Ekonomia e gjahut & gjuetia

User avatar
Prof. Dr. Anesti Postoli
Posts: 9
Joined: 23 Mar 2017, 11:12
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier Pyjesh
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT
Rreth Jush: Kam mbaruar Fakultetin e Pyjeve pjeserisht ne Rumani ( vitin e I-re dhe te II- te ) dhe pjeserisht ne Fakultetin e Shkencave Pyjore te UBT ne vitin 1964.
Kam punuar si inxhinier Pyjesh ne Drejtorine e Pyjeve Fushe Arrez te Rrethit Puke, me pas si Pedagog, shef katedre, zv. Dekan dhe Dekan ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT.
Autor programesh, tekstesh universitare ne fushat e Dendometrise Silvikultures, Mareshtrimit te Pyjeve dhe Biologjise dhe mbareshtrimit te faunes se gjuetise si dhe per problemet e pyjeve dhe te ekoomise se gjahut.

Ekonomia e gjahut & gjuetia

Postby Prof. Dr. Anesti Postoli » 26 Mar 2017, 19:19

Ekonomia e gjahut dhe gjuetia

Po me Gjuetinë ç’duhet bërë ?

Edhe pse një aktivitet që bazohet mbi shfrytëzimin e njërit prej burimeve natyrrore më delikate e me vlerë të vëndit atë të “faunës së egër”, më duket se gjuetia është parë thuajse gjithmonë nga vendimarësit më të lartë të shtetit shqiptar por edhe nga shumica e popullit pavarësisht nga shkalla e formimit të tyre “si një mëkat i vogël i një pasioni të madh ” i cili jo vetëm do toleruar por , ç’ka është edhe më negative, mund të falet edhe kur ajo masakron, mbasi mendohet se nuk i bën dëm direkt kërkujt përveç se disa kafshëve të egra të cilat edhe po i vramë “natyra do të na i sjellë përsëri” mjafton që ne të bëjmë një moratorium sikurse tregohet tragji-komikisht në një reklamë të një televizjoni privat këtu në Shqipëri ku duke treguar në ekran një pemë të cilës i kanë rënë gjethet nga ndotja e mjedisit prej hidrokarburëve të derdhur,thuhet se : “tani ARMO nuk derdh më naftë në mjedis dhe natyra ka filluar të lulëzojë përsëri” ! Në të vërtetë pas ndotjes me hidrokarburë natyrës i duhet një kohë shumë e gjatë për të rivendosur ekuilibrat dhe jo menjëherë si me urdhërin e peshkut siç veprohet në reklamë dhe një kohë akoma më e gjatë e shpenzime të mëdha për të rikrijuar habitatet dhe popullatat e kafshëve të egra kur ato shkatërohen apo shuhen .
Si rezultat i këtij të kuptuari që vjen nga mungesa e kultures dhe e traditës së vërtetë teknike në këtë fushë por edhe nga moszbatimi skandaloz i ligjeve edhe ashtu siç janë sot gjuetia është në vëndin tone në një gjëndje kaotike ku çdo njeri që dëshiron gjuan e vret ç’të mundë, ç’të dojë e kur të dojë mjafton të ketë një armë gjuetie që mund ta blejë e të sigurojë për të një lejë mbajtjeje nga organet e polocisë pa vështirësi, ku lulëzon kondrabanda e gjuetia e pa ligjëshme që s’mer parasysh asgjë , ku e ashtuquajtura gjueti turistike me të huaj bën kërdinë me lejën e shtetit, ku tregëtia dhe eksporti klandestin i mishit të gjahut bëhet nëpërmjet porteve dhe aeroporteve tona edhe pse egzistojnë regulla e ligje, shoqata gjuetarësh e ndërmarje pyjesh, lëvizje ekologjike e shtet edhe pse Shqipëria ka firmonsur konventa ndërkombëtare në mbrojtje të natyrës dhe rethohet nga vënde europjane të cilat lidhur me këto probleme janë pakrahasueshmërisht larg nesh .Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe në një vend ku “VIPAT” e të gjitha fushave të jetës ( politike, biznesit,administratës) mbas një pune të lodhëshme e plot siklete për të mirën e vëndit kërkojnë të hanë një drekë apo darkë në një restorant të mire me mish gjahu në çdo kohë të vitit pa menduar se si sigurohet dhe nga kush sigurohet ai mish .
Si rezultat i këtyre dukurive u zhdukën ose janë në rrugën e zhdukjes thuajse të gjitha llojet tradicjonale të gjahut si : kaprolli, dhia e egër deri i egër , thëllëza e fushës , fazani etj,duke dale përfundimisht nga lista e kafshëve që mund të gjuhen, janë në shkatërim e sipër habitatet më të mira natyrale të këtyre llojeve si pasojë e një shkatërimi progresiv dhe i një trajtimi të pa përgjegjshëm që i është bërë pyjeve (kujto Lurën, Bozdovecin, Tuçin, Ballenjën etj) ,kullotave dhe lagunave (që po mbillen me vila e hotele) të cilat janë mjedisi natyral i faunës së egër. Eshtë tragji-komike ta mendosh që një përkeqësim i tillë vazhdon prej më se 40 vjetësh duke patur kulmin në dekadën e fundit, megjithëse po prej kaq kohe shumica e këtyre kafshëve de juro janë mbrojtur nga ligjet e shtetit duke përfshirë dhe shtetin aktual !
Në të njëjtën kohë konstatohet se këto lloje por edhe shumë të tjera në të gjitha vëndet e Europës së qytetëruar bile dhe tek komshijtë tanë zhvillohen e prosperojnë duhe ofruar jo vetëm kënaqësinë e gjuetisë por edhe të ardhura të rëndësishme për vëndet e tyre. Kështu mjafton të përmëndim faktin se në Gjermani p.sh. vlera e gjahut të vrarë brenda të gjitha regullave pa prekur fondin bazë të popullatave në në një vit arin mezatarisht në mbi 180 miljon euro për të kuptuar dimensjonet e këtij aktiviteti që tek ne konsiderohet i neglizhushëm dhe përvehtësohet pa të drejtë vetëm nga disa “Vipa” që e kanë shndruar gjuetinë në një çiflig klandestin që milet por nuk deklarohet dhe kjo në emër të të drejtave të njeriut .

Teorikisht pranohet nga të gjithë autorët e huaj të kësaj fushe se qeverisja për qëllime gjuetie sidomos me llojet bazë të dythundrakëve ( kaproll, der të egër, dhi të egër, dre, etj. ) është në gjëndje të prodhojë të ardhura të rëndësishme ( të rendit 100-300 mijë dollarë për çdo 10 mijë hektare teren gjuetie në vit ) të cilat mund të ngrenë ekonominë e zonave margjinale ( jo prodhuese ) të kodrave dhe maleve, duke favorizuar kështu rindërtimin e tyre nga pikpamja ambientale duke penguar në të njëjtën kohë forma të tjerta të përdorimit të teritorit me efekte shkatëruese .Por që të arihet kjo vjelja e gjahut me anë të gjuetisë duhet konsideruar jo thjesht si sport që kënaq një pasjon të atryre që e kanë por edhe si një degë prodhimi e cila përbri kënaqies së këtij pasjoni i jep ekonomisë së vëndit një sasi mishit ë cilësisë së lartë , i jep lëkurët dhe trofetë e gjahut të cilat janë gjithashtu me vlerë të madhe e të rallë , prandaj ajo kërkon shkencë e teknikë, fonde dhe personel të specializuar , ligje e regulla të repta . Nga ana tjetër duhet kuptuar qartë se edhe në vëndet më të zhvilluara të botës gjuetia si aktivitet dhe gjahu si e mirë materiale nuk mund të jetë atribut i të gjithë qytetarëve të një vëndi . Kapacitetet e saj nuk mund të kënaqin kërkesat e popullates 6 miljardëshe të globit arsye për të cilën ajo është atribut i vetëm një pjese të shoqërisë i njerëzve të apasjonuar e me njohuri të plota të bashkuar në shoqata të cilat organizojnë e kontrollojnë këtë aktivitet dhe sigurojnë qarkullimin selektiv të antarësisë sipas regullash e kërkesash të përcaktuara mire duke siguruar me këtë respektimin e të drejtës së çdokujt për tu mare me gjueti .
Prejkëtej rjedh edhe fakti që në çdo vënd të qytetëruar numuri i gjuetarëve të regjistruar në shoqata koordinohet me kapacitetet prodhuese të ekonomisë së gjahut të shtetit përkatës dhe jo si tek ne që kemi sot 12 mijë gjuetarë të regjistruar dhe mbi 150 mijë armë gjuetie të tjera të lejuara nga shteti , që tëdyja në një dinamikë ritjeje të pa ndalshme .
Për këto arsye mendoj se ësahtë urgjente nevoja për ndryshime edhe në fushën e gjuetisë që është një sektor me të vërtetë i lënë në mëshirë të fatit. Por lind pyetja çfarë duhet bërë ?
Shumë gjëra duhen bërë por le të rendisim më poshtë dy tre më urgjentet d.m.th. ato pa të cilat çdo përpjekje tjetër e bërë në këtë drejtim do të shkonte dëm e nuk do të kishte as një efekt pozitiv që aq shumë e dëshirojmë :

1-Regullimi i kuadrit ligjor : Sot kemi një ligj për gjuetinë i cili në shumicën e neneve është pozitiv dhe bashkëkohor por ka disa të meta që mua më duken themelore duke e bëjnë atë të ketë efekt të kundërt nga ç’pritet . Kështu :
-Në ligj nuk sanksjonohet qartë që gjahu që gjendet në teritorin e republikës si kudo në botë është pronë e shtetit pavarësisht se ku jeton ai në teritoret e shtetit, të komunës apo të privatit, gjë që shkakton një konfuzjon të madh në konsiderimin e të drejtës për administrimin e kësaj pasurie dhe shere të pa nevojshme ;
-Edhe pse pranon faktin se “Shoqatat e gjuetarëve”janë njësitë bazë të organizimit të gjuetarëve për ushtrimin e këtij aktiviteti, lejon formimin e mëshumë se një federate gjuetarësh në rang republike dhe më shumë se një shoqate për një njësi administrative bazë ( deri tani rrethi) , gjë që rit anarkinë , mungesën e kontrollit, dhe shtimin deri në abuzim të subjektivizmit e burokracisë ;
-Ruan të paprekur strukturën tashmë të vjetëruar të rjetit të drejtorive të shërbimit pyjor mbi bazë rethi të cilat janë përgjegjëse për administrimin,mbarështrimin dhe kontrollin e akrivitetit të gjuetisë detyrë të cilën nuk mund ta kryejnë ose e kryejnë me shumë defekte për shkak të ndryshimeve esencjale që ka pësuar sistemi i pronësisë mbi pyjet dhe tokën bujqësore ;
-Federatën dhe shoqatat e gjuetarëve të cilat kanë më shumë se 12 mijë anëtarë i konsideron thjesht si OJQ të zakonszhme të cilat kanë për detyrë të vetme të bashkojnë gjuetarët dhe të mbeten në kontradiktë të përherëshme me DSHP-të anemike që nuk kanë as mjete dhe as mundësi të qeverisin këtë pasuri të madhe . E kundërta ndodh në vëndet e zhvilluara ku federata e gjuetarëve edhe pse në essence vullnetare ka karakterin e një entiteti që mbikqyret , mer direktiva dhe kontrollohet nga shteti duke qënë një levë e rëndësishme e tij në këtë fushë .

2-Ristrukturimi i Federatës dhe shoqatave të gjuetarëve sipas modeleve të simotrave të tyre në vëndet perëndimore të cilat duke ruajtur karakterin e tyre vullnetar të shndrohen në organizma të rëndësishme të ruajtjes, mbarështrimit dhe administrimit të ekonomisë së gjahut dhe aktivitetit të gjuatisë nën kontrollin e shtetit nëpërmjet një sistemi regullash llogaridhënëse të sanksjonuara me ligj .

3-Mbështetja teknike e ekonomisë së gjahut dhe aktivitetit të gjuetisë nga ana e shtetit nëpërmjet botimeve të specializuara, modeleve të mara nga vëndet e përparuara dhe promovimit të kërkimit shkencor nga universitetet dhe qëndrat kërkimore të fushës .
Pa kryerjen e disa ndryshimeve të tilla themelore mendoj se ky sektor nuk do të mund të dale nga amullia ku është zhytur dhe nuk do të mund të zhvillohet e përparojë për tu bërë i ngjashëm me atë të vëndeve europjane ku ne aspirojmë të integrohemi .

Nentor 2013 Prof.Dr. Anesti Postoli

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Biologjia dhe Mbareshtrimi i Faunes. GJUETIA”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest