STRATEGJIA PER ZHVILLIMIN E SEKTORIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE NE SHQIPERI

User avatar
Libraria UBT
Posts: 96
Joined: 06 Jul 2015, 19:54
Rreth Jush: Libraria Universitare e UBT-së është një subjekt shërbimi i specializuar në shpërndarjen e librit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. E kryen këtë aktivitet që nga viti 1998.

Qellimi i saj është promovimi dhe shpërndarja e librave që kanë si objekt fushat e studimeve universitare të UBT-së, për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Misioni: Të bëhet një pikë gjithnjë e më atraktive për shpërndarjen e librit me profil bujqësine, agrobiznesin, ekonominë, mjedisin, veterinarinë, bioteknologjinë, ushqimin dhe pyjet, për studentët e UBT-së, stafin dhe të interesuarit e tjerë të këtyre fushave.

Libraria Universitare e UBT-së, ofron për studentët dhe lexuesit libra në fushat: Sociologji, Drejtësi, Personalitete, Filozofi, Psikologji, Fjalorë, Histori, Letërsi artistike etj.

STRATEGJIA PER ZHVILLIMIN E SEKTORIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE NE SHQIPERI

Postby Libraria UBT » 05 Aug 2015, 10:20

STRATEGJIA PER ZHVILLIMIN E SEKTORIT TE PYJEVE DHE KULLOTAVE NE SHQIPERI

1. HYRJE
Ne zbatim te programit te Qeverise dhe porosive te Presidentit te Republikes, te cilat vene theksin ne nevojen urgjente te rishikimit te strategjise afatgjate te zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe kullotave, DPPK ka punuar per hartimin e nje strategjie me te plote te ketij sektori.
Rishikimi i strategjise se zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe kullotave kushtezohet nga situata e veshtire e ketij sektori e krijuar pas viteve 90. Aktiviteti i ketij sektori megjithese shtrihet ne me shume se 50% te siperfaqes se vendit ka nevoje per ndryshime thelbesore si ne fushen e menaxhimit ashtu edhe ne ate te kontrollit ne perputhje me politikat e qeverise per kete sektor dhe per mjedisin ne teresi.
Vendimi i fundit i qeverise, per te forcuar ruajtjen dhe funksionimin e te mirave publike te pyjeve dhe kullotave dhe ndalimin e perkohshem te shfrytezimit tregetar te burimeve pyjore, ben te nevojshme rishikimin dhe perditesimin e
Strategjise per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave.
Strategjia per Zhvillimin e Pyjeve dhe Kullotave ka si qellim sigurimin e menaxhimit dhe zhvillimit te qendrueshem e shumefunksional te burimeve pyjore dhe kullosore ne perputhje me politikat qeveritare te synuara ne kete sektor.
Konservim i vazhdueshem, perdorimi racional dhe vleresimi i drejt i te mirave publike te eko - sistemeve pyjore dhe kullosore, ne perputhje me interesat e shtresave te ndryshme te popullsise realizohet nepermjet nje qeverisje te qendrueshme e shumefunksionale.
Ajo ka nevoje te koordinohet me strategjite globale dhe rajonale qe lidhen dhe kushtezohen me ruajtjen dhe mireadninistrimin e qendrueshem te burimeve natyrore (pyjeve dhe kullotave).
Strategjia e Zhvillimit te Sektorit te Pyjeve e Kullotave hartohet duke u mbeshtetur ne zhvillimet social – ekonomike te vendit, reduktimit te varferise ne zonat rurale, ndryshimeve thelbesore qe kane ndodhur e do te ndodhin ne drejtim
te levizjeve demografike dhe nevojes per nje vleresim shumefunksional te burimeve pyjore e kullosore ku do te veçonim: pyjet si burim energjie, si burim i prodhimeve paresore dhe biomases, si burim i diversitetit biologjik dhe i
sekuestrimit te karbonit etj
Strategjia percakton linjat kryesore te sektorit ne 25 vitet e ardhshem. Ajo perben nje program kombetar per pyjet dhe kullotat, nje pakete veprimesh qe do te zbatohen per 10 vitet e ardheshme, ne bashkepunim me partneret.

2. RENDESIA E STRATEGJISE SE PYJEVE DHE KULLOTAVE
Strategjia e sektorit te pyjeve dhe kullotave perben nje dokument qe percakton
drejtimet strategjike afatgjata per zhvillimin e ketij sektori.
Per permbushjen e objektivave strategjike, te misheruara ne planin e veprimit
synohet ruajtja dhe rivendosja e ekuilibreve natyrore te burimeve pyjore e
kullosore, administrimi i qendrueshem i sistemeve te prodhimit pyjor e kullosor si
dhe arritja e nje kontributi optimal te sektorit te pyjeve dhe kullotave ne rritjen e
pergjitheshme ekonomike, luftimin e varferise dhe zhvillimin e qendrueshem te
Shqiperise.
Ne kete stad te ri te integrimit te Shqiperise ne strukturat Europiane, pas nje
periudhe te mbishfrytezimit, mbikullotjes dhe keqadministrimit te burimeve
natyrore, pyjore e kullosore, per motive politike e social-ekonomike, behet i
rendesishem hartimi i nje strategjie te re per zhvillimin e sektorit te pyjeve dhe
kullotave, çka do te ndikonte ne shkurtimin e periudhes se tranzicionit.
Kjo styrategji ka nje rendesi te veçante gjithashtu sepse:
• Jep orientimet baze te zhvillimit te strukturave administrative, institucioneve politike dhe organeve qe do te udheheqin zbatimin e programeve te zhvillimit te ketij sektori.
• Thekson lidhjet dhe rendesine themelore te sektorit te pyjeve dhe kullotave per plotesimin e objektivave te zhvillimit te sektoreve te tjere si atij te bujqesise, blegtorise, energjetikes, ujrave, turizmit, zhvillimit rural ne pergjithesi, duke mundesuar permiresimin e planifikimit ndersektoral dhe e koordinimit te programeve te zhvillimit te vendit.
• Kontribuon ne rritjen e vetedijes se autoriteteve te larta vendim-marrese e administrative, komuniteteve te perdoruesve te burimeve natyrore, pyjore e kullosore, e publikut ne pergjithesi, per nje kuptim me te qarte lidhur
me kontributin e mundshem te sektorit pyjor e kullosor ne zhvillimin e pergjithshem kombetar, per ta mbeshtetur ate me politikat, autoritetin dhe burimet financiare te nevojshme.
• Ben me te realizueshem mbeshtetjen e organizmave nderkombetare partnere te interesuara per zhvillimin e sektorit e pyjeve dhe kullotave, duke pare shfrytezimin efikas te kontributeve te tyre jo vetem ne planin kombetar por dhe ne ate rajonal e global.
• Duke konsideruar veten si aktor dhe faktor te perpjekjeve dhe nismave per zhvillimin e sektorit pyjor e kullosor, personeli pyjor do te angazhohet ne nje veprimtari me te pergjegjeshme dhe me profesionale.
• Kontribuon ne kaperximin e veshtiresive qe pengojne sektorin privat ne ndermarrjen e investimeve pozitive dhe nxit ndermarrjen e sigurte nismave qe kane te bejne me ruajtjen dhe qeverisjen e qendrueshme te burimeve natyrore, pyjore e kullosore.
• Siguron nje kuader legjislativ, vleresimi e monitorimi qe te lejon matjen dhe sipas rrethanave ndryshimin e qeverisjes, bazuar ne ecurine progresive dinamike dhe ne arritjen e synimeve politike.

3. PARTNERET INSTITUCIONALE
Institucionet e mëposhtme janë partnerë në zbatimin e Strategjisë së Pyjeve dhe Kullotave. Duke patur parasysh misionin e çdo institucioni, nevoitet që për rolet specifike të institucioneve në marëdhënie me objektivat strategjike, të arrihet në marrëveshje. Gjithashtu, për zbatimin e strategjisë dhe forcimin e kapacitetit institucional nevoitet të identifikohen edhe burimet e disponueshme.

3.1 Partnerët vendas
• Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
• Ministria e Mjedisit
• Ministria e pushtetit vendor dhe Decentralizimit
• Njesite e Qeverisjes Vendore
• Ministria e Turizmit dhe Rregullimit te Territorit
• Ministria e Ekonomise
• Ministria e Financave
• Komunitete te interesuara per perdorimin e pyjeve, partner private
• Fakulteti i Shkencave Pyjore – Universiteti Bujqësor i Tiranës
• Instituti i Kërkimeve të Pyjeve dhe Kullotave
• Shkolla Teknike Pyjore – Shkodër
• Shoqatat jo qeveritare mjediso

3.2 Partnerët ndërkombëtarë
• Banka Botërore
• Qeveritë e Italisë dhe Zvicrës
• Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID)
• Organizata Boterore e Bujqesise dhe Ushqimit (FAO)
• Institucione te tjera qe do te kontribuojne ne realizimin e objektivave te kesaj strategjie

4. STRATEGJIA E PYJEVE DHE KULLOTAVE NE KUADRIN E STRATEGJIVE GLOBALE DHE RAJONALE.
Mbrojtja e burimeve natyrore dhe e natyres ne teresi, ka perbere prej disa dhjetra
vjecaresh nje argument te rendesishem per mbar boten e qyteteruar.
Kjo deshnohet me numrin e madh te konventave te nenshkruara nga shumica e
shteteve te botes nder te cilat edhe Shqiperia. Keshtu mund te permendim
Konventen e Diversitetit Biologjik (KDB) te vitit 1994, strategjine Pan – Europiane
te Diversitetit Biologjik dhe te peisazheve (SPEDBP) te cilat bejne fjale per ruajtjen dhe menaxhimin e diversitetit biologjik e te resurseve gjenetike.
Euromontana e vitit 1998 qe percakton parimet e nje politike te qendrueshme
pyjore e kullosore ne lidhje te ngushte me zgjidhjen e kerkesave te popullsise
rurale, Axhenden 2000 e cila jep orjentimet baze per nje Politike Bujqesore
Komunitare me te blerte etj.
Ne hartimin e kesaj strategjie eshte mbajtur parasysh qe idete e saj te jene ne
pershtatje me idete themelore te konventave nderkombetare.

5. PERCAKTIMI I PRIORITETEVE.
Pyjet dhe kullotat perbejne nje trashegimi me vlera jo vetem per Shqiperine, por
edhe per rajonin e me gjere. Ajo duhet te mbrohet dhe qeveriset ne menyre te tille
qe te mundesoje nje zhvillim me te madh ekonomik ne te ardhmen, duke
kontribuar ne uljen e nivelit te varferise, pa prishur ekuilibret biologjike natyrore.
Ne te kaluaren perfshire dhe vitet e tranzicionit, sidomos pyjet jane vleresuar per
rendesine ekonomike, duke nenvleftesuar aspektin shumefunksional te tyre.
Veçse shfrytezimi i tyre nuk çon vetem ne fitime por edhe ne humbje (kur nuk
shfrytezohet drejt) si rezultat i humbjes se mundesive per zhvillim ne te ardhmen,
rrjedhoje e degradimit e desertifikimit te mjedisit pyjor e kullosor.
Menaxhimi i qendrueshem i resurseve natyrore te pyjeve dhe kullotave nenkupton
mireqeverisjen dhe perdorimin e resurseve ne nje menyre dhe me nje ritem qe
ruan dhe siguron biodiversitetin, prodhimtarine, aftesine riperteritese, vitalitetin
dhe potencialin e tyre per te permbushur, per sot dhe te ardhmen, funksionet
ekologjike, ekonomike dhe sociale ne nivel lokal, kombetar dhe global, pa
shkaktuar deme ne ekosisteme te tjera.
Koncepti i menaxhimit te qendrueshem te burimeve natyrore ne pyje dhe kullota
eshte ne thelb i njejte me konceptin e pergjitheshem te te qenurit i qendrueshem.
Zhvillimi i qendrueshem eshte ai zhvillim, i cili:
• integron procesin e planifikimit te vlerat ekonomike, mjedisore dhe shoqerore;
• shperndan ne menyre te njejte dhe te barabarte perfitimet qe rrjedhin prej ketij zhvillimi sipas shtresave social-ekonomike dhe gjinise;
• siguron te pakten te njejtat mundesi per nje zhvillim te vazhdueshem edhe per brezat e ardheshem.
Termi "te qenurit i qendrueshem" eshte produkt i iniciativave nderkombetare qe
lidhen me Samitin e Tokes (Rio, Qershor1992) dhe Zhvillimin e Qendrueshem ne
vijim te tij. Ky term eshte percaktuar dhe shtjelluar me tej nga nje varg procesesh
rajonale dhe nderkombetare ne te cilat jane perpunuar kritere dhe indikatore te
nje zhvillimi dhe menaxhimi te qendrueshem.
Per te realizuar kete koncept, ne stadin aktual kerkohet te mbahen parasysh keto perparesi:
• Nderprerja e biznesit te shfrytezimeve tregetare per nje periudhe te pakten 10 vjeçare nepermjet riorganizimit dhe rritjes se kontrollit. (Shfrytezimet vazhdojne te kryhen vetem ne ata grumbuj pyjore qe kane te nevojshem
trajtimin me prerje per sigurimin e riperteritjes natyrore.)
• Vazhdimi i procesit te transferimit te pyjeve dhe kullotave tek organet e qeverisjes vendore drejt kalimit tek komunitetet te te drejtave te plota mbi pronesine.
• Ruajtja dhe rehabilitimi i pyjeve dhe kullotave nepermjet rritjes se
investimeve dhe nxitjes se inisiativave private e kolektive.
• Qeverisja e qendrueshme e pyjeve dhe kullotave, nepermjet nje strategjie per
nje mbeshtetje te organizuar te produkteve pyjore, ne te gjitha nivelet.
• Vendosja e nje sistemi monitorimi per ndjekjen ne kohe te proceseve
dinamike ne pyje dhe kullota dhe per nderhyrjen ne kohe per rehabilitimin e tyre.
• Nxitja e nismave individuale ose kolektive per ripyllezimin e tokave te zhveshura dhe te abandonuara.
• Ruajtja, mbrojtja dhe permiresimi i diversitetit biologjik ne ekosistemet pyjore dhe kullosore.
• Ruajtja dhe permiresimi i pershtateshem i funksioneve mbrojtese ne
mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave (ne menyre te veçante mbrojtjen e tokes, te sasise dhe cilesise se ujrave)
• Ruajtja e funksioneve dhe sherbimeve te tjera social-ekonomike, si dhe sigurimi i perfitimeve te shumefishta per shoqerine, per brezat e sotem dhe te ardheshem.
Zbatimi i nje sere konventash nderkombetare me objektiva ne mireperdorimin dhe
ruajtjen e pyjeve e kullotave mund te arrihen vetem nepermjet pranimit dhe
respektimit te parimeve te ruajtjes dhe zhvillimit te praktikave te nje zhvillimi te
qendrueshem te gjithe sektoreve qe lidhen me to.

6. PARIME STRATEGJIKE
6.1 Qeverisja e qendrueshme e burimeve pyjore e kullosore. Kjo buron nga:
• nevoja e nje vleresimi me te mire te burimeve pyjore e kullosore ne aspektin shumefunksional,
• nevoja e rritjes se shtresave te popullsise te interesuara per miremabajtjen e mireqeverisjen e pyjeve dhe kullotave,
• nevoja e nje lufte me efikase ne drejtim te uljes se shkalles se erozionit dhe desertifikimit,
• nevoja e ruajtjes dhe perdorimit efikas te burimeve ujore.

6.2 Ndarja e drejte e perfitimeve dhe dobive qe vijne nga mbrojtja dhe perdorimi i burimeve natyrore, pyjore e kullosore.
Kjo buron nga:
• nevoja e rritjes se numrit te familjeve qe perfitojne nga te ardhurat pyjore e kullosore me qellim luftimin e nivelit te varferise,
• nevoja e decentralizimit te kontrollit mbi pyjet dhe kullotat deri ne nivel komune, fisi e familje,
• nevoja e perdorimit, e ruajtjes se traditave, e kultures ne drejtim te mireadministrimit te pyjeve,
• nevoja e ndryshimit te struktures se pyjeve e kullotave lidhur me pronesine, drejt niveleve te vendeve te tjera te perparuara,
• nevoja e lenies si trashegimi per brezat e ardhshem te nje ekonomie pyjore e kullosore vitale e te shendetshme.

6.3 Rimekembja e integritetit ekologjik te pyjeve e kullotave ne vend.
Kjo buron nga:
• domosdoshmeria e mbeshtetjes se konceptit te pergjithshem mbi ruajtjen e
pasurive natyrore ne perputhje me angazhimet e marra ne nivel
nderkombetar, veçanerisht permes antaresise ne Konferencen Ministeriale
per Mbrojtjen e Pyjeve ne Europe, pa neglizhuar konventa te tjera qe
operojne ne fushen e pyjeve e kullotave.

7. QELLIMET E DEKLARATES MINISTRORE.
Ne deklaraten ministrore per rishikimin e Strategjise se Sektorit te Pyjeve dhe Kullotave dalin ne pah dy qellime kryesore:
• Te sigurohet ruajtja dhe mbrojtja e integritetit te kesaj pasurie natyrore te qendrueshme, e ne kete kuader edhe biodiversitetit pyjor dhe kullosor;
• Ekonomia pyjore te kontribuoi ne zbutjen e varferise ne zonat rurale. Gjithashtu deklarata ministrore konfirmon prioritetet e qeverise Shqiptare per konservimin e pyjeve. Ne deklarate ofrohen direktiva te veçanta ne mbeshtetje te
zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe reformes se tij, ku mund te permendim:
• Nje nxitje te menaxhimit te pyjeve dhe kullotave drejt konservimit natyror, mirembajtjes se biodiversitetit dhe zhvillimit te eko-turizmit;
• Rehabilitimi i pyjeve te degraduar per t’i rikthyer ne kushte optimale te stacionit pyjor perkates;
• Ripercaktimi i drejtimeve te punes sipas koncepteve afat-gjate te zhvillimit
per administrimin dhe menaxhimin e pyjeve dhe kullotave;
• Formulimi i nje Programi Kombetar te Pyjeve dhe Kullotave (Program 10 vjeçar);
• Vazhdimi i transferimit te pyjeve dhe kullotave tek njesite e qeverisjes vendore, proces i cili rrit rolin e Pushtetit Vendor ne planifikimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore pyjore dhe kullosore;
• Krijimi i mundesive perfituese ne mbrojtjen, konservimin dhe permiresimin e burimeve pyjore dhe kullosore edhe permes programeve qeveritare;
• Vazhdimi i bashkepunimit teknik dhe financiar me agjensite nderkombetare
ne sektorin e pyjeve dhe kullotave per te siguruar burime te investimeve;
• Ngritja e kapaciteteve drejtuese dhe menaxhuese ne nivelin e njesive te
qeverisjes vendore dhe partenereve private, si dhe zhvillimi i nje programi efektiv te kstensionit pyjor;
• Nxitja e perfitimi i te ardhurave permes zhvillimit te mundesive rikrijuese
dhe turizmit;
• Percaktimi i roleve dhe funksioneve te gjithe aktoreve ne sektorin e pyjeve
dhe kullotave dhe identifikimin e lidhjeve me kritike mes tyre;
• Permiresime te struktures ligjore te sektorit te pyjeve dhe kullotave dhe
formulimi i nje ligji te ri per pyjet dhe kullotat;
• Perfundimi i procesit te reformes brenda vitit 2012.

8. SYNIMET STRATEGJIKE
Synimi I.
Sigurimi i integritetit territorial, ekologjik dhe biodiversitetit te pyjeve dhe kullotave
Drejtimi strategjik. Mbrojtja e pyjeve permes ndalimit te shfrytezimit,
kombinuar me marrjen e masave per restaurimin, ruatjen dhe permiresimin
e biodiversitetit (ruajtja e pyjeve dhe tokave pyjore, permiresimi i
funksioneve per mbrojtjen e tokes nga erozioni dhe te ujrave, nderhyrjet
permiresuese ne kullota).
Objektivi 1.
Konservimi i pyjeve nepermjet nderprerjes se prerjeve tregetare
me qellim fitimi dhe prerjeve ilegale pa perjashtuar prerjet kulturore te te
gjitha llojeve.
Veprimet:
• Nderprerja e shfrytezimeve tregtare per 10 vjet.
• Ulja sa te jete e mundur me shume e nivelit te prerjeve ilegale.
• Ruajtja e pyjeve te virgjer ose pothuajse te virgjer duke kaluar ne
konservimin e plote te tyre.
Objektivi 2.
Ruajtja dhe rehabilitimi i ekosistemeve pyjore e kullosore te demtuara e ne degradim (ruajtja e specieve autoktone).
Veprimet:
• Organizimi i punes nga DSHP ne menyre te tille qe e gjithe siperfaqia e
pyjeve te larte te pershkohen nga prerje kulturale sipas fazes se zhvillimit
ne te cilen gjendet dhe kerkesave te silvikultures per fazen perkatese.
• Gjetja e sponsoreve per ripyllezimin e siperfaqeve te pa riperterira brenda
pyjeve te larte me qellim perdorimin e gjithe siperfaqes nga pylli prodhues.
• Gjetja e sponsoreve dhe pyllezimi i siperfaqeve te çveshura me lloje pionere
per te rritur kapacitetin e sekuestrimit te karbonit nga siperfaqia e territorit te republikes.
• Rehabilitimi i kullotave me mbjellje foragjere e drusore sipas shkalles se pjellorise ne te cilen gjenden.
Objektivi 3.
Krijimi i disa ekonomive shtetërore me cungishte të regullta lisi dhe mbarështrimi i tyre shkencor bazë për ruajtjen e llojeve të vlefshme
të dushqeve dhe konvertimin e tyre në pyje të lartë. (Brenda limitit te pyjeve te tille qe i mbeten shtetit)
Veprimet:
• Përzgjedhja e sipërfaqeve me dushqe me madhësi dhe përbërje llojore të
duhur të përshtatëshme për shndrimin e tyre në cungishte të regullta.
• Hartimi i projekteve teknik të ekonomive dhe fillimi zbatimit të tyre.
• Llogaritja e mundësisë vjetore aktuale dhe të perspektivës ( kur ekonomitë të
jenë përbërë plotësisht nga cungishte të regullta )dhe kryerja e studimit për konversjonin e këtyre ekonomive.

Drejtimi strategjik. Organizimi i një kadastre pyjore moderne si bazë për ruajtjen e tërësisë së fondit pyjor.

Objektivi 1. Perfundimi dhe me vone implementimi me sukses i te dhenave te Inventarit Kombetar te Pyjeve.
Veprimet:
• Azhornimi i kadastres pyjore me te dhenat e Inventarit Kombetar te Pyjeve
dhe kullotave te perfunduar.
• Perfundimi i punimeve te tjera sekondare qe shoqerojne Iventarizimin
kombetar te pyjeve dhe kullotave (tabelat e kubaturave etj.).
• Kalimi i infrastruktures se inventarizimit ne kompetencat e kadastres pyjore.

Objektivi 2 Organizimi i nje kadastre pyjore moderne.
Veprimet:

• Të pregatitet e miratohet një vendim për riorganizimin e kadastrës pyjore mbi
baza bashkëkohore e cila të dokumentoj e azhurnoj pasurinë pyjore jo vetëm
si sipërfaqe e volum por edhe si vlerë e pronësi në të gjitha nivelet e administrimit.
• Duke qënë një aktivitet i përhershëm, kadastra pyjore të kryhet nga një njësi
e spcializuar në nje ambjent te veçante por ne vartësi direkte nga DPPK.
• Të paiset sektori i kadastrës me të gjithë teknikën moderne të fushës si GIS etj.
• Të shihet mundësia për futjen e nje lënde për kadastrën pyjore në programet e Fakultetit të Pyjeve.

Drejtimi strategjik. Permiresimi i menaxhimit te zonave te mbrojtura
Objektivi 1.
Menaxhimi efektiv i Zonave te Mbrojtura egzistuese dhe
pergatitja e kushteve për zgjerimin gradual te tyre, sipas propozimeve te
strategjise dhe planit te verpimit te biodiversitetit per krijimin e PEN.
Veprimet:
• Miratimi i Rrjetit Përfaqësues të Zonave të Mbrojtura (RrPZM) i cili mbulon rreth14% të territorit të vendit. Të hartohet një projekt-plan, i cili të përfshijë parashikime buxhetore për menaxhimin efektiv dhe zhvillimin eventual të sistemit të zonave të mbrojtura, duke identifikuar zonat me prioritet më të lartë dhe kriteret për klasifikimin e tyre sipas rëndësisë, me
qëllim që të tërhiqet vëmendja për gjendjen, si dhe të përcaktohen hapat dhe afatet për realizimin e tij.
• Përgatitja e planeve të menaxhimit për Zonat e Mbrojtura me perparesi ne
ato më të ndjeshme dhe të rëndësishme (psh., Parqet Kombëtare)
• Të fillojë zbatimi i mbarështimit të parqeve dhe zonave të mbrotjura, sipas planeve të hartuara për to.
• Të vlerësohen efektet e zbatimit të planeve të mbarështrimit.
• Të rivlerësohet sistemi i lejeve dhe tarifave për parqet kombëtare dhe të ndiqet e kontrollohet zbatimi i tyre.
• Të kërkohet mbështetja e Organizatave dhe Organizmave Ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës (p.sh., Fondi Botëror për Ruajtjen e Jetës së Egër--WWF, Unioni për Ruajtjen e Natyrës—IUCN, Fondi i Ndihmave Globale per Mjedisin- -GEF), etj) për të zhvilluar plane të ruajtjes së biodiversitetit dhe për t’i zbatuar ato në zonat e rëndësisë së veçantë.
• Përgatitja dhe zbatimi i planeve të veprimit të llojeve dhe habitateve.
• Zbatimi i një programi në shkallë të gjerë për ruajtjen dhe përmirësimin e
diversitetit biologjik e pejsazhistik, me theksim mbi përgjegjësitë në nivel vendor.
• Zhvillimi i një plani kombëtar për ngritjen e rrjetit ekologjik – bioqendrat,
biokorridorët, zonat e rehabilitimit dhe zonat buferike.
• Përgatitja dhe zhvillimi i projekteve pilot për ruajtjen dhe përmirësimin e diversitetit biologjik dhe pejsazhor.
• Të përcaktohen shenjat dalluese per të gjitha kategorite e zonave te mbrojtura.
• Zgjerimi i RrPZM për të mbuluar deri në 25% të territorit të vendit. Hapi i dytë për ngritjen e Rrjetit Ekologjik pas miratimit dhe ngritjes së RrPZM-ve është ai i krijimit të biokorridorëve për të lidhur ZM-të me njëra tjetrën. Një proces i tillë do të kërkonte që brenda vitit 2020 rrjeti i ZM-ve të mbulojë rreth 25% të territorit të vendit, gjë që përbën dhe objektivin e largët të SPVBsë.

Objektivi 2. Ngritja e administratave te zonave te mbrojtura dhe trajnimi i
tyre, me perparesi ne parqet kombetare dhe zonat natyrore te menaxhuara
si dhe pejsazheve te mbrojtura, meqëllim zhvillimin dhe zbatimin e planeve
te menaxhimit te ZM-ve permes nje pjesmarrje sa me te gjere te
komuniteteve vendase në to.
Veprimet:
• Të vlersohen infrastruktura, pajisjet, materialet, personeli dhe nevojat
financiare dhe ato për kualifikim e trajnim të nevojshme për të arritur një
nivel optimal për ruajtjen e zonave të mbrojtura të konsideruara si prioritare.
• Ngritja sa me shpejte e administratave dhe autoriteteve menaxhuese të zonave të mbrojtura.
• Të hartohen dhe zbatohen programe per organizimin e fushatave te
ndërgjegjësimit ne nivel kombëtar dhe në rrethet ku ka zona të mbrojtura,
për të informuar publikun për rëndësine, vlerat dhe dobitë e ketyre zonave.
• Të programohen dhe zbatohen kurse kualifikimi special për personelin e
DPPK dhe te DSHP-ve që do të ngarkohen për të kontrolluar dhe mbrojtur dhe menaxhuar këto zona.
• Të nisë proçesi i zgjidhjes së çështjeve të pronësisë në zonat e mbrojtura, të
cilat duhet të shqyrtohen rast pas rasti me përfshirjen e autoriteteve vendore dhe personave të interesuar.
• Të shfrytëzohet mbështetja e organizatave jo-fitimprurese që kanë interes për zonat e mbrojtura dhe të vendosen marëdhënie të duhura pune me to në fushat e rritjes së ndërgjegjësimit publik, edukimit për mjedisin, dhe shërbime vullnetare jo-teknike (fushata kundër ndotjes dhe studime ekologjike)
• Zbatimi i planeve të menaxhimit per zonat e mbrojtura.

Drejtimi strategjik. Ruajtja e natyres dhe promovimi i ekoturizmit.

Objektivi 1.
Hartimi i nje plani kombetar,rajonal dhe vendor per zhvillimin
e turizmit ne pyje e kullota si dhe ne disa kategori zonash te mbrojtura dhe
fillimi i zbatimit te tij.
Veprimet:
• Te krijohet nje grup pune me përfaqësues të DPPK, të Ministrise se Puneve
Publike dhe Turizmit, Ministrine e Mjedisit, KRT, REC, Ministrise se
Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe OJQ-te për të hartuar një plan
kombëtar për zhvillimin e turizimit në pyje e kullota. Ky plan duhet te
perfshije zhvillimin e turizmit edhe ne disa kategori zonash të mbrojtura,
ku sipas ligjit lejohet zhvillimi i aktiviteteve shlodhese dhe rekreative, si
parqet kombetare (kategoria II), zonat e pejsazheve te mbrojtura (kategoria
V) dhe zonat e resurseve te menaxhuara (kategoria VI e ZM-ve).
• Te behet ne menyre me profesionale puna per promovimin e turizmit dhe
ekoturizmit brenda dhe ne afersi te zonave te mbrojtura, si nje burim i
rendesishem i sigurimit te te ardhurave per komunitetet qe jetojne prane ose brenda zonave te mbrojtura.
• Te vendosen kontakte me te mira pune dhe bashkpunimi me agjensite
vendase dhe te huaja turistike qe operojne ne vendin tone, per promovimin
e ekoturizmit ne zonat natyrore pyjore te vendit tone, sidomos ne parqet tona kombetare.
Objektivi 2.
Pjesmarrja e qeverise per mbeshtetjen dhe zhvillimin e
infrastruktures, kreditimit dhe turizmit privat.
Veprimet:
• Të hartohet një model për dhënien e konçesioneve sipërmarrësve të sektorit
privat që janë të interesuar të sigurojnë shërbime turistike, çlodhëse dhe argëtuese në natyrë.
• Qeveria te shohe me perparesi permiresimin dhe zhvillimin e infrastruktures ne zonat me perparesi turizmin, pa te cilen s’mund te kete zhvillim te asnje alternative turizmi. Ne kete kendveshtrim ajo duhet te nxise spermarrjen private për te investuar ne fushen e turizmit, perfshire turizmin malor aplin per te cilin Shqiperia ka potenciale te mëdha.
• Qeveria te nxise dhe inkurajoje sektorin bankar per te ndihmuar permes
sistemit te kredive lehtesuese zhvillimin e turizmit familjar ne zonat rurale
prane zonave te mbrojtura, me potenciale te medha per zhvillimin e turizmit malor.
• Trainimi i guidave turistike
• Ngritja e qendrave te informimit per zonat e mbrojtura

Synimi II. Nxitja dhe Mbeshtetja e Menaxhimit te Qendrueshme te Burimeve Pyjore dhe Kullosore

Drejtimi strategjik. Permiresimi i organizimit e procesit të prodhimit pyjor për pyjet e lartë.
Objektivi 1.
Formimi i njesive te reja te prodhimit per pyjet e larte prodhues.

Veprimet:
• Organizimi i masiveve pyjore shtetërore me pyje të lartë në njësi prodhimi me
synimin sigurimin nga sejcila prej tyre të vazhdimësisë të procesit të prodhimit pyjor ne nivel rajoni.
• Hartimi i planeve te mbareshtrimit te këtyre njësive të prodhimit dhe rimbareshtrimi i tyre çdo dhjetë vjet duke parashikuar shfrytëzimet te pakten për një periudhë 20-40 vjeçare mbi bazën e parimit të vazhdimësisë.

Objektivi 2. Krijimi i Drejtorive Pyjore Rajonale
Veprimet:

• Bashkimi i ketyre njesive te prodhimit ne disa drejtori pyjore menaxhuese rajonale, me varesi direkte nga DPPK(pas vitit 2009)
• Vjelja e produkteve pyjore te njësive të prodhimit nga firmat private, për llogari të drejtorive të cilat paguajnë firmat për punën e kryer por ndermarjet mbeten zoterues te produkteve (per lenden ankand ne ane te rruges).

Drejtim strategjik. Ndryshime të kuadrit administrativ e ligjor per mbareshtrimin e pyjeve te larte prodhues.

Objektivi 1.
Organizimi i një njesie kombëtare të mbarështrimit dhe projektimeve pyjore me varësi direkte nga DPPK.

Veprimet:
• Pregatitja e ligjit përkatës për themelimin e kësaj njesie dhe gjetja e mundësive materjale duke rivlerësuar të gjitha burimet.
• Hartimi të planeve të mbarështrimit të pyjeve prodhues, të pyjeve komunalë, kullotave si dhe te pyjeve private ne funksion te pageses, qe mund te jete e njejte per njesi siperfaqe me ate te pyjeve shteteror.(Aktivitet i perhershem)
• Inventarizim kombëtar të pyjeve dhe kullotave. (Aktivitetin periodik)
• Pasqyrim i ndryshimeve në kadastrën pyjore. (Aktivitetin e përhershëm)
• Hartimin e projekteve të fushave të ndryshme të pyjeve ( sipas gjëndjes së
investimeve që jepen ) me specialistët e vet ose të jashtëm të angazhuar me kontratë.

Drejtimi strategjik. Mbeshtetje e kërkimit shkencor në funskion të mbarështrimit të pyjeve.

Objektivi 1. Ripunimi i udhezueseve dhe rregulloreve
Veprimet:

• Ripunimi i udhëzuesit aktual të mbarshtrimit të pyjeve me synimin për ta bërë atë më të kuptushëm e më të lehtë për zbatim.
• Hartimi i një udhëzuesi për mbarështrimin e pyjeve e kullotave të destinuara për perdorim (shfrytëzim) silvopastoral.

Objektivi 2. Plotesimi i games se tabelave dendrometrike dhe rritja e nivelit te teknikes llogaritese ne mbareshtrim.
Veprimet:

• Plotësimi i gamës te tabelave të prodhimit për llojet qe nuk i kane ato dhe rishikimi i tabelave ekzistuese. Fillimi i ndërtimit të tabelave të prodhimit në funksjon të intesiteteve të ndryshme të rallimeve të aplikuara.
• Plotësimi i gamës së tabelave të kubaturës qe mungojne për lloje të tjera.
• Futja e teknikave moderne në të gjitha hallkat e procesit të mbarështrimit të pyjeve (GIS, GPS, programe kompjuterike, etj.).

Objektivi 3. Rritja e nivelit shkencor te profilit
Veprimet :

• Të rritet niveli i Buletinit Informativ të DPPK, duke e shnderuar atë në një organ jo vetëm informues por edhe shkencor me redaksi që të respektoj të gjitha regullat, me peshë shkencore, unik në shkallë vëndi.
• Të studjohet mundësia e mbeshtetjes së punes kerkimore - shkencore, si dhe bashkerendimi i forcave shkencore, mjeteve dhe fondeve sepse për një vënd të vogël si Shqipëria ato kanë qënë dhe do të mbeten gjithmonë të pa mjaftushme. Reflektimi në programet mësimore e shkencore të Fakultetit dhe IKPK të të gjitha zhvillimeve të reja.
• Fakulteti i Shkencave Pyjore te adresoj drejtimet e diplomimit te studenteve ne perputhje me mundesine e punesimit te tyre ne sherbimin pyjor.

Drejtimi strategjik. Nxitja e perdorimit multifunksional te burimeve pyjore dhe kullosore.

Objektivi 1. Promovimi i funksioneve sociale dhe mbrojtese te pyjeve.
Veprimet:

• Promovimi i funksionit social te pyjeve dhe kullotave lidhur me mbrojtjen e shendetit publik, mbrojtjen e ujrave, tokes dhe ajrit.
• Promovimi i funksioneve mbrojtese te pyjeve dhe kullotave nga erozioni dhe rreshqitja e tokes, orteqet, ererat dhe permbytjet.
• Rritjes se efekteve mbrojtese te pyjeve nga ndotjet e tokes, ajrit dhe ujrave.
• Promovimi i efektit mbrojtes te pyjeve per qendrat e banuara, infrastrukturave te transportit, energjise dhe furnizimit me uje,
monumenteve natyrore, kulturore dhe arkeologjike.
• Promovimi i vlerave çlodhese dhe rekreative.
Objektivi 2.
Promovimi i potencialit prodhues per prodhimet jo drusore.
Veprimet:

• Studimi dhe promovimi i potencialeve prodhuese te pyjeve dhe kullotave ne bime mjeksore dhe tanifere.
• Studimi i popullatave te kafsheve te egra objekt gjuetije per promovimin e nje gjuetije racionale per qellime sportive dhe turistike.
• Studimi i mundesive te peshkimit ne ujrat brenda fondit pyjore.
• Studimi i mundesive mbajtese te fondit pyjore dhe kullosore per nxitjen dhe zhvillimit te sektorit te bletarise.

Drejtimi strategjik. Perdorimi i qendrueshem i masiveve kullosore shteterore.

Objektivi 1.
Studimi dhe percaktimi i gjendjes, sistemeve te perdorimit, administrimin e qendrueshem te integruar e multifunksional te kullotave.
Veprimet:

• Studimi i gjendjes dhe kapaciteteve mbajtese te masiveve kullosore publike dhe komunale, pa cenuar nevojat e kafsheve te egra barngrenese.
• Studimi dhe percaktimi i sistemeve te perdorimit te kullotave natyrore dhe mbi kete baze i menyres se qeverisjes.
• Krijimi dhe forcimi ne kuadrin e sherbimit pyjor (Drejtorise se Menaxhimit) te sektoreve te posacme per administrimin dhe perdorimin e qendrueshem te kullotave.
• Administrimi i specializuar, i qendrueshem e shumefunksional nga ana e sherbimit pyjor te kullotave.
• Qeverisja e qendrueshme, e integruar dhe shumefunksionale e tyre mbi bazen e nje plani qeverisje, sipas udhezuesve te hartuar nga specialiste dhe te miratuar nga DPPK.
• Evidentimi dhe vleresimi i te gjitha prodhimeve (biomase, bime medicinale, gjah, eko-turizem etj) e te ardhurave qe vijne nga perdorimi shumefunksional.
• Ndalimi i aktivitetit tradicional te djegjes se kullotave me piksynim “rigjallerimin” e bimesise barishtore.

Objektivi 2. Organizimi i punes per administrimin dhe vleresimin racional te kullotave.
Veprimet:

• Rishikim e percaktimi i tarifave te diferencuara sipas zonave, vlerave ekonomike e gjendjes vegjetacionale.
• Sigurimi i vendeve te punes per popullsine e vendosur ne afersi te ketyre kullotave.
• Stimulimi i inisiativave kolektive apo individuale per permiresimin e gjendjes se kullotave.
• Rritja e investimeve per permiresimin e gjendjes ekologjike dhe prodhuese te kullotave.
• Ndarja e masiveve të mëdha kullosore të shtetit në ekonomi të mëdha (500- 1000 hektarëshe) dhe dhenia e tyre në përdorim privatëve per periudha të gjata kohe. (të paktën 30 vjet-me synim privatizimin e plotë).

Synimi III. Persosja dhe forcimi i lidhjeve me ekonomine e tregut

Drejtimi strategjik. Inkurajimi i aktiviteteve private


Objektivi 1.
Kryerja e punimeve dhe sherbimeve ne pyje e kullota shteterore.
Veprimet:

• Terheqja e firmave private te specializuara, për kryerjen e aktiviteteve prodhuese dhe sherbimeve ne pyje dhe kullota.
• Të liberalizohen tarifat e shitjes së lëndës industriale të drurit dhe te druve te zjarrit që rezultojne nga pyjet prodhues shteterore. Ato t’i binden ligjeve të kërkesë-ofertës. Lënda e drurit të shitet në skelë (ose pikë tranziti) me ankand ne ane te rruges, ose te studjohen format e koncensionit ne pyje.
• Dhenia e kredive te buta dhe masa te tjera nxitese per mbeshtetjen e aktiviteteve dhe sherbimeve ne pyje dhe kullota.
• Nxitja e nismave qe sigurojne burime alternative per ngrohje dhe gatim ne zonat rurale si dhe ato qe sigurojne vende pune jashte sektorit te pyjeve kullotave.
• Vjelja e nje takse per sherbimin qe pyjet kryejne ne mbrojtje te baseneve ujembledhese te hidrocentraleve dhe ujit te pijshem per luften kunder erozionit dhe permiresimin e pyjeve ekzistues.

Objektivi 2.
Nxitja e krijimit te njësive prodhuese 500-1000 hektarëshe në sipërfaqe pyjesh të ulët e shkurresh, me prodhimtari të mirë biomase duke i dhene ne perdorim afatgjate sipas kërkesave të ekonomisë së tregut pjesët më të mira të këtyre sipërfaqeve per perdorim silvopastoral. Veprimet :
• Studim mbi përcaktimin e mundësive që egzistojnë në këtë drejtim duke patur parasysh atë pjesë të sipërfaqes pyjore të dushqeve e shkureve që do te mbetet e shtetit.
• Pregatitja e kuadrit ligjor.
• Hartimi i planeve të mbarështrimit të këtyre njësive private silvo pastorale.

Objektivi 3.
Zhvillimi ne perspektive i industrisë së drurit në Shqipëri.
Veprimet :

• Çertifikimi i grumbujve pyjore prodhues sipas klasave të moshës dhe cilësisë
së lëndës, kryesisht grumbujt me lende te vlefshme per industrine.
• Studim mbi përcaktimin i mundësisë vjetore në sasi lloje dhe asortimente dhe sigurimi i saj për 20-40 vjetët e ardhshëm.
• Te aplikohen politika favorizuese per importimin e lendes drusore per
mbeshtetjen e zhvillimit te industrise se drurit ne vendin tone dhe njekohesishte konservimin e pyjeve tane.
• Mbi këtë bazë llogaritja dhe nxitja e zhvillimit të insustrisë së drurit si aktivitet privat në ato drejtime që e lejon ekonomia e tregut
sidomos ne zonat rurale .

Objektivi 4.
Dhënia në përdorim e tokave me bimesi pyjore, pyje të degraduar, për afate të gjata kohe (p.sh. 30 vjet) për qëllim ngritje
rezervatesh gjuetie, qëndra të rritjes së kafshëve të egra ose kombinim i tyre, personave dhe shoqërive private të vëndit ose të huaja, për vlerësimin e këtyre terreneve margjinale dhe zënien me punë.
Veprimet :
• Thithja e investimeve nga buxheti i shtetit dhe donatore te tjere.
• Shtimi i fondit te ri-investimit nga te ardhurat e vet DPPK.
• Caktimi i sipërfaqeve boshe e me pyje të degraduara, etj. për ngritjen e rezervateve të gjuetisë, pa prekur interesat e të tjerëve.
• Dhënia në përdorim afatgjatë e në perspektivë në pronësi i këtyre sipërfaqeve personave ose shoqërive private të vëndit apo të huaja
• Dhënia në përdorim ( ose shitja ) e qëndrave egzistuese ( tashmë të shkatëruara ) të rritjes së fazanëve për qëllime ripopullimi, konsumi dhe eksporti.
• Pregatitja e kuadrit ligjor për këto kalime

Objektivi 5.
Dhënia në përdorim vetëm për qëllime pyllëzimi te tokave te refuzuara dhe te eroduara (për periudha të gjata kohe (p.sh. 50 vjet) ose në
pronësi (me çmime modeste) i sipërfaqeve që në bilancin e përgjithshëm të republikës emërtohen-toka të tjera-(e që rezultojnë pasi zbriten pyjet, kullotat, dhe tokat bujqësore) të cilat duhet të mbillen brenda limitesh kohore të caktuara, personave apo shoqërive private të vëndit ose të huaja.
Veprimet :
• Caktim i sipërfaqeve që mund të trajtohen si të tilla pa prekur interesat e komunave për kullotë.
• Pregatitja e kuadrit ligjor për këtë lloj përdorimi afatgjatë me synimin e largët të privatizimit të plotë.
• Dhënia në përdorim e këtyre sipërfaqeve dhe kontrolli i zbatimit të qëllimit për të cilin janë dhënë.
• Nxitja e nismave individuale ose kolektive per ripyllezimin e tokave te abandonuara, veçanerisht atyre te shpyllezuara ose kullotave te pluguara ne te kaluaren.(Te kthyera ne toke are)
• Nxitja e nismave individuale e kolektive qe kane si qellim uljen e nivelit te erozionit i cili ne shkalle te gjere kercenon te ardhmen e komuniteteve malore dhe i shkakton nje dem shume te madh cilesise se ujit te rezervuarve infrastruktures se ujitjes si dhe ndotjes se tokave bujqesore te ultesires.


Synimi IV. Perfshirja e aktoreve dhe perdoruesve lokal ne ruajtjen dhe zhvillimin e pylltarise.

Drejtimi strategjik. Vazhdimi i transferimit te se drejtes se perdorimit/pronesise te pyjeve dhe
kullotave tek pushteti vendor per plotesimin e nevojave per dru zjarri e kullote.
Objektivi 1.
Vazhdimi i transferimit te se drejtes se perdorimit/pronesise te pyjeve dhe kullotave tek
pushteti vendor, duke rritur numrin e familjeve qe perfitojne nga produktet e pyllit.
Veprimet:
• Përfundimi i kalimit të 40 % të fondit pyjor në përdorim/administrim të komunave.
• Krijimi i strukturave menaxhuese te pyjeve dhe kullotave ne komuna

Objektivi 2. Plotësimi i nevojave të popullsisë rurale me dru zjari e lëndë ndërtimi.
Veprimet:

• Në bazë të politikës demografike të shtetit, Pushteti vendor dhe DPPK të përcaktojnë dinamikën e nevojave për dru zjari e lëndë ndërtimi për zonat rurale si dhe mënyrën e plotësimit të tyre.
• Depistimi i potencialit të pyjeve komunale prodhuese për dru zjari dhe lëndë ndërtimi.
• Krijimi i cungishteve të regullta brenda territoreve të pyjeve komunalë me madhesi të tillë që të plotësojnë nevojat e komunave për dru zjari e lëndë ndërtimi dhe bashkimi i tyre në ekonomi pyjore cungishtesh të regullta
përmbledhëse për qëllime mbarështrimi me turne të shkurtëra.
• Hartimi i planeve të mbarështrimit të ekonomive përbashketa komunale në hapësirën e një ose më shumë komunave dhe zbatimi i tyre nga ana e administratës së komunave.
• Nxitjes se nismave qe sigurojne burime alternative per ngrohje dhe gatim ne zonat rurale si dhe ato qe sigurojne vende pune jashte sektorit te pyjeve kullotave.


Objektivi 3.
Përcaktimi i kapacitetit mbajtës në blegtori i pyjeve komunalë (300.000 ha) dhe organizimi i ekonomive pyjore për qëllime kullotjeje dhe prodhim gjethi.
Veprimet:
• Pas veçimit të pyjeve për prodhim dru zjari e lëndë ndërtimi (cungishte të rregullta ) ndarja e fondit që mbetet ( pyjor ose edhe kullosor të komunave së bashku ) në ekonomi silvopastorale me bazë komune, fisi, familjesh etj.
• Mbarështrimi i këtyre ekonomive për qëllime kullotjeje mbi bazën e përcaktimit të potencialit prodhues në biomasë të gjelbërt dhe
llogaritja mbi këtë bazë e kapacitetit mbajtës të tyre.
• Administrimi dhe planifikimi i prodhimit dhe kullotjes nga administrata e komunave (ose nga fiset, familjet ).
• Nxjerja e regulloreve të mbështetura shkencërisht dhe ligjërisht për trajtimin dhe qeverisjen e pyjeve komunale.

Drejtimi strategjik. Organizimi i sherbimit keshillimor dhe administrates pyjore te komunave.
Objektivi 1.
Zhvillimi i programeve te sherbimit keshillimor dhe te ngritjes se kapaciteteve, permes te kuptuarit te vlerave komplekse te pyjeve dhe
kullotave, zhvillimit te programeve te ndergjegjesimit per aktoret dhe komunitetet lokale, dhe forcimit te kapaciteteve te organeve vendore per menaxhimin e pyjeve dhe kullotave.
Veprimet:
• Organizimi i struktures se sherbimit keshillimor pyjor veçanerisht per pylltarine komunale dhe private.
• Planifikimi i nje sasie fondesh ( 200.000 – 500.000 leke/vit) per kualifikimin e punonjesve te sherbimit pyjor, veçanerisht per personelin qe kryen funksione keshillimore.

Objektivi 2. Krijimi i administrates se pyjeve komunale.
Veprimet :

• Krijimi në çdo komunë i një njësie të vogël tekniko-administrative që do të merret me administrimin dhe regullimin e shfrytëzimit të pyjeve dhe kullotave të dhëna në përdorim, me vartësi direkte nga komuna, mbi të cilat DPPK të ketë të drejtën e kontrollit dhe mbështetjes teknike.
• Nxjerja e regulloreve për funksjonimin e këtyre njësive duke përcaktuar
statusin, sferën e veprimtarisë, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat.
• Planifikimi dhe qeverisja e territoreve si nje e tere, nepermjet organizimit,
trajnimit, edukimit dhe sensibilizimit te gjithe aktoreve.
• Ndermarrja e politikave te kompensimit te veshtiresive ekonomike qe rrjedhin nga sakrificat kufizuese ne perdorimin e pyjeve dhe
kullotave, ne bashkepunim te ngushte me pushtetin vendor dhe donatoret nderkombetare, me qellim krijimin e mundesive te fitimit per
komunitetet e prekura.


Synimi V. Reforma institucionale dhe ligjore e sherbimit pyjor ne nivel kombetar dhe lokal.

Drejtimi strategjik.
Vazhdimi i reformes institucionale me qellim krijimin e strukturave sa me efektive dhe te pershtateshme ne qender dhe ne baze.
Reforma dhe forcimi institucional perben nje faktor shume te rendesishem per garantimin dhe venien ne jete te Strategjise se Zhvillimit te Sektorit Pyjor e Kullosor dhe sigurimin e vazhdueshmerise se ketij procesi. Vetem duke plotesuar e permiresuar kuadrin ligjor duke reformuar dhe ngritur institucione te pershtateshme dhe te pergjegjeshme, te afta per te drejtuar e kontrolluar zbatimin
e ligjit dhe programet e zhvillimit, mund te jemi optimiste per te ardhmen.

Objektivi 1. Fuqizimi i institucioneve pergjegjese shteterore.
Veprimet:

• Thjeshtesimi dhe forcimi i struktures organike te DPPK si organ qendror i hartimit te strategjise se zhvillimit te sektorit te pyjeve dhe kullotave, ne perputhje me politikat e qeverise, si dhe kontrollit te zbatimit te saj.
• Krijimi i strukturave nderdikasteriale qe te vleresojne projektet dhe programet e zhvillimit per nje planifikim me te mire te territorit.
• Krijimi pranë DPPK i një këshilli (teknik apo shkencor) ku përveç përfaqësuesve të saj të marin pjesë edhe specialistët më të kualifikuar e më me përvojë të fushës pavarësisht se ku punojnë, në se punojnë dhe me se meren. Këshilli të ketë status konsultativ për DPPK ne probleme teknike dhe strategjike.
• Krijimi i nje strukture policore te zhdervjellte me status te veçante, i cili t’i jap mundesi per mbrojtjen e integritetit territorjal te mjedisit pyjor dhe kullosor si dhe pasurise se tij duke bere kontrolle deri ne produktet e gateshme.
• Forcimi i lidhjeve te shendosha me institucionet arsimore dhe kerkimore – shkencore te fushes se pyjeve.

Objektivi 2. Ndarja e funskioneve kontrolluese nga ato menaxhuese ne pyje dhe kullota
Organizimi i DPPK si sherbim dhe polici pyjore se bashku nuk ka dhene frutet eduhura.
Riorganizimi i DPPK si nje institucion ku te kete ndarje te qarta te funksioneve menaxhuese nga ato kontrolluese dhe perkatesisht Drejtorite e Menaxhimit te Pyjeve dhe Kullotave qe kane si qellim kryerjen e detyrave te sherbimeve pyjore dhe atyre keshillmore, duke inkurajuar partnershipin me aktoret e interesuar dhe delegim te pergjegjesive te qeverisjes tek qeverisja vendore, do influenconte pozitivisht ne permiresimin, ruajtjen dhe mireadministrimin e pasurise pyjore e kullosore. Ndersa Drejtoria e Policise Pyjore
ka per detyre kontrollin e zbatimit te ligjishmerise pyjore ne perputhje me statusin e percaktuar.
Per nje periudhe tranzitore, te nevojshme per konsolidimin e gjithanshem te tyre, perfshire ate financiar, te trija strukturat te varen nga nje Drejtor i Pergjithshem i Pyjeve dhe Kullotave, i cili, nga ana e tij, varet nga Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit.
Kjo periudhe mendohet te zgjase deri ne fund te vitit 2008. Duke filluar nga viti 2009, Drejtoria e Menaxhimit te Pyjeve dhe Kullotave do te shkoje drejt vetefinancim ne perputhje me kushtet e realizimit te te ardhurave. Policia Pyjore
kalon ne varesi te Ministrit te Bujqesise dhe Ushqimit.
Veprimet:
• Krijimi i strukturave te nevojshme ne funksion te detyrave perkatese.
• Forcimi i rolin kontrollues si mbrojtese e zbatimit te ligjit te policise pyjore.
• Ndarja e detyrave funksionale te percaktuara rigorozisht me rregullore apo ligj, pra te ndahen perfundimisht funksionet kontrolluese nga ato manaxheriale.
• Krijimi i strukturave zbatuese efektive te cilat do te qeverisin e administrojne pasurite pyjore e kullosore ne menyre te qendrueshme ne te gjitha nivelet.
• Organizimi nga DPPK te shërbimit këshillimor, duke krijuar zyra operative (apo agjentë operativë) në teren në të gjitha nivelet.
• Perfshirja aktive te pushtetit vendor ne zhvillimin e sektorit te pyjeve e te kullotave.

Objektivi 3. Rritja e efektivitetit te policise se sherbimit pyjor.
Veprimet:

• Forcimi i policise pyjore me shkalle te gjere autonomie duke i dhene statusin e barabarte me policite homologe te vendeve te tjera te komunitetit Europian, por gjithmon duke qene strukture e DPPK.
• Funksionet e policise pyjore te jene plotesishte te ndara nga funksionet menaxheriale te strukturave te tjera te DPPK
• Të forcohet sistemi i vrojtim-sinjalizimit për zjarret, demtuesit dhe sëmundjet epidemike në pyje, duke përcaktuar mënyrën e funksjonimit, ndërvartësitë, dhe aktorët që duhet të marin pjesë e duke e futur këtë problem në kategorinë e katastrofave natyrore.Për këtë të hartohet një regullore ose një ligj i veçantë i cili të miratohet në nivel qeverie për të patur fuqi detyruese për aktorë që bëjnë pjesë në sisteme të ndryshme dikasteriale ose private.
• Policia pyjore të organizoj më mirë marjen e informacjonit mbi dëmtimet në pyje e kullota dhe te zbatoj me rigorozitet ligjin e pyjeve.

Objektivi 4. Përsosja e strukturës së administratës pyjore, duke e
lehtësuar e bërë atë më të zhdërvjellët dhe duke e afruar sa më shumë me bazën.
Veprimet:

• Adoptimi i një skeme më të lehtë organizimi për DPPK dhe me efektivitet te larte funksional.
• Krijimi i nje strukture funksionale e te pergjegjeshme te policise pyjore nga qendra ne baze.
• Krijimi i drejtorive pyjore rajonale per menaxhimin dhe qeverisjen e pyjeve të lartë, me vartësi direkte dhe unike nga DPPK.

Drejtim strategjik. Vazhdimi dhe thellimi i reformimit dhe plotesimit te kuadrit ligjor dhe rregullator ne pershtatje me dinamizmin dhe sfidat e ekonomise se tregut te lire.

Legjislacioni i pershtatshem, sa me i plote, i harmonizuar dhe koherent dhe forcimi e respektimi i ligjit i shoqeruar me lehtesi ekonomike jane linjat kryesore per garantimin e suksesit. Harmonizimi i ligjit mbi pyjet me ligjet e tjera sektoriale do beje me te lehte arritjen e objektivave strategjike

Objektivi 1. Hartimin e një ligji të ri pyjesh.
Veprimet:

• Hartimi i kuadrit ligjor e nenligjor qe do te sherbej per zgjidhjen e çeshtjeve te administrimit te fondit pyjor e kullosor te dhene ne perdorim/pronesi komunave si dhe sqaroj mbivendosjet me ligjet e tjera.
• Hartimi i statusit dhe rregullores se sherbimit keshillimor duke percaktuar detyrat, te drejtat dhe pergjegjesite.
• Permiresimi i akteve ligjore e nenligjore per pyjet dhe kullotat shteterore.
• Hartimi i akteve ligjore e nenligjore per perdorimin e pyjeve private
• Hartimi i ligjit te ri te pyjeve si sinteze e ndryshimeve te krijuara pas decentralizimit te pronesise shteterore, duke theksuar te drejten e kontrollit nga sherbimi pyjor mbi te gjitha kategorite e pronesise mbi pyjet dhe kullotat.

9. MONITORIMI.
Monitorimi eshte procesi i nxjerrjes ne pah te ndryshimeve kur ato kane ndodhur, duke percaktuar drejtimin dhe matur shtrirjen e tyre. Kjo duhet shoqeruar me nje vleresim te rendesise se ndryshimeve te nxjerra ne pah.
Monitorimi duhet te jete nje pjese e qeverisjes normale te pyjeve dhe kullotave, per te siguruar informacion per menaxheret ne menyre qe te ndihmojne ne vandim – marrje. Monitorimi synon te arrije nje ekuiliber midis interesave te pylltarise dhe
ruajtjes e permiresimit te mjedisit dhe jetes se eger.
Tani qeverisja me qellim mbrojtjen ka marre nje rendesi gjithmone ne rritje ne
raportin ekosistem pyjor dhe pyll prodhues. Megjithate monitorimi i efekteve te qeverisjes se pyjeve per jeten e eger eshte vonuar mbrapa rritjes ne aktivitet dhe shpenzime.
Vegjetacioni eshte shpesh i pershtatshem per monitorimin e ndryshimeve ne vlerat e jetes se eger, sepse siguron strehim dhe ushqim pwe kafshet, eshte relativisht i perhershem dhe i perdorshem dhe reflekton klimen, token dhe praktikat e perdorimit.
Monitorimi para se gjithash kerkon vendosjen e rrjetit te perhershem te monitorimit i cili perben nje objektiv strategjik per evidentimin e ndryshimeve ne ekosistemet e pyjeve dhe kullotave dhe nderhyrjen ne kohen me te pershtateshme per rehabilitimin e tyre.

Marre nga: http://www.mjedisi.gov.al/files/pages_f ... LOTAVE.pdf

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Silvikultura”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest