Dualiteti i monedhes shqiptare!

User avatar
Flamur Marku
Posts: 3
Joined: 21 May 2016, 18:38
Vendodhja: Tirane
Profesioni: Menaxher
Puna qe ben: Ekonomist
Rreth Jush: Kam mbaruar Masterin Shkencor ne Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit, Dega Menaxhim-Agrobiznes.
Hobi: Leximi, Koleksionimi

Dualiteti i monedhes shqiptare!

Postby Flamur Marku » 26 May 2016, 20:18

Dualiteti i monedhes shqiptare!

Sa leke jane ne foton paraqitur me poshte?

Image
Pa dashur te paragjykoj asnje nga lexuesit, por kam pershtypjen qe kjo monedhe nga shumica e shqiptareve do lexohej pesemije leke (5000). Nderkohe qe ne monedhe ne fakt eshte stampuar numri 500, pra jane peseqind leke.
Megjithate nje shqiptare mund te perdore justifikimin qe po flisja me leke te reja, pra peseqind leke te reja!

Kete deklarate absurde e kemi degjuar pothuajse cdo dite ne realitetin e monedhes shqiptare. Ketu nuk kemi te bejme me nje gabim matematikor nga lexuesi, pasi llogarite rezultojne te behen shume mire ne transaksionet e kryera prej tij. Problemi ne kete rast qendron ne psikologjine e shqiptareve lidhur me perceptimin e monedhave. Problem ky i trasheguar prej kohesh, i cili eshte bere shpesh here burim keqkuptimi apo konflikti.
Nese nje shites deklaron qe produkti i tij kushton peseqind leke, atehere klienti menjehere do te shprehte pyetjen e tij krejt “normale”: Peseqind leke te reja apo te vjetra?

Ne femijerine time, si cdo shqiptare tjeter, me ka ndodhur shpesh ta degjoj frazen “lek i ri apo lek i vjeter”. Mirepo, per shkak te padijes qe kisha ne ate kohe lidhur me monedhat, tek degjoja “lek i ri” perceptoja nje kartmonedhe te mirembajtur apo leter te forte e rrezatuese. Ndersa perceptimi im per fraze “lek i vjeter” ishte e kunderta, pra nje kartmonedhe e zhubravitur, e pamirembajtur. Por ne asnje rast nuk e lidhja me vleren qe mund te kishte ne kuptimin e shifrave. Kjo situate normalisht qe ndryshoi me kalimin e kohes derisa sot, i shtyre nga kurioziteti I prezences se ketij fenomeni unik dhe absurd, arrij ne konkluzion qe kemi te bejme me nje problem psikologjik te shqiptareve me rrenje ne te kaluaren.
Mirepo, le te shohim se kur datojne keto rrenje dhe si ka qene vijueshmeria e terminologjise se monedhes shqipatere deri me sot.

Emertimi zytare i valutes shqiptare eshte “LEK”. Emetimi i kartmonedhes se pare shqiptare me emrin “Lek” ndodhi ne vitin 1926, ku merita e pagezimit te kesaj monedhe i perket Mbretit Zog. Leku ne Shqiperi filloi te perdorej masivisht pas clirimit nga pushtuesit italo-gjermane e vazhdon deri me sot.
Mirepo ne vitin 1963 Banka e Shqiperise me vendim qeverie ben indeksimin e vlerave te valutes duke i pjesetuar me shifren 10.
Per shembull kartmonedha “nje mije lek” e perdorur deri ne kete vit do te emetohej me “nje qind lek”, pra do te pjesetohej me 10, e keshtu per cdo monedhe. Per rrjedhoje ndryshoi dhe vlera monetate e cdo produkti apo sherbimi ne treg, gjithashtu dhe e pagave.
Nese nje produkt deri ne kete kohe kushtonte “nje mije lek”, pas ketij indeksimi ai do te kushtonte “nje qind lek”. Nese nje page para 1963 ishte 5000 lek, pas ketij viti ajo do te behej 500 lek.

Me kalimin e kohes, shqiptaret pavaresisht se u mesuan me ndryshimin e vleres se monedhes, ata nuk shkeputeshin dot nga leximi i meparshem, pra nuk shkeputeshin dot nga “leximi” i kohes se vjeter. Keshtu, pas vitit 1963 kur dikush perdorte monedhen 100 lek per te blere nje produkt, ne fakt ate e lexonte “nje mije lek”, pra i shtonte zeron e se kaluares.

Dhe ky fenomen u pagezua me frazen “lek i ri, lek i vjeter”. Pra, “njeqind leke te reja apo njeqind leke te vjetra”, ku ne te lexuarin normal kemi perkatesisht “100 leke apo 10 leke”.

A mund te dilet nga kjo situate?

Fatkeqesisht ky fenomen vazhdon te jete i ulur kembekryq ne realitetin shqiptare. Dhe pak shikohet te behet ne funksion te ndryshimit te kesaj situate.
Kjo anomali ne monedhen shqiptare jo rralle here eshte perdorur dhe perdoret per qellime keqdashese nga individe te ndryshem. Madje, politikanet shqiptare mund ta ndjejne veten me fat per ekzistencen e ketij fenomeni, pasi shpesh e perdorin per te deformuar realitetin ne mendjen e qytetareve apo per te krijuar konfuzion ne publik lidhur me shifra ne ceshtje te ndryshme si buxhet, pensione, borxhe etj. Pak shprese ka per ndryshim, perderisa pikerisht ata qe kane fuqine reale per ndryshim te rrjedhes se ketij “lumi” nuk bejne gje tjeter vecse lejojne rrjedhen natyrale te tij me burim ne te kaluaren.
Keshtu, per sa i perket monedhes shqiptare nuk shikohet te kete zgjidhje ne ndryshimin e perceptimit te shqiptareve. Ndersa per vete shqiptaret ky problem mund te zgjidhet me anetaresimin e Shqiperise ne BE, pasi ne kete moment ne vend te lekut ne qarkullim do te jete monedha euro, duke i dhene fund keshtu emertimit “i ri apo i vjeter”.

Pergatiti: Flamur Marku

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Financë”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest