Problematika aktuale e Ekonomisë Pyjore në Shqiperi

User avatar
Prof. Dr. Anesti Postoli
Posts: 9
Joined: 23 Mar 2017, 11:12
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier Pyjesh
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT
Rreth Jush: Kam mbaruar Fakultetin e Pyjeve pjeserisht ne Rumani ( vitin e I-re dhe te II- te ) dhe pjeserisht ne Fakultetin e Shkencave Pyjore te UBT ne vitin 1964.
Kam punuar si inxhinier Pyjesh ne Drejtorine e Pyjeve Fushe Arrez te Rrethit Puke, me pas si Pedagog, shef katedre, zv. Dekan dhe Dekan ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT.
Autor programesh, tekstesh universitare ne fushat e Dendometrise Silvikultures, Mareshtrimit te Pyjeve dhe Biologjise dhe mbareshtrimit te faunes se gjuetise si dhe per problemet e pyjeve dhe te ekoomise se gjahut.

Problematika aktuale e Ekonomisë Pyjore në Shqiperi

Postby Prof. Dr. Anesti Postoli » 26 Mar 2017, 19:10

“Ekonomia pyjore”në Shqipëri një përbërëse me efektivitet
e ekonomisë kombëtare apo një vrimë e zezë financiare ?

Prof.Dr. Anesti POSTOLI; Prof. Dr.Vath TABAKU;Prof. Dr.Mihallaq KOTRO
Prof.As.Dr. Leonidha PERI ; Prof.As.Dr.Ervin TOROMANI


Shumëkënd që direkt ose indirekt fati e ka lidhur me sektorin e pyjeve mund ti ketë bërë shpesh vehtes këtë pyetje që lind nga dukuritë aktuale që vihen re në ekonominë tonë pyjore siç janë mungesë shfrytëzimesh industriale , pamundësi investimesh, prerje ilegale në stil të gjërë, shkretime të pa kthyshme masivesh pyjore , pamundësi punësimi etj, të gjitha këto të përmbyllura kohët e fundit me shkurtime masive të specjalistëve të pyjeve !
Mund të themi pa më të voglën mëdyshje se ekonomia jonë pyjore për shkak të specifikave të saj të pa mara në konsideratë për një kohë të gjatë por edhe të mënyrës se si është qeverisur e trajtuar nga vitet 50-të të shekullit të kaluar e deri më sot nuk është si kudo në botën e qytetëruar një degë me efektivitet që krijon të ardhura e mundësi punësimi por një sektor që thith fonde për të paguar vetëm rogat e specialistëve dhe drejtuesve të saj pa mundësi investimesh e zhvillimi duke u bërë kështu, nën ndikimin edhe të krizës globale, më shumë një barë se sa mbështetje për zhvillimin e përgjithëshëm ekonomik të vëndit .

Lind pyetja përse ndodh kështu, përse ekonomia jonë pyjore nuk është në gjëndje si dikur gjatë periudhës 1950-1980 ti japë vëndit çdo vit reth 1,5 miljon metër kub lëndë punimi dhe dyfishin e kësaj sasie dru zjari duke mbajtur më këmbë industrinë e drurit, duke siguruar ngrohjen e të gjithë popullit gjatë periudhës së ftohtë të vitit, duke mbështetur me ushqim për blegtorinë më shumë se gjysmën e popullit që jetonte në zonat rurale e duke i dhënë më në fund shtetit edhe fonde suplementare që derdheshin në buxhet ? Përse sot në pyje nuk bëhen investime si dikur kur vetëm pyllëzimet e reja arinin në mbi 4-5 mijë hektarë në vit pa përmëndur prerjet kulturale që kishin 2-3 fishin e kësaj sipërfaqeje, sistemimet malore që preknin të gjithë rjetin hidrografik me probleme erozjoni të vëndit, luftimin sistematik të dëmtuesve dhe sëmundjeve , investimet në ekonominë e gjahut, etj, etj ?
Për specialistët e pyjeve përgjigjia ndaj këtyre pyetjeve nuk është vështirë të formulohet . Ndodh kështu sepse :
- Për një periudhë prej më se 40 vjet me radhë është shfrytëzuar në pyje një sasi lënde druri sa 2-3 fishi i “mundësisë normale të shfrytëzimit” veprim ky i cili tani , për mungesë të rezerve drunore më këmbë, teknikisht pasohet në mënyrë të pa shmangëshme nga një “periudhë pritjeje” të paktën 40-60 vjeçare gjatë të cilës nuk do të egzistojnë mundësi reale për të bërë shfrytëzime si më parë periudhë në të cilën ekonomia jonë pyjore tashmë ka hyrë ;
- Mungesa e shfrytëzimeve (pra e prodhimit industrial ) reflektohet në pamundësi financiare të ekonomisë pyjore për të paguar qoftë fuqinë punëtore qoftë kuadrin teknik të angazhuar për adminisatrimin e saj dhe në mungesë totale investimesh të domozdoshme për pyllëzime, prerje kulturale, sistemime malore, luftim sëmundjesh e dëmtuesish, për ekonominë e gjahut etj ;
-Si pasojë e moskuptimit në thelb të problemit por edhe për qëllime abuzive dhe mungesë alternativash sidomos në zonat rurale, vazhdimi i shfrytëzimeve masivisht në mënyrë të pa kontrolluar e ilegale në pyje të rinj që akoma nuk e kanë aritur moshën e shfrytëzushmërisë e cila sikurse e dimë të gjithë për llojet kryesore si ahu dhe pisha e zezë është 100 vjet veprim i cili ose do ta zgjasë edhe më shumë periudhën e pritjes ose do të çojë me një probabilitet shumë të madh në zhdukjen e pakthyshme të masiveve të tëra pyjore siç ka ndodhur në Lurë, Kaçinar, Tuç, Shëmri , e në shumë masive të tjera të mrekullushme që vëndi ynë ka patur e sot nuk i ka më ;

- Shndrimi i ndërmarjeve pyjore të dikurshme në DSHP pa detyra konkrete pune e prodhimi duke ju dhënë atyre natyrën e komisariateve të policisë për pyjet por pa kompetencat , mundësitë tekniko- financiare e ligjore që këto të fundit kanë në kryerjen e detyrave të tyre ;
- Mbajtja në vazhdim e specialistëve të fushës larg pyjeve në DSHP-të të vendosura në qytetet kryesore të vëndit duke i shndruar ata në burokratë të rëndomtë lehtësisht të ndërshkëmbyshëm me lloj lloj specialistësh të fushave të tjerta apo edhe me njerëz fare të pa arsimuar në këtë fushë të dijes siç po ndodh jo rallë në kohën që jetojmë;
- Mosmarja në konsuderatë nga ana e shtetit e kontributit real që ekonomia pyjore ka dhënë në dobi të ekonomisë kombëtare nëpërmjet lëndës së punimit e cila për më se 40 vjet furnizoi industrinë e drurit dhe rindërtimin e vëndit , druve të zjarit që për më se 50 vjet i dhanë popullit energjinë për ngrohje, si dhe bazën ushqimore blegtorisë ekstensive jo vetëm në formën e kullotës në pyje por edhe të rezervës ushqimore për periudhën e dimrit etj, gjë që ka ndodhur për shkak të ndarjes artificjalisht për shumë kohë të aktivitetit në pyje në dy pjesë : “Ndërmarjet pyjore” të cilat duke u marë me kulturën e pyjeve vetëm kanë thithur fonde nga shteti të cilat mbas viteve 90-të mbijetuan si të tilla duke ndruar vetëm emrin në DSHP dhe “Ndërmarjet e shfrytëzimit të pyjeve” të cilat prodhonin dhe derdhnin të ardhura në ekonominë kombëtare e që mbas viteve 90-të për mungesë shfrytëzimesh u mbyllën plotësisht duke mënjanuar me këtë veprim krahun prodhues të sektorit pyjor ;
- Marja nga ana e shtetit gjatë viteve të tranzicjonit të masave gjysmake shpesh me efekt të kundërt nga ai që pritej për “përmirësimin e gjëndjes” në ekonominë pyjore . Kështu ndërsa me të drejtë komunave malore ju dhanë në “pronësi” sipërfaqe të konsiderushme pyjesh si alternativë e vetme punësimi e zhvillimi të këtyre zonave, ishte fare pa vënd promovimi i idesë së privatizimit dhe coptimit deri në nivel familjeje , fisi apo fshati të pyjeve të transferuara sepse kjo nga njëra anë nuk është e pajtushme me idenë tashmë ndërkombëtarisht të pranuar të “përdorimit të qëndrushëm të pyjeve”kurse nga ana tjetër nxit sheret, privatizimet e pa mbështetura në dokumentacjon të besushëm, tjetërsimet e pronës, etj, duke e çuar ekonominë pyjore nga pikpamja administrative në mesjetë ;
- Mosdhënia e asnjë mundësie teknike por edhe financiare komunave për qeverisjen dhe trajtimin e pyjeve të transferuara dhe vazhdimi i mbështetjes së punës për qeverisjen dhe mbarështrimin e tyre në DSHP-të tradicjonale me bazë rethi , qarku apo rajoni siç mendohet të bëhet, si njësi më vete me vartësi nga Ministria e Mjedisit por pa ndonjë lidhje organike me pushtetin vendor të çfardolloj niveli, të vendosura në qëndrat urbane kryesore të vëndit larg pyjeve të cilët ato duhet ti qeverisin e trajtojnë në distancë .
- Vendosja e shënjës së barazimit midis koncepteve “mjedis” dhe “pyje” ka bërë që të krijohet ideja e gabuar që çdo problem që ka të bëjë me mjedisin detyrimisht duhet zgjidhur nga sektori i pyjeve kur dihet që më shumë se gjysma e sipërfaqes së vëndit është në dispozicjon të bujqësisë, transportit, peshkimit, qëndrave të banuara etj, sektorë këta që janë përgjegjës për mjedisin po kaq sa edhe sektori i pyjeve .
Të gjitha këto shkaqe por edhe shumë të tjera që mund të formulohen kanë çuar mendojmë ne në amullinë e sotme e cila kurorëzohet me faktin e njohur nga të gjithë të shkurtimeve masive të specialistëve të pyjeve,tjetërsimit të zanatit të silvikultorit si dhe barazimit dhe zëvëndësimit të tyre me mjekë, mësues, zooteknikë, inxhinierë të llojeve të ndryshme por jo pyjesh, etj . Me këtë veprim çvlerësohet dhe dekonsiderohet një nga specjalitetet më të vjetra dhe më të vështira që një i shkolluar mund të ketë fituar i cili, në botën e qytetëruar, nderohet e respektohet ;

Lindin pyetjet : Ç’duhet bërë ? Si mund të dilet nga kjo situatë ? Si mund të përmirësohet gjëndja ? Ku do të gjenden fonde për pagesa dhe investime ?
Përgjigjiet ndaj këtyre pyetjeve nuk është shumë e lehtë të formulohen !
Megjithëkëtë në vazhdim do të përpiqemi të formulojmë disa mendime e propozime të cilat duke mos pretenduar të jenë të vetmet dhe më të mirat mendojmë se duhen parë e diskutuar nga një reth më i gjërë specialistësh sidomos ata që drejtojnë sot vendin dhe ekonominë pyjore për të aritur në një zgjidhje më të arsyshme e të pranuar nga të gjithë .Këto mendime e propozime kanë të bëjnë me ndryshime konceptuale por edhe strukturore që duhen bërë në ekonominë tonë pyjore të cilat shkurtimisht po i rendisim më poshtë :
=Të pranohet nga të gjithë pa ekuivok përfshirë edhe autoritetet shtetërore fakti që ekonomia jonë pyjore ka hyrë sot në një periudhë pritjeje 40 – 60 vjeçare e cila nuk mund të shkurtohet kursesi por rezikon të zgjatet edhe më ose, edhe më keq, të pasohet nga shkatërimi i pakthyshëm i pyjeve me gjithë pasojat e natyrës ekologjike e ambientale që ky fakt do të sjellë pasoja të cilat kanë filluar të duken qysh sot , në se nuk ndërpriten reptësisht prerjet ilegale dhe eksporti i pa ligjshëm i lëndës së drurit si edhe gjetja e alternativave të tjera për ngrohjen e popullatës në fillim më qytet dhe pastaj edhe në fshat ;
= Mbas përfundimit të ndarjes së re teritoriale të vëndit që është në proces, të ndryshojë rënjësisht organizimi teritorial i pyjeve duke hequr dorë nga DSHP-të tradicjonale qoftë mbi bazë rethi, siç janë, qoftë mbi bazë qarku apo rajoni, siç mendohet të bëhen, jashtë aparatit të tyre administrativ dhe krijimi në kuadrin e administratës së qarkut apo rajonit të drejtorive të pyjeve njëlloj siç veprohet me bujqësinë apo degë të tjera të prodhimit shoqëror ;
= Njësitë bazë të organizimit të pyjeve në teren të jenë [i]“mikro-ndërmarjet”a[/i]po “zyrat pyjore” apo “fermat pyjore” si kudo në botën e qytetëruar të ngritura mbi bazë njësish natyrale të grupimit të pyjeve siç janë “masivet pyjore” si p.sh. : Masivi vermosh, Masivi valbonë-lumi i gashit, Masivi munellë, Masivi kunorë-dardhë, Masivi bizë-martanesh, Masivi gjinar-zavalinë etj, apo “bazenet pyjore” kur është fjala për pyjet e altitudave mezatare dhe të ulta të përbërë kryesisht nga dushqet dhe shkuret mesdhetare të cilët nuk mund të formojnë masive natyrale me fizjonomi e karakteristika të qarta por mund të grupohen në bazene ujëmbledhëse kompakte si : Bazeni i erzenit, etj. Sejcila nga këto njësi që mund të adaptojnë njërin nga emërtimet e propozuara më lart, do të qeverisen e drejtohen nga një bërthamë teknike të përbërë nga 2-3 inxhiniera pyjesh prej të cilëve njëri drejtues , 3-4 teknikë pyjesh, një llogaritar dhe një numur punëtorësh të angazhuar me kontratë të përkohëshme , organikë e cila mund të ritet ose zvogëlohet sipas volunit të punimeve që do të duhet të kryen dhe nivelit të të ardhurave që do të mund të sigurohen në zbatim të projekteve të natyrave të ndryshme që do të hartoen.Këtu mund të gjejnë vënd edhe “Shoqatat e përdoruesve të pyjeve” të cilat mund të marin përsipër kryerjen e punimeve në pyje në këmbim të furnizimit të familjeve rurale me lëndën e drurit falas sipas nevojave të tyre për të përballuar jetën.Të gjitha këto njësi do të varen administrativisht nga drejtoritë e pyjeve brenda administratës së qarkut ( apo rajonit) dhe nga drejtoria e pyjeve e Ministrisë së Mjedisit. Funksjoni kryesor i këtyre pyjeve do të jetë ai i prodhimit natyra e të cilit (lëndë punimi, dru zjari, bimë mjekësore, qymyr, kullotë , gjeth për rezervë dimërore, gjah, etj.) do të përcaktohet nga gjëndja reale e pyjeve që disponohen dhe kërkesat e pronarit ( pushtet qëndror, pushtet vendor, komunë , privatë) , pa lënë pas dore edhe funksjonin mbrojtës të cilin çdo pyll automatikisht e luan me egzistencën e tij pavarësisht nga forma e qeverisjes dhe mënyra e trajtimit ;
= Sipërfaqet pyjore të fragmentuara afër ose brenda qëndrave të banuara qytetare ose rurale të qeverisen e trajtohen nga ndërmarjet komunale të cilat do të kenë si përparësi funksjonet mbrojtëse dhe ekologjike të pyjeve.Po kështu gjelbërimet e rrugëve, qëndrave turistike, etj, të jenë preokupacion i firmave që i ndërtojnë këto vepra duke angazhuar për këtë specialistë pyjesh me kontrata të përkohëshme .
= Sipërfaqet e kullotave të formojnë njësi prodhimi të specializuara në nivel shtetëror, vendor apo privat të themeluara mbi bazën e masiveve kullosore , të cilat të emërtohen, “zyra kullotash” apo “ferma kullosore” dhe sikurse edhe pyjet të drejtohen nga bërthama teknike të vogla të cilat të varen nga Drejtoria e Pyjeve të qarkut ( rajonit) përkatës dhe Drejtoria e Pyjeve e Ministrisë së Mjedisit ;
= Sipërfaqet e çveshura, ato shkënbore, greminat, dhe sipërfaqet ujore të pasqyrohen si kategori të veçanta në kuadrin e kadastrës së shtetit duke mos u përfshirë në sipërfaqen e pyjeve. Vetëm sipërfaqet e çveshura që pyllëzohen me sukses i shtohen progresivisht fondit pyjor të vëndit ;
= “Parqet Pyjore Kombëtare” dhe “Zonat e Mbrojtura”si njësi me administratë statut dhe regullore të veçantë, të varen direkt nga “Drejtoria e Biodiversitetit” e Ministrisë së Mjedisit dhe të kenë për misjon kryesor ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e natyrës ;
= Shndrimi i “Agjensisë së mjedisit dhe pyjeve” në “Byro (apo Institut) të projektimeve pyjore” e cila të ketë për detyrë përpilimin e metodikave, udhëzuesve, regullave dhe regulloreve për hartimin e projekteve të mbarështrimit, prerjeve kulturale, sistemimeve malore , luftës kundra sëmundjeve dëmtuesve dhe zjareve në pyje, dhe të projekteve për mbarështrimin dhe ripopullimin e zonave të gjuetisë etj, duke mbështetur me asistencë teknike inxhinierat e “zyrave pyjore” apo “mikro ndërmarjeve”në hartimin e projekteve . Agjensia të shërbejë njëkohësisht si institucjoni ku projektet e hartuara mbrohen dhe miratohen dhe prej të cilës monitorohet në vazhdimësi zbatimi i tyre ;
= Fakulteti i Shkencave Pyjore si qëndra më e kualifikuar në fushën e pyjeve të zhvillojë, sipas problematikës të ngritur nga Ministria e Mjedisit, Byroja e Projektimeve Pyjore dhe prodhimi, kërkimin shkencor në pyje dhe kullota duke dhënë zgjidhje për problemet që preokupojnë ekonominë pyjore të vëndit . Fakulteti të mbështesë gjithashtu “Byronë e Projektimeve Pyjore”në punën e saj për përpilimin e metodikave dhe hartimin e projekteve të natyrave të ndryshme .Ai duhet të organizojë gjithashtu rikualifilimin ciklik dhe testimin periodik të specizalistëve të pyjeve për ti bërë ata të aftë të përballojnë detyrat;
Natyrshëm shumëkush që i lexon këto propozime mund të pyesë :
Po qe se ato zbatohen a do të mund të kemi mbas një kohe të shkurtër shfrytëzime dhe prodhim drunor si më parë ? A do të kemi paskëtaj fonde të mjaftushme për të paguar të punësuarit dhe përballuar investimet e nevojshme në pyje ? A do të kemi vënde pune të mjaftushme për të gjithë specialistët e pyjeve ?Dhe në fund të fundit a do ta bëjnë përsëri rentabël ekonominë tonë pyjore ?
Sigurisht edhe për këto nuk është lehtë të përgjigjesh, por ne do të japim më poshtë disa ide që ndoshta edhe mund të jenë të drejta :
Sikurse thamë në analizën e bërë dhe për arsyet tashmë të sqaruara më sipër shfrytëzime të sigurta të nivelit 1,5 miljon metër kub lëndë punimi dhe 2-3 miljon metër sterë dru zjari në vit para se të kalojë periudha e pritjes 40-60 vjeçare nuk mund të ketë në vëndin tonë !
Zbatimi i masave të propozuara më lart do të ketë megjithëkëtë efekte pozitive të cilat shkurtimisht mund të sintetizohen si më poshtë :
- Garantimi i rikthimit të kapacitetit të dikurshëm prodhues të ekonomisë pyjore, pas kalimit të periudhës së pritjes, duke bërë të mundur që edhe brezat që do të vijnë të përfitojnë nga pyjet të paktën aq sa kanë përfituar brezat e shkuar. Kjo gjë mund të bëhet e pa aritëshme nëqoftëse këto masa nuk meren sot ;
- Brenda një periudhe më të shkurtër (10-15 vjeçare) do të fillojë të ndihet ndalimi progresiv i procesit të shkretëtirëzimit të vëndit që tashmë ka filluar me të gjitha pasojat negative që ai sjell mbi cilësinë e ajrit, mbrojtjen e ujrave të florës dhe të faunës, frenimin e erozjonit, përmbytjve , rëshqitjeve dhe ortiqeve ;
- Duke i afruar specialistët e pyjeve me objektin e tyre të punës pra me pyllin por edhe me pushtetin vendor komunat e shoqatat e përdoruesve të pyjeve do të bëhet e mundur qeverisja dhe trajtimi cilësor i tyre duke vlerësuar edhe “prodhimin sekondar të pyllit në lëndë druri” i cili realizohet në mënyrë progresive ( pra duar-duar) dhe që në tërësinë e tij ze një përqindje të krahasushme me prodhimin përfundimtar në moshën e shfrytëzushmërisë. Sot ky prodhim eliminohet progresivisht gjatë mplakjes graduale të pyllit . Ai mund të vilet vetëm nën prezencën e vazhdushme të specialistit të pyjeve ;
- Duke ju dhënë “Zyrave të pyjeve”jo vetëm atributet e kulturës por edhe të shfrytëzimit të pyjeve në kuptimin e gjërë të fjalës do të bëhet i mundur si shfrytëzimi i mundshëm i lëndës së drurit sipas nevojave kulturale të pyllit ashtu edhe vlerësimi lokal i prodhimeve jo drusore si : bimë mjekësore, fruta pylli, kultura eterovajore, gjah, etj,gjë që bëhet e mundur vetëm nën prezencën e vazhdushme të specialistit të pyjeve .
- Kjo mënyrë e organizimit të punës në pyje do të futë në ciklin e prodhumit edhe pyjet e degraduar të klasave të ulta të prodhimit , sipërfaqet me shkure dhe terenet margjinale të cilët nuk mund të prodhojnë lëndë druri në sasi dhe cilësi . Prej tyre sot ekonomia kombëtare nuk fiton thuajse asgjë ;
Në raste të veçanta mbështetur në kërkesat e pronarit të pyjeve (shtet, pushtet vendor, komunë ) vetëm për pyjet pa fuqi lëndore më këmbë dhe për sipërfaqet me shkure, të adoptohet forma e vlerësimit me anë të kullotës (silvopastoralizmit) si rrugë e shpejtë prodhimi me efektivitet të lartë ekonomik . Mënjanimi i riskut të degradimit të mbulesës bimore, që në këtë rast egziston, bëhet i mundur vetëm me aplikimin e metodës së qarkullimit të sipërfaqeve që kulloten nën monitorimin e vazhdushëm të inxhinierit të pyjeve ;

Të gjitha këto masa mendoj se do të bëjnë të mundur, mbas kalimit të periudhës së pritjes,vazhdimësinë e prodhimit industrial në pyje duke e shndruar ekonominë pyjore në një degë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare ;
Ato do të krijojnë edhe përgjatë “periudhës së pritjes” mundësi financjare të natyrës rastësore për kryerjen e punimeve dhe investimeve të domozdoshme në pyje dhe punësim të specialistëve të niveleve të ndryshme duke mbajtur parasysh një raport sa më të arsyshëm midis ofertës dhe kërkesës;
Sigurisht për të bërë të mundur e të sigurt aritjen e këtyre qëllimeve ekonomia jonë pyjore dhe e kullotave , që faktikisht shtrihet në thuajse gjysmën e sipërfaqes së përrgjithëshme të vëndit, duhet të bëjë pjesë në prioritetet e zhvillimit të Qeverisë Shqipëtare sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të përfitojë gjithashtu edhe financime investimesh dhe projektesh në pyje nga programe të ndryshme të Bashkimit Europjan.

Qershor 2014

Return to “Ekonomia, e drejta dhe historia pyjore”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest