E ardhmja e pyjeve në Shqipëri.

User avatar
Prof. Dr. Anesti Postoli
Posts: 9
Joined: 23 Mar 2017, 11:12
Vendodhja: Tiranë
Profesioni: Inxhinier Pyjesh
Puna qe ben: Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT
Rreth Jush: Kam mbaruar Fakultetin e Pyjeve pjeserisht ne Rumani ( vitin e I-re dhe te II- te ) dhe pjeserisht ne Fakultetin e Shkencave Pyjore te UBT ne vitin 1964.
Kam punuar si inxhinier Pyjesh ne Drejtorine e Pyjeve Fushe Arrez te Rrethit Puke, me pas si Pedagog, shef katedre, zv. Dekan dhe Dekan ne Fakultetin e Shkencave Pyjore UBT.
Autor programesh, tekstesh universitare ne fushat e Dendometrise Silvikultures, Mareshtrimit te Pyjeve dhe Biologjise dhe mbareshtrimit te faunes se gjuetise si dhe per problemet e pyjeve dhe te ekoomise se gjahut.

E ardhmja e pyjeve në Shqipëri.

Postby Prof. Dr. Anesti Postoli » 26 Mar 2017, 19:11

SOS-in që nuk arin ta dëgjojë askush !
Do të bëj fjalë në këtë shkrim për pyjet këtë mbulesë sublime të planetit tonë gjëndja e të cilës, përbën një nga treguesit më kuptimplotë të diferencimit të vëndeve të zhvilluara e me ekonomi të konsoliduar ku jetojnë kombe të formuar e të kulturuar, nga vëndet “në zhvillim” me pamjaftushmëri ekonomike të dukshme në të cilat popujt dhe qeveritë përkatëse për shkak të varfërisë por edhe të formimit të tyre me mangësi e të bazuar vetëm në traditë përbëjnë entitete jo plotësisht të kristalizuara e të qëndrushme .

Mjafton të bësh një vizitë panoramike nëpër Francë, Gjermani, Austri e Çeki apo edhe në vënde më afër nesh si Itali ,Kroaci, Rumani, Maqedoni ,Mal të Zi e Greqi dhe do të konstatosh menjëherë diferencën e madhe midis tyre dhe vëndit tonë, sepse ndërsa tek ata shikon gjelbërim të pafund të përbërë nga pyje të llojeve të ndryshme që pa ndërprerë mbulojnë malet, kodrat e fushat, rethojnë me një butësi parajse fshatrat, qytetet,qëndrat turistike rrugët e transportit e çdo gjë që të ze syri, tek ne sheh male të xhveshura, kodra e lugina të rjepura, sipërfaqe shkëmbore të eroduara ku dhe ai pak pyll i vërtetë që ka mbetur i strukur qosheve të luginava të thella malore të cilat “civilizimi i rrugëve të shfrytëzimit”akoma nuk i ka mbritur të duket i trembur e sikur lëshon pambarim sinjalin e SOS-it sikur kërkon ndihmë e mbrojtje për të mos u zhdukur tërësisht edhe ato pak gjurmë që kanë mbetur nga mbulesa pyjore e dikurshme e virgjër e luksuriante që vëndi ynë ka patur e që të huajt na e kishin zili .
Natyrshëm lind pyetja përse ndodh kështu në vëndin tonë, a kemi ne te ngjashëm në kontinentin ku jetojmë ? Unë mendoj se nga kjo pikpamje Shqipëria ka shoqe të ngjashme jo në Europë por në zonat e pa zhvilluara të globit atje ku mbijetesa e kombeve mbështetet, sikurse ka ndodhur në të gjitha vëndet ish koloni, në shfrytëzimin shterues të burimeve të lëndëve të para natyrore ndër te cilat edhe lënda e drurit e prodhimet e tjera pyjore.
E për ta konstatuar këtë ngjashmëri mjafton të kujtojmë çka ndodhi në vëndin tonë gjatë periudhës 1944-1990 kur nga pyjet u hoq çdo vit 2-3 fishi i mundësisë vjetore normale të shfrytëzimit duke arirë që në fund të kësaj periudhe të ishin marë prej tyre mbi 80 % e rezervave të lëndës se drurit të industrializushme ,duke mbetur në teren sipërfaqe të gjëra pyjesh të rinj me moshë 1 - 40 vjeçare rezultat i ripertritjes natyrale të mbi 80% të sipërfaqes të pyjeve të shfrytëzuar dhe vetem pak copeza pyjesh në moshën e shfrytëzushmërisë ne qoshet e luginave malore ku rruget e shfrytezimit nuk i mbriten dot.
Lind pyetja përse u hoq çdo vit 2-3 fishi i mundësisë normale të shfrytëzimit duke mos respektuar kështu parimin bazë te shkencës pyjore atë të vazhdimësisë të procesit të prodhimit ? A mos vallë nuk e njihnin këtë parim specialistët e pyjeve të kohës, apo mos nuk u a mirte mëndja që mosrespektimi i tij do ta çonte pylltarinë në kolapsin aktual ? Pergjigjia është se ata e njihnin shumë mirë këtë parim dhe pasojat e mosrespektimit te tij bile këtë ja bënë të njohur qysh në fillim edhe autoriteteve shtetërore të kohes te cilat megjithëkëtë urdhëruan të veprohej siç u veprua me justifikimin se “vëndi ka nevoja urgjente për te ardhura” dhe premtimin se kur Shqipëria të forcohej ekonomikisht nga pyjet nuk do të merej thuajse asgjë duke respektuar “periudhën e pritjes” që do të pasonte periudhë e cila do të ishte të paktën 100 vjeçare, pra deri sa pyjet e rinj të ripërtëritur të bëheshin të shfrytëzushëm.
Në realitet nuk ndodhi kështu, gjatë 45 vjetëve të regjimit komunist Shqipëria nuk u zhvillua ekonomikisht sa ç’mendohej, si pasojë premtimet për ndalimin e shfrytëzimeve nuk u mbajtën dot përkundrazi, duke patur reth gjysmën e popullsisë në fshat pa asnjë alternativë tjetër pune për mbijetesë , shfrytëzimet vazhduan edhe pas kësaj periudhe por këtë herë jo mbi pyjet e shfrytëzushëm sepse te tillë nuk kishte më por mbi pyjet e rinj gjë që rezikoni dhe rezikon edhe sot shuarjen totale të mbulesës pyjore .
Me kapacitete të tilla mbriti ekonomia pyjore e vëndit tonë në vitet nëntëdhjetë kur u ndrua regjimi politiko-ekonomik duke patur në gati 100% të sipërfaqes së pyjeve kategorinë e pronës shtetërore e cila në Shqipëri ka qënë e tillë edhe në regjimet e mëparshme .

Por ç’ ndodhi gjate dy dekadave te fundit në këtë sektor ? Si në shumë degë të tjera të ekonomisë , pas ndrimit të regjimit, në fillim u prenë thuajse të gjithë pyjet e rinj 30-40 vjeçarë të pishës së zezë të mbjellë artificjalisht në kodrat dhe malet e çveshura afer fshatrave, qyteteve dhe vijave të transportit me justifikimin se ishin bërë në siperfaqe që dikur i kishin përkitur këtij apo atij fisi , kësaj apo asaj familjeje pa leje e pa regull duke i shndruar këto pyje në siperfaqe të shveshura e të erodura ashtu sikurse kishin qënë në fillim .Pastaj u erdhi radha të priteshin totalisht cungishtet e regullta gjithashtu 30-40 vjecare të dushqeve të krijuara me anë të ricungimeve me mund e djersë gjatë periudhës 1955-1985 ne masive te rendesishme e te njohura si Gëziqe në Mirditë, Luf në Pukë, Helshan në Tropojë, etj, edhe këtë herë pa leje dhe pa regull duke i shndruar këto pyje për pak vite në sipërfaqe plotësisht të çveshura e të eroduara te cilat tani për shkak të tejkalimit të nivelit të biomasës kritike edhe po të mbrohen nuk kthehen dot më në rrugë natyrale në gjëndjen e mëparëshme. Për ta bërë të mundur këtë sot kërkohen investime të pa përballushme nga vëndi ynë dhe periudha pritjeje mjaft të gjata .Të njëjtin fat pësuan dhe vazhdojnë të pësojnë gradualisht sot edhe pyjet e rinj natyrale 30-60 vjecare që kanë mbetur e që janë rezultat i ripërtritjeve natyrale të pyjeve të vjetër të shfrytëzuar gjatë periudhës së kaluar . Dhe ndodh kështu sepse në Shqipëri akoma reth gjysma e popullsisë jeton në fshat dhe në qëndra të vogla urbane ku në kushtet e një papunësie të thekësuar alternativa e vetme reale për ngrohje, ndërtim por edhe për sigurim të ndonjë të ardhure imedjate në shumicën e raeteve të pa ligjshme është lënda e drurit ndërsa burimi kryesor i ushqimit për blegtorinë estensive që egziston është pylli . Nuk mjafton vetem kjo por edhe sot me lejen e shtetit nëpërmjet të ashtuquajturve tendera vazhdojnë tu jepen për shfrytëzim disa mikrofirmave private fantazmë edhe ato pak pyje të shfrytëzushëm që kanë mbetur në skajet e luginave malore duke mos kursyer as parqet pyjore kombëtare ( si Lura, Bozdoveci, etj) me sa duket për ta bërë të plotë “aktin e zhdukjes përfundimtare të pyjeve natyralë virgjër” në Shqipëri .
Kjo është gjëndja aktuale e pyjeve në Shqipëri e cila për mendimin tim do të vazhdojë të përkeqësohet edhe më përderisa vëndi ynë nuk ka asnjë alternativë tjetër reale e të shpejtë për ngrohjen e popullsisë si në fshat ashtu edhe në qëndrat e vogla por edhe të mëdha urbane , përderisa blegtoria ekstensive që mban me mjete jetese pjesën rurale të popullsisë nuk ka alternativë tjetër ushqimi veç pyllit e përderisa edhe në këtë situatë vazhdon prodhimi dhe eksporti herë legal dhe herë klandestin i lëndës së drurit,druve të zjarit dhe i qymyrit .
Nuk duhet haruar gjithashtu edhe fakti që shkatërimi i mbulesës pyjore përveç efektit direkt që ka në prodhimin e lëndës së drurit dhe ushqimit për blegtorinë ndikon për keq e në mënyrë vendimtare edhe mbi mbrojtjen e tokës nga erozjoni, frenimin dhe regullimin e rjedhjes së ujrave dhe reshjeve, mbrojtjen e kulturave bujqësore duke zbutur faktorët ekstremë të klimës, mbrojtjen e qëndrave të banuara dhe të monumenteve të kulturës etj. Eshtë pikërisht efekti negativ i shkatërimit progresiv përgjatë dy tre dekadave të fundit të mbulesës pyjore arsyeja përse vëndi ynë po përjeton vitet e fundit përmbytje biblike të zonave të ulta herë në veri e herë në jugë, rëshqitje masive të tokës në zonat malore, shkatërimin e urave, rrugëve, e tubacjoneve të ujsjellsave etj .
Natyrshëm lind pyetja ç’duhet bërë, cilat janë alternativat dhe rrugët që duhen ndjekur në sektorin e pyjeve për të arthmen e afërt dhe të largët me qëllim që gjëndja të përmirësohet ose e thënë më drejt të ndryshojë për mirë ?
Sigurisht kësaj pyetjeje që mund të bëhet nga shumëkush por që duhet të bëhet në radhë të parë nga autoritetet që udhëheqin shtetin duhet ti japin përgjigje e alternativa në radhë të parë organizmat e specializuara që vëndi ynë ka krijuar gjatë vitesh dhe dekadash të cilat kanë për detyrë jo vetëm administrimin e kësaj ekonomie por edhe udhëheqien teknike e kërkimin shkencor në këtë fushë ku punojnë e paguen njerëzit më të kualifikuar e specializuar të këtij sektori sa të rëndësishëm aq dhe të vështirë pra “Ministria e Mjedisit” me organizmat e saj të specializuara si “Drejtoria e Pyjeve”, “Drejtoria e Biodiversitetit”, “Agjensia e Pyjeve e Mjedisit” dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve me “Fakultetin e Shkencave Pyjore” në UBT . Detyrimisht fjalën vendimtare duhet ta thonë në këtë rast në radhë të parë njerëzit më të kualifikuar të fushës të cilët tek ne jo vetëm nuk mungojnë por shtohen përditë duke mos përjashtuar këtu të japin kontribut edhe specialistët me përvojë e të kualifikuar që kanë drejtuar më parë ekonominë apo shkencën pyjore , institucjonet private të fushës dhe armata e gjërë e specialistëve të prodhimit .
Por ç’po ndodh në realitet ? Në fakt në një mënyrë apo në një tjetër thuajse të gjithë aktorët e sipërpërmëndur në media, simpoziume, mbledhje, shoqata, përvjetore e deri tek bisedat e lira qahen e ankohen se ekonomia pyjore është tek ne në një gjëndje të keqe , se lënda e drurit vidhet,shitet dhe eksportohet jashtë çdo mundësie e kriteri teknik, se shërbimi pyjor drejtohet në shumicën dërmuese nga njerëz inkompetentë dhe jo të profilit të cilët praktikisht për shkak të formimit dhe kompetencave që kanë nuk janë në gjëndje të frenojnë këto fenomene negative, se specialistët e pyjeve janë zëvëndësuar nga lloj lloj kuadrosh pa ose edhe me arsimim por jo pyjor, se në pyje mungojnë tërësisht investimet për shërbime kulturale, pyllëzime, sistemime malore etj si dikur, se në udhëheqien e lartë të ministrive nga janë varur pyjet nuk ka patur ndonjëherë dhe nuk ka as sot ndonjë personalitet me formim pyjor siç do të ishte normal të ndodhte për të përçuar lart me kompetencë problemet e këtij sektori , se aktivitete teknike jetike për sektorin e pyjeve si mbarështrimet dhe projektimet pyjore janë shuar ose lënë në mëshirë të fatit dhe së fundi se shteti e ka pylltarinë në Shqipëri vrimën e fundit të kavallit etj etj . Dhe për ndryshimin e gjëndjes të gjithë presin të ndodhë mrekullia pra të bëhet ndonjë mbledhje me inisjativën e dikujt që e ka provuar dikur shijen e pushtetit me pjesmarjen edhe të ndonjë përfaqësuesi të lartë të qeverisë si pasojë e të cilës të ndrojë situata me 180 gradë pra të krijohet ndonjë ministri apo drejtori e përgjithëshme vetëm për pyjet dhe në krye të vihet ndonjë nga inisjatorët, të jepen nga qeveria fonde të rëndësishme pavarësisht nga të ardhurat që ky sektor i derdh buxhetit të shtetit , të reabilitohen pyjet e shkatëruara e të ritet prodhimi pyjor me “urdhrin e peshkut”, të punësohen të gjithë specialistët e pyjeve të lartë e të mesëm që tek ne prodhohen me bollëk por pa cilësi etj, etj, dhe të gjitha këto vetëm se pyjet kanë rëndësi ekologjike dhe se në inventarin e tyre përfshihet formalisht gjysma e sipërfaqes së vëndit paçka se prej saj as një e treta nuk janë pyje të vërteta me të gjitha karakteristikat që duhet të ketë një mbulesë e tillë !

Për mendimin tim nuk është kjo rruga e zgjidhjes së problemit të pyjeve në Shqipëri .Çdo sektor ekonomik në çdo vënd të botës duhet në fillim të prodhojë pra ti japë ekonomisë kombëtare pa të marë pastaj prej saj investime e të mbajë me mjete jetese shtresa të caktuara të popullsisë . Por këtë mundësi, për arsyet që thamë, ekonomia jonë pyjore nuk e ka më sot . Ne duhet të mësojmë nga bota e qytetëruar e cila ka kaluar situata të ngjashme me atë që ne përjetojmë sot ne në pyjet e tyre 3-4 shekuj më parë . Le të marim p.sh. rastin e vëndeve të zhvilluara të Europës qëndrore të cilat në shekujt 16 dhe 17-të e kanë parë veten me pyje të mbishfrytëzuara si pasojë e nevojës për mbështetjen me energji të zhvillimit të tyre industrial dhe blegtorisë ekstensive për ushqimin e popullsisë qëllim ky që atje u realizua mjaft mirë por solli si pasojë zhdukjen e pyjeve natyralë, zvogëlimin e mbulesës pyjore, zhdukjen e gjitarëve të mëdhenj rëmbenjës dhe transformimin e natyrës e të biodiversitetit thuajse në të gjitha drejtimet. Mbas kësaj faze, në këto vënde tashmë të industrializuara e të fuqishme ekonomikisht, duke e kuptuar rezikun ekonomik dhe ekologjik të degradimit të mbulesës pyjore, u ndërmorën përgjatë shekujve 18 dhe 19 studime e pastaj investime kolosale për ripyllëzimin e sipërfaqeve të mëdha duke e sjellë ekonominë e tyre pyjore në gjëndjen që e shohim sot pra me një mbulesë pyjore të ekuilibruar të përbërë nga pyje tashmë të kultivuar e të strukturuar si duhet nga pikpamja e mënyrës së qeverisjes, përbërjes, prejardhjes së llojeve dhe klasave të moshës duke bërë të mundur sot ( pra mbas 100-200 vjetësh) marjen e një prodhimi pyjor maksimal cilësor e të përvitshëm i cili për të mbetur i tillë në mënyrë të vazhdushme e ka gjithmonë të domozdoshme drejtimin e pandërprerë të procesit të prodhimit nga inxhinierët e pyjeve të mirëpregatitur e kualifikuar .

Por a mund të veprohet kështu edhe tek ne ? Sigurisht që jo ! Shqipëria nuk e ka as fuqinë ekonomike as nivelin teknik dhe as zhvillimin e duhur për të ndërmarë punime të tilla faraonike. Mbasi përgjatë një periudhe prej më se 45 vjeçare u hoq nga pyjet thuajse e gjithë rezerva drusore e shfrytëzushme, u shpyllëzuan dhjetra mijë hektarë pyje natyralë, cungishte të regullta e pyje artificjalë dhe në kushet kur akoma për një periudhë jo të shkurtër pyjet janë të detyruar të sigurojnë mbijetesën e popullsisë rurale dhe të qyteteve të vogla për ngrohje dhe ushqim për blegtorinë ekstensive duke sakrifikuar pyjet e rinj, tek ne shtrohet uegjentisht problemi i asaj që italjanët thonë “salvare il salvabile” që në shqip do të thotë “të shpëtohet çka është e mundur të shpëtohet”! Dhe këtu nuk është fjala për tu mburur pa asnjë bazë , me “mundësitë e mëdha që ne paskemi për reabilitimin e plotë brenda një apo dy dekadave të ekonomisë tonë pyjore tashmë të çekuilibruar e shkatëruar nëpërmjet 2 ose 20 miljon fidana që premtohet të mbillen gjatë muajit të pyjrve ” sikurse thuhet shpesh nga specialistë që e njohin përciptas profesionin e tyre por edhe nga autoritetet e shtetit, apo me “sipërfaqen pyjore fiktive prej 1,6 miljon hektarësh që Shqipëria na paska” e cila fsheh potenciale të mëdha punësimi siç raportohet shpesh, por “të shpëtohen ato pak pyje të vërteta që kanë mbetur si bazë për zgjerimin e mëtejshëm të tyre të paktën deri nga fundi i shekullit që jetojmë” për të mos ju lënë brezave të ardhshëm një vënd të shkretë dhe për ta bërë të mundur këtë unë mendoj se duhet të mbahen parasysh, nga shumëkush që mer përsipër të drejtojë këtë vënd dhe ekonominë e tij pyjore, sentencat e mëposhtëme :
1-Duhet të pranohet qartësisht dhe pa ekuivok nga organet e interesuara se ekonomia pyjore shqiptare gjëndet sot në një kolaps total i cili do të vazhdojë gjatë . Për shkak të prishjes së strukturës së fondit të prodhimit në volum sipas klasave të moshës dhe mungesës thuajse totale të pyjeve të shfrytëzushëm ,ekonomia jonë pyjore nuk ka sot mundësi ti japë ritmikisht ekonomisë kombëtare si dikur lëndë druri të industrazlizushme për të plotësuar të gjitha nevojat e vëndit, dru zjari për të siguruar ngrohjen e të gjithë popullsisë dhe ushqim gjithëvjetor për blegtorinë ekstensive .
2-Duke nëpërkëmbur për dyzet e ca vjet kërkesat e ligjeve të repta të shkencës pyjore ekonomia pyjore shqiptare ( d.m.th. ajo që ka mbetur) është sot përpara një periudhe pritjeje mbi 60 vjeçare gjë që do ta detyrojë shtetin të paguajë për zgjidhjen e problemit të ngrohjes së popullsisë, të ushqimit apo transformimit të blegtorisë ekstensive dhe të nevojave të vëndit për lëndë punimi në se nuk duam që vëndi të shkojë drejt shkretëtirëzimit.
3-Do të duhet që menjëherë nevojat e vëndit për lëndë punimi të mbulohen nga importi sikurse realisht po ndodh, ndërsa “me shpresë të zotit” të bëhet në një të arthme sa më të afërt gazifikimi i qyteteve kryesore të vëndit nëpërmjet gazsjellësit TAP dhe transformimi gradual i blegtorisë ekstensive me pak përjashtime në industri të ritjes së kafshëve shtëpijake sikurse ka ndodhur në shumicën e vëndeve të Europës ku ne duam të aderojmë .
4-Megjithë këtë meqnëse akoma rreth 40 % e popullsisë jeton në zonat rurale dhe qëndrat e vogla urbane ekonomisë sonë pyjore, përveç detyrës afatgjatë të reabilitimit të përgjithëshëm të sipërfaqeve pyjore të shkatëruara nëpërmjet pyllëzimeve masive që kushtëzohen nga studime dhe investime të jaashtëzakonshme , masave komplekse silvikulturale dhe shpenmzimeve të mëdha që duhen bërë për regullimin e strukturave me anë të mbarështrimeve të përsëritura për shumë dhjetvjeçarë me radhë , do ti duhet detyrimisht të furnizojë në vazhdimësi me dru zjari dhe lëndë ndërtimi këtë pjesë të popullsisë si e vetmja alternativë reale për mbijetesën e saj gjë që teknikisht mund të arihet por për ta bërë të mundur këtë është e domozdoshme të bëhen ndryshime themelore strukturore si në administrimin e saj ashtu dhe në organet dhe institucjonet që lidhen me të e konkretisht :
a) Mbas një vlerësimi tërësor të sipërfaqes pyjore reale të vëndit, mbi bazë “masivi pyjor”të krijohen njësi të mëdha prodhimi të cilat të gjitha së bashku nuk do të mund të përfshijnë mendoj unë më shumë se 1/3 e sipërfaqes së pyjeve që deklarohet se kemi sot për të cilat të hartohen e zbatohen plane mbarështrimi konform parimeve bazë të shkencës pyjoire duke hequr dorë nga praktika thellësisht e gabuar e përfshirjes në fondin pyjor të çdo sipërfaqeje të çveshur shkëmbore apo inproduktive që ka vëndi si dhe nga ideja e coptimit dhe ndarjes kapilare të pyjeve ndër familjet fshatare si praktikë teknikisht e papajtushme me natyrën e prodhimit pyjor, siç mendohet aktualisht . Mbas formimit dhe konsolidimit të tyre, në një fazë të dytë, këto njësi edhe mund të privatizohen si të tilla duke mos tjetërsuar destinacjonin njëlloj siç tentohet të veprohet edhe në prodhimin e madh bujqësor mbas një kooperimi të mundshëm, apo me sipërmarjet e mëdha industriale .
b) Çdo njësi e tillë prodhimi të qeveriset nga një administratë teknike e normuar e përbërë nga specialistë pyjesh me formim të lartë dhe të mesëm e cila duhet të ketë vëndvendosjen e saj brenda teritorit të njësisë së prodhimit duke i dhënë asaj natyrën e një ferme (apo mikro ndërmarjeje) pyjore . Administrativisht këto njësi prodhimi sikurse për çdo sektor tjetër të aktivitetit prodhues të varen nga Drejtoria e Pyjeve e bashkisë që do të duhet të krijohet në bazë dhe nga Drejtoria e Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit në qendër .Duke patur parasysh dimensjonet e vëndit tonë mendoj se nuk është e nevojshme të themelohet një hallkë e ndërmjetme administrative në bazë qarku.
(Lidhur me këtë problem do të bënja edhe vërejtjen që pason : Qeverisja e pyjeve direkt nga Drejtoritë e Pyjeve që do të krijohen në kuadrin e aparatit administrativ të bashkisë siç është menduar të bëhet është e pa mundur sidomos për bashkitë që kanë sipërfaqe të mëdha pyjore të rendit të dhjetra mijra hektarëve . Aplikimi i kësaj skeme do të çojë në një konfuzjon dhe kaos që do të ketë pashmangmërisht si pasojë degradimin e mëtejshëm të mbulesës pyjore).
c) Puna brenda njësive të prodhimit të ketë si përparësi nga njëra anë ruajtjen dhe normalizimin e strukturës së pyjeve të lartë të esencave kryesore si ahu, pisha e zezë, bredhi etj, kurse nga ana tjetër shndrimin gradual të të gjithë pyjeve të çregullt e të degraduar të lisit në cungishte të regullta si një potencjal i madh prodhimi të shpejtë (d.m.th. me turne 20-25 vjeçare) të lëndës së drurit i pa shfrytëzuar si duhet në vëndin tonë .Të organizuara kështu dhe duke shfrttëzuar të gjitha mundësitë e tjera prodhuese që ka pylli si prodhimet sekondare, bimët mjekësore, kullota në pyje, ekonomia e gjahut, etj, këto njësi prodhimi mund të bëhen burim i rëndësishëm të ardhurash dhe punësimi për popullsinë lokale duke mbuluar njëkohësisht një pjesë të mirë të nevojave për fonde për vetë ekonominë pyjore reale .
d) Futja në ciklin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike të sipërfaqeve të çveshura, si dhe atyre inproduktive e shkëmbore që në tërësi janë të krahasushme me sipërfaqen e pyjeve të vërtetë që kemi , të konsiderohet një problem i madh kombëtar i cili nuk mund të zgjidhet nga sektori i pyjeve me mjete të zakonshme. Këto sipërfaqe mund tu ofrohen p.sh. shteteve të fuqishme europjane për kryerjen e pyllëzimeve masive në kuadrin e detyrimeve që ato kanë për sekuestrimin e gazit karbonik që lëshojnë në atmosferë me industritë e tyre të fuqishme që kanë etj , apo mund të përdoren për qëllime të tjera .
e) Nën drejtimin e Drejtorisë së Pyjeve të Ministrisë së Mjedisit në mbështetje të këtyre njësive të prodhimit pyjor dhe kullosor të jenë :
-Agjensia e Pyjeve dhe Mjedisit e cila duhet të shmdrohet në Byro Projektimesh Pyjore për drejtimin dhe ndjekjen e punimeve të projektimit që do të kryhen nga njësitë e prodhimit për të gjitha fushat e veprimtarisë në sferën e pyjeve si : mbarështrim pyjesh, prerje kulturale, pyllëzime, sistemime malore, mbrojtje pyjesh, mbarështrim të popullatave të llojeve të gjahut, mbarështrim kullotash, etj.
-Fakulteti i Shkencave Pyjore për mbulimin e nevojave të kërkimit shkencor në këtë fushë dhe hartimin e udhëzuesve të projektimeve në mbështetje të byrosë së projektimeve pyjore .
5- Parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura të kenë administrim të pavarur nga njësitë e prodhimit pyjor e kullosor e të varen direkt nga Drejtoria e Biodiversitetit të Ministrisӕ së Mjedisit në qendër . Ato duhet të mbështeten nga Agjensia e zonave të mbrojtura për të gjitha problemet e projektimit dhe studimit në këtë fushë .

Këto mendime e propozime të miat kanë për qëllim thjesht të davarisin sado pak mjegullën dhe konfuzjonin që egziston në këtë sektor megjithë masat që po parashikohen të meren në kusdrin e ndarjes së re teritoriale duke shpresuar në sensibilizimin e të interesuarve para se kjo degë e ekonomisë kombëtare të rokulliset drejt më të keqes d.m.th. drejt zhdukjes së pakthyshme të mbulesës së vërtetë pyjore në Shqipëri .

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Silvikultura”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest