Këshilli Agrobiznesit Shqiptar

User avatar
Laura Duka
Posts: 28
Joined: 09 Jul 2015, 16:30

Këshilli Agrobiznesit Shqiptar

Postby Laura Duka » 30 Aug 2015, 16:31

Këshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH)
Këshilli Agrobiznesit Shqiptar, është organizatë ombrellë jofitimprurëse e themeluar me vendim të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.3050 datë 20.10.2000. Selia e APA të KASH ndodhet në Rrugën “Mine Peza”, Pallati 87/3, hyrja 1, kati parë në Tiranë. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve (APA të KASH) është organi më i lartë vendimmarrës midis konferencave kombëtare dhe Kongresit të KASH. APA të KASH përbëhet nga shoqatat kombëtare të agrobiznesit, agroturizmit, mikrokredisë, si dhe Këshillat Rajonale të Agrobiznesit. Këto të fundit operojnë në rang qarku dhe ushtrojnë aktivitetet e tyre në të gjithë territorin e vendit. Para themelimit të KASH shoqatat anëtare kishin fituar eksperiencë mbasi kishin disa vite që ishin krijuar. Aktivitetin e tyre e ushtronin të ndara, që ndikon në nxitjen e prodhimit, përpunimit dhe atë të import – eksportit të produkteve bujqësore e blegtorale, të farërave e fidanave, të plehrave kimike e pesticidive, të mekanikës e mjeteve bujqësore, të linjave të agropërpunimit, agroturizmit, mikrokredisë. Njëkohësisht zhvillonin veprimtari të gjerë në fushën e ujitjes dhe kullimit, si dhe të industrisë ushqimore, të peshkimit etj. Shoqata e parë themeluese e KASH ishte shoqata AFADA, e cila ishte krijuar e regjistruar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1993. Mbas themelimit të kësaj shoqate falë edhe asistencës disa vjeçare të Qeverisë Amerikane përmes USAID, u krijuan edhe shumë shoqata të tjera siç është Bashkimi Kombëtar i Fermerëve Shqiptarë (BKFSH), në vitin 1994, ndërsa në vitin 1995 u krijuan Shoqata e Fermerëve Shpendërritës APFA, mbas kolapsit të vitit 1997, u krijuan edhe 2/3 e shoqatave themeluese të KASH, si Shoqata Shqiptare e Mekanikës dhe Mjeteve Bujqësore AVALB, kjo me asistencë edhe të GTZ Gjermane (aktualisht GIZ) dhe në vazhdimësi u krijuan LEAA, ADAMA, HABA, AOA, ALBAFLOR, UPM, e kështu me radhë të 20 shoqatat kombëtare anëtare të KASH, si dhe 12 Këshillat Rajonale të Agrobiznesit. Aktualisht APA të KASH, ka në përbërjen e vet 32 anëtarë nga të cilët 20 janë shoqata kombëtare dhe 12 janë Këshilla Rajonale të Agrobiznesit. Çdo shoqatë anëtare e asamblesë të KASH ka të zgjedhur nga anëtarësia e përgjithshme bordin ose përfaqësinë e vet, të cilët operojnë në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe ushqimit dhe janë të shpërndara në mbarë vendin. Anëtarët e përfaqësive ose të bordeve të shoqatave janë edhe anëtarë të Konferencës Kombëtare të KASH, e cila mblidhet si rregull një herë në vit. Ndërsa anëtarësia e përgjithshme e shoqatave kombëtare dhe Këshillave Rajonale të Agrobiznesit mblidhet në Kongresin e KASH, që si rregull mbahet një herë në 4 vjet.
KASH, është aktualisht organizata më e madhe, më e organizuar dhe më e konsoliduara në Shqipëri, që vepron si përfaqësuese e shoqërisë civile në zonat rurale dhe që e ushtron aktivitetin e vet në të gjithë territorin e vendit. Ka një bashkëpunim dobiprurës me të gjitha simotrat në Shqipëri dhe në trojet shqipfolëse të kombit shqiptar, të cilat kanë fokus kryesor të veprimtarisë së tyre fushën e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, ushqimit, agropërpunimit, agrobiznesit, agroturizmit, mikrofinancës etj.

Misioni KASH në vite dhe për periudhën 2015 – 2019
Objektivi kryesor i veprimtarisë së KASH në vite ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë:
Formulimi, promovimi dhe zbatimi politikave konsesuale, për zhvillimin dhe konsolidimin e shoqërisë civile, të cilat kanë si objekt kryesor zhvillimin e sektorit privat në fushën e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe ushqimit në tërësi, si dhe specifikisht ato të agrobiznesit, agropërpunimit, agroturizmit,
mikrofinancës në zonat rurale. Politikat që kanë qenë dhe do të jenë në harmoni me realizimin e objektivave të integrimit të kombit tonë dhe të gjithë rajonit në BE, duhen implementuar pa humbur më shumë kohë.


Marre nga: http://www.kash.org.al/?page_id=32#

Share This


0
0
0
Loading...

Return to “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest