Dhjamosja (obeziteti)

User avatar
Prof.Dr Selim Luku
Posts: 5
Joined: 10 Nov 2016, 09:45
Vendodhja: Tirane
Profesioni: Pedagog
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare
Rreth Jush: Pedagog prej shume vitesh ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare. Autor i disa teksteve te Histologjise, Anatomise, Fiziologjise, Atlaseve te Anatomise, artikujve shkencore brenda dhe jashte vendit, monografi si edhe broshura ne drejtimin e Mjekesise Veterinare.
Mban Titullin Dr i Shkencave, Profesor i Asiocuar, Profesor Doktor.
Specializuar ne venda te tjera te botes.
Referime te ndryshme shkencore brenda dhe jashte vendit

Dhjamosja (obeziteti)

Postby Prof.Dr Selim Luku » 17 Nov 2016, 14:50

Pavarësisht se një kategori njerëzish e kanë të trashëguar këtë sëmundje, ajo gjithmonë e më shumë po përfshin të rritur madje edhe fëmijë.
Kjo sëmundje shfaqet kur njeriu merr shumë lëndë ushqyese, më shumë se sa i nevojiten atij për nevojat e proçeseve fiziologjike normale, kjo vërehet sidomos në moshat që kanë përfunduar proçesin e rritjes. Në këto raste ndodh depozitimi i këtyre lëndëve në formën e indit dhjamor. Dhjami vendoset midis muskujve, në omentat e barkut, në epikardin dhe perikardin e zemrës, në veshka e në lëkurë, duke penguar funksionet normale të këtyre organeve. Në nivelin mikroskopik yndyrnat futen brenda qelizave dhe prishin funksionin e tyre, si psh. Në qelizat e melçisë, dhe çojnë në çrregullime serioze të punës së saj.
Qelizat muskulare të zemrës dhe të muskujve të skeletit kanë një ndërtim interesant. Në brendësi të tyre ka disa proteina që kanë aftësi tkurrëse, pikat e yndyrës duke u rritur brenda qelizës i bëjnë trysni dhe i zvogëlojnë ato, duke ulur forcën tkurrëse si të zemrës dhe të muskujve të skeletit. Pra, yndyra apo dhjami i depozituar në organizëm njihet si materie e dëmshme apo e vdekur që dëmton rëndë organizmin dhe funksionet e tij, duke ndikuar në shkurtimin e jetës.
Yndyra në sasi të pakta është e nevojshme, pasi ajo merr pjesë në ndërtimin e qelizave që shumohen vazhdimisht në organizëm. Për kureshtjen e lexuesit, po kujtoj se dhjami është i nevojshëm për disa kategori kafshësh siç është ariu polar, që jeton në pole ku dimri është shumë i ashpër. Ai gjatë verës ushqehet mirë dhe nën lëkurë formon një sasi të madhe dhjami, nga fillimi i dhjetorit ai gjen strehë në shpella me drejtim nga jugu dhe aty kalon gjumin dimëror. Gjatë kësaj kohe për zhvillimin e proçeseve metabolike të ulura, ai përdor dhjamin e tij. Kur rrezet e ngrohta të diellit të muajit mars e ngrohin atë, ai zgjihet dhe nis jetën e tij normale pas gjumit dimëror. Po kështu përmendim edhe devenë, që jeton në shkretëtirë dhe bën lëvizje të gjata, pa ujë dhe ushqim. Ajo në rajonin e xhidavisë grumbullon një sasi të madhe dhjami, që konsumohet gjatë udhëtimit duke dhënë energji dhe ujë.
Është vënë re se fëmijët që kanë përdorur pa kriter çokollatë dhe brumëra dhe me mungesë në lëvizje, kanë majmëri gjë që çon në depozitimin e ushqimeve të tepërta dhe në formimin e dhjamit. Por tek fëmijët në rritje kjo gjëndje mund të përmirësohet, duke evituar dhënien e ushqimeve që theksuam më lart si dhe aktivizimin e tyre me fiskulturë dhe sport, që ndikojnë dhe në rritjen e tyre. Tek fëmija në moshë 7-14 vjeç kemi një rritje intensive të skeletit të tyre dhe të muskulaturës së trupit në veçanti dhe të organeve të organizmit në përgjithësi. Problemi i dhjamosjes, apo siç njihet në gjuhën mjeksore obeziteti, po studiohet me kujdes dhe po përpunohen skema dietike të caktuara dhe aktivitete fiskulturo-sportive për luftimin e saj.
Dhjamosja sot studiohet si një sëmundje që dëmton shëndetin dhe shkurton jetën.
Po të shohim njerëzit që lëvizin gjithë diten me makina, ata po atrofizohen nga këmbët dhe po ju dhjamoset barku, duke dëmtuar dhe pamjen e tyre dikur të bukur trupore. Me djersitje, me punë fizike, fiskulturë dhe sporte dhe dietë ushqimore, ata duhet të kthejnë trupin e tyre në gjëndjen e parë. Është më mirë të bëhemi mjeku i vetes dhe të mos i drejtohemi mjekut për këtë problem.

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Pedagogët dhe Specialistët e Veterinarisë”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest