punësuar, apo të kontraktuar që të veprojnë në emër dhe interes të Agjencisë, nuk mund të paditen nga palët e treta për veprimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës funksionale dhe
përmbushjes së përgjegjësive të tyre ligjore, të përcaktuara në këtë ligj. Kjo mbrojtje nuk zbatohet në rastet e procedimeve penale.
3. Në rastet kur Agjencia, me vendim të gjykatës, shpallet përgjegjëse për veprime ose mosveprime të kryera nga personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij neni, Agjencia ka të drejtën të kërkojë nga këta të fundit rimbursimin e dëmshpërblimit dhe shpenzimeve të lidhura.
4. Agjencia mbulon shpenzimet e përfshirjes së personave të përcaktuar në pikën
2, të këtij neni, në procedimet e ngritura ndaj tyre.
5. Këshilli drejtues mund të prokurojë mbulim me sigurim për rreziqet e
dëmshpërblimit ndaj të tretëve.

Neni 56
Konfidencialiteti

Asnjë person, që shërben ose ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues, Drejtor i Përgjithshëm, punonjës i Agjencisë, dhe persona të kontraktuar ose të autorizuar nga Agjencia nuk duhet që në mënyrë të paautorizuar:
a) të lejojë zbulimin ose publikimin e të dhënave jopublike, të cilat janë përfituar nga kryerja e detyrave në Agjenci;
b) të përdorë ose të lejojë që këto të dhëna të përdoren për përfitime personale.


KREU VI
ADMINISTRIMI I MJETEVE FINANCIARE TË AGJENCISË SË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE


Neni 57
Fondet e Agjencisë

1. Fondet e Agjencisë, për qëllime të këtij ligji, përfshijnë fondet themeltare për sigurimin e depozitave, rezervat e mundshme dhe fondet e akumuluara nga veprimtaria e saj.
2. Fondi themeltar për sigurimin e depozitave në banka, i cili mbahet në llogari të veçantë kontabël, është kontribut i Buxhetit të Shtetit në vlerën 400 000 000 (katërqind milionë) lekë. Fondi administrohet në mirëbesim nga Agjencia dhe përdoret
për përgatitjen dhe financimin e kompensimit të depozitave, në përputhje me pikën 1, të nenit 38, të këtij ligji.
3. Fondi themeltar për sigurimin e depozitave në SHKK, i cili mbahet në llogari të veçantë kontabël, është kontribut i Buxhetit të Shtetit në vlerën 76 000 000 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë) lekë dhe mund të sigurohet nga fondi rezervë i Buxhetit
të Shtetit. Fondi administrohet në mirëbesim nga Agjencia dhe përdoret për përgatitjen dhe financimin e kompensimit të depozitave, në përputhje me pikën 1, të nenit 38, të^këtij ligji.
4. Fondet themeltare të Agjencisë krijohen ose rriten me zgjerimin e skemës, në veçanti nëse përfshihen në skemë subjekte të një natyre të ndryshme juridike nga ato të parashikuara në këtë ligj.
5. Fondet e akumuluara zmadhohen ose zvogëlohen me fitimet apo humbjet nga veprimtaria e Agjencisë.
6. Fondet e kompensimit të depozitave përfshijnë fondin themeltar përkatës, rezervën dhe fondin e akumuluar përkatës, duke zbritur shpenzimet përkatëse korrente të Agjencisë, të buxhetuara për vitin e fundit financiar, si dhe koston e kompensimit ose të transferimit të mjeteve financiare. Në rast ngjarjeje sigurimi nuk lejohet transferimi nga njëri fond në tjetrin për të plotësuar pamjaftueshmërinë e tyre, përveç rasteve kur Këshilli Drejtues i Agjencisë vendos për dhënien e huasë ndërmjet fondeve, duke njoftuar Autoritetin Mbikëqyrës. Mënyra dhe kriteret e huasë rregullohen me akt nënligjor të Autoritetit Mbikëqyrës.
7. Këshilli Drejtues i Agjencisë mund të krijojë një rezervë për mbulimin e rreziqeve të veprimtarisë së saj. Rezerva është fond likuid i Agjencisë, i ngurtësuar pranë Autoritetit Mbikëqyrës për të përmbushur detyrime të ardhshme që mund të lindinnga veprimtaria e saj.

Neni 58
Burimet financiare të Agjencisë

1. Burimet financiare të Agjencisë përfshijnë:
a) kontributet fillestare të subjekteve që anëtarësohen në skemën e sigurimit të depozitave;
b) primet e subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave;
c) huatë, subvencionet dhe donacionet. Huatë mund të garantohen me një garanci të lëshuar nga vetë Agjencia, duke përdorur asetet e saj apo pretendimet e ardhshme të Agjencisë;
ç) të ardhura dhe fitime kapitali të përfituara nga aktiviteti i saj;
d) kontributet e veçanta të paguara nga subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave;
dh) rimarrje nga likuidimet.
2. Burimet financiare të Agjencisë përdoren për përmbushjen e objektivave dhe funksioneve të saj, të përcaktuara në këtë ligj.
3. Agjencia informon Autoritetin Mbikëqyrës mbi burimet e reja financiare në përputhje me këtë ligj.
4. Burimet financiare të Agjencisë nuk duhet të jenë nga fonde me origjinë të paligjshme.

Neni 59
Mjetet financiare

1. Mjetet financiare administrohen në përputhje me politikën e investimeve, të miratuar nga këshilli drejtues. Politika e investimeve përcakton procedurat, kriteret dhe kufijtë e përqendrimit dhe maturitetit, të zbatueshme nga Agjencia në administrimin e
mjeteve financiare.
2. Administrimi i mjeteve financiare kryhet në përputhje me parimet e likuiditetit, sigurisë dhe normës së kthimit.
3. Mjetet financiare të Agjencisë investohen vetëm në:
a) tituj borxhi, të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë ose Autoriteti Mbikëqyrës, në lekë dhe në monedhë të huaj;
b) tituj borxhi, të emetuar nga qeveritë dhe bankat qendrore të cilat vlerësohen si
të investueshme nga agjenci për vlerësimin e riskut të njohura ndërkombëtarisht;
c) depozita ose tituj borxhi, të emetuar nga institucione financiare ndërkombëtare, të cilat vlerësohen si të investueshme nga agjenci për vlerësimin e riskut të njohura ndërkombëtarisht;
ç) tituj borxhi, të emetuar nga shoqëri aksionare ndërkombëtare, të cilat vlerësohen si të investueshme nga agjenci për vlerësimin e riskut të njohura ndërkombëtarisht;
d) depozita me interes në Autoritetin Mbikëqyrës.
4. Me synim administrimin e mjeteve të saj financiare, Agjencia mund të hyjë në marrëveshje me Autoritetin Mbikëqyrës ose institucione ndërkombëtare për administrimin financiar, të cilat për llogari të Agjencisë investojnë mjetet e saj financiare në monedhë të huaj, sipas qëllimeve të përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni.
5. Me synim sigurimin e likuiditetit të nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga ky ligj, Agjencia mund të shesë me detyrim riblerjen e tyre tituj të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, sipas kushteve të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë dhe Autoriteti Mbikëqyrës.
6. Ministria e Financave, Autoriteti Mbikëqyrës dhe Agjencia hyjnë në
marrëveshje ndërmjet tyre për qëllimet e parashikuara në pikën 5 të këtij neni.
7. Agjencia mban llogari pranë Autoritetit Mbikëqyrës.
8. Agjencia mban llogari të veçanta kontabël për mjetet financiare për depozitat
e siguruara në bankat dhe mjetet financiare për sigurimin e depozitave në SHKK-të.
9. Pagesat e kontributit fillestar, pagesat e primit vjetor të sigurimit të depozitave, si dhe pagesat e kontributit të veçantë nga subjektet derdhen në lekë në llogaritë përkatëse të Agjencisë pranë Autoritetit Mbikëqyrës.

Neni 60
Qëllimi i përdorimit të mjeteve financiare

Mjetet financiare të Agjencisë përdoren për:
a) kompensimin e depozitave të siguruara, sipas dispozitave të këtij ligji;
b) plotësimin e diferencës ndërmjet detyrimeve dhe aktiveve që transferohen nga një subjekt anëtar te një subjekt tjetër anëtar ose në bankën-urë, sipas nenit 40, të këtij ligji;
c) mbulimin e të gjitha shpenzimeve administrative për zbatimin e procesit të kompensimit, transferimit të fondit, sipas neneve 38, 39 e 40, të këtij ligji, dhe administrimin e aseteve të Agjencisë;
ç) mbulimin e të gjitha shpenzimeve administrative dhe financiare për
veprimtarinë e Agjencisë, sipas buxhetit të miratuar nga këshilli drejtues;
d) shlyerjen e detyrimeve, kredive dhe huave të marra për përmbushjen e
qëllimeve të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të këtij neni.

Neni 61
Burimet financiare në rast parashikimi të deficitit të Agjencisë

1. Deficiti i fondit të sigurimit të depozitave ndodh kur në bilancin e Agjencisë vlera e mjeteve financiare të një fondi bie nën shumën e detyrimeve dhe fondit themeltar për atë fond.
2. Në rastin kur këshilli drejtues parashikon për deficit të njërit prej fondeve të sigurimit të depozitave, Agjencia, në bashkëpunim me Autoritetin Mbikëqyrës, miraton planin e plotësimit të tij me burime financiare.
3. Deficiti i parashikuar mbulohet, me propozimin e këshillit drejtues dhe me miratimin e Autoritetit Mbikëqyrës,
nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave:
a) arkëtimin e primeve përpara afatit, nga secili subjekt anëtar i skemës, në një
vlerë jo më të madhe se katër herë të primit të fundit të paguar;
b) rritjen e primit të pagueshëm nga subjektet anëtare;
c) pagesën e një kontributi të veçantë nga subjektet anëtare të skemës së sigurimit të depozitave.
4. Nëse mjetet financiare të siguruara, sipas pikave 2 dhe3, të këtij neni, nuk janë të mjaftueshme, atëherë:
a) Agjencia mund të marrë hua nga Buxheti i Shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
i) masa e huas që do të jepet përcaktohet në mënyrë që kapaciteti financiar i fondeve të Agjencisë të jetë në proporcion me detyrimet e fondeve, si dhe të jetë në përputhje me qëndrueshmërinë e financave publike, në këndvështrimin afatmesëm dhe afatgjatë;
ii) interesi i huas që do të jepet duhet të jetë jo më i lartë se me normat e interesit të titujve, me maturitet të krahasueshëm, të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë e të tregtueshme në Republikën e Shqipërisë;
iii) për dhënien e huas Ministria e Financave lidh marrëveshje me Agjencinë dhe Autoritetin Mbikëqyrës, ku përcaktohen, ndër të tjera, kushtet e kësaj huaje;
b) Agjencia mund të marrë subvencione nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
c) Agjencia i kërkon Ministrisë së Financave që t’i paraqesë Këshillit të
Ministrave vendimin për rritjen e fondeve themeltare të saj.

Neni 62
Kontabiliteti dhe raporti financiar i Agjencisë

1. Agjencia mban llogari e regjistra financiarë, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë të saktë gjendjen financiare të Agjencisë, në përputhje me ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, dhe me standardet ndërkombëtare.
2. Agjencia përgatit raportin dhe llogaritë financiare në fund të çdo viti financiar.
3. Viti financiar fillon më 1 janar dhe mbaron më 31 dhjetor.

Neni 63
Kontrolli

1. Pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë certifikohen nga auditues të jashtëm
të specializuar, që miratohen nga këshilli drejtues.
2. Veprimtaria e Agjencisë auditohet nga auditues të brendshëm, që miratohen nga këshilli drejtues.
3. Agjencia kontrollohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.


KREU VII
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE


Neni 64
Parandalimi i pastrimit të parave dhe mashtrimit në sigurimin e depozitave

1. Agjencia bashkëpunon me Autoritetin Mbikëqyrës dhe shkëmben informacion për marrjen e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, në kuadër të sigurimit të depozitave.
2. Autoriteti Mbikëqyrës dhe Agjencia njoftojnë njëri-tjetrin kur provohet se një depozitë është përdorur për transaksione të lidhura me aktivitete kriminale, me qëllim që secili prej tyre të kryejë veprimet që i ngarkon legjislacioni në fuqi.
3. Agjencia bashkëpunon me Autoritetin Mbikëqyrës dhe shkëmben informacion për marrjen e masave të nevojshme për zbulimin, parandalimin dhe ndreqjen e rasteve të mashtrimit në fushën e sigurimit të depozitave. Agjencia raporton menjëherë në
Autoritet çdo fakt që përbën mashtrim në fushën e sigurimit të depozitave.

Neni 65
Marrja e masave kundër palëve përgjegjëse

1. Agjencia ka të drejtën të kërkojë dëmshpërblim dhe në veçanti të drejtën e regresit kundër palëve përgjegjëse për rritjen e rrezikut në veprimtarinë e subjektit anëtar dhe ndodhjen e ngjarjes së sigurimit.
2. Agjencia kryen verifikime të veçuara ose në bashkëpunim me Autoritetin Mbikëqyrës për të evidentuar veprime të palëve përgjegjëse që ndikojnë në rritjen e rrezikut të veprimtarisë së subjekteve anëtare, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
3. Autoriteti Mbikëqyrës informon Agjencinë për masat e marra dhe sanksionet e vendosura nga mbikëqyrja kundrejt subjekteve anëtare, për mundësinë e vendosjes së tyre në kujdestari apo likuidim, si dhe në raste të tjera të parashikuara në marrëveshje midis palëve.
4. Agjencia bashkëpunon me autoritetet publike dhe private, organet e ruajtjes së rendit dhe prokurorinë, veçanërisht ato të parandalimit të krimit financiar, institucionet akredituese dhe të kualifikimit profesional, për qëllime të marrjes së masave paraprake
dhe ndëshkimore kundër palëve përgjegjëse në rritjen e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve anëtare.
5. Për personat e identifikuar si përgjegjës, Agjencia i propozon Autoritetit Mbikëqyrës vendosjen e sanksioneve në zbatim të ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” ose në ligjin “Për shoqëritë e kursim-kreditit” dhe kërkon dëmshpërblim, sipas ligjeve në fuqi.

Neni 66
Masat parandaluese

1. Agjencia merr masa parandaluese ose i propozon Autoritetit Mbikëqyrës vendosjen e sanksioneve kundrejt subjekteve anëtare të skemës së sigurimit të depozitave në rast shkeljesh të këtij ligji, si dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij, në veçanti, kur subjekti:
a) nuk paguan kontributet dhe primet e sigurimit në masën dhe në kohën e përcaktuar në këtë ligj;
b) përllogarit primin në kundërshtim me formulën e përcaktuar në ligj, si dhe në aktet nënligjore;
c) i jep Agjencisë të dhëna dhe informacione të pavërteta e të gabuara;
ç) pengon kryerjen e procesit të verifikimit në ambientet e subjektit;
d) informon depozituesit dhe të tretët në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji
dhe udhëzimet e Agjencisë;
dh) i regjistron të dhënat mbi depozitat në mënyrë të pasaktë dhe të paplotë,
duke penguar përcaktimin e saktë të depozitës së siguruar në përfitim të depozituesit;
e) nuk përmbush detyrimin dhe kushtet për sistemet elektronike për regjistrin e detyrimeve depozitë;
ë) nuk merr pjesë në kryerjen e simulimeve dhe testime të procesit të kompensimit të depozitave, të organizuara nga Agjencia;
f) nuk bashkëvepron me subjektet e tjera anëtare dhe me Agjencinë për të ruajtur
besimin në sistemin bankar dhe financiar në rast të një ngjarje sigurimi.
g) nuk dorëzon menjëherë në Agjenci certifikatën e sigurimit të depozitave, me
marrjen e njoftimit nga Agjencia për përjashtimin nga skema e sigurimit të depozitave.
2. Agjencia, në rast se vëren shkelje të subjekteve anëtare, merr këto masa parandaluese:
a) paralajmëron subjektin për mosrespektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj dhe aktet nënligjore të tij;
b) urdhëron subjektin për pushimin e menjëhershëm të veprimeve të konsideruara si kundërvajtje dhe marrjen e masave korrigjuese;
c) i jep subjektit rekomandime për zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij.
3. Agjencia përcakton afatet për eliminimin e shkeljeve nga subjekti anëtar.
4. Subjekti, brenda afatit të përcaktuar nga Agjencia, i paraqet kësaj të fundit një
raport të hollësishëm për masat e marra për eliminimin e shkeljeve.
5. Agjencia, me marrjen e raportit, sipas pikës 4, të këtij neni, verifikon eliminimin e shkeljeve.
6. Agjencia merr vendim për të pranuar ose jo raportin mbi eleminimin e shkeljeve brenda 30 ditëve kalendarike nga marrja e tij.
7. Në rast të shkeljeve të përsëritura të subjektit, sipas përcaktimit të dhënë në pikën 1, të këtij neni, ose të refuzimit të raportit të subjektit mbi eliminimin e shkeljeve nga Agjencia, Autoriteti Mbikëqyrës, me propozim të Agjencisë, merr ndaj subjekteve
anëtare sanksionet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” ose në ligjin “Për shoqëritë e kursim-kreditit”.
8. SHKK-të paguajnë një prim shtesë prej 0,3 për qind në rast thyerjeje të disa treguesve rregullatorë, të përcaktuar nga Autoriteti Mbikëqyrës, sipas aktit nënligjor të tij.
9. Në rast të vonesës në pagimin e primit, subjekti anëtar paguan interesa, të
barabartë me kredinë për mbështetje me likuiditet të Bankës së Shqipërisë.
10. Agjencia merr masa parandaluese, në përputhje me aktin nënligjor të miratuar nga Autoriteti Mbikëqyrës.

Neni 67
Aktet nënligjore

Autoriteti mbikëqyrës miraton aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

Neni 68
Dispozita kalimtare

1. SHKK-të që janë krijuar dhe kryejnë veprimtari përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda datës 31 dhjetor 2015, plotësojnë të gjitha kushtet për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj dhe aktet nënligjore të tij. Në momentin e përfshirjes
në skemën e sigurimit të depozitave, këto shoqëri dhe ato të krijuara nga transformimi i tyre deri në këtë çast nuk do t’u nënshtrohen përcaktimeve të pikës 13, të nenit 35, të këtij ligji.
2. Në çdo rast, anëtarësimi në skemë i SHKK-ve do të bëhet vetëm pas arkëtimit të fondit themeltar në llogari të Agjencisë dhe plotësimit të kushteve nga ana e tyre, siç parashikohet në këtë ligj dhe në ligjin për SHKK-të.
3. Ligji nr. 8873, datë 29.3.2002, “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, shfuqizohet.
4. Të gjitha aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të ligjit nr. 8873, datë 29.3.2002, “Për sigurimin e depozitave”, zbatohen për aq sa ato nuk bien në kundërshtim me këtë ligj deri në zëvendësimin e tyre me akte të tjera nënligjore.
5. Dispozitat e këtij ligji, në lidhje me primin e sigurimit të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës, hyjnë në fuqi më 1 janar 2015. Në janar 2015 do të paguhet kësti i katërt i primit vjetor për tremujorin e fundit të vitit 2014 dhe primi për tremujorin e parë të vitit 2015.
6. Mandatet e anëtarëve të këshillit drejtues, të drejtorit të përgjithshëm dhe kontratat e punësimit të punonjësve vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë, sipas afateve përkatëse, pavarësisht shfuqizimit të ligjit nr. 8873, datë 29.3.2002,“Për sigurimin e depozitave”.

Neni 69
Hyrja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R I: Ilir META

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Legjislacion - Ekonomia dhe Agrobiznesi”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest